Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - Poezi tė zgjedhura

Poezi tė zgjedhura

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

Nga:    

Lediana KAPAJ

Adem ZAPLLUZHA

Pėrparim  HYSI

Gladiola BUSOLLA

Qazim  D. SHEHU

Xhevahir CIRONGU

Bashkim SALIASI

 

 

 

 

 

Lediana KAPAJ

 

 

UDHETIMI IM!

Kur yjet e syve tė tu do shkėlqejnė nė gjumin tim,
Tė bukurat perla blu zbukurojnė ēdo agim.
Kur shikimi yt i beftė qetėson shpirtin e vrarė,
...Nata zhduket,perdja ēel,drita endet si mė parė...

Kur nė fund tė zemrės sime shfaqet lehtas buzėqeshja,
Vetė trishtimi i humb gjethet,do mė kish zili dhe vjeshta.
Kur fytyrėn tėnde shoh,euforia ėshtė strehuar.
Udhėtim i ėndrrės sime apo mall i pėrvėluar?!

Kur shoh lotėt e njė ėngjėlli,tek rrėshqasin pėrmbi fletė,
Lehtas vij qė tė ti thaj ,ėmbėlputhja na shton jetė.
Po pikoka dashuria mbushur shpresė e ngrohtėsi.
Dhe nė qofsha e pėrgjumur mos mė thuaj nuk je ti!!!

Kur arsyet do tė mblidhen tė mbuluara me pasion,
Mos u trėmb nga vrulli i tyre,mos ki frikė se i lėndon.
Ndaj pushtomė romancė e jetės,se tė vriska sot vetmia,
Bjermė lulet e beharit ,tė ringjallet lumturia....

 

 

ATIJ QE DO DUA...!

Do tė tė qėndis jetėn me ngjyrat e dashurisė
Duke pėrkėdhelur netėt me duar mėndafshi.
Do tė vjedh vetė kohėn nė kornizėn e qetėsisė.
...Qė nė moment dėshire tė ndihet vetėm afshi.
Do tė dhuroj lule tė parfumuara ngrohtėsie,
Duke lėshuar pendėn nėn puthjet e tua.
Do tė shkrihem si bora qė preket nga dielli,
Nuk do luaj me ndjenjėn,do tė them veē: Tė dua!
Do kapėrcej hėnėn,tė tė shikoj mė mirė,
Njė re tė bardhė butėsie do ta fal si betim,
Do dėgjoj sytė e tu kur mėrmėrisin qetėsinė,
Nė romancėn time do gjesh shpirtin flijim!
Do i iki sė shkuarės e nė krahė do mė marrėsh,
Duke u pėrkundur ėmbėl,nga i kthjelltė zeri yt,
Do tė hap zemrėn dhe le tė gjakoset nga dashuria.
Do tė quaj "gjysmėn time"...Dhe si ty nuk do ketė tė dytė!

 

 

VETĖM PAK DASHURI...

Dridhen shpirtrat kur buēet,
zėri yt i ėmbėl dashuri.
E nėnshtruar prej pushtetit tėnd,
...ėshtė bota mbarė.
Vetė dita duket natė
po tė mos e shohin sytė e tu.
Fluturimin e ngazėlluar tė zogjve,
s'do e kishim parė.
Mendimet e mia enden pa frikė
dhe rrugė sajojnė.
Dėshpėrimit vrasės,
i kėrkoj zhurmėn e hapave tė tua.
Fjala shpėtimtare mė ēliron,
me kėngen e poezisė.
Rrahja nė tėmbthat e nxehtė mė deh,
duke thėnė :Tė Dua!
 

PERĖNDIA IME

Do mbulohem njė ditė nga pluhuri i harresės,
(Harrimi-mėkati qė ditėn qė lindim.)
Por s’lahemi dot me ujin e pendesės,
...Dhe njėmijė herė sikur tė rilindim.Nuk di ku ėshtė fshehur kjo vdekja ime,
(Nga unė tė ketė frikė, dėnuar qė nė djep?!)
Tė vetmen gjė qė e di me bindje,
Ndaj nxitoj, por s’ngopem dot me jetė.
Dua diellin ta puth ēdo ditė me sy,
Dua tė rrėfehem ēdo natė tek njė yll.
Dua tė digjem nė altar si njė qiri
Dua tė kuvendoj me zogjtė nė pyll.
S’dua tė di pėr botėn paskėtaj,
(Dhe po tė di unė do e ndryshoj?)
Mjaft kam shkuar vite nė vaj
Tani gjuha ime s’di tė mallkoj!
Dua ta shijoj mjaltin e jetės,
Ne detin e helmit do jem nė pėrjetėsi.
Dua t’i falem vetėm tė vėrtetės,
Perėdinė time e quajnė Dashuri!
 

DĖSHIRĖ ĖNDRRASH

Tė isha ndjenjė, kurrė s’do tė mbaroja,
Me zjarrin e shpirtit dhimbjen do luftoja.
Unė tė isha gaz, buzėt do t’i falja,
...Tė isha ėngjėll, tek ty do tė ndalja....Po tė isha shpresė, do t’u jepja ty,
Ggjithēka do fitonim duke qėnė tė dy.
Po tė isha lot, tek ty prapė do vija,
Me puthjet e nxehta sytė do t’i fshija....
Po tė isha sy, shkėlqimin do jepja,
Nga drita e tij do tė vdiste vdekja!
Po tė isha zog, lart do fluturoja,
Nga pylli i yjeve njė yll do dhuroja
Po tė isha bletė, lulet do shėtisja,
Me mjaltin e mbledhur ty do tė "vdisja!"
Po tė isha det, do tė jepja valėt,
Po tė isha ėngjėll, do tė falja krahėt,
Eh, tė isha ishull, me ty veē do rrija,
Nėse duhej varkė, bėhej dashuria!
Tė isha e vdekur, pėr ty do zgjohesha,
Po tė isha zjarr, me ty do tė ngrohesha.
Tė isha dhimbje, jo, tek ty s’do tė vija,
Do jepja gjithēka, larg teje tė rrijja!

 

 

 

 

 

Adem ZAPLLUZHA

 

 

LUTEJ VETĖM LATINISHT

 

O Ati im mė ndje

Mi falė gabimet nėse ekzistojnė

Tė lutem mė trego

Nė cilėn gjuhė tė lutem

Unė flasė vetėm shqip

 

Nuk pata kohė pėr gjuhėt e huaja

Mė janė dukur tė largėta

Njė stėrgjysh i imi dikur moti

Lutej vetėm latinisht

O At nė gjuhė tė huaj

Lutej im gjysh

Nė njė gjuhė qė asgjė s’ kuptonte

 

Mbase edhe vdiq duke u lutur

Dikujt qė s’dinte se kujt po i lutej

O Ati im i Mirė

Edhe njė tjetėr gjysh prej nėne lutej

Nė gjuhėn turke dhe arabe

 

E tani unė nuk po i lutem mė

Asnjė Hyji

As gjuhėn time pagane

Nuk po e njehni o At

Mbase as edhe gjuhėn shqipe

Kujt dhe si tė lutem o At

 

 

MBI FLOKĖT E ULLUKĖVE

 

Kur patėm kohė t’i shprehim

Dobėsitė tona

I vramė stinėt para se tė vinte bora

Dimri ishte njė trishtim i ri pėr ne

 

Kallkanėt e kristaltė vareshin buzė ēative

Kur acari kalonte lakuriq

Nėpėr shėtitoret e qytetit

Vashat i gjuanin nė kontejner

Qeskat e najlonit me shiringa tė  pėrdorura

 

Si pjalm bore lėshohej njė lloj shtreze

Mbi flokėt e ullukėve

Dimri veē kalonte rrugėn e tij tė gjatė

Kishte disa punė tė pakryera me pranverėn

 

Me njė pallto tė bardhė prej bore

Njė dorė e fuqishme

I mbulonte mollėt te kajsishtat

Pranvera si njė lulebore

Pritet diku nė fund tė rrugės

Tė ēeli sėrish njė lule e re

Nė shpirtin e madh tė njė peme

 

 

DIKU NĖ NJĖ HAN TĖ VJETĖR

 

Medet nuk isha nė gjendje

Qė t’i shalojė kuajt e egėr

Nata mė rrėmbeu 

Trishtueshėm mė rrėmbeu

Si nėna foshnjėn

Dhe iku me njė grusht malli nė shpirt

 

Mėngjesi ishte diku larg

Shumė mė larg

Se sa mendimet e mija tė kėputura

baballarėt  pritnin nė shtigjet e fjalėve

Qė sa mė parė

Tė kthehen mėrgimtarėt

 

Ky gur i murrmė nė trastėn e kujtesės

Mbrėmė i pėrjetoi

Ofshamat e Drinit tė Bardhė

Qante si njė fėmijė ky lumė mitik

Nėn rrėnjėt e shelgut tė pikėlluar qante dita

 

Nė shtegun e fjalės s’pushonte njė tupan

Qante edhe honi i mbushur

Me pikėllim

Diku nė njė han tė vjetėr

Si trishtimi i shpirtit tė lahutarit

Cijate njė lahutė e vjetėr

 

 

POETI I VĖRTET

 

Fjala e poetit

Peshon mė shumė se guri i Sizifit

Ai nė heshtje bluan shpirtin e erės

Dhe nga fjalėt e tij lindin vetėtimat

 

Kalorėsve tė verbėr ua dhuron sytė e vet

Dhe si mjegullat hingėllon

Kur takohet me padrejtėsinė

Mė shumė se ēdo gjė

I urren lajkat

 

Si uragani qesh

Me dyfytyrėsinė e njerėzve

Ėshtė nė gjendje ta pėshtyj diellin

Nėse nuk i ndriēon

Tė gjitha pemėt mbi tokė

Gjuan zotin me gur tė stralltė tė atdheut

 

Askujt nuk i pėrkulet pėr pekule

Shqelmon kurorėn e famės

E cila s’ekziston nė mendjen e tij

Poeti i vėrtet

Edhe kur ėshtė nė qivur

Ecėn vertikalisht

Si rrapet e atdheut tė tij

 

 

 

 

 

Pėrparim  HYSI

 

 

Nėpėr  xhepat e kujtesės*

 (cikėl me poezi)

 

HALLI  

 

Halli! Ma kalli: fala plaēkė e shtėpi
Nga halli tė lashė, e ėmbla Shqipėri!
Halli! Ma kalli. Jam larg nga miq e shokė
Halli? Ma kalli: nga xhepat jam trokė!

 

Nga halli po jetoj si tė jem i vetėm nė njė ishull
Halli? Ma kalli: vazhdon tė mė "rrahė" me fshikull!

Dhe nuk ėshtė pėr t'u ēuditur: vazhdon tė mė rrahė akoma
Halli si varri! Tė ngrėntė, o hall, zezona!

 

 

KASETA

 

Pashė njė kasetė me kėngė tė vendlindjes
Mė llamburiti shpirti si pema e Krishtlindjes!
Dhe u pėrtėriva, u bėra krejt i "ri"
Se me trup e shpirt qeshė nė SHqipėri.

 

U riha, besomėni: kush thotė qė jam plak?
Mė rihu kaseta; ndryshoi imi gjak.
Zura, shoqėrova kėngėt njė dhe nga njė
Ke parė si njė fėmijė qava, por pak nėn zė.

 

 

KURBETI

 

Kurbet,

Rrėmet,

Kiamet!

 

Kurbet! Kush tė shpiku, e pagoftė me kokė!
Se ti  je rreziku qė rrėnon njė komb!

Ashtu si erozioni qė zė dhe "ha" tokėn

Ti zė ha njė komb dhe i sjell kobin.

 

 

STATUO QUO

 

As jam tretur as jam ligur, por jam trashur dhe dhjamosur
Veē nga koka unė jam  thinjur dhe nga mendja jam "djallosur"
Domosdo kėshtu do ndodhė, se nga vendi im jam larg
Shkon ēdo ditė e mė "lodh", shkon ēdo ditė e shpirti plagė.

 

Dhe mėrzitem, s'ka se si? Jam pa miq e jam pa shokė
Mė mungon, moj SHqipėri; ndaj dhe zemra m'u bė copė.

Dhe stresohem, dhe stresohem ( tunjatjetės ia kthej:plaē!)
Nga mėrzitja,sa s'tėrbohem ( helm ka zemrėn, po t'ma ēashė?!)

 

* Apel tė  emigruarėve tė moshės sė tretė

 

Janė shkruar nė Florida nė vitin 2006

 

Tiranė, 10  tetor 2014

 

 

 

 

 

Gladiola BUSOLLA

 

 

NĖ ZEMĖR

 

A e di

Kujt i pėrket jeta?

A e di

Kujt i falen qiejtė?!

A e di

Ku pėrqafohen zotat?!

Nė zemėr.

Atėherė,

mos i beso

lotit.

As dhembjes, jo!

Parajsa ndodhet

nė zemėr.

 

 

PA TY

 

Nuk do tė copėtoj qiellin.

Nuk do tė mallkoj jetėn.

Nuk do tė tund dheun.

Pa zhurmė,

u largove nga unė.

Heshturazi,

do tė vdes...

pa ty.

 

 

THANATOS I

 

Do ta shoh

nesėr hėnėn ?!

Po yjet

qė natėn vezullojnė?!

Do tė

dėgjoj

krakėllima zogjsh?!

Cast i vrullshėm

dhe i trishtė!

Pegasus

fluturues

mbi petale trėndafilash.

Tė ėmblat

ėndėrrime

prehen

kaltėrsisht.

 

 

 

 

 

Qazim  D. SHEHU

 

 

LULE E BASHKIMIT

 

Zgjohet zemra nga forcė e panjohur,

E flirtit marrok,

Normė e moral  i ndotur,

tė thonė: mos!...

Nė ajėr lulja e bashkimit

Hedh e hedh polen,

Si tė kapėsh ndjenjėn e zgjimit,

Zemrėn qė na zjen?

Morali si kokė Cerberi,

Na ruan e na frik,

Njė sy e mban tek nderi

Tjerin nė publik.

Nė ferr shoqėror na do,

Tė larė e tė pėlqyer,

Ia hedh atij kush mundet,

Ta mbajė si maskė tė vyer…

 

 

SI NJĖ VERĖ PA RESHJE

 

Shkund reflekse dashuria

Nėpėr erė ndjell polen,

Si njė grusht me shkėndija,

Syri i saj shpėrthen…

Pret njė po, njė buzėqeshje,

Brenda vetes t`i mbledhė tė gjitha,

Si njė verė krejt pa reshje,

Tė na djegė krejt, e mira…

 

 

LAK

 

Fjalėn lak nga fjala llak njė germė e ndan,

Si shumė gjėra qė s`janė tė njenjta.

Ndodh qė nga  pak llak nė lak,

Tė shpėtohet jeta.

 

 

ĒLIRIM PREJ FJALĖS

 

Vendosa, nė anije,

Njė ditė do hip fjalėt,

Me qė s`mund tu jap udhė

Drejt bregut tė largėt…

Me qė s`u bėra kapiten,

Ndonjėra rast do ketė,

Do mė kujtojė si njė sejmen,

Qė i shėrbeva me besė.

Kur tė ndahen krejt prej meje

Me urimin mė tė mirė,

Do merrem me tjetėr zeje,

Para tyre, atje ku duhet

Pėr tė mbėrrirė…

 

 

LARTĖSITĖ

 

Lartėsitė na joshin pėrherė

Kur poshtė tyre mbetemi,

T`i kapim ato siē kap njė erė

Ēdo majė mali e shkrepi.

 

Dridhemi ,mbetet e pamundur,

Ndodh ndonjėherė nė ėndėrr,

Se nga vetja duhet shkundur;

Ēdo barrė e tepėrt e vėngėrt.

 

Veē bezdi ndjejmė kur shohim,

Si i kapin tė tjerėt lehtėsisht,

Vallė ia vlen tė lodhemi

Nga kjo pabesi lartėsishė..?...

 

 

IMAZHE TĖ SHPĖRNDARA

 

Nata

Njė pellg krisme,

Mė kujton pyllin qė ishte.

Trungu

Njė pemė,

Njė grua qė rend;

Dashurinė qė humb.

 

Shpirti

Hije kujtimesh ruan,

Hijet bėn rrugė,

Tė kalojė nė to

Nata,

Pema,

Gruaja.

Pa parė njėra tjetrėn

Si qenie tė huaja…

 

 

 

 

 

Xhevahir CIRONGU

 

 

NDALONI NJĖ ĒAST

 

Nė terrin e natės

Natėn pa hėnė,

Kėrkoja tė gjeja diēka

Kėrkoja tė gjeja buzėt e saj

Dhe puthjen t’i merrja pastaj.

 

Kėrkoja tė gjeja dy sy tė zinj

Por kėrkova dhe gjeta

Njė trup njeriu;

Me njė tufė lule

Vendosur aty pėrbri.

 

Pra, kėrkova dhe gjeta

Dy sy tė mekur,

Dhe njė njeri

Gjysėm tė tretur!

 

 

Hej ,  ju

Kortezh i pėrmotshėm varrimi!

Ndaloni njė ēast

Ku jeni aty,

Vajzėn nė duartė e mija e lini

Njė ēast…,

Sa t’i shoh tė bukurin sy.

Hej  , ju

Kortezh i pėrmtshėm varrimi!

Ndaloni njė ēast

Ku jeni aty,

Vajzės t’i tregoj 

Pėr kė lotojnė kėta sy.

Lotėt qė u derdhėn mbi arkivol

Puthjen e fundit atje lanė

Nė pėrjetėsi, fshehur nėn kraharor.

 

Durrės, dhjetor 2014.

 

 

FILIZI I POEZISĖ

 

Nė vargun tim tė poezisė

Do tė derdh ėndrrat e mija,

Tė feminisė,tė rinisė, por...

Do tė shkruaj qė  ajo tė mbetet

Nė letėr e pėrjetėshme…!

Nė kudhrėn e fjalės  le tė shkrijė

Natyra, njerėzit, bukuritė….

Poeti s’do tė rrinte pa shkruar

Dhe pėr gjoksin e nėnės

Ku piu sisė,

Nga ku morėn udhė ėndrrat

E mbiu filizi i poezisė.

 

Durrės, mė 11 dhjetor 2014       

 

 

NĖ RRUGICĖN E LAGJES

 

Nė lagjen time ėshtė njė rrugicė
Anash saj ėshtė shtėpia ime,
Sa herė qė mbi atė s’kalon njeri
E shoh tė trishtuar e tė plakur,
por edhe tė heshtur.
Kur kaloj mbi gurė tė shtruar kalldrėm
I ndjej hapat e mij qė trokasin mbi gurė,
Pa dashur ajo bėhet e gėzuar, e qeshur
Sepse mbi gurėt e saj hodha hapin e parė.
Edhe unė jam plakur me thinja tė bardha nė kokė
Mė kujtohen moshatarėt kur luanim nė rrugicė;
Aty te ata gurė tė lėmuar nga hapat tanė
Kur ishim fėmijė pa dashur gjunjėt edhe kemi vrarė.
Kanė kalur shumė vite e tė freskta ruaj kujtime
Diku mbi gurėt e rrugicės ka ende gjak tė tharė,
Nė shpirtin tim gurėt ndriēojnė si yje
Prandaj, ata gurė tė rrugicės sime si kam sharė
.

 

 

LETĖR NĖNĖS

 

Malli pėr ty o nėnė mė ka marrė
Pėr sytė e tu plot dritė e ēiltėrsi,
Pėr gjoksin tėnd tė ngrohtė si zjarr
Aty ku mbėshteta kokėn kur isha fėmi.

..Dhe pėr flokėt e thinjur mė ka marrė malli
E pėr ledhatimet e ngrohta me ato duar,
Ah!Rrudhat e thelluara nga vitet mes ballit
O nėnė, njėri pas tjetėrit ty t’i kanė shtuar.

Malli im o nėnė ėshtė prej refugjati
As thuhet me fjalė,as shuhet s’shkruari nė letėr;
Dhe zemra ime hapet si brazė ugari
Atėherė zė e nis pėr ty njė mall tjetėr.

Dhe malli im tretet nė vetvete
E shtohet pėr ty pa pushim,
Ah s’tė thashė dot tė ėmblėn fjalė
Kur po mbushje ujė te pusi i shtėpisė.

Do vij sė shpejti o shtrenjta ime nėnė
Tė puth gurėt e dheun e vedlindjes sime,
Le tė tretet malli si kripa e detit nė valė
Lotėt e dhimbjes do ti dėrgoj atje nėn dhe.
 

Durrės,  mė 26 korrik 2014

 

 

 

 

 

Bashkim SALIASI

 

 

HIENAT

 

Sa ikėn njė palė,

Pala tjetėr vjenė.

Rrinė e bėrtasin,

A thua janė alienė!

Sa hipin nė karrige,

Mendja i gėnjenė,

Harrojnė nga vijnė,

Bėhen si hienė.

Vitet ikin shpejtė,

Karrigja u pėlqen,

E harrojnė shkumsin,

S’dinė nga tė venė!

 

 

PERFORMANCA

 

Nė Valias bubulliu,

seē gjėmoi anė e kėnd,

shiu me rrebesh filloi,

mjerė ēdo e gjejė kėtė vend.

U tulat njerėzia,

Nga rrebeshi pati frikė,

Ē’do na sjelli ky tufanė,

Do bjerė shi, a do mbajė ngricė.

Vetėtimat shpejtė mbaruan,

Koha u ēel pėr bukuri,

Tė gjithė orėn po shikonin,

Sa mė shpejtė tė mbrrinin nė shtėpi.

 

 

THĖLLĖZA

 

Thellėzat e fushės,

luajnė e dėfrejnė,

bilbilave tė malit,

Kėngėn ua pėlqejnė.

Shtegėtoin nga fusha,

Malin zbukurojnė,

Thėllėzat e bilbilat,

Vendin zbukurojnė

 

 

BURGU

 

Nė burg shkojnė edhe gratė,

Politikanė e profesor,

Tė gjithė ndihen tė barabartė,

Gardiani pėr ta ėshtė Zot.

Nė gjoksin tėnd

Si bleta puntore,

Enden nėpėr rrugė,

Nuk gjej qetėsi.