Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 -  Poezi nga Xhevahir CIRONGU  dhe Pėrparim HYSI

 

Poezi nga

Xhevahir CIRONGU 

dhe

Pėrparim HYSI

 

 

 

 

 

CIKĖL POETIK  NGA  XHEVAHIR  CIRONGU

 

 

TRILLET QĖ NDEZĖN ZJARRE

 

M’u ulėn  te pragu i derės

Rrezet e diellit atė mėngjes,

Zgjou nga gjumi, ē’farė pret?  

Dhe laji me ujė trėndafili

Sytė e bukur, e tė zes.

 

Po ti moj mike  ē’pate,

Qė rri ashtu si lule nė monopate;

Si zanė mė erdhe, plotė fate

Me rrrezet e diellit , pive dhe kafe.

 

Ėshtė diell dimri, na pėrshėndet

Dhe ti moj zanė, mos rri menduar,

Pse ke derte, afrohu me tė vėrtet!?

Ishin trillet, tek pragu trokitėn

Zjarre ndezėn nė tė perėnduar.

 

Durrės, 24 dhjetor 2017

 

 

IMAZHE  NJERĖZORE 

                       

I thashė atė natė lamtumirė imazheve

Dhe befas tė pėrgjumura ato u zgjuan,

Me mallin e dhimbjes ēanė zemrės ugare

Tek njerėzit sėrisht si prush u pėrqafuan.

 

Dhe qielli me yje imazhet zbritėn

Nga ajo mbrėmje me dritė hėne,

Qerpikėt mbėshtjellė si lėmsh peri

Nė tokė lanė me qimdra imazhe.

 

Te shtegu i dhive aty mbrėmjes

U  tretėn imazhet bashkė me yjet,

Dhe vargjet e poetėve mbetėn varur

Mes reve si avionėt qė fluturojnė lart.

 

 

Si shiu vallkanik aty seē mbetėn

Imazhet e njerėzve nė atė natė,

I kėrkuan hapėsirės , dot si gjetėn

Ato diku nė fshehtėsi kėrkonin fat.

 

Durrės, 28  Janar 2018

 

                                              

MĖ DEHU ERA E VJESHTĖS

 

Era e detit  befas tek unė erdhi

Me mall dallgėsh ajo mė pėrqafoj;

Buzėqeshjen e puthjen e ndezur

Mė la nė buzė, pastaj s’e di nga shkoj!

 

Ėshtė erė vjeshte dhe bėn pak ftohtė

Nė perėndim retė gri varur seē rrinė,

Vajtueshėm nga qielli papritur pikon lot

Kjo vjeshtė e parė sėrisht seē zuri tė qajė.

 

Natyra e zhveshi kostumin e gjelbėr

Era e detit e dehur prap erdhi,

Me tė zjarrta ngjyra i veshi pemėt

Te ngjyrat e gjetheve tė vjeshtės

 Edhe Van Gogh e ngjeu penelin.

 

Gjithė ngjyrat e fustanit vjeshtak

Vallzojnė nėpėr degėt e pemėve,

Sa bukur i shkon vjeshtės kostumi i artė!?

Marrėzisht mė dehu era te Ura e Psherėtimave ,

Dhe shirat e vjeshtės  sėrisht u kthyen prapė.

 

Durrės, 02  Tetor 2017

 

 

M’I VODHI GJETHET

 

Ashtu nė qetėsi si pa u ndjerė

Iku dhe  vjeshta, si kripa u  tretė,

Kėmishėn e verdhė kish’ zhveshur

Bliri jetim te rruga mbetur vėrtetė.

 

I folėn blirit , ai njerėzve diēka u tha

Kjo erė e vjeshtės, m’i vodhi gjethet;

Nga degėt ia shkundi gjethet e verdha

Ashtu si valėt e detit filluan drithėrimat.

 

U lodha duke numėruar me radhė gjethet

Dhe bliri kishte rėnė i gjithi nė qetėsi,

Tė pėrgjumur nė qytet ishin edhe trotuarėt

Sigurisht ,sythet e  fjetura padyshim prisnin

Tė vinte vjeshta e tretė e zverdhur pėrsėri.

 

Tek ai blir i vetmuar aty rrugės pėrbri

Gjethet e zverdhura u kthyen prapė,

S’largoheshin dot, atij i falėn dashuri

Lamtumirėn e fundit   me lot i thanė,

Dhe ikėn me erėn e vjeshtės

Me enigmėn e e bardhė tė valės sė detit

Tek ai blir pėr t’u kthyer prapė.

                                             

Dhjetor, Durrės 2017

 

 

NA FTON SHEKULLI I RI…

 

Atje nė lindje ku dielli pėrflak

Vjeshta u ul kėmbkryq mbi lumin Jance,

Njė  zė mė thirri  e  ndali tek unė pak

Vargu i trishtimit aty  ende seē pikonte;

Dhe….sakaq vargu i poetit Du Fu

E puthtėte e dhe e pėrqafontėte…!

 

…Dhe drama mizore luante me fatet

Tek mjegullat lart nė malin Jingtin;

Ē’kishte ndodhur me fatet njerėzore?!

As vet s’e di,e sėrisht mali seē u ngjall

U zgjua me vargun e poetit Li Boi.

 

Vargjet e poetėve tė lashtėsisė

U bėnė njėsh me lumin Jance ,

Bashkė me erėrat e malit Jingtin,

Perandoritė ngrihen e bienė

Si gjethe vjeshte nė rrugėtim.

 

Dėshmia historike  fle tek ai mur Kinez

Veē vargjet e poetėve suferinės  qėndruan;

Sa edhe sot ato janė si shpirt i hajmalisė.

 

U grisėn perandoritė si cerga merimangash

Eja, si rreze dielli ngjyrė gjaku nė perėndim

Tė flasėsh me valėt e Lumit tė Verdhė,

Na fton tė gjithėve ky shekulli i Ri

Jo, s’do tė thotė, se kjo ėshtė hipokrizi.

 

Durrės, Tetor 2017

 

 

DO T’I ZGJOJ  ĖNDRRAT E BALADAVE

 

Tek ajo pemė e dashurisė  

Mes lulesh tė dy ngecur,

Fluturat ikėn pa shpresė,        

Dhe flokėt e zeza tė natės

Tė dy na kishin prekur.

 

Midis nesh ajo natė

Sy pėrdalė e tė zesė,

Puthje e drithėrima

La atė mėngjes.

Ishte natė e ftohtė

Qė vrau,

Gurėt e diamantė tė dashurisė.

 

Ajo mė s’u pa,  diku iku,

Me veh’te mori trishtimin e ndaloj;

Pa asnjė pendesė, prozhektorėt  fiku

Nė terrin e natės, njė tjetėr takoj.

 

Nė shtratin e natės, rash tė flija,

Njė ėndėrr e frikshme, dashurinė gėlltiti;

Pabesia e njė dore, me thikė

Zemrėn  fortė egėrsisht e  goditi.

 

Isha i pafajshėm , s’kisha asnjė peng

Nuk e di , unė apo ajo……….!

Ėndrrat e jetės i shqeu egėrsisht

Tek ai lot qė ra nė prag.

 

Ah, qenka botė e ēmendur!

Ta dija se nė flokėt e natės

Thika e tradhėtisė qe ngulur,

Dhe atėhere

Do t’i zgjoja ėndrrat e baladave

Tė vallzonin nė shportėn e qėrshive.

 

Zoti mė shpėtoi

Nga ajo thikė e mprehtė;

E lyer me helmin  vrastar,

Saqė dhe yjet  e shpirtit

Si gjerdan ngelėn varur.

 

Nė terrin e asaj nate

Fshiheshin gjithė tradhėtitė;

Ndaj tė uroj me shpirt

As vetė o Zot , s’e di!

 

Imazhet e asaj dashurie

Nė vetmi kanė mbetur;

Me zinxhirė robėrie varur

Tek retė e zeza nėpėr qiell,

Dhe tek njė lule e vyshkur

E varrosur kėtu nėn dhe.

 

Ik, tė lutem tradhėti,

Me pika gjaku tė tharė

Te tehu i thikės,

Dhe struku diku

Lėre lulen e jetės

Me plagdhimbjen pėrqafuar.

 

Durrės, 12 dhjetor 2017.  

 

 

FLOKĖT E BORĖS

 

Si njė i marrė vrapova nėpėr stinėt

Dhe nė ditėt e tyre mbi to shkela,

E lash pas  stinėn e pranverės

Tek shkallėt e dimrit aty ngela.

 

Ėshtė stinė e dimrit me bardhėsi

Me re ngarkuar, tė pėrgjumura,

I thash asaj largohu nga pemėt

Do rri dhe pak, nėn zė mė  tha..

 

Gulēojnė  ngarkuar flokėt e borės

Sipėr degėve me hala tė pishės,

Atje fėmijėt tretin buzqeshjet, gėzimet

Bashkė me lodrat qė zhurmojnė

Dhe… padashur  shkrijnė akujt rrugės.

 

Kristalet e borės, sėrishtė seē ranė

Tė bardhin tapet nė tokė shtruanė;

Nga qielli sėrishtė milona pėrshėndetje

Flokėt e borės me fėmijėt pėrqafuarė.

 

Durrės 13 shkurt 2018

 

 

Ē ‘ PATĖN YJET E NATĖS?

 

Tė thash se do tė vija,

dhe ti mė prisje me krah hapur!

Sa dhe  ngjyrat e ylberit nė qiell

me fjalė e premtimet bashkė

nga pėrmballimi

u pėrqafuan atje nė krua.

Ē ‘ patėn yjet e natės?!

Tė trebur zbritėn nga kupa e qiellit,

sa dhe fjalėt me ngjyra ylberi

ato tė gjitha u dehėn,

dhe etjen e dashurisė

tek ai krua e shuan.

Dhe yjet e dehur nėn zė uruan

nė vetminė e natės pa zhurmė,

nė gotėn e qelqtė me ujė

tek ne tė dy ndriēuan

dhe fjalėt e zjarrta 

etjen aty e shuan.

 

Durrės, 2 maj 2017

 

 

KOHA NĖ UNIVERS..!

 

Eja me mua e dashur kohė,

Si krahėt e zogjėve krah hapur

Fle mbi mua.

Ndaj tė pres ēdo ditė te shtegu i dhive,

Edhe tik – taket e orės kohė

Me grusht pinė ujė

E shuajnė etjen atje nė krua.

 

Tutje nė univers shohė  dritė e shpresė

Dhe dielli  mėngjeseve  na pėrshėndet,

Koha e ora jetė si binjak  lahen  me  vesė

Tė dyja i duam , sepse na falin shpresė!

 

Ndalon ora e koha

Ato na sjellin edhe furtunė;

Juve qė u fala dritė e lumturi

Bashkė me shpresėn jetė

Njė ditė do ktheheni tek unė.

Do tė jeni  bashkė pėrgjithmonė:

Koha,

Dielli,

Hėna,

Dhe ju o njerėz

Atje nėpėr univers..!

 

Durrės, 06. Prill 2017

 

 

 

 

 

CIKĖL POETIK NGA PĖRPARIM  HYSI

 

 

VOGĖLUSHE

Vogėlushe,  syulli!
Pse s'shikon nga unė?
A e sheh qė po"mbėrdhi"
Po mė zė me shkumė?!

Vogėlushe,syulli
Hidhi sytė mbu mua!
Nuk e sheh qė jam bėrė"finjė"
Veē pėr sytė e tua?

 

Vogėlushe,syulli
Falmi  sytė e zesė!
Se,sado pleqėri,
Ende unė kam shpresė

Nėmi sytė,daē Perėndinė!
Nėmi se po tretem
Nepsi s'pyet pėr pelėqėrinė
Hiē pa ata sy,s'dua veten.

 

 

PUTHJA JOTE

Puthja jote,sa e zjarrtė!
Pse m'u duk si llavė vullkani?
Gati zunė e mė pushtojnė"djajtė"
Aq,moj, aq m'u ndez xhani.

Xhani im kish rėnė nė gjumė
Puthja jote erdh e zgjoi
Po ē'kėrkoja unė mė shumė
Se sa puthjen tėnde,moj?

Puthja jote si kapak
E puthiti buzėn time
U  rinova, mė s'jam plak
Rrofsh, moj, rrofsh! O mikja ime!

 

 

TUNDIMI

 

Dhe njė shkėlqim i tillė sysh
Tash, dihet qė mė mjafton
Ėshtė mosha qė s'merr dot yrysh
Mjerisht, ėshtė von.

Reflekset e tundimit i njoh
Di tė lexoj mbi "horoskop"
Regėtij dhe nga dhimbja bėj"oh"
Jam kthyer nė sahat "rroskop"

Syri,mjerisht zė e "kullot"
"Ēaire" tė njohura dikur
Nė kėtė moshė, bėhesh DON KISHOT
Dhe bėn sikur... sikur.

 

 

ĒAST

 

Erdhe me njė penjuar mjegulle
Si tė kishe dalė nga njė banjoqumėshti
Dhe trupi si prej vjedulle
Mė futi ethe gushti.

Gjasme diēka kėrkoje
Ashtu si gjysmėlakuriq
E kuptoj se ēfarė doje
Dhe "KRISHTI" u vu nė kryq.

Se sapunin unė s'e ha pėr djathė
Mbi supe nuk e mbaj dot atė "faj"
Dhe sa herė e kujtoj atė ēast,
Pranoj qė prapė ashtu ta"shplaj"

 

 

X...

 

Mu si lot qė bie nga pema
Loti tė ra dhe mori faqet
Unė zė mbushem me pandeha
Dua tė di pėr lotin  shkaqet.

Loti bie dhe ka  njė shkak
Nė mos shkak,por ka njė hall
Mbushur jam unė nė merak
Ē'ta bie lotin ty, vallė?

Sidoqoftė, hiē nuk duroj
Tek vėshtroj qė tė bie loti
Me dy duarėt tė pushtoj
Se unė jam zemėrdobti.

Me dy duarėt tė pushtoj
Loti? Tak... dhe u ndal!
Pėr mė tej as qė shikoj
Mė puth mikja  me mall.

 

Tiranė,  11 mars 2018

 

 

TĖ JESH I DREJTĖ

Tė jesh i drejtė, ėshtė pak "luks" i vėshtirė
Dhe kėtė gjė e kam provuar vet.
Kushdo qė nė jetė pati vetėm njė fytyrė
E kalon me vuajtje e mundime kėtė jetė.

Kush lozi si arlekin a si klloun nė cirk
Jetėn e pati, ku e ku mė tė lehtė.
Ndėrron "fytyrėn" nė njė moment kritik
Dhe  arriti tė vėrė pasuri e tė ketė pushtet.

Tė jesh i drejtė,ėshtė pak si vetshkatėrrim
I drejti tė zezės kurrė nuk i thotė: e bardhė!
Kėshtu ka ndodhur dhe e jap me firmė
Pa mė gjeni qoftė dhe njė tė drejtė qė tė jetė pasuruar!

I drejti, nė kėtė tranzicion,mbeti me gisht nė gojė
Se i drejti kurrė nuk i shkel "vijat e bardha"
Nė kėtė tranzicion,vetėm shumėfytyrshat hodhėn "bojė"
Dhe  pasqyrat i kemi pėrpara.

Mbushur politika me shumėfytyrsha
Politika dhe pushteti mbushur me"derra tė kėnaqur"
Mbi tė gjithė kėta,le tė bjerė mynxyrra
Rrofshin tė drejtėt" Kėta "SOKRATĖ TĖ VUAJTUR"!

 

 

"MAFIOZĖ! JU JEMI QEPUR PAS!"  *

Gjeta njė  poezi qė e kam shkruar nė Amerikė
(E paskam shkruar mė 1 nėntor 2003)
Por ndodhitė dhe sot qenkan pikė pėr pikė
Se mafiozėt politikanė lozin arushė me ne.

"Mafiozė! Ju jemi qepur pas!"
(Kėshtu ambasadori  amerikan  ka lėshuar kushtrimin)
A nuk ndodh dhe sot,po i njėjti avaz
Dhe  ne, si popull, na trondit besimin.

Akuzė e rėndė! Po emrat ku janė?
Ē'ėshtė ky lakim me emra tė pėrgjithshėm?
Ne, si popull,presim tė bjerė njė "cunam"
Qė tė  fshijė nga politika,ē'janė tė  rrezikshėm.

Jo vetėm fjalė, se fjalėt i merr era
Fajtorėt para ligjit dhe mos tė shpėtojė asnji
Se vetėm kėshtu do tė vijė "pranvera"
Qė  tė ketė drejtėsi nė Shqipėri.

 

* Xhesi XHEFRI- ambasador amerikan nė Shqipėri
    Florida, 1 nėntor 2003

 

 

ZGJUARĖSIA DHE INJORANCA

Injoranaca i rri mbi kokė zgjuarėsisė
E vė atė nėn terror
Zgjuarėsia gati plasė prej mėrzisė
Sa dhe  frymė merr me zor.

Natyrshėm, zgjuarėsia humb durimin
Dhe mbushet me inat
Kur sheh qė puna sjell rrėnimin
Epror? Njė militant.

Njė militant qė fresk i bėn liderit
Lideri vet? NJė pare kallp.
Zgjuarėsia tkurret prej tmerrit
Kur ke nė krye njė veshgjatė.

 

Kjo "panoramė" ėshtė krejt gri
(Fund e krye: veē militantė!)
Dhe punėt kudo leshė e li
Por ē'pret nga injorantė?

Pasojat i vuan veē ky popull
(Po ku ka nga shqiptarėt mė bujarė?!)
Tė paaftėt popullit ia sjellin rrotull
Por zgjohuni, o shqiptarė!

 

 

EMIGRIMI

Nuk di pse fjala "emigrim"
Rimon me fjalėn "rrėnim"
Nuk flas kot dhe e kam provuar
Kush ėshtė nė emigrim dhe ėshtė i gėzuar?

 

Dhe kush nė kėtė botė e"shpiku" emigrimin
Nga kushdo ka mbi vete mallkimin
Kombi,pak nga pak,sa vjen e "zvogėlohet"
Dhe peizazhi i bukur i Shqipėrisė po rrėnohet.

Cilado qeveri shqiptare qė nuk "zvogėlon" emigrimin
Nga shqiptarėt,brezash, kanė mallkmin.
Se u shkatėrruan familjet dhe vdiq tradita
Politikanėve dhe pushtetarėve t'ju bjerė pika.

Tiranė, 28 shkurt   2018

 

 

NJĖ AROMĖ  E  MIRĖ

Njė aromė e mirė, mė shtyu  nė mėkat
Vallė ē'xhevahir, mė fsheh nė atė shtat?
Flokėt pis tė zinj,rrethojnė atė fytyrė
Unė burrė me thinjė sikur pashė"mynxyrė?"

Tė isha skulptor, do tė derdhja nė mermer
Je e bėrė me dorė, ndaj mendjen mė merr
Sytė blu tė thellė,eh, se ē'bukuri!
Vajta nė esfel, sado pleqėri.

Sytė e mi tė"mprehtė" matin  "situatėn"
Ti si shpezė e lehtė (s'mė  lė tė marrė"matėn")
Goja m'lėshon lėng, nuk duroj nga nepsi
Koka ma bėn "tėng!", pėr  ty mė zu "stresi".

 

 

UNĖ E DI

Unė e di se ēfarė mė thonė
Ata sy me dritė gjallese
Njė dėshirė mė drithėron
Mė hap udhėn e njė shprese.

Mė hap udhėn e njė shprese
Nisem vrap e vij tek ti
Ah, ta dish se ē'zjarr mė ndeze
Ja, tani, nė pleqėri.

Pas tė ndjek si qengj  manar
Po marr turpin nėpėr kėmbė
Zjarri shuhet veē me zjarr
Gjithė bota le t'mė nėmė.

 

 

ATO VETULLA

Ato vetulla
Si shigjetlla
Shkrepėtijnė
Vetėtijnė
Pse tek unė
E sjellin  "shinė?!"

 

 

NJĖ MIKEJE

Me vrullin e kalit
Qė niset me galop
Jelekun ta "shqeva"
Dhe ta bėrė copė!

Zbulova nėn tė
Gjirin tė fortė  gur
E "piva" atė
Harrova  qė qeshė burrė.

Dhe, pasi e "piva"
Pak nga pak, u "deha"
Desh dhe mė ra "pika"
Se aty u "shkreha".

 

 

LENI


"O LENO, buzėn-o!"
Popullore

Qafa jote e gjatė, mu si mjelmė liqeni
Buza jote e mjaltė(Ē'tė  tė them, moj LENI?)
Syri yt i zi, si ulli Kanine
Gushėn farfuri, ta "ha" si panine!

Trupi si fidan, tė ka marrė pėrpjetė
Unė i bėrė duman, zė e lėshoj "fletė"
Shoh gjoksin si shegė, (pjekur a pa pjekur)
Me duar bėhem"degė" ku tė rrijė"mbėshtetur"

 

"Loz" me duarėt  mia,  me "shegėt" e tua
Dhe mė zė"magjia" ( dreqi t'mė marrė  mua)
Tani "magjistar" as vė re pėr"naze"
Se, kur kam  mall, s'kam nevojė pėr "saze".

 

 

KOZMETIKA

Ti qė vė kremra a pudra, ta dish:-Hiē nuk mė pėlqen!
Mua veē "pylli ku s'ka rėnė sėpata", mė bėn ujem...

 

 

SOT

Sot u ktheva nė pijetore
Dhe e shkela pak
Mė goditi pikalorja
Qė qe si zambak.

Ndaj dhe qeshė i sėkėlldisur
Ndaj piva tri dopjo
Dhe u bėra i ēakėrdisur
Sikur piva jodjo.

Se ma bėri veē me sy
Dhe u ngrit dhe iku
Ah, mė plaēin qė tė dy!
Mbeta "pijaniku".

 

 

ĒUDI

Bari pi lėngun e tokės
Dhe zė e rritet.
Mandej vdes nėn rrezet
E njė dielli vjeshtak.

Po unė qė jam goxha i "rritur"
Pse dua tė vdes nė gjirin tėnd topolak?

 

 

SHIU I PRILLIT

Gjethet e kėrkojnė shiun e prillit
Se duan me tė tė lajnė"sytė"
Le t'mė lagė shiu i prillit
Se mė "thanė" mikja si dritė.

 

 

KOHĖ  DJALĖRIE

Ujė i kulluar si loti i njė fėmije
Rridhte nga burimi, tutje nė korije
Atje po tė prisja, se do mbushje enėt
Qė tė mos mė shihnin(fshehur, nėn pemėt)

Ti erdhe si flutur, si pupėl e lehtė
E dije e bukur qė tė prisja vet.
U bėre purpur,ēehre trėndafil
Tė kish  rėnė njė nur,e bukura si yll.

Tė zura me duar, tė putha nė buzė
Dhe u ndezėm zjarr, dhe u ndezėm shpuzė
Pastaj more enėt, u ktheve nga erdhe
Ashtu nėpėr pemėt,kokėn pas e ktheve.

Shkove zbraze enėt, prapė erdhe tek burimi
Se aty nėn pemėt, tė prisja unė"trimi"
Seē tė mora hopa dhe tė shtriva  nė shesh
"Hėngra" sa u ngopa (i "uritur" qeshė).

* botohen pėr herė tė parė.

 

Tiranė, 17 janar  2018