Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Poezi tė zgjedhura

Poezi tė zgjedhura

      

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

Nga:

Mehmet BISLIMI

Arsila CINA

Adelina DOKJE

Liridon MIFATRI

Erblina IDRIZI

Mirlinda MUSAJ

Aulona GOXHAJ

 

 

 

Mehmet Bislimi

 

 

PORTRET

 

Nga dorė e piktorėve modern

Tė kohės antike

Portretizuar fytyrė e pa skuqur

E sakrificės nė kėmbėngulje

Tė hije zisė a bukurisė mitike

 

Monalizė moj mike

Gėnjeshtėr apo

Realitet

Buzėqeshja jote

Nė portret

 

Ndryrė

Brenda kornizės nė shekuj

Histori e pazbėrthyer e artit

Mbi mjeshtrin e penės sė vjetėr

Varur nė maje tė gozhdės

Si testamenti

Nė letėr

 

 

MALLI

 

Formulė e pa zbėrthyer graviteti

As Njutni mendjehollė

Nuk e gjeti

 

Mes mollės dhe tokės

Fuqi e mallit tė nėnėlokes

Qė tė stepė

 

 

IRONI E FTOHTĖ

 

Shkretėtira shterpė

Qiellin ka ngrirė

Njeriu fytyrė vrarė

Ironi e ftohtė

E njė jete

Pėr njė grusht pleshta

Lidhur pas humbėtirės

Me fijet e padukshme

Tė shkretėtirės

 

Botė poetike nė kėrkim

Tė rimės sė verdhė

O miku im poet

Thurė kot

Kėngė nė shkretėtirė

Kot

 

 

 

 

 

Arsila Cina

 

 

YJET E ĖNDRRAVE!

 

Vėshtroj

teksa nata bie ėmbėlsisht

dhe yjet numėroj me gisht…

Notoj magjishėm,

e plot gėzim,

nė njė mendim.

Ndriēuar, njė cast shfaqem

Dhe zhdukem

Dhe plakem…

Ne pasqyrė veten shoh

dhe jam e re sėrish

Fytyra ime,

e pastėr dhe e brishtė,

rrėnqethet nė kujtime.

Papritmas,

qetėsisht lėviz

dhe hiri furgullon,

notoj nė ėndėrrime

Dhe pas pak hesht

Dhe veshtroj nje yll qė bie

Dhe me zjarr me tha:

“ti je ajo qė po kėrkoja”.

Hetova gjate fjalen e tij

dhe kur u shua

e kuptova,

Se, ishte mesazhi qė kurrė s’u harrua!!!

 

 

KUSH JAM UNĖ?

 

Kush jam unė, Kush jam unė?

pyes veten shpesh

Mos ndoshta jam njė mjegull

qė vjen ta vizitoje kėtė mėngjes?

Mos ndoshta jam dielli qe vjen e ngrohė

kėtė Tokė?

A jam unė njė e vetme,

po kush jam vallė?

mos ndoshta jam fara qė tokėn time po

kėrkoj

mos ndoshta jam bora qe qytetin zbardhėllon?

Oh, jam agimi, perėndimi jam

dielli qė vetė do ta dije...

Jam mjegull dhe drite qe shpesh here te vizitoj

Ndoshta as vete se di kush jam

ndoshta kam humbur dimension ,ndoshta po kėrkoj

unė lėndinėn qė te mbillem e te lulėzoj.

 

 

 

 

 

Adelina Dokje

 

 

PRANOJE PUSHTIMIN TIM

Pranoje pushtimin tim! Te
perqafoj!
Me lot te lag si vesa ne agime
eja rri me mua, jam mall i pashuar.


Burimet tė mallit dashuria si shteron
nuk ka perendim lumturia per TY
rilindje ndjen zemra e dashuruar.


Nuk jam deshire e shuar nga malli !
Mos i mbyllsha syte pa te pa e puth !
te shuaj llaven qe djeg nga larg.

 

 

KISHA NDJESI

Sa kohe se ne duhemi
guximi s'na mungoj !

frika pė njeri-tjetrin
dhe klithma na shtoj!

Tė lemova floket me gishterinj e mi
butesi mendafshi - kisha ndjesi!


Gersheta puhize krijonte nata
neper damar lumturia barti urata!

 

 

KU JE SHPIRTI IM!

 

Janė vargje tė ngritura deri nė thjeshtėsi

Pėr ty, i dashuri im bartin mall!

Ēfarė ruaj nė shpirt dua tė tė rrefej

Pėr flakėn dhe dritėn e pikėllimit!

 

Nėse i lexon njė ditė mos u befaso

Pėrse ka zjarr e nė tė unė digjem

Ēdo ēast vetmia mė shkrumon

Dhe ngrij nė heshtje si acari!

 

Tė ishe pranė meje do tė shikojė lotėt

Pushtuan pėrmasėn e rrjedhė s nėpėr faqe

Se zemra ndjente tėrbim

Kur klitha: Ku je? Ku je shpirti im!

 

 

 

 

 

Liridon Mifatri

 

 

YLLIT TIM

 

Mund tė shkosh tė mbretėrosh nė det
Atje ku nuk ekziston poet
Natės do t’ia fal edhe timin yll
I ndihmoj qiellit se ai tė premten u mbyll
Ditėn do tė shndrit ai yll kur si te premten qė s’kishte diell
Atėherė do tė shndris ylli im nė qiell

 

 

EMRI YT

 

Emrin tėnd e di veē unė qė ėshtė mė i vlefshėm se kurora e mbretit
Se pari mund tė quaj vdekja e poetit
Mund tė mė quash edhe vet perėndim por e di se je diell
Unė e kam trėndafilin e zi dhe ti mė ndihmove ta mbjell
Dhe mė thuaj edhe njė herė nė sy atė qė mė the atė ditė
E tė shėnoj pėr ty edhe 1 milion poezi pa pritė
Emri yt mė sjell jetėn e vėrtetė
Por s’mund ta quaj jetė
Do tė rilind prapė dielli me simbol me emrin tėnd
E emrin tėnd do ta shkruaj ēdo vend
Kėtė tė vėrtet kudo mund ta gjesh
Emrin tėnd kudo mund ta vėresh
Kėtė tė vėrtet kudo mund ta shikosh por ti i mbyll sytė
E bash kjo vajzė e bukur seē po mė mbytė
Sado qė mendon se je e bukur mė e bukur ėshtė kjo poezi
Por mallkuar qoftė unė ty ta kushtoj kėtė me plot dashuri
Ndoshta i ka fajet emri yt
Emri yt plot ringjallje por nė mua do tė thotė mė mbyt
Emri yt me plot domethėnie si oqeani
Jam vetėm njė peshk i vogėl tė lutem nė zemrėn tuaj mė mbani
Kudo qė shikoj tė shoh vetėm ty oqeanida
Por lotėt e mi janė mė tė mėdhenj e kėtė bukuroshe se prita
Oqeanida, jo s’e ke emrin por unė kėshtu ta lash
Emrin tėnd harroje kėtė duhet ta mbash
Por ti s’e pranon sado qė tė jetė i bukur moj bukuroshe
Por shumė pėrshtatet me sytė e tu ngjyrė kaltėroshe
E ti krenohesh me emrin tėnd por kjo poezi ta humb krenarinė
Krenaria ty tė humb si edhe emri, por ti s’e pranon emrin qė ta dhashė dhe dashurinė

 

 

 

 

 

Erblina Idrizi

 

 

AI ĖSHTĖ ATJE...

Ai ėshtė larg prej meje.
atje ku ftohti ngrin gurin.
Ai ėshtė larg prej meje,
atje ku loti ēan burrin...

Ai ėshtė larg prej meje,
nė atė vend dielli trembet,
Ai ėshtė larg prej meje,
nė atė vend dheu nuk shembet..

Ai ėshtė larg prej meje,
lotėt s'mjaftojnė ta heq mėrzinė,
Ai ėshtė larg prej meje,
dhe unė me veshje mbaj zinė...

Atje ku ėshtė Ai nuk ka asgjė,
Atje ku ėshtė Ai ėshtė burrėria,
Atje ku ėshtė Ai dikur s'do jetė mė,
Atėherė mua dot mė hiqet Zia..


NJERĖZIT DHE NE

Njerėzit harruan tė vėrtetėn,
Sot jetojnė gėnjeshtrat.
Njerėzit harxhuan fjalėt kohė mė parė,
Tashmė mbajnė vetėm eshtrat.

Ku mbetėm ne tė dy,
Nė mesin e kėtyre njerėzve,
Cilėn rrugė zgjodhėm,
Nė pazgjidhshmėrinė e kėtyre jetėve.

Njerėzit zgjodhėn fatin e gurit,
Ne zgjodhėm fatkeqėsinė e shkretėtirės.
Unė kėmbėve ia fala rrugėn,
Rrugėn e shiut dhe vrenjtėsirės.

Cili shtrat ishte i joni qė e tradhtuam,
Njerėzit flejė me dorėheqjen,
Unė mė gjumė nuk bėjė ka vite,
Me realitetin e shtoj pėr ty dhe etjen.

Tashmė heshtja ėshtė pėrgjigje rėndom,
Ndalet gjithēka nė tė kuqen e semaforit,
Pyetjet u mbytėn nė njė datė,
Nė shiun e shtatorit...

Veturat dhe njerėzit shkojnė vinė,
Pėr tė fundit herė shohė qytetin qė ėndrra then,
Unė shkoj atje ku mė pret dikush pa asgjė,
Ndėrsa nė shpirt pėrvoja e k’ti qyteti m’flen.

Qajė sonte nga brenda mallėngjyer,
Tė fyej ty qė mė deshte qė tė lashė dikur.
Mallkoj njerėzit e kėtij qyteti,
Ku mesė meje dhe teje formuan mur.

Mallkoj dhe dikė tjetėr qė mė harroj,
Ndoshta sot martohet me dikė e panjohur pėr mua,
Ndoshta dikur e takoj dhe i them fjalėt e njėjta,
Qė kurrė s’e desha dhe ende nuk e dua.

Njerėzit zhgėnjyen vetveten,familjet,fėmijėt,
Ti mė zhgėnjeve mua shumėherė,
Njerėzit vdesin me plotė premtime tė parealizuara,
Ndėrsa ne dhamė betime ku i thyem pėrherė.

Jemi ne ata qė gėnjejmė vetveten qėllimisht,
Unė u futa me tė tjerėt nė jetėn e fatit,
Je ti ai qė mė shtyre tė ndryshoj,
Mė bėre shoqen mė tė ngushtė tė mėkatit.

Vite me radhė kėrkova arsye pėr ekzistencė,
Mua lindja veēse mė kishte mallkuar,
Bota rrotullohet aty ku jam, tė gjithė do jemi,
Sėrish kemi pėr tu takuar.

Xhelozoj tė tjerėt, dhe atė nė njė mėnyrė,
I ka tė gjitha para sysh, brenda tij humnerė,
Kur mė sheh mė pėrpinė me sytė e qiellit,
Ndonėse i tėri ėshtė BOSS dhe PLEHĖR!

Dhe provova botėn e realitetit botėn e rrugės,
Njerėzit ishin ushujza qė thithin dhe varfėrinė.
Unė tashmė ha vetveten,
Pėrderisa ti e pėrpinė pa mua lumturinė.

 

 

 

 

 

Mirlinda Musaj

 

 

STINĖT PA KOHĖ

 

Do tė fillosh tė mė ndjesh,

atėherė kur dielli i ngrohtė

do tė lindė nga perėndimi

dhe  tė perėndoj nga lindja!

 

Do ndjesh mungesėn time,

atėherė kur ne mes te verės

s'do tė ngrohė mė dielli,

por do tė mbėrtheje acari!

 

Do fillosh tė mė kujtosh,

atėherė kur hėna e plotė

do tė lindė nė agimin e ditės

e jo ne muzgun e mbrėmjes!

 

Do fillosh tė qash pėr mua,

atėherė kur do filloje shiu

ta lagė trupin tėnd tė shkretė

kur t'i e urren mė sė shumti!

 

Do fillosh tė mendosh pėr mua,

atėherė kur nė marsin e pranverės

natyra do tė jetė e kuqėrremtė

dhe gjethet do te z'verdhen mbi tokė!

 

Do fillosh ta thuash emrin tim,

atėherė kur nė janar tė dimrit

dielli do ta flakė shpirtin tėnd

qė t'i s'do mund ta durosh!

 

Do fillosh tė mė dashurosh,

atėherė kur nė tetor tė vjeshtė

do tė lulėzojnė pemėt e braktisura

e do tė kėndojė bilbili i heshtur!

 

Do fillosh tė mė kėrkosh,

atėherė kur do tė vije ai ēast

kur unė do jem shumė larg teje

dhe s'do tė kėrkoj mė dashurinė tėnde!!!

 

 

MENDO

 

Para se tė kėrkosh falje

mendo se pėr ēfarė kėrkon?

Mundohu ta kuptosh,

E meriton njė kėrkimfalje?

 

Para se tė kėrkosh falje

mundohu, nė mes tė njė mijė arsyeve,

tė gjesh me tė rėndėsishmen!

 

Para se tė kėrkosh falje,

gjej  nė mes tė reve tė zeza

dritėn e ngrohtė tė diellit!

 

Para se tė kėrkosh falje,

kėrko qė nė natėn e errėt

tė shikosh dritėn e bardhė tė hėnės!

 

Para se tė kėrkosh falje,

mendo,  ia vlen njė gjė e tillė?

Mendo, njė kėrkimfalje

do tė  ndryshonte gjithēka!

Mendo,  njė fjalė e thėnė

do tė ndryshonte njė jetė tė tėrė!

Por, sikur tė ndodhė e kundėrta!

sikur kjo fjalė e thjeshtė

tė kishte peshėn qė s'mund ta mbajė as toka

e s'mund ta durojė as qielli!

 

Para se tė kėrkosh falje,

mundohu qė nėpėr mjegullat e dendura

tė gjesh rrugėn tė cilėn e kėrkon!

Sepse vetėm njė kėrkimfalje

mund tė shkatėrrojė gjithēka,

mund tė rrėnojė ēdo mur tė ndėrtuar,

ēdo pengesė mund ta largojė,

dhe njė shpresė tė fjetur

ajo mund ta zgjojė!!!

 

Pra, pėrpara se tė kėrkosh falje,

mendo njė mijė arsye tė forta

qė do tė arrish tė fitosh betejėn

qė kaherė ishte e humbur!!!

 

 

 

 

 

Aulona Goxhaj

 

 

PA TY

 

Pse janė gjithmonė tė ftohta rrugėt pa ty?
Dhe qielli kaq i zbrazėt kur ti s`je pranė aty?

Dritat krejt tė fikura
zhurmat qė shterojnė
urat e braktisura, lumenjtė qė pushojnė.

Nata qė hap krahet e njerzit qė flenė,
pastaj jemi dhe ne tė marrėt
qė sytė hapur i lemė.

Gotat krejt me ujė.
Trėndafilat kokėvarur aty.
Librat qė bėnė bujė tė pluhurosur janė pa ty.

Mė thuaj pse gjithēka ėshtė kėshtu tani?
Se, ėshtė nate ndoshta?
Apo se s`je ti?

 

 

GOZHDOVA SHPIRTIN NĖ NJĖ LETĖR

 

Unė skutat, shpirtit ia vėshtrova,
ia studiova ngadalė kaq gjatė,
nė tokė i zbraza tė gjithė brilantet
derisa shpirti mė ngeli i thatė.

I theva portat e ēava hijet,
ndėrtova harta e rrugėn lashė hapur.
U zgjatėn engjėjt qė mi njohin ėndrrat,
erdhėn edhe djajtė me vesh tė kalbur.


E derdha shpirtin nė njė fletė,
kėtė shpirt qė e rrita me duart e mia,
e kapa pėr fyti dhe e gozhdova mbi letėr:
Masaker a lavdi
Flatra tė reja do tė lindin, e dija!

 

 

ENDĖRRA

 

Dielli i ka sytė e skuqur
kėtė pasdite
Shtėrhiqet i gjerė
nė kėtė mbyllje dite
nė qiellin e purpurtė
plot shkėndija
do tė shtėrhiqen si diell
edhe ėndėrrat e mia.
Kur nata tė bjeri
si gjithmonė dhe sot
yjet do tė jenė ėndėrra
qė diell s'u benė dot!