Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

tema

Grup autorėsh

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

Nga:

      

Mimoza AHMETI

Xhevahir CIRONGU

Adem ZAPLLUZHA

Gladiola BUSULLA

Pėrparim  HYSI

Qazim D. SHEHU

 

 

 

Mimoza AHMETI

 

ĒMENDINA ME PORTE HAPUR

Po ikni, po na lini,
duke menduar; "Pėrgjithmonė",
Nga ky dhe qė ishte juaji, joni,
qė ėshtė ēmendina jonė.
Ēmendina jonė e dashur, mallėngjyese
me kafkat shqyese.

O te ēmendurit e mi te shtrenjte,
sa ju dua,
megjithėse kurrė s'ju flas,
megjithėse kurrė s'me flisni
dhe dot s'ju duroj
dhe dot s'me duroni.
Por ky ėshtė rit:
ne nuk e shohim ne sy njėri-tjetrin
pėr pa urryer,
dhe ky ėshtė shkak
pėr t'u dashur gjer ne ēmendim,
duke buzėqeshur ekzaltisht,
ndėrsa ne faqe
lotėt na rrjedhin,
lotėt.

Bashkevuajtes te mi
qė ikni mergueshem,
te cmendines sone unikale,
me sy te fiksuar
pas njė ideje te vetme,
oh, vetėm pas njė ideje te vetme,
qė askurre s'u pa, s'u gjend askund
dhe s'di ndonjėherė ne ka pėr t'u gjetur.

Shperndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet me shtet...
Oh, ēfarė piskame pisket
nga cmendina jonė
ne orėn e vonė te perendimit,
kur malli e merr pėr bijte ne Perėndim...

C'trishtim!
Mure te rrjepur..Mure qė gjithmonė
kufizojne horizontin
pėr te lėnė njė qiell pa fund pėrsipėr.

Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
dikush me vete po flet:
Sidoqoftė shqiptarit,
kudo qė te ndodhet,
i mjafton marrezia e vet...

 

 

ĖSHTĖ ĒUDI KUR JE FEMĖR

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

 

 

VDEKJA

O qetėsi e gjithėfuqishme eternale,
nga ti unė dola me pėrpjekje,
te ti pėr tu kthyer.
Veē me i mundimshėm qenka kthimi...
Isha foshnje atėherė,
tani jam njeri.

 

 

 

 

Xhevahir CIRONGU

 

POET I PATHYESHĖM

(Poetit  , Xhevahir  Spahiu)

 

Zhurmon Osumi  nga ujėrat nėpėr luginė

Dhe valėt e bardha i ndal atje mbi shkėmb,

Vargu i poetit  zgjuar  rri  tek  unė

Pse s’flet poeti? Ah! Nga ai ēast gjoksi po mė dhemb!

 

Si kreshtat e maleve nė vargje ai qėndron

Nėpėr  fletėza  guri tė bardha i shkroi,

Kaltėrsitė  tomorriane  pastaj nė to mbolli

Nga ai ēast vargu i shkruar dhimbjen i ndali.

 

Mbrėmjes  plot vezullime dritash adriatikase

Aty buzė detit takohem me poetin,

Nga syri gjysėmhėnė  rrjedhin pika vese

Tunjatjeta do ti them Xhevahir Spahiut

me  qindra  mėngjeseve……

 

S’ndahem dot nga poeti, vargu aty qėndroi

Pavdekėsinė e fjalės  me  rima e shkroi,

Ah, kjo plagė e dhimbjes, ē’bėn aty ti?

Me vesė tė mėngjeseve   lagi ata sy!

 

Dhe ti i jep  dritė  si gurė  meteori

Poet i pa thyeshėm, si njė shkėmb tomorri;

Fjalėt  poetike  nė libra i mbolli

Perėndeshė e dijes  qė nga aty doli.

 

 

Pėr ‘’Baba Tomorrin’’ varg  thuri Ēajupi

Dhe poet  Xhevua i thotė  ’’Luan i shtrirė’’,

Si  gur  xehori,  vargu  vetėtimė

Historitė  e shqipes, nė djep  aty  rrinė.

 

 

ULLIRI QĖ PUTHĖ HĖNĖN

 

Ulliri shekullor me degė varur
Sa shekuj dritėjete supit mban?
Rrėnjėt  kodrės ai ka ngulur
Rrathėt mbi trung si piktura ngjan.

Mbi gur u ula nėn ulli
Tė ashprėn lėvore preka pastaj,
Kėputet njė gjethe,mė ra nė gji
Ajo mė numėron shekujt, sa ēudi!

Kokrrat nė degė si dy buzė tė varura
Muzgjeve tė mbrėmjes zogjtė rrinė aty,
Mes gjumit dhe kėngės plotė melodi
Pa tjetėr,nėn hijen e ullirit ka dhe dashuri.

Rrezet e diellit u tretėn mes dallgėve
Dhe muzgu i mbrėmjes erdhi pėrsėri,
Ulliri puthte dritėn e hėnės
Aty nė shekuj, kodrės pėr bri…!

 

 

 

 

Adem ZAPLLUZHA

 

MOS TĖ LUTEM MOS THUA

 

Mos tė lutem

Mos mė thuaj 

Se kėtu ėshtė fundi i rrugės

 

Ditėt posa kanė filluar tė lėvizin

Pėrtej mendimit tė shiut

Po lahen nė pluhurin e horizontit

Trėndafilat e zinj

 

Mos thuaj se ėshtė stinė vjeshte

Ani se shirat

Lotojnė si detet e pikėlluar

Ti asnjėherė

Nuk do tė pėrmirėsohesh

 

Shih se si po luajnė me ne

Tė vdekurit mes tė gjallėve

Njė valle tė lashtė morti

 

Mos tė lutem

Mos thuaj se jemi nė fund

Fillimi i ditės

Posa ka nisur tė ecėn

Po bien do shira tė verdha

Mbi flokėt e shprishura tė hėnės

 

Ishim njėherė

Ose nuk ishim askund

Kur luante Lumėbardhi me fatin e erės

 

Shiko tė lutem

Se sa shumė i xhelozon kalaja

Prekjet e gishtave tė tua

 

Mbi supet

E posa tė ēelura tė zambakėve

Kanė zėnė tė ēelin vezėt e kanjushave

Disa lloje tė tjera lejlekėsh

 

 

NGA BARRA E MĖKATIT

 

Kur stėrkalat e shiut imcak

Bien me rrebesh

Mbi flokėt e mia tė thinjura

Nėn njė gjeth tė mykur tė fatit

Rrėqethet dreri i verbėt

 

Nėn hijet e mjegullave

Ylberet i fshehin ngashėrimet

Vashat lahen me lotėt e hėnės

Trishtimi zbret nga degėt e pemėve

Dhe qan me ngashėrim

Si njė mjellmė e plagosur

 

Kur shurdhohet zėri i kambanės

Tė vetmuarit

I humbin edhe shpresat e fundit

Nga barra e mėkatit

Degėt e mushmollės sė pikėlluar

Lėshohen

Deri nė fund tė rrėnjėve

 

 

BARRA QĖ MUND TA MBAJ  SONTE

 

Vrapoj si shiu i pėrhumbur

Nėpėr rrugėt e brymta tė qytetit tim

Njė zė mė vjen nga lashtėsia

Mbase ėshtė zėri i kujtesės

 

E shiu troket si i ēmendur

Nuk ndalen tė trokiturat nė mendje

Shtreza ka filluar tė ecėn si drurėt

Ecin ēatitė

Nėpėr shpirtin e ngurtė tė hėnės

 

Asnjė kalimtar nuk duket nė horizont

Vetėm kjo vetmi e brishtė

I shtrinė duart

I shtrinė kah pikėllimi i plepave

Ku qajnė zogjtė e verbėr tė fėmijėrisė

 

Mė duket se

Sonte ėshtė pėr ēdo gjė vonė

Tepėr vonė qė tė pendohem sėrish

Ky faj qė mė rėndon nė shpirt

Mbase qenka barra mė e lehtė

Qė mund ta mbaj sonte

 

 

 

 

Gladiola BUSULLA

 

O LUMTURI E PĖRNJĖMENDTĖ

 

O lumturi e pėrnjėmendtė,

Sė largu tė dėshiroj.

Ti kur do tė vish?!

Me ngashėrim,

Pėrgjėrues zėri,

Tė pyet sėrish….

O lumturi e pėrnjėmendtė,

Ti kur do tė vish?!

 

 

KUMBARA NĖ QIELL

 

Kashta e Kumtrit

yjėzon nė qiell.

Ėndshėm pėrsiatet

nė dashuritė e shkokėluara.

Pėrvuajtshėm

shndrit melankolia.

Kumbara nė qiell

fluturon

me shkulmat e erės.

 

 

 

 

Pėrparim  HYSI

 

"RINIM?!"

 

Njė djallushkė lozonjare

Synė ma shkel me ēapkėnllėk
Unė, kam kohė, jam i "asaj ane"

As qė pyes, nė thonė:- Jazėk!

 

Dhe djallushka vazhdon "lojėn"

Do t'mė bėjė "pjesėmarrės nė vrasje"

As qė pyes dhe nuk kam drojėn

Se nuk kam nevojė  pėr "ngasje"

 

E qė thoni ( s'thatė gjėkafshė)

Kur ka dasėm, s'shkoj pėr shkarpa
Unė djallushkėn e pėrqaf

(E dimė vetė se ē'bėjmė mė prapa)

 

 

"VIZATIM" ME VARGJE

 

Je e bukur, sureale. Je  edhe si bar qetėsues!

Sytė e tu lėshojnė zjarre. Unė i shoh dhe mbeta "sus!"
Bukuria virgjėrore, duket veē prej syve tė ndezur
Njė aromė pranverore, mė shkakton njė si tė mekur.

 

Njė tundim yti kapitės, mė shtie yshtje prej "qoftlargu"
Ah,ai ēast! Sa tronditės! Zu me gulēe hidhet gjaku.
Por shikimi i ngazėllyer, pėshpėrimė si fjalė e ėmbėl
Aq mua mė ka rrėmbyer, sa zė shkundem mos qe ėndėrr?

 

Emocione fluturake, mua, tė gjithin, mė pushtojnė
O e bukur qė m'u shfaqe!  Dridhje e njė moshe tė vonė...

 

 

REMINISHENCĖ E NJĖ KOHE QĖ IKU

Nė korijen plot me shkurre e me bar tė harlisusr
O moj kohė ku mė shpure, kur mustaqe qeshė padirsur.
Kur mustaqe qeshė pa dirsur, nė korijen plot me shkurre
Si nga dheu qe poftisur, u rrėfye njė vajzė si nure.

 

Pėrmjet syve  tė saj, tė ndezur, sikur sojesh vinte dritė
Unė e shoh e mbes i mekur, dridhje mė filluan nė shpirt.

Gjoksi i saj, i bardhė si shkumė, nėpėr sytė e mi po "rritej"
Kot nuk mė zu me shkumė,  se drejt meje po avitej.

 

Unė po ngrirė, qiri nė kėmbė, se  sa vjen e po afrohet

Veten sa nuk ha me dhėmbė (dridhja sa vjen e shtohet)
Ja, ja: erdhi! Obobo! Po tani nga do t'ia mbaj?
Dridhu unė, dridhu ajo;  tė na hajė dreqi, t'na hajė!

 

Se tė dy qemė miturakė (mua pa dirsur qe mustaqja)

Por ke parė: u ndezėm flakė (aq e madhe qe pėrflakja)
Dhe pastaj erdh qetėsia; njėri- tjetrin pamė nė sy
Dhe atje te koria, pėr herė tė parė bėmė dashuri.

 

 

 

 

Qazim D. SHEHU

 

PRANVERA VJEN…

 

Pranvera vjen si fejesė

Fejesė qė nuk u bė,

Mėngjeseve pak vesė

E ēlodh gjethen nėpėr tė.

Harlisen drurėt, vėrshon

Njė lėng nė trup tė tyre

Dhe mbrėmjet i shtojnė

Pėr kast tė gjelbėrimit disa yje.

Pranvera vjen ..dhe nuk e di

Si ta mbartėsh kėtė stinė

Me njė gjelbėrim qė poshtė bimės rri

E shpėrthen si me minė…

 

 

ĖNDĖRR

 

Planetėt dolėn nga orbita

Sfungjer thithės qielli u bė,

Duke i parė ato u rrita

Ata s`mė panė asnjė.

Po tė mė shihnin do mirrnin

Nga zemra ime pak blerim,

Blerimin vetėm tokės s`do i linin,

Blerimin dhe shkretinė.

Kur sojin tim nisa nė Mars

Mė tha: ka ujė,

Po asnjė njeri s`iu ngjit pas

Preferoi kėtė tokė nė rrėmuujė.

Po pres gjithnjė tė blerohen

Tė niset dikush , pas t`i shkoj,

Nė kėtė tokė ku shoqėritė mjerohen,

Ca ditė tė rroj tjetėrsoj…

 

 

BALADĖ

 

Me lot mata caqet

E njė dėshire qė nuk erdh,

E mbusha njė enė me to,

Dhe enėn tani s`kam ku ta derdh.

 

Do shkoj ta derdh nė njė baladė

Dikush mė tha se ėshtė e tillė,

Me njė varg qė kėrciste si kashtė

Pa asnjė trill.

 

S`besoj ta ngre tek Gėte

Tek Shileri apo Bėrnsi,

Veē me njė dhimbje mė vete

Ia derdh lotin nė zjarr terri.

 

S`besoj, se ende sot

Mbretin e Tulės buzėt flasin,

Po edhe disa pseudobalada

Pa njė lot, kujtesėn ngasin….

 

 

BRILANTE

 

Hiret e tua bien si brilantė

Nė kokrra,

Poshtė tyre vė njė pėllėmbė

Asnjė s`mė rri tek dora.

Sharmante je si njė biskojė

Nė trill tė ngjyrave pa mbarim,

As era s`guxon tė verė nė lojė

Veē dėrgon flladin pėr kursim…

 

 

LISI

 

Lisi nuk pat lėkurė,

Misteret e rrugės e veshėn pa u ndier,

Pastaj njė rrufe qė erdh pa figurė

Nė trup tė tij ėshtė zjerė.

Lisi nuk pat degė,

Ca krahė tė dashuruarish iu bashkuan

Dhe mbetėn ashtu pėrpjetė

Bashkė me qiellin qė pėr ta vuan.

Dhe gjethe u bėnė sytė e tė dashuruarve

Qė ēelėn, sapo  agoi shpresa,

Nė muzgje ato vuajnė

Hijeve tė fshehta.

Vetėm rrėnjėt i kishte nė fillim

Si duart dhe krahėt e tė parėve

Qė u ngulėn nėn tė pėr flijim,

Pėr t`ua lėnė tė tjerat pasardhėsve