Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - POEZI TĖ  ZGJEDHURA

Grup autorėsh

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

Nga:

 

Pėrparim HYSI

Rovena SHUTERIQI

Xhevahir CIRONGU

Lutfi COKA

Eliverta KANINA

Viron KONA

Brahim Ibish AVDYLI

 

 

 

 

Pėrparim HYSI

 

 

VĖSHTRIMI I SYVE  TĖ TU

Vėshtrimi i syve tė tu:si njė librė i hapur
Ku unė di mirė tė"lexoj"
Shoh mendimin tėnd tė "pashfaqur"
Qė mė thotė:-Tė dėshiroj!

Mendimet e pathėna janė si"fantazma"
Fantazmat nuk duhet lėnė t'na sundojnė
Unė tani jam me flokė tė bardha
"Fantazmat" as mė trėmbin dhe as dikojnė.

Fantazmat na ēojnė nė hulli tė panjohura
Nga ato sikur stresohemi mė kot
Vėshtrimi  i syve,vjen nga "vise tė njohura"
Dhe mė mbushin me shpresa plot.

 

 

PĖRJETIM

 

Fytyra e bardhė,e butė si kremi
Buzėt? Mjaltė i ngrohtė ,"kripur" me kanellė
Si mos mė kap mua shendi,
Ky shend gazmor qė aq mė kėndellė?!

 

Mė duket si pak me"hile" bėka dhe ZOTI,
Kur shoh qė ty tė ka bėrė jashtėserie
Unė veē nė do isha plotėsisht idioti
Qė mos bie peng i kėsaj bukurie.

Trupi i brishtė, po sa i zhdėrvjelltė
Shpėrthimi gazmor dhe, po aq, buēitės
Sa me sy tė shoh,mė pushtojnė dreqtė
Qė tė mbrojė nga"syri i lig",bėhem "rrufepritės".

Dhe ē'them,s'ėshtė as stisje dhe as sajim
Por njė pėrjetim i mbushur me mbresa
Ia vlen; ia vlen tė shkruash pėr kėtė pėrjetim
Ndodhur,vitetutje,kur mė shkonte "lincenca".

 

 

SIKUR...

Sikur... ja:u hap dera!
Befas,brenda hyre ti
Epo ti do jesh, moj ERA
Askush tjetėr; s'ka se si?

S'ka se si qė tė mėdyshem
Dhe ē'ka them,nuk ėshtė trillim
Dyfytyrėsh hiē nuk hiqem
Ti, ballsam, pėr shpirtin  tim.

E vėrtetė qė s'e luan topi
Tė vėrtetėn s'e bėj hasha
Ėshtė bekim nga vet ZOTI
S'kemi mė pse tė vėmė "maska".

 

 

KUR...

 

Kur ha buza pėr njė buzė
Shkelet syri pėr njė sy
Gjaku valė qė djeg si shpuzė
Ēfarė tė them qė vallahi...

 

Ajo vetull, ulet-ngrihet

Dhe mė bėn mua isharet
Seē mė thotė?Epo tani dihet
Mė thėrret tė bėj"kiamet"

Po fustani, lėnė zbėrthyer
Gjiri varur si bostan
Nė jam engjėll,dreq jam kthyer
Tek ai gji  tė vdes,moj xhan!

Zė e"pi" se  dua tė dehem
Mė zė "pija",dorė me njė
Pasi"dehem",edhe"shkrehem"
Pa mė thoni:- Ē'doja mė?!!!

 

 

Ē'MĖ SHKRUAN NJĖ MIKE MUA!!!

Mė shkruan njė mike mua
Dhe mė quan"Poet rebel!"
E di,- mė shkruan,- nga ti ē'dua
Ca vargje qė plagėn tė mė"terė"

Mikja,siē duket, ėshtė e trishtuar
Dhe mua zė e mė bėn apel
Ca vargje,enkas, prė tė shkruar
Qė tė dalė nga trishtimi i thellė.

 

Dhe unė i shkrova ca vargje
Ca vargje qė ia vranė trishtimin
Mandej,pak nga pak,plot njė"magje"
Dhe ajo fitoi gėzimin.

Mė shkroi,sėrishmi,se tani ndihej mirė
(Tani nga rebel, mė quajti"Poeti i dashurisė")

Mirė ndihesh ti,po mua mė griu"kollė  mirė"

Khu-khu, mė mbyti...(ta kem prej poezisė?!!!)

 

Tiranė, 3 tetor 2018

 

 

 

 

Rovena SHUTERIQI

 

 

***

Nėn thundrat e ēakejve,
pre e braktisur, ti!
Mundohen tė tė copėtojnė,
por ti, tregon trimėri!
Lufton e paepur,
le tė kushtojė dhe jetėn,
nuk dorėzohesh lehtė,
krenarinė, ke emėr.
Dashurinė tėnde pėr jetė,
gjithkush ta ka zili.
Ēakejtė me dhėmbėt e skėrmitur
Vėrdallosen porsi minjtė!
Gėzohen,kur toka pėrshkojnė,
si Don Kishoti me mullinjtė e erės,
nuk dinė, qė majė kreshta malesh,
shqiponjat, ruajnė foletė sypatrembur!

 

 

***

Burimi pikonte e shtrydhej nė vetvete.
Qėndronte i braktisur nė mes shkretėtire.
Priste dy buzė tė trėndafilta ta preknin.
Profecinė e Kasandrės,mes shekujsh, rendur.

 

 

***

Digjen buzėt, akoma digjen!
Digjen nga etja,
tė lagen nga malli i zhuritur.
Drithėrohen nė ethe,
plasaritur.
Dhėmbėt i kafshojnė
nga dhimbje e sfilitur!

 

 

***

Mė troket nė ndjenja, pa pushim.
Sikur do tė mė zgjojė nga hipnozė e gjatė.
S’di nėse thirrja e tij, ėshtė e ēiltėr
Duhet ta besoj, apo tė hesht dhe pak?
Nėse i them po, kam frikė ta dua!
Se mos ndoshta mė ikėn, s’e shoh mė.
Dhe unė, si e zėnė nė faj do vuaj,
do tretem nė vaj nga dėnesė e gjatė,
Nėse i them jo, do e humb pėrgjithmonė,
do mėrzitet, do shkojė, e kokėn, s’do kthejė pas,
dhe unė e vetme rrugės do pres,
mos ndoshta pendohet, e tė jemi  prapė bashkė!

 

 

 

            

Xhevahir CIRONGU

 

 

SHQIPONJAT ARBĖRORE

 

Nga thellėsia e shpirtit erdhi loti i detit
Si ujė Valbonė  rrodhi  pėr mbi faqe,
Pranė gjirit tė nėnės  kokėn fortė mbėshteta
Tek shqipja me dy krena bijtė e saj gjejnė paqe.

Afrohem e lulėkuqen kėputa atje tek zalli
Dhe shqipes sime ia vendosa nė ballė,
Ėndrrat u zgjuan  ku piva qumėshtin e nėnės
E gurėt e dhimbjes u tretėn aty dalėngadalė.

Eca,eca i pėrgjumur nė pesė  kontinente
Si anije nėpėr dete mendimet shtegtuan si magelan,
Shekujt e pabesė gjakun derdhėn nė tokėn Arbėrore
Ndėrsa lulėkuqja nė sfond shqiponjėn nė gji mban.

Gjethet e pėrflakura tė nėntorit vjeshtak
U shkundėn nga shekujt rreth trungut tė vet,
Shumėngjyrat  bashkoi,-  nga ato lindėn vetėm dy
E kuqja, e zeza shkruan  fjalėn PAVARSI!

Shqiponjat  Arbėrore  zbritėn nė Vlorė
Dielli i nėntorit ngrohu ngjyrat  Kuq e Zi,
Nė valėt  e flamurit akujt e shekujve u shkrinė
Dhe puthjet e Isa Boletinit vulosėn Pavdekėsi!

 

 

GURI I ATDHEUT

 

E preka me dhimbje atė gur

Me gishtat e duarve si dritė,

Atė ēast ndjeva shumė ftohtėsi

Sikur isha nė Antraktidė.

 

As vet s’po dija ē’po ndidhte

E ndjeva dhimbjen e peshės sė gurit;

Kėrkova prej tij tė mė thoshte diēka

Jo, kisha humbur nėpėr kozmosin e pafund.

 

Ėshtė guri qė rėnkon i atdheut tim

Ai qė s’na ka braktisur  ne kurrė;

Edhe kur do largohemi me vdekjen njė ditė

Prapė guri i atdheut zgjuar do na rrijė te koka.

 

E ndjejmė mallngjimin pėr atdheun

Sa herė qė jemi larg prej tij,

Hijerėndė e i dashur ai guri I ftohtė

Gjithė lulet e jetės na i bekon.

 

E preka gurin e atdhut me dhimbje prapė

Deri nė thellėsi tė eshtrave ndjeva ftohtėsi;

I putha gjithė gjymtyrėt e atdhut me vrapė;

Ashtu i pėrlotur nė gjirin e atij u ula pėrsėri.

 

Durrės, 25 shtator 2018

 

 

 

 

Lutfi COKA

 

 

RINISĖ SONĖ

 

Rini e kėtij vendi,
Tė rinjė,por punėtorė.
Tė mbani mendjen te mėsimi,
Me libėr e laps nė dorė.

Shkollėn fort ta doni,
Lexoni libra shumė.
Lexoni Naim,Mjedė e Fisht,
Deri vonė mos fleni gjumė.

Trima ju mlindi nėna,
Nė djep ju ka mėkuar.
Tė gjithė zemėr trima,
Nė Shqipėri tė adhuruar.

Tė keni guxim e trimėri,
Tė keni sedėr e krenari.
Se pa bazė e fuqi,
Pa libėr e laps
Dituria s’tė vjen pas.

 

 

MEDITIM MĖRGIMTARI

 

Kėrkuam kuptimin,
Nė valėt e mėrgimit.
Nuk gjetėm shpėtimin,
Zog vuajtje e mjerimit.!

Mos ngrini kulla ne erė!….
Aty apo kėtu mė mirė?!..
Askund o te mjerė,….
Jeta pa liri s’ka vlerė.

Populli pėr liri nuk ngopet,
As nė xhami ,as nė kishė.
Eshtė vigjilent kurdoherė,
Me syrin lart e syrin pishė.

 

 

MESAZH DITURIJE

 

Nė se toka nuk punohet,
Mbushet plot me ferra.
Mbetet e shkretė,
S’e gjen pranvera.

Kur truri nuk mėsohet,
Mbetet nė errėsirė.
E kethehet shpejt,
S’i tokė e shkretė.

Truri do pasuruar,
Duhet zhvilluar.
O rini e dashur!..
Je shumė e ēmuar,
Gjithenjė e mė mirė,
Duhet mėsuar.

E mbushni kokėn,
Me libra e lapsa.
Sikur dhe tokėn,
Me farė e kazma.

Gjuha e shkolla,
Tė lidhur me punėn.
Tė hapin horizont,
Tė hapin rrugėn.

Shkolla ėshtė drita,
E tė hapin sytė.
Ndaj mėsoni ju,
Natėn e ditė.

Mos merrni kulturė tjetėr,
Eshtė mjaftė e jona.
Ndryshe kėngė e balada,
Do kethehen nė bomba.

 

 

MEDITIM PĖR MKOSOVĖN
 

Lufta mbaroi,
Nė vend ka heshtje.
Mendja afėr shkoi,
Ҫdo gjė kureshtje.

Kureshtja ėshtė kureshtja,
Gėzimi mposht hidhėrimin.
I gjalli kėrkon tė vdekurin,
I plagosuri ,mjekon plagėn.

I gjeturi kėrkon tė humburin,
I humburi kėrkon tė gjallin.
I plagosuri plagėn mjekon,
I vrari varrin don.

Nė mendjet Kosovare,
Shumė mendime hedhin valle.
Disa gezojnė e leshojnė dritė.
Disa cajnė e lotojnė sytė…

 

 

PĖR JU DĖSHMORĖ TĖ ATDHEUT

 

Lum nėna qė ju rriti,
Lum dielli qe ju’dha dritė.
Lum vendlindja qė ju qiti,
O heronjė zemėr e shpirtė.

Me guxim e trimėri,
Me nder e krenari.
Me bazė e fuqi,
Me libėr e lapės,
Diturija juvjen pas

 

 

 

 

Eliverta KANINA

 

 

PA DILEMĖ

 

Tė ethshėm

Tė ujshėm

Tė avullt

Tė pėrflakur nė ngjyra muzgu dhe agu

Na mbėshtolli Erosi si mjellmė gjigande

Tė fisnikėruar nė lakuriqėsinė tonė

U gjendėm kėsaj bote pa anė e kėnde

Me dritė e me hije, tė rruzullt

Tė ngurtė e tė lėngėt...

Botėn bymuam me frymė

Ngrohėm njėri tjetrin skaj mė skaj

Fund e fillim i njėjtėsuam

Me aktin e lakuriqtė tė pėrsosjes sė njerėzimit

Nuk u menduam dy herė

Sė pari, duhet jetuar o njerėz !

Si glob i qelqtė

Vetvetja thėrmohet nė pėllėmbė tė dorės

Prej dilemės :

Me Eros ...Pa Eros ?!

Ndue

 

 

AH!

 

U rrita!

Pėr fat tė keq, u rrita!

Dhe e ndiej gjithė kohėn kėtė

Kur para pasqyrės bėj truke e kqyr moshėn

Kur zgjedh veshjet dhe pėrshtas aksesorėt femėrore

Kur sfidat e jetės prej meje presin tė zgjidhen

E ndiej kur supet dua ti tendos, sa vijnė e mė mblidhen

E ndiej, sa herė mė duhet tė nxjerr kuletėn nga ēanta

E ndiej kur joshem por s’u jepem mendimeve tė mbrapėshta…

E ndiej nė sytė e fėmijėve tė mi

kur puthje mė japin e mė falen si njė tempull

E ndiej nė sytė e burrit, qė sipas dėshirės

Mė bėn herė tė vogėl e herė tė madhe

Mė ēon nė botėn e ēudirave

Si nė pėrrallė…

E ndiej, kur prindėrit i shoh si mė shohin

Dhe psherėtij

U rrita dhe veē ėndrrat mė mbetėn

Qė ende u besoj si fėmijė…

 

 

M(P)ĖSIM

 

Me tamponė heshtjeje ia vulos urrejtjes zėrat

Edhe fytyrėn me makiazh djalli, ia laj me pėshtyma mėshire

Sepse jam pjellė e njė dashurie

Qė e vuan tė vėrtetėn

Por dhe nė vuajtje, e gėzon

Le tė mbetet e vėrtetė njerzore

Edhe mėkat kur merr emrin.

E nėse kjo ėshtė dilema qė doni tė dini

Unė jam e vėrteta!

Qė teshtin alergjikshėm

Sa herė qė njė urrejtje, si lule i dhurohet me hipokrizi

Sa keq!

Kur mbillet e kultivohet kjo bimė

Nga e shkuara, nė kėtė shekull tė ri

O nėna, njiheni sa duhet dhe siē duhet dashurinė!

Ėshtė qumshti qė i duhet foshnjave

Qė Bota nė strofė djajsh tė mos kthehet…

Nėse nuk dini, a s’mundeni

Nuk doni a s’keni njė libėr

Shfletoni librin e jetės

Veē jo mbrapsh!

Se do merrni mėsimet, qė groposur qyshkur nga bota

Do kundėrmojnė paditurinė tuaj

Jetuar padashurisht

Edhe nė kėtė shekull modern

Edhe pėr ju, fatkeqėsisht…

 

 

 

 

Viron KONA

 

 

S`MBETI GJĖ PA U NDARĖ

 

U ndanė tė gjitha,

mes qeveritarėve dhe deputetėve,

tregtarėve dhe biznesmenėve.

Ah, kanė mbetur ende, edhe detet!

 

 

QYPI I FINJĖS

 

Nė fund tė oborrit,

i madh, vezak,

poshtė tij gjithė ditėn,

bėhej tym e flakė.

Nėna lante atje,

rroba pambarim,

tė vėllait tim ndėrtues,

tė miat nė uzinė.

Tė babait rrobaqepės,

tė nipit nė fabrikė,

tė tjera veshje e rroba,

tė familjes e shtėpisė.

Erdhi nuse, u bė nėnė,

fėmijė rriti dhe u plakė,

qyp i finjės nuk iu nda,

nga mėngjesi nė darkė.

Nėna jonė halle shumė,

trup e duar rreshkur,

u sfilit me atė qyp,

na rriti tė shėndetshėm.

 

 

JETA

 

Ky njėri gėzon,

se e siguroi njė copė bukė.

Ky tjetri,

sepse trashėgoi njė pallat.

Kėshtu e ka jeta,

or vėlla!

ca princėr,

ca argatė!

Ndryshe,

ē`kuptimi do tė kishte,

shprehja qė trashėgohet,

nga moti nė mot:

“Unė zot,

ti Zot,

po dhėntė,

kush i kullot!?”

 

 

VALLJA E UJQĖRVE

 

Nė pikė tė dimrit e tė uritur,

kur dėbora gjithēka mbulon,

ujqėrit nisin vallen e njohur:

“Mė i forti mbijeton !”

 

Njėri pas tjetrit rrotullohen,

mprehin dhėmbėt, ulėrijnė,

ai qė n`valle pėrdhe rrėzohet:

pėr tė  fortėt bėhet ushqim!

 

Njėri ra.

“Oh, ē`fatkeqėsi”!

S`kemi ē`bėjmė,

c`est la vie!1)

 

Shtyhen, ndeshen, rrotullohen,

mė e  zjarrtė vallja vazhdon,

n`kėtė botė kafshėsh t`egra,

“Mė i  forti mbijeton”!

 

 

 

 

Brahim Ibish AVDYLI

 

 

TRAJEKTORJA E ENERGJIVE

 

Fillojnė nga 11 marsi

nuk e di nė cilin vit,

 

e gjurmėt e dritės na pėrcjellin,

 

forca mė tė mėdha na pėrfshijnė

prej kosmosit

 

u ruhemi atyre qė na godasin

e na plandosin pėrdhé

me zhdarravitjet nė ēdo drejtim,

 

nėpėr hapėsirė

i ruajmė trajektoret e padukshme

tė mos vinė kur nuk e dijmė,

 

jemi qenie nė formė tė njeriut

me ndjenja nė ēdo lėvizje

themi se po i bėjmė hapat tonė

e pėr galaktikėn janė shumė tė vogla,

 

pėr shembull

hapi ynė i njėmbėdhjetė marsit

ėshtė njė pikė e veēantė,

 

tė zonuar kemi qenė nga tė zezat

e hapi ynė ėshtė njė grimcė nė univers…

 

Tani, nuk e di se ku jemi

nė hapėsirėn e pamatur

as ku kemi qenė e as ku do tė shkojmė,

 

dikur, shkarkohet energjia e jonė

e pastaj

dalim pėrtej botės!...

 

(Ristorante Pizzeria Seeterasse,

D-Kahl am Mein, 11 mars 2017.)

 

 

ZOGU QĖ PRORE DIGJET

 

Fluturon nėpėr kohėra

shekujt i parakalon

 

flakė qė digjet e nuk shterron

plot me dritė

 

me dhembjen e kalljeve tė veta

sikur ėshtė mėsuar

 

ku ndalet e pushon

flakėn e merr me vete

pa lėnė gjurmė

 

vetėtimė pa zė

tė tmerron kur e sheh

qenie e gjallė shkrepėtin nėpėr kėngė

e shkrumin e fjalėve tė veta

e derdhė prore

nėpėr valavitje

 

cili mundet nėpėr kalljet e flakta

tė oshėtinė nėpėr kėngė

 

nė vend se tė qajė

duron prushin e dhembjeve tė veta...

 

A jam unė feniksi i quditshėm

e pyes veten nėpėr dallgė,

 

kur ndalet pushi i kalljeve

ėshtė koha e hirit tė fjalėve...

 

(Fushė-Kosovė, 31.08.2017)

 

 

A QANĖ PIRRO BURRI DHE UNĖ

 

A qanė Pirro Burri

nėpėr shekujt e largėt

apo pandarė lotoj, deri nė mbrėmje-

 

unė dhe ai u biem kryq e tėrthor

tokave tė shenjta iliro-pellazge...

 

Hyp mbi shpatėn e tij

nėpėr tehun tė viteve

lak e gjak mė rrjedhin pa pushim

pa aspak zė,

 

jemi mė tė fortė se graniti

mė tė mprehtė se era

mė tė butė se ajri

 

e zemra jonė

shtrydhet nėpėr kėngė plotė vaj

kėnga ėshtė lot, por nuk dėgjohet-

 

lart nė qiel ndėgjohet tupani magjik.

I pyes shekujt

a bashkohet toka jonė

kur dhe gjurmėt na i pėshtjellojnė!...

 

(Fushė-Kosovė, 10.09.2017)