Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - POEZI TĖ ZGJEDHURA

Grup autorėsh

POEZI TĖ ZGJEDHURA

     

Sabile KEĒMEZI-BASHA

Adem ZAPLLUZHA

Mimoza AHMETI

Pėrparim  HYSI

Zyba HYSEN HYSA

Jusuf ZENUNAJ

Sabina VEIZAJ

Valter DAUTI

 

 

 

 

 

Sabile KEĒMEZI-BASHA

 

NĖ ARBĖRI KA SHUMĖ FURTUNĖ

 

Nė Arbėri, kėto ditė

Ka pasur shumė furtunė

Dhe ka rėnė skorratinė e kuqe

 

Nė gishtat e Penelopės

Kishte lėshua shtat pritja

Pandora, hezitonte tė hapte kutinė

Tinėzisht...

 

O zot,

Kur do tė ndalet

Ky shi i kuq

Mbi kulmet e kullave

 

 

EDHE NĖ 100 VITET E ARDHURA

 

Unė

Edhe pėr tė gjitha vitet e ardhura

Do tė kem mall

Pėr ato njėmijė vite tė shkuara

Qė nuk isha e ngjizur

Nė barkun e atdheut

 

Unė do tė dua

Edhe nė Janinė

Edhe tek Mollė e Kuqe

Vetėm pėr vete

Pa lejuar tė tė pėrimtojnė,

Lapėrdharėt e stepave

Toka ime e blertė

 

 

SYRI SYRIT I MBYLLI SYRIN

 

Lėvrova gjurmėt e hapit

Dhe eca tutje

Duke mbyllur sytė

Me shputa tė grisura

Mbi rrasa tė nxehta

Valė

 

Nga e pathėna

Syri syrit

I mbylli syrin

Dhe i dėrgoi 

Porosi me gishta

 

Sa shumė tentova

Qė ta zbėrthej

Dhembjen e heshtur

Nė unazėn vertebrore

Nė ēati tė kullės

 

 

TRI HERĖ TROKITA...

 

Nė dyert e mbyllura

Tri herė trokita

Pa dėgjua

Rėnkimin e motit

 

Tri herė trokita

Nė brinjėt e Evropės

Pa dėgjuar

Fjalėn e pathėnė

 

Tri herė thirra

Nė emėr

Pėr tė pagėzuar

Me emrin e ri

Qė kurrė nuk do e harronim

 

 

 

 

 

Adem ZAPLLUZHA

 

TĖRĖ JETA IME

 

Mė ka mbetur shumė pak kohė

Pėr numėrimin e ditėve

Ose tė trishtimeve

Tėrė jeta ime

Kaloi nėpėr njė urė tė ngushtė

 

Vera mė dukej si dimėr

Kurse dimrat kurrė nuk kam ditur

Se me tė cilat stinė t’i krahasoj

Aq shumė kisha dhembje nė shpirt

Sa qė i harroja ditėt nė vijimėsi

 

Mė besoni qeshja pėr mua

Ka qenė njė nocion i huaj

Sa herė qė i lėvizja buzėt e mavijosura

Pikonte njė lloj trishtimi

I ngjizur me dhembjen e kohės

 

Kėshtu u rrita

Dhe u rritėn miqtė e mi

Pėrherė nė jetė na pėrcillte njė hije

E murrme qė na e zinte frymėn

Nė ato ēaste

Kur mund tė merrnim frymė

 

 

PĖR ĒUDI HESHT EDHE QIRIU

 

Ti nuk bisedon

S’dėgjohet mė ai zė baritoni

Ēdo lis pranė varrit tėnd

Ėshtė fundosur thellė

Nė shpirtin e heshtjes sė pėrditshmėrisė

 

Pėr ēudi hesht edhe qiriu

Mbase po digjet me njė flakė tė heshtur

Imiton jetėn tėnde prej njė babe

Pėrherė ke qenė i vranėt

Ngjaje me mjegullat e atdheut tė vjedhur

 

Vetėm qeshja e jote

Prej njė burri tė vendosur

Tregonte fuqinė tėnde tė brendshme

Gurgullonte si Drini i Bardhė

Nėpėr brigjet e thepisura tė jetės

 

Ti edhe sot nuk bisedon me askėnd

Vetėm heshtja e qiriut tregon maturinė

E fjalėve tė njė njeriu

I cili askurrė nuk foli asnjė fjalė

Kur s’kishte ēfarė me thėnė

 

 

NGA DRURĖT VEĒ KANĖ  ZBRITUR NJERĖZIT

 

Ulesh mbi supin e njė druri

Dhe pėrgjon heshtjen tėnde

Matanė lumit

Njė mėllenjė e kaltėr i lėshoi vezėt

Nė shuplakat e zhurit tė pėrflakur

Digjen gishtat e drurėve

 

Sheh se si dita udhėton me njė varkė tė vjetėr

Mbase e pret njė rrugė e gjatė

Ti sėrish nuk zbret nga druri

Shikon me habi mėllenjėn nė miniaturė

Qė po krijon njė botė tė madhe

 

As era s’pėrpėlitet s’lėvizin as degėt

Njė ngėrē i paparė frymon nė hapėsirė

Nga drurėt veē kanė zbritur njerėzit

Dhe nėpėr rrasat bjeshkėve tė egra

I shkruajnė epitafet e para

 

 

KUR JANĖ MES DY STINĖVE

 

Njerėzit ngjajnė me portretin e dimrit

Ecin rrugėve me flokė prej dėbore

Kur i shtrin duart

Si djersėt e ftohtė tė vjeshtės

Nga gishtat skelet pikojnė kallkanėt

 

Kur janė mes dy stinėve

Si gjarpinjtė i ndėrrojnė kėmishėt

Njė ditė ecin kryelartė si kėndesat

Kurse ditėn tjetėr

Zvarriten nėpėr mjerimin e tyre

 

Duken se ngjajnė edhe me perėndit

Por bien aq ultė

Sa qė kur ngritėn nė kėmbė

I zė marramendja

Dhe lėshohen pingul nė tokė

Pranė rrėnjės sė kalbur tė degės sė sėmurė

 

 

VETĖM KĖPUCĖT PREJ LLASTIKU

 

Secili prej nesh duhet tė dalim

Nga lėkura e jonė

T’i arnojmė pantallonat e shqyera

Me plagėt e viteve

 

Shikoni kėpucėt e mia

Shikoni se si e kanė hapur gojėn

Don me gėlltit rrugėn e shkelur me shekuj

Me i gėlltit tok me ėndrrat tona

 

Edhe kėmisha ime me qindra arna

Varet mbi trapazan

Nuk ka njeri qė mund tė ja shėroj plagėt

Ajo dergjet si njė nuse lehonė

 

Po na ikėn edhe kjo kohė e grisur

Asgjė nuk mė ka mbetur nga e kaluara

Vetėm kėpucėt prej llastiku

Mė presin tė fshehura nė njė trastė tė dhirtė

 

 

 

 

 

Mimoza AHMETI

 

TI DO TE HESHTĖSH

Ti do te heshtėsh gjate atė dite,
ndoshta pėr fare atė nate,
kur te mos jete
mbi sferėn e humbur te tokės,
figura ime krenare
me sytė e fuqishėm si shpeze
qe veē lirisė i pėrkasin,
qe ti ti i deshe aq shumė.
Ti do te heshtėsh djalė,
ti do te heshtėsh, burrė,
ti do te heshtėsh, shpirt,
kur te mos jem me unė.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh, nuk do te jete me ajo heshtje, njė nga ato qe vibrojnė afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungesės,
ajo heshtje e kthimit tėnd,
ne njė, ne njė, ne njė.
Ti qe gjithmonė me mua ishe dy,
dhe p**** njėsuar,
po kurrė bir vetmie.
Do te heshtėsh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalėt si guaska te rralla,
qe m'u desh aq rruge te eci pėr ti gjetur,
do te heshtėsh ti, qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne njė burrė si mijėra
(kurrė nuk mbaron argatėria se ngrėni burra.)
Do te heshtėsh. Do te ēohesh. Do te ikėsh qe andej,
krah thyer drejt gojės se argatėrisė do t'ikesh
duke tu zvogėluar trupi, shpatullat ne largėsi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikėsh argati im, do te zhdukesh,
dhe kėtu historia jone do te mbaroje
historia jone e padėgjuar
qe e pėrgjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen ēati.

 

 

GJITHCKAJA IME

Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka, gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime, e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber, o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju, gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro, me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!

 

 

 

 

 

Pėrparim  HYSI

 

TĖRĖ KOHĖS

 

Tėrė kohės ju qėndroni e gjallė

E gjallė, e tėra, nė shpirtin tim

Ah, sa mall qė kam! Sa mall!

T'ju jap qoftė dhe njė pėrqafim.

Pastaj "oreksi" vjen duke ngrėnė

Pas  pėrqafimit dhe puthje tė nxehta

Eh, sikur ta dish, se ē'mall mė ka zėnė

Mė duket se keq mė ka sakatuar jeta.

Se emigrimi po mė ha pak nga pak

Kush e shpiku? T'i bėhet nė grykė!

Pse, moj mike, a nuk tė duken mjaft

Qė malli i dyfishtė tė mė mpik?!!

 

 

SI MUND TĖ JEM I LUMTUR?

 

E kuptoj mirė, pse nuk jam i lumtur

S'mund tė jesh i lumtur, mėndjekthjellėt

Kur qeshė i lumtur, mėndjen kisha humbur

Pas njė tė bukure... dhe kisha zėnė qiejt!

 

 

ZĖRI YT

 

Zėri yt si njė psherėtimė

(A kėshtu mė duket mua?!)

Psherėtimė qė mė kthehet nė regėtimė

Si njė regėtimė qė e dua.

Nė pejėzat e zėrit lexoj

Lexoj a shoh njė tė fshehtė

Lexoj ndoshta pse ju dashuroj

Kėshtu  e"fshehta" mė flet.

Zė e mė zbulon mistere

Misteret pak nga pak i njoh

I njoha dhe, ndaj atėhere,

Njė gaz  mė mbyti qė oh...

 

 

THONĖ...

 

Thonė  qė dashuria e pafajshme

Qė lind, ashtu, vetvetiu

Nuk ėshė aq e pamoralshme

Sa tė mallkohet njeriu.

Se, sado mundohesh ta frenosh,

Nuk mundesh dhe zė "shkel" kufinė

Nuk ke tė drejtė  fare ta mallkosh

S'ke tė drejtė tė mallkosh dashurinė.

Se ėshtė  e pastėr dhe e ēiltėr

Sado  qė ėshtė pak inoēente

Tek shkruaj, jam i kthjellėt qiqėr

Ē'shpreh  pėrmes kėsaj vjershe.

 

 

PĖRKĖDHELJET

 

Pėrkėdheljet femrėn e lidhin me veriga

(Vėreni: i pėlqejnė pėrkėdheljet)

Kėtė e kam nga praktika

Dhe i shkruaj pėr ata qė fillojnė "nxemjet"

Provojeni dhe nuk do dilni tė zhgėnjyer

Unė tregoj veē  ē'kam parė.

Kėto vargje i sjell  pėr t'ju rrėfyer

Juve tė "klasės sė parė".

 

 

AH, AJO DHOMĖ!

 

Ah, ajo dhomė nė njė pallat tė madh

Qė mbante brenda dikur njė "thesar"

Nuk di se si mėndja nuk mė bėn "bėrdaf"

Kur sytė andej unė hedh me mall.

Pallati atje ėshtė, nė vėnd

Pse ika unė, nuk do luante dhe pallati?!

Bėhem me stres, kur e sjell nė mėnd

Se aty, dikur, jetonte buzėmjalti.

Buzėmjalti, tani, s'dihet mė ku ėshtė

Unė sytė nga pallati dhe mėndja "fėsht!"

 

 

ĒDO  GRUA

 

Ēdo grua tenton qė kokėn e burrit

Ta fus nė kularin e saj

Dhe nė paēė fuqinė e Herkulit

Ajo nga e saja, nuk heq dorė kollaj.

Kur them ēdo grua, ka dhe pėrjashtime

(S'flas pėr ato qė s'kanė dy fije mėnd)

Kėtė e vėrej dhe tek gruaja ime

Por burri me mėnd, s'i vesh ato "pėndė"

 

 

PERLA

 

Po pėrse thonė qė perlat janė thellė nė det?

Do zhytesh apo "mbytesh" nė thellėsi

Gojėhapur mbeta sikur hėngra gjellė tė nxehtė

Kur pashė mbi tokė njė perlė si ti.

 

 

MĖ DUKET VETJA

 

Mė duket vetja si ajo bima e fishkur

Qė, sa zė e vadit, fillon e merr jetė

Dhe unė sa takova me syrin e ndritur

Tak u gjallėrova dhe u bėra me fletė.

Se sharmi i saj sikur mė flladiti

Aroma e atij sharmi mė kėnaqi

Flatun, flatun u bėra nga shpirti

Dhe "bimė e fishkur" shkoi e vajti...

 

 

KUR TĖ PUTHA

 

Kur tė putha papandehur

(E di qė bėra gabim)

Si gjykoj, me mėndjembledhur,

Pėr ēdo gabim, merr dėnim.

Ēdo gabim, kushdo vet duhet ta lajė

(Ndaj erdhe dhe tė putha prapė!!!)

Se ndryshe gabimi, do kthehej nė "faj"

U fala nė gjunjė, por ti me puthje "more hak".

 

* janė shkruar nė qershor 2004

 

 Tiranė, 19 qershor 2015

 

 

 

 

 

Zyba HYSEN HYSA

 

POEZI NĖ JANAR

 

Mes ngricės sė grinjtė dimėrore,

S’di si poezia ēelka mbi akull,

Mbase na mbron prej etheve

shpirtėrore,

Shpejton dhe ardhjen e majit tė

pėrflakur…

Ethshėm vallzojmė mbi pistėn

kristalore,

Patinazh me ty ēdo ēast kėrcej,

Po si nuk shkasim? Tė zėnė pėr

dore,

Nė rrotullim… hap - majet ndjejmė…

 

 

SI NUK E DITKAM

 

Si nuk e ditkam

Ku ēel dashuria, mbillet loti

Qė zjarrit ndezur zemrash

T’i ulė flakėt e mallit gjer malli tė

piqet

Si frutė qė e ruajmė pėr mė tė

shrtenjtin nė botė…

Si nuk e ditkam

Qė loti shuan dhe avujt i lėshon

Si vesė nė lėndinėn e shpirtit

Pėr tė ruajtur tė freskėta lulet e

kujtimit…

Si nuk e ditkam

Qė loti vret dhe shėron

Me gjuhėn e mallit si ariu plagėt

Lėpin ethshėm,

Pėr tė mbetur tė pėrjetshėm!

 

 

 

 

 

Jusuf ZENUNAJ

 

MOS PREK BIRO MOS 

Tė pasur qenė jo krejt njė grusht, 
sot ėshtė njė lumė 
nesėr njė det. 

Dje me kasole 
sot me villa, 
lum halla qė priti 
kaq ditė tė mira! 

Me shumė vetura e shpia, 
tė qenunit me fat, 
ua "fali " partia . 
si nga "e majta" ashtu 
edhe "e djathta". 

Si n'qeveri ashtu jashtė saj, 
pėr kokė tė hallės 
nuk mund t'i ndaj. 

Mos prek biro mos prek 
po i hodhe nė gjyq 
burgu tė pret... 

7 qershor 2015 

 


UNĖ NĖ JUG E TI NĖ VERI 

Nė tė gjitha anėt e atdheut tonė 
dita nuk ka zbardhur 
jo, jo, nuk ka zbardhur! 
Fyellashti dridhet nė nėpėr kohė, 
nė degėt e lisit tė moēem pranė kullės 
e njė zė mė thėrret prej jugut 
Boletin ku je, 
ku je !? 
Malli pėr ty mė ka marrė 
ta shoh mbi vetull 
qeleshen e bardhė 
e koburen n' brez 
moti o vėlla tė pres, 
Unė roje nė jug, 
ti nė veri, 
nė mėmėdheun tonė- 
Shqipėri. 

qershor 2015 

 


ERDHEN NA NDIHMUAN 

Erdhen na ndihmuan, 
vendin e ēliruam, 
erdhen na ndihmuan 
vendin na e coptuan. 
me fjalė "t' ėmbėla e t' buta" 
do tė ndėrrohet kushtetuta 
atdheu im i dashur 
ē'u bėre mish-mash, 
siē donim tė tė shihnim 
ende nuk tė pashė, 
tanėt tė grryejnjnė 
bashkė me tė'huajt horra 
se s'u dogji dora... 

13 qershor 2015 

 

 

 

 

 

 

Sabina VEIZAJ

 

MAFIOZĖ!

 

Miqtė e mi;
Ju qė nuk numėroheni
As me gishtat e njėrės dorė
Edhe pėr ju qė s'jemi takuar ende
Me ju qė ndajmė idealet, shpirtin e turbulluar dhe frustrimet;
Ē'mund t'i bėjmė kėsaj bote qė ka pamjen e qurreve,
kudėrbimin e nevojtoreve publike, ngjyrėn e gjakut tė atyre qė s'hanė
Dhe pėrfundojnė steka biliardo
Pėr tė dhjamosurit?!
Edhe klima po na tradhėton Miqtė e mi;
Dimrat po zgjasin ēdo vit mė shumė,
Sa tė egėr dhe tė mėrzitshėm qė po bėhen!
Shiu s'ėshtė mė prej ari, por prej balte
Sa shumė e duam lirinė dhe e ndrydhim;
Sikur njė dorė hekuri t'na kishte mbajtur frymėn!
Kjo botė ėshtė mafioze Miqte e mi dhe fshihet pas diktaturės.
Nė ēdo diktaturė tė paktėn ka patur heronjė.
Kjo tokė e kalbur, me mitėr plakė,
Nuk mund tė lindė heronjė.
Kjo tokė po pjellė; hajdutė, sharlatanė, kriminelė, mafiozė
dhe megallomanė vulgarė
Sot ka vetėm tregje Miqtė e mi;
Ka vendplaēkitjeje,
Ku edhe shpirti rrezikohet tė vidhet pėr skrap
Oh, Miqtė e mi!!!
Ē'tė ulėras?! Ē'tė them?!
Dua dhe s'guxoj!
Po, po, kam frikė, ose jo
Nuk e kuptoj, pse por s'guxoj.
Jemi kaq tė vegjėl, jam kaq e vogėl,
Sa zėrat tanė nuk do t'i prishnin punė askujt.
Janė ata,
Janė edhe shėrbėtorėt e tyre qė u lėpijnė kockat, Miqtė e mi.
Jemi edhe ne qė kujtojnė se na i hedhin;
Por shpirti ynė shkel kockat, shkel ata qė lėpijnė kockat
dhe ata qė u kanė ngrėnė mishin kockave
Por vetėm kaq, Miqtė e mi.
Dhe vlojmė, na dhemb koka dhe shpirti;
I gjithė trupi sikur na kanė rrahur xhindet.
Cucurrisim me njė gotė vere pėrpara nė ndonje bar a restorant modest,
Tė veshur shpenguar me duar nė qafė,
Dhe flemė qetė mbi tė njėjtin jastėk,
tė mbushur me histori tė trishta dhe tė gėzuara.
Pa patur borxhe kockash e mishi...
Miqtė e mi,
Po ndodh eklips ēdo ditė prej do kohėsh
Po mbytem nga errėsira
Dhe kjo s'ėshtė mė diktaturė...


MOS U LODH!

Numėromi syte!
Te gjithė!
Eshte sikur tė numėrosh retė
Qėnie qė shtohen pa i prekur.
Numėromi sytė!
Tė gjithė!
Do t'i gjesh gjurmėt mbi ēdo gjė
qė shkėlqen kur mbi tė vė shpirtin
Numėromi sytė!
Tė gjithė!
Do t'i gjesh nga drita e aromave tė thithura
njerėzve, kafshėve dhe objekteve tė dashura
Numėromi sytė!
Tė gjithė!
Edhe po tė shpėtoi ndonji,
Rinis nga e para
Edhe kur t'i numėrosh dy herė
Do t'i gjesh nė njomėshtinė e kadifenjtė
kur mė kanė Vjedhur gjėnė time
Mos u lodh!
Sytė e mi kėrcejneė vals
Kanė ritėm tė pėrcaktuar dhe njohur
I kanė vjedhur entuziazmin
I kanė shpėnė nė njė kohė
Pa diell
Ėndrrat m'lagen n'shi
Bėj dashuri me aromėn e drurit
Kėta janė Syte e mi
Mbi re
Mos u lodh!!!


FSHATARKA KROATE

Fshatarka kroate
Qė mbante emrin universal
Marianė,
Prishi zhurmėn
Me tė qeshurėn e madhe
Qė vinte nga mali.
Kishte veshje tipike
Studenteje kur transportohet nga fshati.
E dridhte cigaren
Fshatarka kroate, ishte bujare
Nėqoftėse nė kėmbim
I jepje muhabet.
Fshatarka kroate,
I ngjante tė gjitha studenteve
Fshatare nė tėrė botėn.
Fshatarka kroate qeshte
Edhe me shishen e birrės
Qeshte edhe me qetėsinė e natės
Fshatarka kroate qeshte me muzikėn qė pėlqente,
Fshatarka kroate qeshte me tė panjohurit;
Pėr pak fjalė, fshatarka kroate jepej e tėra.
Fshatarka kroate donte tė njihte Shqipėrinė,
Ndoshta edhe nė harte nuk e dinte nga binte.
Fshatarka kroate ikte dhe vinte
Bėnte rrėmujė ngado,
Vetėm pėr pak fjalė dhe vėmendje.
Fshatarka kroate bisedoi me shkrimtarin
Ai e pa Drejt e nė sy
Ē'lumturi fshatarka kroate!
Kushedi nė ē'kapitull tė kujt libri
Do tė dredhė cigaren dhe do tė lypė dashuri fshatarka kroate...
Nė ē'konvikt a garsonier do tė jetoje mes faqjeve tė bardha me shkėlqim
Tė librave tė sotshėm...
Fshatarka kroate
Atė natė arriti mė shumė se ē'ėndėrronte
Me tė qeshurėn qė e sillte nga mali.
Fshatarka kroate!


DHIMBJE E LUMTUR

Mė lini pak, fare pak;
Ja kėtu nė rrugė,
Tė ndal vrapin,
Tė shtrihem e tė mbėshtes
Kokėn mbi gur
Tė pėrqafoj dhimbjen
Qė e kam braktisur
Nga shtrėngimi i fort
Tė lindin mimozat
Tė verdha.
Ju i prisnit tė zeza
Ka edhe dhimbje tė lumtur


BURG TI!

Kur burg bėhet ēatia jote,
Retė e tua, dielli yt, qielli yt,
Pemėt nė tė majtė e nė tė djathtėn tėnden.
Tė japin diēka e teė marrin shumė mė shumė
Ndoshta u jep ti shumė mė shumė
Ndoshta e ka vendosur aksh natyra
Por ti je sėrish nė burg
Pėr tė kėrkuar qiellin tėnd me shumė yje,
Pa Asnji yll.
Ty tė burgos dėshira dhe ėndrra
Kėmmbėngulja pėr tė shkuar deri
Nė takėn e kėpucės sė ėndrrės
Ti hyn brenda nė kėpucė
Dhe ngrohtesia te burgos
Pastaj ke vapė
Zhvishesh, del nga kėpuca e kuqe
Dhe bie nė baltė
Baltosur qielli yt, retė, dielli, hėna, yjet
Krahu I majtė dhe i djathtė
Baltosur kėrthiza
Ndėrsa e epėrmja jote,
Ajo fije mėndafshi
qė del nga stomaku Yt e
tė ndihmon tė jetosh me veten Gjysmė nė baltė,
Nuk kėputet ende...

 

 

 

 

 

Valter DAUTI

 

REBELIM DASHURIE

 

 Ti, ke pushtuar territore,
Nė kohė paqesh, nė armėpushim,
Dhe sigurisht, s’je amatore,
- E di se ē’ėshtė njė dyluftim!

Dhe… sigurisht, je e kujdesshme,

 

Kur bri i luftės fryn alarm.
ti kthehesh veē nė buzqeshje,
shkėlqen e gjitha, mbushur sharm…

Ti, zonjėron plot territore,
Me ekspasion dinak fituar.
Veē, mos harro, njė kryengritje,
Tė bėn… fitore tė dėshtuar…


ATDHEU IM!

Atdheu im, me supet grisur,
Atdhe bohem dhe eremit.
Se ē’paskėrke ca bij tė krisur,
Qė s’pyesin kohė, qė s’njohin mit.

Atdheu im i handakosur,
Ti morėn zhelet, i bėnė stoli,
Ti rend ndėr kohė, tej…i leckosur,
Dhe s’di ku je. Kush je s’e di.

Atdheu im, i vrarė, i prerė…
Veē nė rėnkime tė kam dėgjuar,
U bėra burrė dhe asnjėherė,
Me ty s’kam qenė i mrekulluar…

Kam qenė ushtari jot nė vdekje,
Betim kam bėrė qė tė tė mbroj,
Po ti… se ē’ke ca djem prej njerke,
Si deputetė…si kauboj…

…qė zhvasin ē’mbeti prej lėveresh,
Qė shqyejnė veten, ēirren, haen…
Tek ti, vazhdon, veē thahesh,tretesh,
Dhe tallet bota e fqinjėt…tallen…

Atdheu im… mė bėn tė vuaj
Ēudi dhe… s’di, …ndihem jetim…
Nė tokėn time jam i huaj,
Jam skllav i shkretė nė dheun tim.

S’di pėr kėtė kush e ka fajin-
- Ata qė ranė nė luftė tė rreptė?
- Ata qė dekoratat mbajnė?
- Ata qė zėrin bėjnė tė heshtė?

- Ata qė t’u lėpinė tė ndrojtur?
me sytė dinakė pėr tė tė zhveshur?
- Qė fjalėn dhanė pėr tė tė mbrojtur,
edhe pasi tė kishin vdekur?

…atdheu im me supet shqyer…
Si varfanjak nė skaj udhėkryqesh,
Ti paske lindur pėr t’u gėnjyer,
Me kėngė korbash e iso qyqesh.

…se ē’ ke ca bij qė s’janė tė tutė,
Qė s’dinė ē’ke hequr nė histori,
Unė-si gjithmonė-ushtar pėr luftė,
Mjafton qė TI - tė mbetesh TI!


FUNDVJESHTĖ KORĒARE

Korēa fle…e larė nė shkėlqim,
Fryn pak cikmė nė pragag Morava.
Parqet zgjohen lehtė me pipėrim,
Dy ciganė, kėndojnė ku ka qenė “Panda”.

Unė qėndroj mbėshtetur pas njė pishe,
Atje tej, njė foshnjė nis e qan…
Dritė e butė si cohė e lehtė kėmishe,
Tė kuq mollėsh nėpėr Korēė shpėrndan.

Ē’m’i ndeh Korēės njė vello mėngjesi!
E ka hak njė vello nusėrie!
Pėshpėrin tej drithėrima e njė teli,
Nis kitara Korēės edhe bie.

E dėgjon ti ēupkė? Nisi kitara!
Shpirt i Korēės ėshtė si serenatė,
S’ėshtė ēudi! Kėnga zgjohet e para,
Syritbuzėzjarr qejfleshės plakė.

Ja,u zgjua Korēa ėndėrrimesh,
Si njė nusezonjė qesh ndėr sokakė
Vjeshta rend e mbushur zėra tingujsh,
Vjeshta qesh ndėr degė si pensė e artė!


E ĒUDITSHME.

Ne,bashkė kurrė s’jemi puthur,
Veē, shijen buzėve u a dimė,
S’e di. Se ē’ėshtė njė puthje e bukur,
Nga sytė qė ndizen vetėtimė!

Ne,bashkė kurrė s’jemi prekur,
Veē, ndiejmė (Ēudi!) ēdo drithėrimė,
S’e di. Se ē’ lind njė puthje e strukur,
Te sytė qė ndezin vetėtimė!

Ne,bashkė kurrė s’kemi fjetur,
Por, njohim mirė ēdo ēast zjarrmie,
S’e di. S’e ē’ėshtė njė puthje e heshtur,
Qė ēel nga sytė pėrrenj dashurie!

S’e kemi thėnė se sa ėshtė bukur,
Qė nė njė puthje krejt tė shkrijmė.
Ēuditėrisht, s’rrimė pa u puthur,
Ēdo ēast, ca puthje… se nga vijnė…!


INSTIKT

Sytė e tu, se ē’lėshojnė ca tinguj,
Si njė harpė a kitarė. S’di se si.
Unė hutohem duke tė brohoritur,
Ti buzėqesh edhe derdh simfoni.

Sytė e tu, vesėrojnė tinguj mśze,
Lumenj ngjyrash dhe zėrash!Ē’mister!
Te kėrkoj tė ta puth njė cep buze,
…ti buzėqesh… dhe ca tinguj se ē’nxjerr…

Nėpėr flokė, se ē’kėndojnė ca ēapkėnė,
Serenata qė muza i dredh,
Gjysmė tokė, gjysmė diell, gjysmė hėnė,
Ti, e gjitha, magjishėm i derdh…

Ka plasur moda e shalėve tė bardha,
Sipėr ēizmesh, si ēizme gjuetarėsh,
(Gjuetari trazohet kur sheh pulėbardha,
Gufuar nga pranvera, nė balle trotuaresh.)

Ka ēelur njė modė gjinjsh tė zbuluar,
Tė fryrė me tul vjeshte, tė pjekur…
(Kopshtari turbullohet. hedh hapat hutuar,
Instikti i kafshimit tė frutit, s’ka fjetur!)

Nėpėr cikle stinėsh,planeti vjen rreth,
Herė vishet si bos, si damė, nxjerr hiret,
(Ē’harroi dikur, sėrishmi e mbledh,
Siē ndizet oxhaku, i ndez dhe instiktet…)

Shėtis pa ndrojtje nė planetė,
Atje ku jam,je edhe ti.
Nė qofsh vėrtet ti e vėrtetė,
Besoj se s’ka mė alkimi.

Magjishėm stinėt derdhin trupin,
Po ti, po ti,emėr a ke?!
(Instikti egėr pėrtyp turpin,
Instikti ėshtė shpend pa fole…)


PĖR TY

Erė fryn nga buzė e djegur,
Mbi lėkurėn - tėnde -frymė…
Minipyje fijesh heshtur,
Pėrmbi trup, dridhen nėn brymė.

Mbi lėkurėn tėnde-hoje,
(S’di se ē’arkitekt i thuri,
nė njė natė pa hėnė, lexoje,
ahet-ohet e njė burri!)

Pėshpėrij me buzėn ndezur,
Mbi-lėkurė-hoje-pa bletė,
Dhe sikur tė rrije veshur,
Prapė mė ishe e mistertė.

Kush tė thuri kaq tė praptė?
(Minipylli pėrplas drurė!)
S’ka freski! O Zot, sa vapė !
Burri,burrė,u dashka burrė!

Lexon gjuha mbi lėkurė,
Hoje mjalti-hoje helmi,
(Burri burrė, u bėka burrė,
Te kėlthet poshtė te tuneli!)

Etja njom buzėn e djegur,
Pėrmbi trup, mbi brigje, shpella…
…hesht njė pyll i tėrė, i fjetur,
…rri menduar nė tė thella