Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Poezi tė zgjedhura

Grup autorėsh

 

        POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

         nga:

 

         Dritėro AGOLLI

         Jusuf ZENUNAJ

         Luljeta LLESHANAKU

         Xhevair SPAHIU

         Naim BERISHA

         Mimoza EREBARA

 

 

 

VETMIJA

 

E vetmuar ti, i vetmuar unė
Nga e diela deri tek e diela.
S'ke ē't'i bėsh, nuk dilet tek kjo turmė
Dhe sikur t'i ngjitėsh shpirtit vela.

Ja, pėr shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nėpėr dete,
Pėrsėri do kthehesh tek krevati,
Po atė vetmi do kesh me vete.

Dhe kėputen ditėt si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S'i shpėtojmė aspak kėsaj vetmie
Dhe nėse na zgjojnė ne treqind gjela.

 

 

 

LETRAT

 

Kur dashuroheshim nė kohėn tonė,
Kur tretesha dhe digjesha pėr ty,
Nga njeri-tjetri letrat vinin vonė,
Kalonte dhe njė muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallė,
Se zjarrin mbanin letrat nė udhėtim
Me bicikletė a mushkė apo me kalė
Nė vapė e shi, dėborė dhe thellim.

Kur dashuroheshim nė kohėn tonė
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nėpėr dhoma telefonė
Dhe nė ėndėrr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatė mė mirė qė nuk kishte
As telefon as internet, as faks,
Se fjalė e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Njė dashuri tė vjetėr pėr njė ēast.

 

 

 

DUKE KĖRKUAR DASHURINĖ

 

Zemra sot me rima e ritme m’u mbush :

Njė kovė eskavatori me trishtim e zbraza,

U bėra gazmor a nga gazi nė faqe kam prush,

Rinia godet me grusht nė thinjė e brazda.

 

Ashtu si Kolombi, kur pa nė oqeanėt e stuhishėm

Tė bardhat ēajka e thirri : tokė, tokė !

Unė pashė tė bardhat ēajka tė dashurisė

E thirra : ėshtė afėr, shokė !

 

Vėrtet ish afėr, po unė Kolombi, s’e dija,

Veēse kėrkonte varka ime me velė tė hapur

Dhe shkuma e valės mė binte nė thinja :

Unė direkun e saj kisha kapur…

 

Mirė thotė njė kolegu im i vjetėr :

Nė dashuri duhet tė jesh Kolomb

patjetėr !… 

 

 

 

TRISHTIMI

 

Po iki me trishtim i zhgėnjyer nga miqtė
E mbylla dhe derėn qė rrinte e hapur
Pėr lajkatarėt, pėr rrenacakėt e smirėzinjtė
Qė shtireshin engjėj tė dashur.

Ku vete s'e di , veē s'dua tė kthehem
Sėrishmė nė rrenat e jetės
Diku nė njė skaj tė largėt do prehem
me qafėn e futur nė jakėn gri tė xhaketės.

 

 

Dritėro AGOLLI

 

 

 

 

 

 

 

BORĖ BIE MBI MUA

 

Ditėn qė mora rrugėn e largėt
koha ishte e vėshtirė,
nuk di nė ishte ditė me shi apo me diell!
Tash nė mua ka rėnė borė,
vitet herė mė duken tė shkurtra, herė tė gjata,
nė heshtje pyes veten si i marrė;
a janė njėsoj dita e nata.
Mundohem t’i shfletoj ditarėt e pashkruar,
gjėj kujtime tė freskėta, por edhe tė ndrydhura,
qė gjasojnė nė faqet qė ka pasqyra.
E ėmbėl e idhėt, e bukur ėshtė jeta,
si lulet mes stuhive qė rritėn nė shkrepa.
Nė kėtė natė tė vonė s’di ē’mu kujtua
borė qė bie mbi mua.

Bruksel, 8 qershor 2004


 


SHTEPIA E FĖMIJĖRISĖ SIME

Deri nė luftė ishte shtėpi,
sot s’ka vend as pėr njė mi,
as dallėndyshet s’kanė ku ngrejnė ēerdhe,
kėshtu siē ėshtė mė duket se mė thotė:
“Vogėlushi im mirė se erdhe!”
Shtėpia e fėmijėrisė sime
e bukur nė kujtime,
me emėr tė ri-gėrmadhė,
ajo s’pret mė njeri,
as zogjtė s’i fluturojnė mė pėrmbi !
Kur tė kthehem pėrsėri,
s’do ta gjej si sot gėrmadhė,
pėr tė fėmijėve kur t’u flas
do t’u duket si pėrrallė…..

Bruksel, 5 nėntor 2003

 



PĖRSĖRI NĖ FSHATIN TIM

Pas shumė vitesh, sėrish erdha nė fshatin tim,
ku edhe ndihet plaga e luftės,
por kėnga dėgjohet.
Bukurinė e dikurshme e paska ruajtur mali,
sikur isha fėmijė erėn e paska bari
edhe Ylberi ngjyrat lėshon nė Dri,
kur laj fytyrėn nė lumė
mė dukėt se shoh mė shumė.
Ka shumė bukuri te Gurra e lumit Dri,
por ndiej njė ligėshti,
kur pyesin: “Kush ėshtė ky njeri?„

Bruksel, 30 gusht 2003


 


TEK KODRA FSHEHTAS TE SHKRUAJA

Herė-herė edhe pėrshėndetjet
qė mė vijnė prej andej ku kam varre e rrėnjė
si dhėmb kuēedrash mź kafshojnė
se nė kėshtjellėn e mallit jam i pafjalė,
as zogjve s’e di t’u them nga ėshtė dera,
prej kėtij ferri tė dal!
Fjalėt rrokjehumbura kanė ngelur shtratit tė shpresave
si lulet kur i mbulon vesa.
Ah, sikur tė dija ta rikėndoja
vjershėn time tė parė,
librat e shkapėrderdhur ndėr miq,
do t’i varrosja si e veja njė margaritar.
Sikur tė mundja kohėt vetėm per njė ēast do t’i ktheja
tek kodra fshehtas t’i shkruaja si dikur
dy vargje tė reja!

Ličge, 1994

 



SI E QUAJNĖ ATĖ RRUGĖ

Lisat i rrėzuan nėpėr kohė
rrėnjė t’mos kenė as pėr trohė
rrugė hapėn ballabanėt
qė tė ecin sulltanėt.
Shirat i lanė plisat
qullur nė gjak e lotė,
bardhėsinė qė patėn
s’ua humbėn dot.
Si e quajnė atė rrugė?:
« Rruga e Ballabanit »,
nė tė mori ikėn
edhe vetė Sulltani

 



FYELLASHTI IM

Fyellashtin tim qindvjeēar
s’e ngroh dielli nė pikė tė verės,
nuk e fryn as era e bjeshkės.
Fyellashtin tim nuk e lajnė shirat e vjeshtės,
s’e ngrin as akulli siberian,
as ujku nuk e bren dot me dhėmbė.
Nė hartėn e grisur tė atdheut tim;
nė hartėn e arnuar,
fyellashtit tim do t’i bie,
me verė ilire qė piu Aristoteli
do tė ngre dolli.

 



A HARROHET HISTORIA
(Emil Kestemanit, shkrimtar belg)

“Duhet tė harrohet historia...“
pate thėnė miku im poet,
ajo me pėrsėritje
nėpėr kohė rreshqet.
Ti do paqen,
unė s’jam pėr hakmarrje,
po ēdo tė thoje vallė,
pėr ata qė i ē’varrosi kuēedra
dhe i mori bashkė me mijėra tė gjallė?
Qe dy vjet,
ēdo tre muaj nga dyzet
edhe ish tė gjallėt
na i kthen skelet nė thes!

Bruksel, 13 mars 2004

 


Jusuf ZENUNAJ

 

 

 

 

 

 

 

KUR DASHURIA JEP NJE SHENJĖ..

Ajo futet ne rrjedhėn e gjėrave me arrogancė,
si heshtja qė pason trokitjet e ēekiēit tė gjyqtarit
gjatė seancės.
Gjithė qenia pėrkundet, nga puhia me e vogėl
njė arė e ardhur gruri
qė pret pėr t‘u korrur.
Tamam atėherė kur ti kujton se je e mbrojtur,
kur kujton se tashmė je vetėm njė shpinė
njė shpinė e fortė,  pa gjoks,  pa bark,
pa kėrthizė,
(veēanėrisht pa kėrthizė)
si tavani i qilarit
mbi ushqimet e konservuara pėr dimėr.
Zmbrapsem njė moment
e gatshme pėr t’ia filluar ēdo herė nga fillimi
me njė paletė tė pastėr piktori
e njė vrimė tė errėt nė mes.
E nis pėr tė disatėn herė atė rrugė
fundin e sė cilės e njoh mirė,
si prekjen metalike ne xhep tė fishekut
tė cilin, gjatė rrethimit,
ushtari i mirė
e ruan pėr vete.

 

 

 

NDĖRGJEGJE E GJYMTUAR

 

Lakuriq nate
ndėrgjegjja jote e gjymtuar
verbohet e pėrplaset nė dritė!

E tmerrshme tė gdhihesh e tė ngrysesh
me kėtė shpend tė zi nė shpirt!

 

 

 

ME TY

 

Do tė ulem nė kėnd tė buzės
si nė njė shkėmb, pranė njė ujėvare
e sigurt se s'do mė rrėmbejė shtjellė e fjalėve.

Do tė ulem nė kėnd tė syrit
si njė zambak i mbirė nė ujė pranė bregut
me fletė tė vogla qė t'mos zė shikimin.

Se unė nė fund tė fundit, ē'jam?
- Njė dallgė e ngrirė nė hapėsirė
e shkulur nga deti i gjoksit tėnd.
Shtrin duart tė mė arrish e s'mė arrin.

 

 

 

MISTERI I LUTJEVE

 

Nė familjen time
lutjet bėheshin fshehtas
me zė tė ulėt, me njė hundė tė skuqur nėn jorgan,
gati mėrmėritnin,
me njė psherėtimė nė fillim dhe fund
tė hollė, e tė pastėr si njė garze.
Pėrreth shtėpisė,
kishte vetėm njė palė shkallė pėr t‘u ngjitur
ato tė drunjtat, tė mbėshtetura gjithė vitin pas murit,
pėr riparimin e tjegullave nė gusht para shirave.
Nė vend tė engjėjve,
hipnin e zbritnin burra
qė vuanin nga shiatiku.
Luteshin duke u shikuar sy mė sy me Tė,
si nė njė marrėveshje kryezotėsh
duke kėrkuar njė shtyrje afati
„Zot, me jep forcė..!”, e asgjė mė shumė,
se ishin pasardhėsit e Esaut,
tė bekuar, me tė vetmen gjė qė mbeti prej Jakobit,
-bekimin e shpatės
Nė shtėpinė time
lutja ishte njė dobėsi,
qė nuk pėrflitej kurrė,
si tė bėrit dashuri
dhe njėsoj
si tė bėrit dashuri
pasohej nga nata e frikshme e trupit.

 

 

Luljeta LLESHANAKU

 

 

 

 

 

 

 

TĖ JESH ME TY

 

Tė prekėsh heshtjen tėnde, siē prek njė send

Tė shohėsh thellė nė ata sy,

Ku dashuria hepohet si njė anije

E tė mos duash tė jesh pėrherė me ty?

 

Tė ecėsh me krahun mbi supet e tua

E tė mos ndiesh oshėtimėn e kaltėrt,

Limonet mbi krye?

Vaporėt, si zjarre tė natės?

 

Tė jesh me ty,

Tok me ty tė qeshėsh,

E mos kuptosh se si pėrpiqet deti

Tė dal jashtė guaskės sė vetvetės?

 

Tė jesh me ty?

 

Tė jesh me ty?

 

 

 

 

TROKITJE PRANVERORE

 

Rendin retė. Era shkund petalet,

Nėn petale dehen trotuaret.

 

Dy-tri krisma, shiu rrjedh i rreptė,

Borė e bardhė breshri bie nga retė.

 

Kokrrat mbi ēatira vallet nisin,

Si njė mijė pėllumba po ēukisin.

 

Ja, po dal dhe unė tej tek rruga,

Tė kap njė nga tufat me pėllumba.

 

Po ēfarė patėn, krahėt pse hepuan,

Dhe mbi hark t'ylberit fluturuan?

 

Le tė shkojnė hapėsirave tė kaltra,

Nė stacion mua mė prźt e dashura. 

 

 

Xhevair SPAHIU

 

 

 

 

 

 

 

NGA SYTĖ E VAJZĖS

 

Njė fjalė e Lasgushit

Ē'mė ka dridhur

Me valėt e liqenit qė dridhen si mirazh

Me profilin e hequar tė vajzės qė dua...

 

Pėr dhjetra syqeshura

Qė mė pėrshėndesin

Nuk kam ndėrmend tė stis flirte

 

Ngado sytė e vajzės

qė mė thotė poeti

Mė ēmendin si pellgjet

mistermagjishme.

 

 

 

LETĖR E PANISUR

 

...Kur ishim vetėm e s'na shihte njeri

putheshim e qeshnim sy mė sy

Ah, ato flokėt e tu...asokohe

pupupu, nė kraharorin tim

ajo kokė e bukur bjonde

me ata sy, si dy liqene tė thellė

tė kaltėr, pranė e pranė

me atobuzė karafili

me atė gushė fildishi, tė bardhė

Po kur loznim syēelasi pa lėviz qerpikėt

copa-copa heresh pothuajse gjatė

ti mė mundje mua se mė dridheshin qerpikėt

dhe qeshnim fort dhe putheshim prapė

Dhe hokat merrnin flakė... imazhe fėmijėsh

luanim kalifqė dhe me mbyllje sysh...

Ē'tė tė kujtoj mė parė, e dashur e mjerė

kur shtriheshim mbi bar e tjerė e tjerė

mė pastaj, s'di... si krejt pa kuptuar

njė heshtje ra dhe dy lot tė nxehtė... 

 

 

 

RRĖSHQITJE

 

Nuk prita sot...

Nė kėtė ditė pranverore

sekretin e lodhjes tė ma zbulojė udha

u bėra fllad e fluturova mbi njė gjethe

tė kapja misterin e dashurisė.

 

Dhe qėnkesh ai si shirit i njė filmi

qė jep e merr ēdo gjė tė bukur me mua

 

Kur bėra ta kap... mė rrėshqiti nga duart. 

 

 

Naim BERISHA

 

 

 

 

 

 

 

KLITHMĖ DASHURIE

 

Thika i futėn pamėshirshėm

njė ditė pėrvėluese nė qershor

 

Anės plagės sė ēelur

Gjaku, Ngrotėsia, Loti,

Dielli digjte dhe qielli i rimtė ish

Asnjė gjeth s'lėviste nė qershor

 

Shpirt' i rėnduar, i therrur,

i shkelur,

i hedhur,

zbriste nė gropėn e zezė

ngadalė...

 

Kur ndjeu se iku plotėsisht,

Dashuria

Zemrėn e plasi

dhe e la tė thyej copė-copė

mbi trupin e drobitur tė pajetė

 

Dielli digjte frymėn e shkretė

dhe asnjė gjeth s'lėviste.

Ish qershor...

 

 

 

VETĖM TI

 

Gjithnjė e mė tepėr

brenda meje tė ndiej

tė ndiej

se si nė orėt e vona tė natės

mė pushton pak nga pak.

Dhe pastaj sundues

mė bėn tė papeshė

dhe gjymtyrėt m'i dyzon.

I ajėrt,

porsi ai, pushton hapėsirėn

e mureve ku fle unė

Dhe unė ndiej

me ēdo qelizė,

nė ėndėrr dhe nė zhgjėndėrr

se tė kam.

 

 

Mimoza EREBARA