Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - POEZI TĖ ZGJEDHURA

 

Grup autorėsh

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

Nga: 

Mehmet BISLIMI

Mimoza AGALLIU

Qazim D. SHEHU

Valentina GJONI

Drita ĒOMO

Teodor KEKO

 

 

 

 

Mehmet BISLIMI

 

 

GJITHMONĖ

 

gjithmonė kam pas dėshirė
me i prekė me dorė
retė e bardha
tė kaltėrtin qiell
me i taku burrat e dheut
ditėn me diell
me e prekė me dorė
tokėn e madhe
me ndi si rrah fort
njė zemėr nėne plagosur
e mbetur peng
nė gjirin e atdheut
amaneti i birit tė saj
sosur

 

gjithmonė kam pas dėshirė
me i prekė me dorė njerėzit e mėdhenj
qė heshtėn ngėrthyer nga modestia
veēuar tutje gjithandej
si tė shituar nga lia
pėr tė mos i vra legjendat
se na vret zoti i dashurisė
pėr burrat e dheut
pėr tokėn tonė tė shenjtė
ku betoheshim
pėr mos me tradhtua
pėr mos me rrejt
kur atdheu tė jetė nė rrezik
duarkryq mos me ndej
atdheun mos me e vjedhė
tė liga punė mos me pjellė
shpresat pėr tė ardhmen
mos me i stėrkeq e tredhė
dheun tonė tė djegur mos me e mohua
ujin e burimit mos me e shterė
se ky vend ka etje

pėr shtet
pėr ligj
pėr moral e drejtėsi
pėr punė e nder
pėr liri

eh
sa shumė etja mė ka marrė
pėr burrat e mėdhenj
qė kokėn dhėnė
e fjalėt e veta nuk i hanė
as para litarit
as para altarit
tė atdheut

jo
kurrė nuk kam besua e pritė
qė vjen kjo ditė
kaq e ligė
plagėt e atdheut me i prekė me dorė
sa rėndė po mė vjen
plagė tė shkaktuara edhe nga buka ime
qė tė pabesėve ua dhashė
he buka jonė ju vraftė ...

Janar, 2016

 

 

TA SHPĖTOJMĖ DASHURINĖ

 

urrejtjen ta shtypim me gurė

dashurinė ta shpėtojmė

mė pastaj do mblidhemi

pėr tė kėrkuar

rrėnjėn e atėsisė

kush ishte babai i urrejtjes

dhe

kush i dashurisė

 

luteni

mos i hyni nė hak njeriut

as perėndisė

dashuri falni botės

jetė

rini

ēiltėrsi

 

 

VITE

 

zili tė kam

mes shoqeve nė garė

bukuri

qė ndiqni njėra- tjetrėn

njė jetė nė radhė

e reja ndoqi tė vjetrėn

 

e rėndė

edhe nė vitet e mia

zemra s’mė bėnė

tė heq dorė

nga rinia

 

 

 

 

Mimoza AGALLIU

 

 

KUR DIELLI NGROH VALĖN

 

Shkėputem nga zhurma,

tė kuvendoj me valėn,

nė hapėsirėn e kaltėr,

tė gjėrė, shoh sytė e tu,

nė shpatet e kodrave

marr tėndin pėrqafim.

Nėse dielli i nxehtė,

mė djeg pak shpinėn…

shtėpia e shpirtit tim,

mbetet midis jetės vdekjes,

nė kėtė jubile tė njė ditė plot rreze,

ashtu si, sytė e tu plot gjallesė.

Ndaj, tė lutem,

merre nė kėngėn tėnde, puthjen time,

vishja atij lisi tė fortė,

ta mbajė gjithnjė ngrohtė,

nė natyrėn e qetė tė jetėve tona,

zbukuruar nė dekore puthje - pėrkėdhelje,

derisa tė rrahin kėto dy zemra tė brishta,

por tė forta,

si vetė trungu i tyre,

rrėnjosur thellė viteve,

sepse dielli do tė vazhdojė

tė ngrohė valėn, ende,

 

Mes puthjesh malli tėrėsisht shkrirė

Biskojmė nė mall heshtjeje,
pritės puthje tė kristaltė,
Ēdo ēast prek njė jetė,
Jeta puthka ēdo ēast!

Valė pulsesh rendin kohės,
Ah, ky dimension dashurie,
rritet prej pėrqafimesh,
Shpirtit nė pėrulje i bie…

Ky shpirt mes krahėsh
udhėton kryqėzuar frymės larė,
Shndėrim sysh nė pikturė :
dy shpirtra nė tejmbushur nė damarė.

Lumenj, rendin rrjedhės, plot prurje,
ndonjeherė nė rast dhe ēmendurie,
Arkitekturė: forma zemre udhės,
me zhurmė ritmi ndjenje, dėlirėsie…

Puthjet qėndisin ditė
me pėrulėsi presin natėn,
Dashuri me emėr “Dritė”,
Jetėngjyra etje ēel jargavanėt …

Kapilarė tkurrur ftohtėsisė,
rrėke shiu lėshuar mbi qerpikė,
Shqetėsuar buza nė “pėrpėlitje”,
pėrgjėrimi lutės yje ndezur… pikė.

Dashuri plus Jetė
celebrojnė madhėshtinė…
Jeta, kur fle ndėr puthje,
Ėndrra shndėrrohet vetvetiu nė dritė,…
mes puthjesh malli tėrėsisht shkrirė

 


“PIKTURA – PUTHJE NDEZI QIELLIN”

Pranvera ēelnuar
nė shpėrthim “brumb” lulesh…
Stolit tė njohur tė parkut
e pėrhumbur,
Papritur, fare papritur, mbi sup ,
nga flatrimi m’u “stacionua”
njė zog ėndėrrimtar…
Ma rrėmbeu puthjen,
prapė papritur…,
sa hap e mbyll sytė,
pas puthjes,
iku fluturimthi.
Ma zgjoi ėndrrėn zogu,
ndaj vrapova t’i ndal fluturimin…
Oh, sa shumė i thirra tė ndalej!…
Por ai kokėfortė
flatroi mbi hapėsirė tė kaltėr qiellore…
Puthjen time tė “vjedhur”,
ēuditėrisht, filloi tė pikturojė i etur…
Dielli i vėmendshėm
u step nga kėnaqėsia,
i shkeli shkeli syrin…
Ēuditėrisht dhe tė paktat re
u larguan nga qielli…
Ndodhi ēudia :
“Piktura –Puthje” ndezi qiellin,
Piktura dhe puthja shfaqnin konturet.
Galaktika mbeti e shtangur ,
lėshoi tinguj…
E kėnaqur nga kundrime syri,
lutėsia ime “zbuti” zogun;
puthja duke flatruar
mbi cicėrimė zogu
po vinte ėngjėllore drejt meje
me valėzim deti…
Nė qiell dueti : “Pikturė – puthje”
jepte koncert ėngjėjsh…
E kėnaqur nga kundrime syri,
lutėsia ime “zbuti” zogun;
puthja duke flatruar
mbi cicėrimė zogu
po vinte ėngjėllore drejt meje
me valėzim deti…
Nė qiell dueti : “Pikturė – puthje”
jepte koncert ėngjėjsh…

 

 

 

 

Qazim D. SHEHU

 

 

SHTĖPIA

 

Shtėpia shkrihet nė aromėn e pritjes,

Guri lėviz.

Rruzuj malli mbi prag  nanuritės,

Shkėlqejnė.

Nė shkulm tė etur tė dėshirės

Hapet njė derė,

Por vetėm muret, pasqyra pėrpirėse

Heshtin pa poterė.

 Kaloj nėpėr dyer, tė tjetra dhe hapen

Nga dorė e fantazmės sė pritjes,

Tė duket se gjithēka ėshtė zbrazur

Prej ikjes,

Ku ėshtė nėna ,ku babai,

Mos nė oborr ka dalė,

Apo tek porta ku aromon maji,

Pret njė tė largėt

Qė s`ka pėr t`i ardhė?

Po fėmijėria ime ku mbetet,

Ato muzgje si shtėllungė,

Tetori qė rrėzonte gjethet

Mbi rrugė?

Nė heshtje e pėrcjell ēdo kujtim,

Nė dhomat bosh,  tė zbrazura,

Shtėpia ngjan me njė anije,

Pėrmbi dallgė tė mardhura…

 

 

BALADAT SHILERIANE DRIDHEN…

 

Baladat shileriane  dridhen

Para ikjes sė  vonuar,

Kur aq kujtime hidhen

Pėr t`i pėrqafuar.

T`i ngushėllosh tė gjitha, e pamundur,

Vetėm njė po pėrqafoj,

Kujtimin e dashurisė mė tė bukur

Qė s`munda ta jetoj…

 

 

PARA BARBARISĖ

 

I mbyll qepallat mos shikoj

Barbarinė e kohrave moderne

Mbushurme hipokrizinė tjetėrsoj,

Qė vjen nė valė eterne.

Sa energji derdhet qė nga,

Ministri, kryeministri,presidenti,

pėr tė na mbajtur moralin lart

se lulėzon vendi.

Kur shohim si poshtė zhgėrryhet

Jeta e vlefshme sa njė lugė

Qė futet nė pjatė e dridhet

Nga boshėsia pėr nė buzė…

 

 

RETĖ

 

Thėrrimet e mendimeve ua vura reve

Si migrenė,

Ato nga zjarrmia u dehėn

Dhe s`dinė ku venė.

Mė falėn lehtėsinė e tyre

Freskinė e horizonteve  tė njoma,

Thėrrimet e mendimeve mė zbritėn

Si kokrra.

Desha t`i thyej nė prag tė dėshpėrimit

Nga kokrrat mos dilte ndonjė thelb,

Po ēfarė pret prej zbrazėtive tė reve

Pėrderisa pėr kėto mendime nuk gjej

Tjetėr djep..

 

 

 

 

Valentina GJONI

 

 

BASHKĖ ME ZJARRIN E DASHURISĖ

 

Fjalё

Dhe vetёm fjalё

Tё kota,

Qё krijojnё rrёmujё

Janё si pellgjet nё dimёr

Qё nuk dinё tё ndalen mbi urё

Sos-in nuk e njohin

As sot, as kurrё.

Era,

Mbase i pёrplas nё retinёn e qiejve

Nё sqepet e shqipeve

Mbase i pёrplas,

Pa kurrfarё motivi

Veē pёr tё bёrё bujё

Fjalёt e hedhura nё ujё.

Premtimet e tua

Fjalё nё erё

Eshtra tё mbetura nё skeletin e varfёrisё

Vjetrohen deri nё shkёrmoqje

Bashkё me zjarrin e dashurisё.

 

 

TINGUJ NDJENJASH

 

U njohёm

Kur ditёt tona ishin tё kthiellta

Si qelqe tё ekspozuara nё njё fluks drite!

Si pёr ēudi tё botёs

Kokёn mbёshteta nё jastekun e supit tёnd

Ku natyrshёm mё the “mos u tremb”!

 

 

ЁNDRRAT

 

Patёn tinguj me britma guvash

Ku ndjenjat bёnё paqe e shёnuan me gisht

Altarin e shenjtё nё skaj

Ku mё shoqёroi babai 

E ku nёna pёrlotet se nuk jam mё e saj.

 

 

UNĖ DHE TI

 

Mё lёr tё fluturoj pёrsёri nё krahёt e tu!

Dua tё besoj si fёmijё

se edhe dielli e hёna na e kishin zili!

Mё lёr tё dehem me fjalёt dhe ёndёrrat,

qё kurorёzuan dashurinё tonё!

E gjithё bota le ta dijё

se do tё dua sa frymё tё kem.

Nuk e mbaj mё tё fshehur

edhe zogjve nё fluturim,

qiellit e tokёs do t’ja them!

 

 

 

 

Drita ĒOMO

 

 

"DASHURI SIBERIANE"-

 

Po bie shi...dhe ti je kaq larg
Po ndoshta dhe s'dua te jem me ty
Ky qiell gri... Ne shpirt- kaq akull
Kaq ftohte ne shpirt. Si ne Siberi.

E megjithate, une te dua
Dhe te dua shume , cuditerisht
Po qe se te urresh eshte njesoj si te duash
Te urrej dhe te dua njekohesisht.

Te urrej per ate , qe me prishe qetesine
Te urrej, pse erdhe tek une
Per cdo gje te vertete dhe cdo gje te dyshimte
Te urrej dhe te dua kaq shume.

dhe ne shpirt kam dimer, gjithnje dimer
Nje ftohtesi pa fund dhe pa ane
Ne sa grade nen zero paske lindur
Dashuria ime siberiane.

Ne te tere qenien time bie shi
Dhe ti nuk je. Dhe ti je kaq larg
Kam deshire per ty, kam nevoje per ty
Dhe prape s'dua te jemi bashke.

 

 

PA TITULL

 

Pėr ditėt qė ikin dhe nuk kthehen mė
Ditėt qė bartin gėzimin dhe dhimbjen
Pėr pritjet e gjata dhe pėr ēdo gjė
Qė akoma ka mbetur ėndėrr

Pėr dashuritė e botes dhe pėr ata
qė kėrkuan diēka nė jetė
Pėr zhgėnjimet e vogla dhe tė mėdha
Dhe per veten

Pėr ndonjė fyerje tė vogėl dhe heshtje tė madhe
Pėr durimin e dhimbshėm pa fund
Pėr fėmijėt me botė tė bardhė
Qė pastaj bardhėsinė e humb

Pėr ēdo gjė qė ėshtė e zakonshme
Dhe qė ne na duket e bukur
Pėr njerėz me fytyra joshėse
Dhe me shpirtin qė nuk duket.

 

 

SHI

 

Shiu pėrplasi mbi xhama trishtimin
Shiu pėrplasi nė xhama mėrzinė
Shiu i lagu tė gjitha mendimet
Pėr ditėt qė ikėn dhe ato qė do vijnė

Mendime tė lagura…si tė jetosh
Nė ketė qullje tė pėrgjithshme idesh
Kur nuk gjen asgjė te askush qė ta ēmosh
Kur nga brenda qan dhe gjithkujt i qesh

Ē’mund tė bėsh tjetėr veē tė qeshėsh me zor
Nė ketė turp tė dhimbshėm dhe pa fund
Tė gjithė fjalė tė bukura tė thonė
Po askush nuk ngurron tė bėjė ē’tė mundė

Fjalė tė bukura…Sa hipokritė,
Njerėzit dhe vetes i flasin bukur
Njėsoj nė dashuri, nė politikė
Tė gjitha i mbėshtjellin me llustėr.

 

 

 

 

Teodor KEKO

 

 

HIJA IME

 

Me hijen time ik nė rrugė,
Ajo e sheshtė gjith aq e zezė.
E di saktėsisht se ē’mendoj unė,
Pjerrtas mė sheh si njė tė mjerė.

Unė hijen time nuk e njoh,
S’ia di mirėsitė e as tradhėtitė,
Nuk di as kur do mė lėshojė,
Kur do tė mė ngarkojė nė shpinė.

Njė Zot i madh hija mė duket
Tek pret me shpirtin tim tė ngjallet,
Por pritja ėshtė e pafundme,
Me kohė ma morėn shpirtin hallet.

Dhe lanė nė zgavrėn e kraharorit,
Veē mosbesimin dhe egėrsinė.
Nga hija ime pėr fat tė keq,
Sot diktatori mund tė lindė.

 

 

TĖ DASHURUAR

 

Atėherė ditėt qenė tė bukura
dhe mbanin erė jargavan.
Nė muzg t’i shfaqeshe e brishtė
me hėnėn flokėve -karficė e bardhė.

Dhe parqeve tė qetė gjer vonė
ne putheshim. Dhe prapė.
Nė gjoksin tim kokė e verdhė
nė rrugė ėndrash galop kish marrė.

Tani janė larg parqet e blertė,
tė heshtur pimė kafe nė klub.
Po mbrėmjet prapė jargavan janė
dhe kokėn tėnde e ndjej nė sup.

Mos u trishto, e shtrenjta ime!
Ne prapė duhemi dhe heshtja sot
qė ne jemi tė pavdekshėm
dhe pėrjetsisht tė bukur thotė.

Atėhere mbrėmjet qenė tė bukura
dhe mbanin erė jargavan.
Po shih! pėrmbi tryezė t’u ul
nė flokė hėna-karficė e bardhė.

 

 

PERQAFIMI

 

Po fryn nje ere e ngrohte nga jugu,
ne park, ngadale perkulen pemet,
si krahe te dridhshem te dashuruarish
ne perqafim nderthurren deget.

Dhe mua me kujtohesh ti
e ngrohte, e bukur si kjo ere,
me krahet lidhur pas trupit tim
per puthje etur dhe pamje mjere.

Cfare mrekullie do ish te vije
ne sup symbyllur te rrije prane,
dhe puthja jote, si dore artisti
ta kthente gjoksin tim ne kitare.

Por ti, s’vjen me! Mjerisht s’vjen!
Vec motin ngroh e dergon ere,
qe une te qaj me nje lot
qe une te perqafoj nje peme.