Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - POEZI TĖ  ZGJEDHURA

Grup autorėsh

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

nga:

 

Xhevahir CIRONGU

Manushaqe TOROMANI

Dedė PREQI

Pėrparim  HYSI

Adem ZAPLLUZHA

Klaudia MALAJ

Bilall MALIQI

 

 

  

Xhevahir CIRONGU

 

PLISI BARDHĖ – KĖNGĖ LIRIE
(Kushtuar dėshmorėve tė kombit tonė me rastin e 26 vjetorit, Fahri Fazliu e Afrim Zhitisė)

 

Ah moj zemėr si durove
Kodėr e Diellit ndezur flakė,
Supit derdhur petale nėntori
Rrėnjė e lisit larė nė gjak.

 

Vijnė nėntorėt e shkojnė pėrherė
Kėpusin gonxhe trėndafili,
Fahri Fazli e Afrim Zhitisė
Kėngė trimi u kėndon bilbili.

 

Ish nėntori i ’89 –ės
Plisi bardhė ra nė zi,
Qante toka arbėrore
Dy djem ranė pėr liri.

 

Dhe shqiponja nė flamur
Lotin derdhi pikėllim,
Kodra e Diellit – dritė e nur
Me njė zė ata thanė:
Gjak tė falim ty atdhe.

 

Nėpėr shekuj u derdh gjak
Vij unė sot nga Shqipėria,
Me kurorė – lule nėntori
Solla vargun nga Tomorri.

 

Pėr dy djemtė qė ranė si luanė
Kishin bėrė veē njė betim:
Edhe jetėn s’do kursejmė
Tė jesh i lirė atdheu im.

 

Dy nėntori i ’89 –ės
Fshihen lotin e robėrisė,
Fluturoi e lirė shqiponja
Pėr mbi bjeshkėt e Drenicės.

 

Sot krenohet mali Sharrit
Plis i bardhė – kėngė lirie,
Ja ku ėshtė Adem Jashari
Gjallė simbol i vegjėlisė.

 

Unė poet nga Shqipėria
Solla vagun nė Kastriot,
Kodėr- Diellit, dritė e nur
Dy nėntor shkruar nė flamur.

 

 

ĒAMĖRI, GONXHE E DHIMBJES

 

Ēamėri, je yll qė rri pranė hėnės
Jo, s’e harrojmė qumėshtin e nėnės,
Mallin tonė se tret as deti
Nė gjoksin tėnd tė coptuar
Tė ėshtė zhuritur edhe gjethi.

 

Ashtu ,si limon dhimbja tė ka mbetur
Zhur i djegur gjer nė kockė,
Lotėt qė derdhen tretin edhe gurin
Do vijė dita qė tė jemi pranė teje
Se ti Ēamėri je zonjė
Ndaj rrezaton si ylber mbi dete.

 

Kur dielli lind
E puth tokėn Ēame,
Trėndafilat ēelin ganxhe ēdo mėngjes.
Nga varret e gjyshėrve


Tek unė vjen njė zė,
Ah, moj nėnė sikur tė isha atje
Gurėt e varreve t’i puthja
E t’i lagia pastaj


Me gonxhet e dhimbjes tė larė me vesė.
E megjithatė,
Gonxhen e dhimbjes
Varur e lash te njė ulli
Aty tek ty Ēamėri.

 

Durrės, 23 nėntor 2015

 

 

LOT ME PIKA GJAKU

 

Luanesha Antigonė
Meteor qėndron mbi kodėr,
Lavdi – loton me pika gjaku
na i shkrove nė ēdo zemėr.
Atė ditė puthe flamurin
Fluturove pėr mbi re,
Sot je diell pėr Atdhe.

 

 

RRĖNJA E DASHURISĖ

 

Tinėzare mė vjen nėpėr ėndėrr
Dhe mbrėmjeve mė fshihesh diku,
Nė pasqyrėn e saj u shfaqėm tė dy
Ti nuse veshur me lule tė bardha
Kurse unė trėndafilin e kuq ta lash mbi gji.

 

Buzėqeshjet e tua nėn hėnėn e qiellit
Mė thoshin fshehurazi fjalėn tė dua,
Iu luta dritės sė hėnės atje mes yjesh
Puthjet ėmbėlsisht u derdhėn tek ty, tek mua.

 

Ti veshur nuse e unė dhėndėr
Mbi fustanin e bardhė zambaku ēeli,
Nė ēdo petal fjala dashuri shkruar
Pastaj, lotgėzimi u derdhėn mbi mua.

 

Tė dy kishim pritur gjatė nėn dritėn e hėnės
Egėrsisė me shpirt i thamė : ’’S’tė dua!’’,
Zemrat qė duhen, s’pyesin pėr gurė e furtunė
Atje ngul rrėnjėn pėrjetėsisht - dashuria.


Gusht 2015

 

 

KUJTIM I VJETĖR

 

Nė gjoksin eshtėror fshihet diēka
Aty gjen germa tė arta fjalėsh,
Pas tyre pikojnė si vesė plotė kujtime
Te lėmi i grunjtė me presje e pikash
Nga egjri vitet ndajnė kujtime gėzimesh.

 

Sėnduku i vjetėr kishte dhe njė sirtar
Pas kaq vitesh e hapa, aty gjeta njė letėr,
E verdhė, e zbehtė letra, e vargu rėnkonte
Hapa letrėn, ajo mė rizgjoi kujtimin e vjetėr
Nė letėr te vargu, kujtimet e freskėta kishin mbetur.

 

 

 

 

Manushaqe TOROMANI

 

BRENGA E SHPIRTIT

 

Pikoi nje lot e ra mbi faqe

loti u tha,por mbeti brenga,

pikuan te tjere e rane mbi faqe

ata u thane,po u rrit brenga.

Rreke lotesh vershuan mbi faqe

lotet u thane po mbeti brenga.

Brenga e shpirit tim

Shkeputur

 

 

SONTE

 

Ē' ėndėrr tė rrėmbeva,

Ma thuaj ta di?!

S’tė lashė tė flije?

Kjo ėshtė mrekulli,

Gjumė,gjumė,gjumė

Jeta tė shkon dėm

S’do tė le rehat

Sonte nuk do flemė.

 

 

GRUA

 

Ti nuk e di,

Dhe kurrė se ke kuptuar

Me bukurinė tėnde

Meshkujt ke tėrbuar.

 

A ndoshta shtiresh,

Bėn indiferenten,

Me lojė plot rrezik

E provon dhe veten.

 

Moj lanete grua

Botėn ke nė dorė

Me hiret e tua

Me at’ shpirt djallėzor.

 

Ē' qenie janė kėta burra?

Njohur pėr trimėri

Para teje sus

Si tė jenė fėmijė.

 

 

 

 

Dedė PREQI

 

ULURIMĖ  NĖ  MJEGULL

 

Po mundohem diēka tė thėm

Liria e jote Kosovė po mė brenė,

Gjithė ajo qė flinte nė shpirtin tėnd

Po jehon brengė e lot mbi shkėmb.

 

Zogjtė e njomė thurin ėndėrrat e tyre

Mbi trupin tėnd tė lashtė tė Dardanisė,

Do tė digjėsha flakė pėr njė copė diell

Qė shkėlqen nėpėr shtatorėt e  lirisė.

 

Ujqit e shfrenuar  ulurijnė nėpėr mjegull

Janė ēuar peshė e ndjellin orėt e kobshme,

Rreth teje nuk lakohen yjėt e qėndresės

Shėnoma njė ditė rrugėn tėnde tė shpresės.

 

Erėrat e fshehta i trazojnė zogjtė nė fluturim

Gjerdan tė kuq e marrin ngjyrėn e dashurisė,

Gjethet e kanė thithur nektarin mė tė ėmbėl

Atje ku muzgu takohet me shtatorėt e lirisė.

 

 

KOHA

 

Nėse ndalet koha nė kėndin e saj

Ne, nuk e njohim sekretin,

Dhe zgjohemi tė pėrgjumur

Nėpėr shtrojen e tokės.

 

Ndalemi e shikojmė para vetės

Mjegullat nuk i lejojnė pamjet,

Dhe mbi kokat tona tė vogla

Varet kujtesa e fluturimėve.

 

Na pėlqejnė kujtimet e humbura

Qė koha i ka marrė mė vete,

Ēfarė detyre i parashtrojmė vetės

Kur gjithēka mbetėt pezull e sekrete…

 

 

JETA

 

Ēfarė ėshtė jeta

Apo, vetėm njė copė kohe

Tė cilėn e shfrytėzojmė pa recept.

 

Jeta nuk ėshtė e tėra dashuri,

Nėpėr tė, ka plot gaz e hidhėrim

Qė pėr zihen me njėra-tjetrėn

Tėrė jetėn,

Nė mes qiellit qė e mbushin rrjetėn.

 

 

 

 

Pėrparim  HYSI

 

KOHĖ DJALĖRIE

 

Nė korijen plot me shkurre  e me bar tė harlisur

Djalėrisė, moj kohė, mė shpure, kur mustaqe qeshė padirsur

Kur mustaqe qeshė, padirsur, nė korijen plot me shkurre

Si nga dheu qe poftisur ( m'u rrėfye njė vajzė si nure)

Pėrmjet syve saj tė ndezur,dukesh rrezatonte dritė

Sa e pashė, mbeta i mekur, se njė dridhje ndjej nė shpirt

Gjiri i saj i bardhė si shkumė, seē ma bėnte mua me sy

Obobo, i ziu unė qė mė plaēin qė tė dy.

Tek e shoh qė po avitej, dridhjet sa vijnė e shtohen

Pa dhe gjiri zu t'i "rritej",se nga unė  ajo afrohet

Unė qėndroj qiri nė kėmbė ( se s'ma ha mua qeni shkopin)

Sa  dhe veten ha me dhėmbė ( mos kėtu ne do bėjmė "kobin?!!!

Ja, ja erdhi! Obobo! Po  tani nga do t'ia mbaj?

Dridhu unė, dridhu ajo( mos kujtoni si kollaj)

Se tė dy qemė miturakė( ju kujtohet vetja sefte?!!!)

Pak nga pak dhe morėm flakė se tė dy nuk qemė nė vete.

Moj korije plot me shkurre, pse ma solle djalėrinė?

Nė kohė tjetėr ti mė shpure, kur unė njoha dashurinė.

 

 

DASHURIA IME FLUTURON  ME ZOGJTĖ

 

Dashuria ime fluturon me zogjtė

Dhe  vete qėndron tek dashuria e parė.

Kam thėnė qė jam zemėrdobtė

Ndaj e kujtoj dhe,tani, flokėbardhė.

Njė nga "vallixhet" e zemrės e kam lėnė atje

Atje ku njoha dashurinė e parė

Kurrė nuk e harroj dhe nuk kam  pėrse

Se nuk ka, o miq, si pėrsheshi i parė.

Dashuria ime vė krahė zogu

Dhe fluturim  dhe mbrrin aty

Aty ku nga brillantina(ē'hoqi floku)

Se nuk mund ta harroj; nuk ka se si?

Natyrisht, asgjė nuk kthehet prapė

Por unė nuk jam nga ata qė tė harroj

Ėshtė si njė kore qė rri pėrmbi plagė

Dhe,sa heq "korėn", e kujtoj.

 

 

ME FJALĖT QĖ MĖ THE

 

Me fjalėt qė shkoqur me the

Mė zgjove njė ndjenjė tė pėrgjumur

Kish kohė qė dremiste, po pse

Erdhe, mė zgjove duke mė tundur?

Mė tundi fjala jote si  njė pemė

Qė kokrrat e pjkura mban mbi tė

Tani qė u "zgjua" imja ndjenjė,

Mė thuaj:-Si do t'ia bėjmė? Ė?

Se vet mė zgjove nga gjumi

(Gjumė apo "dremitje" e gjatė?)

Dhe, nėse tė dyve na mor"lumi",

"Zgjimin" e quaj me fat.

 

 

JAM SI KLEOPATRA!

 

Kleopatra,-thonė,- ish gati tė shpopullonte Egjiptin

Vetėm e vetėm pėr t'i ēuar njė letėr a lajm MARK ANTONIT!

Po unė qė kam, pothuaj, tėrė vitin

Qė njė lajm nuk kam marrė prej PERSEFONIT?

Nėse nuk jam si Kleopatra

Qė kish nė sundim njė mbretėri

Pėr dashurinė unė zė e vė flatra

Se jam perandor nė dashuri.

 

 

HERĖ-HERĖ

 

Herė-herė njė iskėr prej djaloshi

Sikur zė dhe mė ndizet nė shpirt

Pa ndjej njė  pėllumbeshė qė gugit nga erosi

Dhe bėhem me flatra, i gjithė!

Ja, kėshtu ndodh. Ndoshta dhe rrallė

Por ke parė qė ndihem djalosh

Dhe zė kapem nga ky ēast i bardhė

Sikur, me tė vėrtetė, tė jem riosh.

Riosh mbi shpinė kam mbi shtatė dekada

Dhe bėj sikur moshėn e harroj

Jam djalosh me flokė tė bardha

Se, ende, si djalosh dashuroj.

 

Tiranė, 2 dhjetor  2015

 

 

 

 

Adem ZAPLLUZHA

 

 DHE NJĖ NJERI  I VETMUAR

 

Si njė lis i dehidruar

Bredhi rrugėve tė vetmisė

Askush pranė meje

Pėrpos bastunit tė gjyshit tim

 

Ecim si dy shkopinj tė lėnė pas dore

Secili me problemin e vet

Ty tė mundon vetmia

Kurse mua diabeti

Ėshtė duke mi gėrryer rropullitė

 

Vetėm na mungonte ky shi imcak

I cili ēmendurisht troket

Nėpėr xhamat e kujtesės

Troket e nuk ndalet qe disa ditė

Gėrryen

E gėrryen nėpėr mendje tė erės

 

Njė lis

Njė bastun i babagjyshit

Dhe njė njeri i vetmuar

Ecin nėpėr ėndrrėn e shiut imcak

Ecin deri nė fund tė njė tregimi

 

 

E CILA PO KAFSHON

 

Me gishtat e lodhura tė erės

I preka tė gjitha kujtimet

Dikur vonė i lodhur

E vura kokėn

Mbi jastėkun e ėndrrės

Dhe fjeta

Derisa mė zgjuan kėngėt e turtujve

 

Kur i hapa sytė

Mendova se dimri kishte ikur

Pėrtej maleve

Dhe asnjėherė nuk kuptova

Se njė tjetėr dimėr mė i ashpėr

Kishte lėshuar rrėnjė nė shpirtin tim

 

Ende edhe sot e kėsaj dite

Mė duken se gjėrat

Nuk ndryshojnė asnjėherė

I pėrngjajnė

Po asaj ėndrre qė e shoh ēdo natė

Veshur me njė pallto tė trishtuar

E cila po kafshon

Egėrsisht ėshtė duke i shqyer

Kėmishėt e mia tė leckosura

 

 

SA JEMI LARG NJĖRI - TJETRIT

 

Tė thash

Mos mė zgjo nga ėndrra ime

O tė lutem mos mė zgjo

Qenkan tė paprekshme duart e erės

Kjo natė e gjatė

Kurrė tė mos soset sonte

 

Tė lutem

Mė lėrė nė kėtė gjendje tė ngurtė

Dua tė vdes

Si flutura nė pėrqafimin e qiriut

Unė dhe ėndrra ime

Sa jemi larg njėri- tjetrit

Nė kėtė ēast tė paharruar

 

Mė lėrė kėshtu tė lutem

Mos i ngacmo as fluturat

E kėsaj kėnaqėsie

Dua tė fle

Si njė kėrthi i mėkuar

Mbi flatrat e njė ėndrre

Po lind njė botė e re

Qė i pėrngjan dashurisė

 

 

PA TITULL

 

Unė nuk i frikohem plumbit

As vdekjes

Por tė lutem

O tė pėrgjėroj si Hyjin

Mos m’i mbytė shpresat

Nė zemrėn tėnde tė brishtė

E dashura grua

 

 

NJĖ KĖNGĖ E BARDHĖ

 

Po vijnė shirat

Si qengjat

Po kėrcejnė stėrkalat

Nėpėr sqepat e thyera tė lejlekėve

Mbinė trėndafilat

 

Po kthehen mėrgimtarėt

Nėpėr sokakėt e qytetit tim

Pėr ēdo ditė

Hapen dhe mbyllen qepenat

Kalldrėmet zgjohen nga kllapia

Zgjohen

Dhe i pėrshėndesin zogjtė

 

Plakat e mėhallės

I kanė shqyer shamitė e zeza

Dhe nga kajsishtat e mbjella

Kėsaj radhe

Paskan ikur kukuvajkat

 

Njė kėngė e bardhė

Si kurdoherė mė parė

Dėgjohet mbi pastelet e luleve

 

 

 

 

Klaudia MALAJ

 

ZEMER MBI PENTAGRAM

 

E teksa lapsin mbi flet rrokullis.

Ti mė shfaqesh mbi tė bardhėn flet.

E pas imazhit, ēdo fjalė pėrsėris.

Ėshtė mirėsi, - them-, nė jetė.

Tė mjaftojnė sytė pėr tė mbėrthyer.

Teprojnė fjalėt pėr tė rrėfyer.

Dikur, nė heshtje kėrkova tė tė ngj­anin tė gjithė.

Nuk kishte veēanti, qė tė krahaso­va.

Ti je njė bisedė e zhurmshme, me zė tė qetė.

Je njė zemėr e qeshur qė vallėzon mbi pentagram.

Atdheut tė syve tė tu, i’a vodha njė shkėlqim.

Dhe nga buzėt

 

 

AJO

 

Nuk donte ajo perėndimin,

ku mistershėm nata i fliste.

Nuk e donte mė pas agimin,

kur natėn me dashuri e priste.

E u degdis si shigjet pa hark.

E hedhur nė horizont pėr pak.

Klithte ajo notė, anė e mban,

e pashėnuar mbi pentagram.

E kish karruar dhe zėrin e saj,

E kujtonte kur nė dėshpėrim,

veten kafshonte.

Nuk ishte e ēmendur, donte,

ta dinte a ishte gjallė.

Puthte ēdo yll qė pranė saj dilte.

Buzėt i’a kishin harruar shijen,

e puthjes.

Nuk pendohej qė ishte vetėm.

Dhe hėna vetėm ish ngahera.

Ajo natė nuk ish e njėjta pėr tė.

Netėt ndryshonin, po ashtu dhe ajo.

 

 

AI

 

Ai do tė jetė gjithmonė xheloz,

Pėr vargjet e mija.

Atė qė ligji e quajti bashkėshortin tim.

Ai shpesh do pyesi pėr vargjet pa rim.

Shpesh do pyesi pėr personazhet e saj.

Shpesh dhe do dyshoj pėr tė shkuarėn.

Shpesh do mė urrej pėr ē’kam shkruar.

E rrallė do mė dashurojė si poete.

Ai mbase do e ėndėrroji qė t’i ketė

mbetur dhe emri i tij i shkruar diku.

Mbase dhe ai fsheh mijra vargje,

Tė pashkruara, por tė jetuara.

 

 

 

 

Bilall MALIQI

LUTJE HER-AS

Nė sy tė hėnės

Me syshtizė
E shpove kohėn

Premtit i premtove
Pėr mallkim bushtre

Shtrirė nė Purgator
Heshtja le ta v(r)et

Pėr ndasi shpirti

Kėtė tė premte
E luta Her-an

Tė na bashkojė
Dashurisht
Me shikim e puthje…
____
Her/ė, a- Perėndeshė greke e bashkėshortėsisė


SYKALTĖRA IME

Mė dole pėrballė
Me shikim shpues

Sykaltėrta ime

Kujtesės njė nga njė
Ia nxorre takimet

Dhe i fute
Nė kornizė malli

Mandej sė bashku

Mbollėm
Farėn e dashurisė

Andej –kėndej gurit
Sykaltėra ime


VARG DASHURIE

Njė varg qė del nga shpirti
Edhe nė zemėr lirshėm gufon

Varg qė ndez tė fortin zjarr
E shprish tė thinjurin mall

Varg qė ofshamat i shėnon
Kohėzezėn si shigjetė e shpon

Vargu me (p)lot frymėzime
Nė gėrfyell tė dashurisė sime


E VARA MĖRZINĖ

Mėrzinė e vara
Nė perin e kohės

Ėndrra le tė shkon
Tani nė theqafje

Se ēdo natė ma dėfton
Gurin nė atė gurinė

Lotėt i shtrydha
Nė bark tė xharrimės

E me dashurinė
U lidhėm nė kėrthizė

Sot e vara mėrzinė
Nė perin e kohės