Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - Poezi tė zgjedhura

Grup autorėsh

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

Nga: 

Pėrparim  HYSI

Irma KURTI

Xhevahir CIRONGU

Dedė PREQI

Aferdita BEĒIRI

Lutfi  COKA

 

 

 

 

 

Pėrparim  HYSI

 

 

MOJ VLORĖ! E BUKURA VLORĖ!
(Pėr DITĖN  E  PAVARĖSISĖ)
(poezi jubilare)

O moj VLORĖ!  E bukura VLORĖ!
O qyteti i PAVARĖSISĖ!
Vij  tė puth me kėmbė e dorė
TY dhe ISMAIL  BUKURISĖ!

Se ti, moj VLORĖ, mė je NĖNA
Dhe si mund tė tė harrojmė?
Kush  s'tė do, kancer me gjėmba!
Gjithė  SHQIPTARĖT e mallkojnė.

ISMAIL QEMALI qe ai  BURRI
SHQIPĖRINĖ mė vete shpalli
Vuri buzėt tek FLAMURI
A harrohet  F L A M U R T A R I?

Ai ėshtė BABAI  i KOMBIT
Qė u thinj pėr SHQIPĖRINĖ
Ditėn e njėzet  e tetė nėntorit
Ne festojmė PAVARĖSINĖ.

Nesėr plot njėqind e shtatė vjet
Plot njė shekull edhe ca
Por s'harrohesh pėr jetė
Ty tė kemi si BABA!

Rrron i gjallė nė zemrat tona
Nga njė brez tek brezi tjetėr
Rron sa do rrojė VLORA
Dhe  nuk kanė pėr tė vdekur

Dhe kur vijmė mė  njėzet  e tetė,
Dhe kur vijmė aty, nė VLORĖ!
Buzėt vėmė mbi monument
Pėr  ata qė ranė therorė.

I kujtojmė njė nga njė
ISMAILI s'qe i vetėm
Brohorasim me njė zė:
- Do tė rroni pėr tėrė jetėn!

Ti, moj VLORĖ, je Katragjyshe
ISMAILI - KATRAGJJYSH!
Pa mė thuaj:- A bėjmė do ndryshe
Qė mos ju duam p ė r j e t ė s i sh t?!!!

Tiranė, 27 nėntor 2019

 

 

PLEQĖRI

 

Pleqėri, moj!  Sa e keqe!

Rrodhe m'u bėre, moj dreqe!

Nuk mė ndahesh asnjė ēap

Se mė shfaqesh syve,"fap!".

 

"Fap", sikur po bėn "blic"

Si tė kem mbi kurriz

Mbi kurriz e lėshon "fletė"

Sa kurrizin ma bėn petė!

 

Dhe  mė nxjerr goxha defter

(Mė kėrkon qiqra nė diell?!!!)

- E mban mend kur ishe djalė?

(Mua mė shkojnė djersėt valė).

 

- Paguaj "taksat" e njėherit

Kur me sy ia bėje "sherrit"

Jo pėr iks a ypsilon

(Nga mos bėhem me tension?!!!)

 

Pi njė hapje... hiē, asgjė

-(Po ēfarė kam? Mė thuaj, ė?!)

Mirė tension, po ē'mė ka  zemra?

Pėrse zemra, m'u bė shemra?

 

Po yndyrnat mu nė gjak

Dhe kėto i paskam hak?!!!

Del njė puēėrr, zė mė ha

(Mos nga kjo vjen hata?)

 

Zė e nisem pėr doktor

Se mė duket rrroj me zor

Eh, ē'mė bėre pleqėri!

Ndonjėherė, s'vė gjumė nė sy.

 

E  pi detin me filxhan

Se, i tėri, jam duman

Mezi pres qė tė gėdhihet

Dhe meraku, ikėn... pirdhet.

 

Vete gjerb kafenė me shokė

Pėleqėrinė e bėj copė

Harroj zemėr e tension

Shoqėria mė rinon.

Tiranė, 9 nėntor 2016

 

 

NUK BESOJ NĖ ASNJĖ KLERIK

 

Nuk besoj nė asnjė klerik

(tė ēdo besimi,nga janė e ku janė)

Me sjelljet e tyre janė tė  damkosur e pikė

Shumė prej klerikėve kanė dalė sharlatanė.

 

Pedofilė po; por dhe imoralė

(Pedofilėt, ca mė shumė i urrej)

Secili nga tė damkosurit  tė vejė mu nė djall

Kur ka ca prej tyre qė kanė dalė dhe "gej".

 

Dhe del PAPA i ROMĖS dhe kėrkon tė falur

(por si mund tė falet  njė pėrdhunim?!)

Klerikė tė flliqur (si derra janė ngjallur)

E kanė tronditur tonin besim.

 

Nė ZOT besoj,sado qė ėshtė lart

Lart dhe larg, por ZOTIN e kam pranė

Sharlatanėve tė ēdo feje, o ZOT vėru njė damkė

Se tempujt ku "falemi", i pėrēudnuan.

29 tetor 2017

 

 

JAM "INTELEKTUAL"

 

Tė dėgjoj, kur thuaj:- Jam "intelektual"

Dhe, me tė vėrtetė qė ndihem keq.

Intelektual? Por ti ta shpall

Tė rroftė diploma e tė vesh mu nė dreq!

 

Rreh gjoksin dhe bėrtet:- Jam"intelektual"

Pa hiqesh e mbahesh i rėndė

Jargosesh, shkumbėzon dhe bėn rrumpallė

Dhe ke aq mend,sa njė ka mbrehur nė parmėndė.

 

Se kurrė intektuaili i vėrtetė gjoksit nuk i bie

(se gjasme si ai dhe tjetėr nuk ka nė botė)

Se ēfarė" malli",dukesh qė  je

Ti je veē kallp dhe hiqesh "made in kokė".

30 tetor  2017

 

 

I PANGOPUR

 

I pangopuri? Nuk ngopet kurrė

As me mall as me para

Thotė:- Mė shumė tė kem... sikur

Vetėm unė tė kem njė dynja.

 

Shi tė bjerė nė arėn time

Dhe tė tjerėt veē tė shkretė

Tė mos kenė asnjė thėrrime

I pangopuri? Ndihet mbret.

 

Mos guxo tė kėrkosh gjėkafshė

Menjėherė  ta pret:- Nuk kam

Humb ndėrgjegjen,kthehet kafshė

Edhe gjumė nuk fle tamam.

 

Jep e merr me pasurinė

(Qahet vazhdimisht si qyq)

As qė pyet pėr njerėzinė

Dhe nga mendja mbet eksiq.

1 nėntor 2017

 

 

SHERRI

 

Ca e ca sherrin e pėlqejnė

Dhe"forcėn" e tyre sikur duan tė dėftejnė.

Sikur nė kėtė botė veē ata janė trima

Kurse, nė tė vėrtetė, janė krimba.

 

T'i  shmangesh njė sherri, nuk je frikacak

Pėrkundrazi je trim dhe nuk je burracak

Sherrxhinjtė kreshpėrohen veē ku ka turma

Se para turmave kapėrdisen si burra.

 

Kur del dikush dhe atyre u thyen hundėn

Secili nga "trimat" zė e bėn pulėn

A kini parė ca"monstra" nė parlament

Qė janė si"buēko", tė fryrė me shėndet?

 

Si tė "montuar" sherrin kanė mbi hundė

(se mos"guxon" t'u dalėsh nė rrugė?!!!)

Tė fryrė nga urrejtja,shfryjnė si Herkula

Po t'i gjesh vetėm? Frikacakė si  pula.

 

Zhurmues tė mjerė qė hiqen si trima

Secili prej "trimave",neveritės si krimba!

Siē hyjnė nė parlament,ashtu dhe dalin

Votues, me sy nė ballė: me votėn tonė t'i ndalim.

2 nėntor 2017

 

 

 

 

Irma KURTI

 

 

ATĖ DITĖ SHPRESOJ TĖ MOS JEM

 

Njė ditė ti s’do tė jesh mė xheloz,
s’do mė pyesėsh pse u vonova shumė,
kur tė vij rrotull nėpėr shtėpi,
s’do mė ndjekėsh me vėshtrim, si dikur.

 

Nuk do tė zerė gjumi me emrin tim,
s’do tė zgjohesh nga ėndrra pėr mua,
nuk do tė jem mė pjesė e jotja,
s’do shqiptosh mė fjalėn: “Tė dua!”.

 

S’do t’mė mbash mė brenda teje,
do tė grindesh shpesh, oh sa shpesh!
Unė do lodhem, do thyhem, do tretem
e pėr veten time do t’mė vijė keq. 

 

Atė ditė shpresoj tė mos jem mė,
tė paktėn do tė kete mbetur emri im
dhe ti do t’mė sjellėsh nė mendje
si njė copėz ėndrre, si njė kujtim.

 

 

JE VEĒSE NJĖ HIJE

 

Ti nuk ze asnjė vend nė jetėn time,
je veēse njė hije.

 

Por ndonjėherė kur rri e qetė:

“Gjithēka u mbyll e s’tė kam prapė”,
ti frikshėm mė pushton mendimin
dhe ndjej diēka, ndoshta mall.

 

Qėndron aty, pėrballė meje,
s’tė iket, me mua do tė rrish.
Kėrkoj tė tė shmang, por ti s’lėviz
si njė tallje, si njė ironi.

 

Tė vėshtroj, nuk di ē’tė them,
duhet tė shkosh, e kupton vetė:
Zjarri u fik, ėshtė e kotė,
njeri-tjetrin mė s’e ndjejmė.

 

Atėhere po largohem unė
dhe ngrihem, eci kuturu,
larg vendeve qė vegimin tėnd
m’a sjellin mė pranė se kurrė.

Je veēse njė hije.

 

 

VETMIA MĖ E KEQE

 

U desh tė kalonte njė jetė

qė tė kuptoj se vetmi

s’do tė thotė tė jesh vetėm,

por e rrethuar me njerėz.

Me tė afėrm, tė njohur,

me buzėqeshje plot,

me ata qė tė rrahin krahėt,

pastaj tė ngulin thonjtė.

 

Tė jesh vetėm do tė thotė

tė kesh pėrreth njerėz

qė s’arrijnė tė tė kuptojnė,

lotėt t’i marrin pėr dobėsi

dhe pėr heshtjen tėnde

tė etiketojnė

si tė ēuditshme

e tė ftohtė.

 

Tė ndiesh vėshtrime

qė tė shpojnė si gjemba,

tė mblidhesh si kėrmill

rreth vetes,

tė dėshirosh nė njė cep

tė qash nė heshtje.

Mes njerėzve… kjo ėshtė

vetmia mė e keqe.

 

 

MĖKAT TĖ MBYLLĖSH SYTĖ   

 

Mėkat tė mbyllėsh sytė nė njė ditė si kjo:

dielli i zjarrtė mė dėrgon me mijėra puthje,

nga dritarja hapur flladi fytyrėn ledhaton

si njė dorė dashurie e largėt, e padukshme.

 

Asnjė e qarė fėmije nuk e trishton ajrin sot,

kaltėrsinė e qiellit asnjė re s’mund ta grisė,

zėri im i zvargur nuk i ngjan njė lėngate,

por njė tingulli muzikor paksa melankolik.

 

Njė mot tė ftohtė dimri me rrufe e bubullima

do tė doja t’mė shoqėronte nė largimin tim.

Ėshtė mėkat qė tė shuhesh nė njė ditė si kjo,

ku jeta buzėqesh e vibron nė ēdo thėrrmijė.

 

 

 

 

Xhevahir CIRONGU

 

 

ZĖRI i ATDHEUT

 

Zėri i atdheut na thėrret

nė ēdo ēast,

 Me dhimbje dheun e  putha

bashkė me njė gur.

 

I hapa krahėt si shqiponjė

e nė zemėr mu ul ngadalė

nga shekujt njė flamur.

 

Ishte gjaku  arbėror

Nė sfondin e atij  flamuri,

Shqiponja  nė qiell fluturonte

Me vulėn e nėntorit 1912 ės.

 

Dhe sot nėntorėt e kuq

tė atdheut tim,

Nga gjaku i derdhur nėpėr shekuj

I dhanė ngjyrėn mė tė bukur nė botė!

 

Zėri i atdheut na thėrret

Shqiponja e lirė tė fluturojė,

Nė qiellin e kaltėr arbėror

Sot e pėr ēdo mot.

 

Dhe ne ecim rrugėve tė atdheut

Duke puthur gurėt e dheun,

Vala e detit na pėrqafon,

Qė nga Vlora e Prekaz

 

Tė gjitha historitė u shkruanė:

Njė  flamur , njė gjuhė njė Komb

Nė gjoksin e nėntorit tė Atdheut tim !

Durrės, Nėntor, 2019

 

 

NATA DHE KUKUVAJKA

 

Tek ajo ēati e vjetėr mbi atė shtėpi

Atje ēdo natė kukuvajka bėnte gjumin;

Sa herė qė zgjohej pėrkėthelte yjet e hėnėn

E trishtuar ja thoshte edhe vajit tė kėngės!

 

E vetme kukuvajka rrudhosur hijes sė natės

Dhe myshet  qenė tharė nėpėr  gurė rrasa,

Trupit hidhte si kėmishė dritėn e hėnės,

Nė vetėmi kėngėns ia merrte e qante kukuvajka.

 

Vetmia e zėrit tė saj ishte ndryshkur

 si njė lum i thatė mbetur pa ujė,

Aq sa  e shtangur vėshtronte nė qiell yjet

E njė qen endacak ecte i vetmuar rrugės.

 

E shkretė kishte mbetur pa njeri

Qante  ajo portė e kyēur gjithė ndryshk;

Askush s’trokiste si dikur nė atė shtėpi

Veē  kukuvajkės me  kėngėn  e mykur.

 

Nga shperėtimat e shpirtit tė kukuvajkės

U t’kurr dhe nata e yjet zunė e qanė,

Tani aty dėgjon kėngėn e vajtimit

Tė djegur si drurėt e pyllit tė tharė.

Durrės,dt. 08 mars 2019

 

 

MOS MĖ THUAJ LAMTUMIRĖ…

 (Kushtuar poetit Sejfulla Malėshova “Lame Kodra”)

              

Kohėt ecin nėpėr shtigjet e tyre

Ato me vehte marrin shtėrngata shiu;

Dhe valėt e lumit Vjosė aty ndaluan

Me vargun e Sejfullait u pėrqafuan.

 

Heshtjes memece dhe intrigės kohė

Largohuni prej meje u thoshte gjithmon;

S’pranonte elozhe ,as klithma korbi

Por, as hingėllimat e kalit tė egėr.

 

U gėrvishė qielli nga retė e hirta

Fjalėn e lirė si kuēedėr ta gėlltiste;

Por s’mundi dot te ‘’Lame Kodra’’

Se rrėnjėt lisit nė shkėmb ishin tė forta.

 

Le tė frynte acar i ftohtė

Bashkė me britmat Kaukaz- Moskė;

Me dashurinė e atdheut flakė ndezur nė gji

“Lame Kodra” shkroi tė bukurėn poezi.

 

Mos mė thoni lamtumirė ju lule tė qėrshorit,

As edhe ju lule tė bardha tė qershisė;

Tek ai lot qė ra mbi atė shkėmb

Era e ngrohtė e fushės sė  Myzeqesė

Pėrcjell ēdo ditė nga njė serenatė,

Por edhe nektarin e dashurisė nė vargun tėnd.

Durrės, 10 Janar 2019

 

 

 

 

Dedė PREQI

 

 

POEMA E KRIMIT

 

Cilėn marrėveshje ta filloj me ty o, kriminel e dhunues primitiv

Kush tė kupton ty si paqdashės, apo si miqėsor e i ndershėm,

Ti nuk ke zot, as besim dhe as kuptim tė njeriut normal

Ti nuk ke natyrė njeriu, as emėr pėrkatės pėrveq se kanibal.

 

Gjithēka tė erdh pėrdore e shfrytėzove mbi trupin tim tė ngurtė

Mė dhunuat para syve tė burrit, para fėmijėve dhe para prindėrve,

Ma pushkatove nanėn, babanė, vėllezėrit dhe motrat mi dhunove

Mbi trupin tim nuk u ngope, pėr sė gjalli mė masakrove me cigare.

 

E dhunuat e pastaj ia shqyet mitren me tytė motres miturake

Nė mes gjinjėve me maje tė thikės ia bėtė kryqin e djallit dhunues,

Mbi trupin e prindėrve tė masakruar vajtonin fėmijėt e mekur

Bebja e vogėl dy muajshe thithte nė gjirin e nėnės sė vet tė vdekur.

 

Shkrumuat dhe asgjėsuat gjithēka qė ishte pasuri i kombit tim

Shishet e mbushura me alkool dhe tė droguar festuat fitore tė ndytė

I ē’nderuat para syve tė botės dhe nė muajin e fundit tė shtatzanisė

Ua nxjerrėt nga barku engjujt e vegjėl me bajoneta ua shqyet sytė.

 

Ky shqetėsim ka tė bėjė me praktika tė sėmuara historike

Imazh i njeriut tė gatuar qė e futi urrejtjen nė gjene,

Mė logjikėn e mitėve ndėr vrimat e tempujve tė mykur

E pyesim vetėn tė hutuar, athua njeriu i tillė jep fryt tė lumtur?...

 

Nėse gjykojmė drejtė pikėrisht pikėn e dhėmbjeve tė shpirtit

Tė pėrpiqėmi ta sqarojmė gjendjen e qenjės sė fyer e tė lėnduar,

As njė paragraf, asnjė kontratė dhe as njė marrėvshje nuk ndihmon

Nėse krimi bashkė me kriminelin nuk e merr ēmimin qė e meriton.

 

Njeriu i sė ardhmės padyshim se duhet tė jetė liberal dhe optimist

Por ky njeri duhet tė bindet dhe ta kuptojė se ēka ėshtė « jeta »,

Jo si njė pėrshtatje pasive, por si njė pėrgjegjėsi respektive pa tallje

Nė kėrkim tė paqės, tė merr pėrgjegjėsinė dhe tė kėrkojė falje…

 

 

ULURIMĖ  NĖ  MJEGULL

 

Po mundohem diēka tė thėm

Liria e jote Kosovė po mė brenė,

Gjithė ajo qė flinte nė shpirtin tėnd

Po jehon brengė e lot mbi shkėmb.

 

Zogjtė e njomė thurin ėndėrrat e tyre

Mbi trupin tėnd tė lashtė tė Dardanisė,

Do tė digjėsha flakė pėr njė copė diell

Qė shkėlqen nėpėr shtatorėt e  lirisė.

 

Ujqit e shfrenuar  ulurijnė nėpėr mjegull

Janė ēuar peshė e ndjellin orėt e kobshme,

Rreth teje nuk lakohen yjėt e qėndresės

Shėnoma njė ditė rrugėn tėnde tė shpresės.

 

Erėrat e fshehta i trazojnė zogjtė nė fluturim

Gjerdan tė kuq e marrin ngjyrėn e dashurisė,

Gjethet e kanė thithur nektarin mė tė ėmbėl

Atje ku muzgu takohet me shtatorėt e lirisė.

 

 

KOHA

 

Nėse ndalet koha nė kėndin e saj

Ne, nuk e njohim sekretin,

Dhe zgjohemi tė pėrgjumur

Nėpėr shtrojen e tokės.

 

Ndalemi e shikojmė para vetės

Mjegullat nuk i lejojnė pamjet,

Dhe mbi kokat tona tė vogla

Varet kujtesa e fluturimėve.

 

Na pėlqejnė kujtimet e humbura

Qė koha i ka marrė mė vete,

Ēfarė detyre i parashtrojmė vetės

Kur gjithēka mbetėt pezull e sekrete…

 

 

JETA

 

Ēfarė ėshtė jeta

Apo, vetėm njė copė kohe

Tė cilėn e shfrytėzojmė pa recept.

 

Jeta nuk ėshtė e tėra dashuri,

Nėpėr tė, ka plot gaz e hidhėrim

Qė pėr zihen me njėra-tjetrėn

Tėrė jetėn,

Nė mes qiellit qė e mbushin rrjetėn.

 

 

 

 

Aferdita BEĒIRI

 

 

DĖGJOE KĖNGĖN TIME

 

Dėgjoe kėngėn time, ti
qė je nė dėshpėrim apo dashuri.
Jeta si jeta bėn si don vet,
pėr kėtė problemet mos i ke dert.

Pėrpiqu vetėm jetės sens t'i japėsh.
Jetoe kohėn duke u munduar
qė tė japėsh maximum dashurie.
Edhepse vet fatin s'e ke shkruar.

Megjithatė ndėrroe veten e lėje depresionin-
nėse ai tė ka gjetur edhe ty!
Se ke tė drejtė tė kėnaqesh nė jetė,
s'i ke faj ndonjė njeriu.

Ndoshta dashuria ty tė ka lėnė,
ndoshta pėr atė loton se ėshtė me tjetėrkėnd;
Por as kjo mos tė brengosė ty dot,
se nafakėn tėnde e gjen nesėr nė mos sot!

Dėgjoe kėngėn time ti nė hall apo dashuri:-
Pranoe jetėn ashtu si tė vjen.
Por edhe ti kthehu nga ajo pozitivisht.
Ndryshoe veten nėse ke dėshtuar, fatin sėrish e gjen.
Dėgjoe kėngėn time e tani e tutje gėzo;
Gėzo e veten e ndrysho!

 

 

POEZI PER NENE TEREZEN

 

Agnesė ti ishe bijė e shenjtė,
e lindur nė te ngaherėshmen Iliri,
nė kufi me Greqi
e sėrish rreth mė rreth me Iliri.

Zoti yt universal ishte,
porse si pishtarė Jesunė e kishe,
ai tė kishte kėshilluar nė jetė,
tė duashe njerėzine si duhet vėrtete.

E lirė kishe lindur pa komplexe.
Porse si nė rini veshėn e murgeshės
e veshe e kurrė mė
nuk e deshe.

Rrugėn e misionit e more
dhe emėr nė histori shkrove,
prandaj lavdi tė qoftė, Terezė
pėrgjithmonė ty qė mirėsinė e
kishe nė gji.

Ishe nėnė e fėmijėve nė botė,
pėr tė pashtėpitė shtėpi mbarove,
prandaj tė njeh bota mbarė,
ty bijė e kombit shqiptar.

 

 

POEMA PĖR VENDLINDJE

 

U nisa nė njė rrugėtim kthimi.
Edhe unė si shumė tė tjera-
Qė me vete i kishte marrė
njė herė mėrgimi, por jo dėshtimi.

Se unė kthehesha me punėn time-
tė cilėn doja tė shpalosja tutje.
E kisha njė plan tė ngjallė sėrish,
e i cili do mė kthente nė vendlindjen time.

Zoti dyert m'i ēeli mua:-
ngjallu sėrish e jeto mos u dėshpro!
Se edhepse disa rrugė t'i mbyllėn,
ke rrugė tjera tė hapura kudo.

Njė dritė shprese mė mbante mua,
njė dashuri e paharruar,
tek ti vendlindje tė kthehem e tė ndihmoj
edhe sot unė dėshiroj.

Prandaj tė lus mė akcepto,
prandaj tė lus pėr mirėkuptim.
Nuk jam unė ajo e kushdo,
por e kam emrin tim.

 

 

DITA E PAVARESISE

 

Me lotet e derdhur
pergjate viteve te kaluara,
me thirrjet e shumeta,
kete poezi per qlirim e thura.

Me pika te djerseve
nga puna e rende,
per te arritur majen
ku liria ishte, ata rrugen e trasuan.

Me pika te gjakut
te bekuar kosovar
rruga per tek dielli
u trasua dhe u shtrua.

Ajo ishte e larget
por shume e deshiruar.
Shume per se gjalli e dashten,
e kurre nga mendja s’e larguan.

Me kete poezi
Shprehi mirenjohje
per ata qe dhane e japin
per te drejten liri e pavaresi.

E dashur Kosove dhe Shqiperi
urime uniteti ne liri
urime popullit qendrues heroik
qe e solli kete
dite me pavaresi

 

 

 

 

Lutfi  COKA

 

 

RILINDJA IME

 

Si e don Shqipėrinė

O rilindja ime!?

Atėdheun e bėtė

Copa e thėrrime.

 

Kėshtu e doni shqipėrinė

Kuri  ikėn Rinia

Duke lėnė prapa

Varfėri ,pleq e plaka!?

 

Kėshtu e doni Shqipėrinė

O rilindja jonė

Vendin e zhytėt

Nė krim e korrupsion.

 

Nė krye oligarkia

Nė pus Shqipėria

Kėtė gropė tė madhe

E hapi rilindja.

 

Prokurori zhduk provat

Pėr krimin qėlulėzon

Pėr shkaqetė vogla

Rilindja tė dėnon.

 

Drejtėsia jep padrejtėsi

Liron tė pasurit,burgos tė varfėrit,

Rilindja kėshu edon

Si makina pa timon.

 

Po ushtrinė si e don

Krimineliqė tund vendin

Merr shpėrblim kuvendin,

Ordinerėt nė burg i con

Se kėshtu rilindja e don!

 

Me gėnjeshtra e mashtrim

Me gėnjeshta e  besimin

Ju a vodhėt  besikmin

Ne ju dham pushtetin

Jun a dhat kurbetin….

 

Kėtė qė doni ėshtė ligėsi

Kėtė qė bėni ėshtė tradhėti,

Tradhėti e ligėsine

E pati PD e ka dhe rilindja….

 

Rilindja ime

Me kėnaqėsi ligjėron,

Pėr jetė mė tė mirė

Nė botė na con!?..

 

S’ka jetė mė tė mirė

Se nė vendintim

Kur shoh tė ardhmen

Plot me gėzim!

 

S’ks jetė mė tė mirė

Ndoshta nė  farfėri,

Kur jam pran  familjes

Plot me dashuri!

 

Si tė jem i lumtur

Nė rrugėt e botės

Si shegert i vuajtu

Nė buzė tė gropės.

 

Tė mirėn mė tė mirė

 gjithkush e don,

Kur e mira mė e vogėl

nuk i mjafton!

 

Kur zhytur nė varfėri

Pa asnjė shpresė

Largohem pėr mė mirė

Para se tė vdes!?..

 

Nuk ėshtė heret

Por ėshtė vonė

Kėtė rilindje tė mallkuar

Historia e ka dėnuar..

 

 

PSE KĖSHTU!?

 

Nuk ėshtė habi

Por ėshtė trishtim,

Nuk ėshtė faj

Por ėshtė krim.

 

Tė gjithė tė turren

O populli im,

Historinė me pėrdhunuar

Qė me gjak e ke shkruar.

 

Ngrihet plot sherbes

Njė palo fashist.

Me ngrit vlerat

E babas ballist.

 

U doli gjumi

Bijėve tė mbretit,

Kėrkojnė lavdinė

Prej sikletit.

 

Shumė tė shitur

Shumė tė paguar,

Kėtė vend tė lashtė

Me errėsuar.

 

Janė  bashkuar

Hijenat e politikės,

Me nxjerrė vendin

Jashtė etikės.

 

Janė tė vdekur

Pėr sė gjalli,

Pėr pushtet

I ka marr malli.

 

Kjo akademi

E paguar pėr dituri,

Lufton lavdinė e kombit

Luftėn e madhe per liri.

 

Paradokės nė vendin tim

Tė gjithė me tėrbim,

Tė shitur e paguar

Shqipėrinė me errėsuar…

 

Po nė kulmin e ҫudisė

Shteti i vendit tim,

I paguan u jep trimėri

Me zhduk komb e histori…

 

Moj Shqipėria ime

Ku tė kanė katandis,

Historinė e lavdishme

Po t’a bėjnė pis.

 

Deri kur kėshtu

Do tė shkoj tradhėtija,

Deri kur kėshtu

 Do vdes Shqiperia.

 

 

DERI KUR KĖSHTU!?

 

 Ҫ’ėshtė kjo xhorulldi

Pėr ti o Shqipėri.!

Bijtė e tu pėr habi

Po tė nxjerrin tė dy sy.

 

Trimėrinė qė e kishe nė zemėr

Po i vendosin tjetėr emėr.

Po ta zbusin urtė e butė

Moho veten , vletė sot huajtė.

 

Trimerinė e Shqiptarit

Amanetin e tė parit,

Bijtė e tuaj pėr habi

Po e quajnė plot marrėzi.

 

Pėr Betimin me shumė vlerė

Jepje jetėn si me lerė,

Kaҫakėt e politikės

Po e nxjerrin jashtė etikės.

 

Plot betime nė tribuna

U shėndrit balli dhe hunda,

Janė betime me hipokrizi

Nė thelb kanė vetėm tradhėti.

 

Nė udhėtimet shekullore

Ke mbrojt vendin me armė nė dorė,

Ke lutuar me vetėmohim

Pėr atdhe e pėr ҫlirim.

 

 Pseu-idelogėt e kohės sonė

Me djallėzinė qė kanė nė zemėr,

Mohojnė luftėn e popullit tonė

Tu e djallosur me trjetėr emėr.

 

Nė kėtė  botė  a ka vend

Bijtė e vet ta denigrojnė,

Me servilizėm e tradhėti

Me njėllos  komb e lavdi

 

S’kanė lėnė gjė pa shkatėrruar

Tani luftės janė drejtuar,

Duan njėllosin historinė

Tė ulin kombin

Tė lartėsojnė tradhėtinė..

 

Po ky gjaku kuq e zi

I derdhur nė pafundėsi,

Do bėhet ortek stralli

Do ju djeg pėr sė gjalli.

 

 

A SOSET DURIMI!?

 

Moj Shqipėri vend i bekuar

Nė histori forte  qėndruar,

N’luftė u linde,n’luftė u rrite

Vlerat e kombit lart i ngrite.

 

Deshe vehten tė jesh e lirė

Pa pa pranga e zinxhirė,

Me shpatė nė dorė barrikadė

Ke luftuar e ҫarė bllokadė.

 

Gjėn mė tė shtrejtė kishe lirinė

Ke pas besėn e burrėrinė,

Ke pas flamurin kuq e zi

Qė tė nderonte nėnė shqipėri.

 

Shumė luftra pakufi

Kanė shkruar histori,

Pėr mbrojtjen e vendit tim

Po kurrė aggresive pėr pushtim.

 

Po tani ku je ti ?

O atdhe  shpirtit tim,

Bijtė e tu nė ditė tė sot

Po tė gjuajnė me pushkė e top.

 

Tė shkaterruanekonominė

Tė vodhėn pasurinė.

Kanė ngrtit pallate e vila

Ne nė vujtje, ju nė tė mira.

 

Betimi i shqiptarit plot vlerė

Po e pėrdhosin herė –pas herė,

Nė vendin e betimit

U fut neni i mashtrimit.

 

Patriot tani kush ėshtė

Ai qė ikėn prej sikletit,

Ai qė i kėthen atdheut shpinėn

Nė kurbet me shiju tė mirėn.

 

Pėr kulturė e pėr arsim

Ėshtė ҫudi nė vendin tim,

Shteti im plot sherbes

E ka shėndrru nė biznes.

 

Ėshtė bisnes pėr fukara

Qė s’ka bukė e para,

S’ka shkollė ku s’ėshtė leku

Tė luan mendja e tepeleku.