Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - Poezi tė zgjedhura

Poezi tė zgjedhura

 

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

Nga:

 

Pėrparim   HYSI

Gentiana MIKUSHNICA

Xhevahir CIRONGU

Kadrije GURMANI

Adem ZAPLLUZHA

Gladiola BUSULLA

Jusuf ZENUNAJ

 

 

 

 

 

Pėrparim   HYSI

 

Mozaik  dashurie *

 

 

Ē'TĖ KUJTOJ MĖ PARĖ NGA TI?

 

Ē'tė kujtoj mė parė nga ti?

Amali!  Amali!
Tė kujtoj dy  sytė e zi

Amali! Amali!

Apo gushėn farfuri

Amali! Amali!
Buza jote si qershi

Amali! Amali!
Mė fanitet yti gji

Amali! Amali!
Dhe zė ndiej nostalgji

Amali! Amali!
Ku do jesh (s'e di tani)

Amali! Amali!
Kėto vargje janė pėr ty

Amali! Amali!

 

 

PORTRET ME VARGJE

Tek ti  vėshtroj njė atmosferė brishtėsie
Si tė jesh gati pėr njė vallėzim tė gėzueshėm

Je e freskėt, lozonjare: mbuluar kėnaqėsie

Ke njė portret pėr kėdo tė tundueshėm.

Mjekrra me majė e buzėt e holla

Sytė i ke tė butė me ēikla blu
Kėdo, kur tė sheh, zė e "mbyt" kolla
Sa dhe unė , i moshuari, bėj "ububu!"

 

Nuk ėshtė ububu frike, por ububu gėzimi
Nė ata sy fshihet njė dėshirė pėr t'u "vėrejtur" nga tė tjerė!
Ndaj e humbi fillin edhe Pėrparimi

Se mendja dol nga burgjia e u bė erė...

 

 

FTESA

 

Ti mė fton qė tė puth

E tė gjej limer tek ti
Pėr andej unė ka  marr  "rrugė"

Prandaj, pritėm dashuri!

 

Gjej "limerin" e zė  shtrihem

Aty shtrihem gjer e gjatė

Nga "limeri" unė nuk nginjem.

Ende "bukėn" s'e ha thatė.

 

Veteran nė dashuri
Prej aq kohėsh kam"licencė"
Eh , moj qene pleqėri!
Qė s'mė lė pėr "audiencė"

 

 

PĖR PAK HUMOR

 

I them njė moshatareje: tė dua!
Ajo zė e mė sheh me dyshim

Ke qejf qė tė mbresh "qetė" me mua?

Jazėk.- mė thotė,- mor Pėrparim!

 

Po ti,- vazhdoi,- tani je gjysh

Pa unė si dhe ti jam gjyshe
E di, i them, qė jam babagjysh
Por tė dua dhe s'ka as si a qyshe?

 

Dhe nuk ka nevojė pėr pasqyrė
I thashė moshatares qė "dua"

- Pula plakė supėn e bėn mė tė mirė!!!

Pa zu qeshi moshatarja  me mua.

 

Ja, kėshtu, zėmė  bėjmė humor
se kot  nuk thonė qė jam "shakaxhi?!"

Iku koha jonė pėr amor

Dhe "rihemi" tani, nė pleqėri!

 

* Ēdo pėrkim emrash apo aludim ėshtė vetėm rastėsi.

 

Tiranė, 22 shtator  2014

 

 

 

 

 

Gentiana MIKUSHNICA

 

 

DUA

 

Dua te flas por zė nuk kam,

ky shpirt i trishtė sa shume qan,

kjo natė sa me vret,

kjo errėsire sytė mi mbyll,

ku janė yjet’’miqtė e mi’’,

ku ėshtė hėna,te me fal drite,

se gjej sot dot rrugėn,

te arrije tek ti,

me dhemb zemra se ti i pėrgjakur

brenda saj rrinė, e unė,

s’e gjej dot lumturin,

te shėroj vragėn qe mbi zemėr

me le ti...!

Heshtje kristal si akull

mbi shpirt me rrinė,

e unė kėrkoj ky shi te ndalet,

e hėna te me fal drite,

e yjet te vezullojnė,

dhe te gjej rrugėn tek ti.

 

 

MAGJIA IME

E kėrkoj magjinė,
Fshehur nen muret
Edhe mbjes ajo rrinė..!
Si njė fėmijė,
Pa faj.

Lotėt nė sy i mban..!
ke magji -gėzimi im,
Kush te preku,
Kush te lėndoi,
Lotėt kush ti solli..!
Ule kokėn magjia,
Me vjen turp,
Ka kohė qė njė ēast
Tė lumtur nuk tė fala..!
Dua tė dal,
Nga kėto mure,
Nga kjo dhomė qė mban dhėmbje,
Dua tė jem e lirė,
Kjo robėri, mė mbyti,
Kėta lotė ngjyrėn e syve mė humbėn!
Mė fal,
Qė rob tė dhėmbjes tė kam mbajtė!

 

 

FUNDI

Tė jetojmė kėtė jete,
Se nuk e dimė,
Fundi ku do tė jetė!
Apo cili do tė jetė.
Fillimi pėr ne!

Atė botė do tė ikim,
Pas do lem gjithēka,
Vras mendjen,
Se jetova shumė pak,
E gjėrat e bukura,
Po me mbesin pas!
Eci,jetoj, vazhdoj,
Me lot ne sy,
Me trishtim,
Dhembje,
Gėzim,
Lumturi..
Eci pėrsėri,
Nuk ndalem,
Se si dihet,
Fundin ku mund ta kem!

 

 

 

 

 

Xhevahir CIRONGU

 

 

NĖNTOR I LIRISĖ

 

Nėntor i Lirisė

Nėntor i 1912-ės,

Nėntor i 1944-ės

Nėntorė me qiell tė pėrflakur!

Nėntorėt  tanė,

Me tokė tė pėrgjakur.

 

 

NĖ UDHĖKRYQE SEMAFORĖT NDEZUR

I vetmuar eci nė rrugėn e jetės gri
Nėpėr shtigjet e pashkelura kėrkova diēka,
Atje, te ai lis shekullor fjalėt qėndisė
Me fjongodrite shkruaji,dikush mė tha.

Nėn hijen e degėve tė lisit,gjethet numėrova
Nga flladi i erės u shkundėn, supeve mė ranė,
Eca i vetmuar, rrugės sė kujtimeve s’u ndala
Pse u trembėn gjethet, nė ē’yll ata ndaluan!?

Dhe shirat e viteve, u derdhėn mbi mua
Gjethet e lisit ranė si yje nė shportėn hėnė,
Atėherė kuptova se jeta vėrtet qėnka si liman
Le tė fryjnė erėrat e kohėrave, ato i putha deri nė rrėnjė.

Pluhėri i kohėve, shkruar nėpėr epitafe
Te emėri nėnė, puthjet la drita-hėnė,
Statujat e vdekjes era i shtyn deri te yjet
Dhe unė nė heshtje gdhenda veē fjalė.

Kohėt nė udhėkryqe, semaforė ndezur
Vėshtrimin treta tutje atje te ajo kodėr,
Lisi shekullor nė trung ēfarė mban fshehur!?
Hėnėn mban supit, dritė ari larė.

 

 

EMRI YT FLAMUR MBI RE 

(Kjo poemthė i kushtohet dėshmorit Jashar Jashari, birit tė fshatit Strofc-Vushtrri, me rastin e 5 vjetorit tė Shpalljes sė Pavarsisė sė Kosovės)

 

1. Strofci ynė ka lind shqiponja
Vargje shkrova pėr historinė,
Stėrgjysh- babė edhe nėna
Pėr lavdinė sot kėndohet kėnga.


2. Nė do kombin e Shqipėrinė
Por dhe nderin e flamurė,
Qė tė shkruash emrin te guri
Edhe gjakun derdh pėr Atdhe
Bir i Strofcit Jashar Jashari
Emri yt flamur mbi re!

3. Moj Kosovė si dritė e hėnės
100 vjet sundoj Serbia,
Qysh nga koha e lashtėsisė
Ke folur veē gjuhėn e nėnės.

4. Pėr mbi varr tė Halit Gecit
Gurshtin lart ngriti ‘’Duraku’’,
Meteorėt bėnė betimin
Te beteja e Hamidisė
Hapėn flatrat e lirisė.

5. Drejt shqipes erdhėn kosovarė
Lotėt nė sy mbetėn tė tharė,
Qindra djem e vajza si luanė
Me shkaun ata luftuanė.

6. Ishte dita e 14 marsit
E vitit ’99-tė;
Nė Livadhet e Qėrshisė 
Mbi shkėmb ēeli lulja e lirisė.

7. U vranė pleqė, u ther fėmija
Ngjarja tundi gjithė planetin,
Lokja nėnė kėshtjellė mbeti
Nėpėr breza, deri sot
Kurrė gjakun tė mos e shkelni
Betohuni te i madhi Zot! 

8. Neve jemi evropianė
Amerika na u ndodh pranė,
Ndal masakrėn moj Serbi
Se kėtu i thonė Shqipėri. 

9. U nxi qielli e u dridh toka
Bijtė e tu Strafcok luftojnė,
U skuq me gjak edhe shkėmbi.
Jep kushtrimin Jashar Jashari
‘’ U thotė trimave luftoni
Pozicionet mos lėshoni!’’.

 


10. Por njė plumb i mallkuar
Trimin e qėllon te trupi,
Syri i shkėlqeu si ēika
Lindur- rritur nė ato gryka.


11. Nėnės seē i ēunė fjalė
Nė betejė djalin kanė vrarė,
‘’Mos ma thoni kėtė fjalė 
Pėr lirinė e Kosovės
Djemtė rrojnė- i kemi gjallė!’’

12. Tufa lulesh karafili
Nė gjoks nėna djemėve u vuri,
Dhe lotėt ndaluan mbi faqe
Shpirti tyre sot prehet nė paqe.

 

13. Te Kosova ėshtė krenaria
Gjaku tyre s’ka tė tharė kurrė,
Nė do kombin e flamur
Pėr mbi gur gėdhendur LIRIA
Nė shekuj rron PAVARESIA!

 

Durrės 26.11.2014

 

 

 

 

 

Kadrije GURMANI

 

 

MEDITIM NATE

 

I more detit ėndrrat

E shterre atė ujėvarė

Unė rri

Te ky breg

Nė rreze dielli digjem

Edhe sonte

Me sytė tu

Trazove njė qiell

Njėmijė fjalė u derdhen

Nėpėr kode tė fshehura

Sa pasforde u thyen

Pėr buzėqeshjen tėnde!

I more detit ėndrrat?!

Ti je eklipsi

Shperndare ne grimca jete..

shperndare ku une marr

frymendje gjakun neper deje..

dashurine ndjej ne hunde.

kthej koken anembane.....

ta gjej nga me vjen ndjenja..

gjith ajri ka aromen..

me lulet eshte dhe femra.

fustanin hedh shkujdesur

une format imagjinoj..

nen te qendron magjia..

mbyll syte..

por si takoj.

sa larg qendrojne mendimet

sa embel me ngacmojne..

ty zoti te krijoji..

ty zoti te stolisi..

me harqet magji bere per zemrat..

je eklipsi

 

 

 

 

 

Adem ZAPLLUZHA

 

Katėr poezi nga libri “Mbi flokėt e ullukėve”2

 

 

KJO DUNĖ E DHEMBJES

 

Pėrtej mureve tė shtėpisė

Era ēirret  si e pėrēartė

Kjo dunė e dhembjes

Troket pėr ēdo natė

Si e ēmendur nė portat e mendjes

 

Kah t’ ja mbaj

Ku tė shkoj me kėto duar prej rėre

Pėrtej kolonadave njė zog rebel

Shkrihet nė vajė

Me mallėngjim dėnes

Pėr lotin e mjegullės fatprerė

 

Nuk dihet se

Kah na drejton kjo udhė

Te shevarėt na presin

Edhe disa rrugė tė tjera

Sa shumė paska helm

Kjo kėrpudhė

Nė gjysmė tė rrugės vdiq pranvera

 

 

KUR TAKOHEN ME DRITĖN

 

Mė pėlqejnė trajtat e gjetheve

Kur lėvizin

Prej njė dege nė degėn tjetėr

Tė mendimit

 

Lėvizin ngadalė

Si shpirtrat e pemėve

Nė ēdo hap krahasohen

Me zemrėn e madhe tė lirishtės

 

Kur takohen me dritėn

Si frymėmarrja depėrtojnė deri te rrėnjėt

Mė pėlqejnė lojėrat e gjetheve

Kur lozin nėpėr lirishtė me sutat e egra 

 

 

PĖRVEĒ MEJE

 

Sonte dua qė vargu im kryeneē

T’i pėrngjaj shpirtit tė Serembes

Tė ngjitet murishtave

Si kėrpudhat e mykura

Nė kujtesėn e njė peme tė tharė

 

Nė ēdo fjalė tė shkruar

Tė pikojnė si balsami shėrues

Tė pikojnė

Lirikat e tundjes sė varkave

Qė i pėrkasin vetėm Serembes

 

Ky varg i im kokėfortė

Nuk i pėrngjan vargut tė askujt

Poet tė tjerė

I  kushtuan ditirambe Serembes

Vetėm se vetėm

Qė ishin mė tė trishtuar se ai

 

Sonte dua qė vargu im kryeneē

Tė mos i pėrngjaj askujt

Pėrveē meje

Qė aq shumė u pėrngjaj

varkave qė tunden nė vetmi

 

 

SYTĖ E TUA

 

Sytė e tua tė lėngėta

Mund tė prekin sonte ēdo skutė

Qė fshihet nė gjeografinė e shpirtit

Kaltėrsitė janė aq tė vogla

Sa qė disa dete mund tė shteren

Nė imazhet e sė nesėrmes

 

Sytė e tua qė aq thellė depėrtojnė

Nė kokrrat e klorofilit

Janė limane

Ku mund tė ankorohen

Edhe anijet mė tė vetmuara

 

Nga sytė e tua si liqene yjesh

Shpėrthejnė pamjet mė inkandeshente

Qė burojnė si lumenjtė

Qė kurrė nuk shterojnė

Ne mendjet njerėzore

 

Sytė e tua prej gjelbėrimi

Po ua marrin anėn deteve

Sytė e tua

Qė s’mund tė krahasohen

As me  gjelbėrimin e barit

 

 

 

 

 

Gladiola BUSULLA

 

 

EROS 1

 

Dritė e amshuar

mbi dallgėzime !

Deti mė thotė:

“Prit hapat e tij”.

Sėnduku i jetės

shkund pluhur vetmie.

Ora e zemrės

troket dashuri.

 

 

EROS II

 

Muskuj tė stėrlodhur,

spektatorė tė natės !

Turbullirė e ethshme

spėrkatur me zjarr.

Frymėmarrje e thellė,

gjer nė qiell, e ngritur.

Pėrmbi tokė ngadalė,

Sėrishmi, e zbritur.

Pasioni gjunjėzohet

para dashurisė.

Luan lumturia

me flatrat e shpirtit.

 

 

 

 

 

Jusuf ZENUNAJ


NGA URA E QABESĖ

Nga Ura e Qabesė
shoh gji nėnash tė shtjerrur,
vashat flokėthinjura tek lėshojnė gjėmė
dhe kafshė pa dhėmbė.
Nata mė tretė
nė mes tė Urės sė Qabesė .
Kokėn mbaj nė duar,
mbushur jam plot vajė,
nėna ime e vejė
nga t’ia mbaj ?
Emrat zhduken nė Saharė
si drita nė shpellė,
shpirtrat e humbur nė kėtė urė
cili zot do t’i mbledhė ?

 


KASAPI I BALLKANIT

Krekoset kasapi i Ballkanit nė Gjygjin e Hagės
nuk e shqetėsojnė plagėt e tė riut,
tė nuses as tė plakės,
as gratė shtatzėna tė vrara me gjithė fėmijė
kush pa kėmbė e kush pa sy,
tek i sheh nė fotografi
tė rritura nė ekran,
nuk rrah ēerpikė,
fare nuk ofashan.
Siē e ka zakon me fjalėt vrer
edhe foshnjet e palindura i quanė kriminelė !
Nė Bosnjė,Kroaci, Kosovė e nė Luginė tė Preshevės
krimet e Milloshit duken si dimrit edhe verės,
nuk i fshijnė erėrat, stuhitė as vullkani,
kasap ma tė madh s’ka pasur kurrė Ballkani….


NJĖ DITĖ U TRETET HIJA

Kohėt i arnon me plagė
pakkush sikur populli im,
kujtesėn tė tjerėve qė ėshtė gjallė
me dhembje ua pėrtrin.
Shpeshherė shtatzėnat shtyhen nė lindje,
po njė ditė del nė jetė fėmija,
ndaj tij, moj Hije e zezė,
hija e njerėzve tė gjorė,
diellin s’e ke zog nė dorė.
Kohėt i arnojmė me plagė
deri tek pragu ku pret liria,
ē’do tė thoni ju tė mjerė,
kur nėn kėmbėt tuaja
njė ditė u tretet hija?