Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Poezi tė zgjedhura

Poezi tė zgjedhura

      

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

Nga:

Agron JASHARI

Nazim HIKMET RAN

Mehmet BISLIMI

Sulejman MATO

Dalan LUZAJ

Arijane LOĒE

Adolf SHVJEDĒIKOV

           

 

 

 

Agron Jashari

 

E SHKRUAR ME 8 MARS…..
 
Sot pata qejf, me ju thanė juve,
Sa tė mira jeni,
Sot pata qejf, me ju thanė juve,
Sa tė bukura jeni,
Sot pata qejf, me ju thanė juve,
Sa tė ėmbla jeni,
Juve o femra,
Gjini e bukurisė, e dhembshurisė dhe e ripėrtėritjes!
Pata qejf me i thanė nėnave, nė ēdo cep tė botės
Se jeni pėlhura qė ēdo fėmijėt mbron, qė dhimbja tė mos e shpojė,
Jeni drita qė foshnjave u ndaloni, terri ti mbulojė,
Jeni magjia qė foshnjėn duke qarė e bėni tė kėndojė!
Pata qejf me i thanė nuseve,
Se s’ka melodi ujėvare, as cicėrimė zogu,
As aromė luleje, as fllad pranvere
Qė mund ta kėnaq njė shpirt burri
Ma shumė se sa njė shkėlqim i vetėm i njė shikimi tė heshtur,
Qė vetėm ju dini ta dhuroni!
Pata qejf me i thanė vajzave,
Se s’ka tėrmet, as vullkan , as uragan
As ambicie, as guxim, as synim
As frikė, as luhatje, as drithėrim’
As dallgė deti, as shembje mali
Sa dalldisni ju zemrėn e njė djali!

Pata qejf
, me ju thanė ju,
O gjini e butėsisė, o ambasadore tė mirėsisė
O stafetė e jetėsisė, o mrekulli e Perėndisė,
Sa shėmti e sa zbrazėti
Ėshtė ai vend ku mungon ti,
Mė besoni, ju dua shumė,
Aty ku mungoni ju mungofsha edhe unė!


 

 

 

 

Nazim Hikmet Ran

 

GRUAJA


Disa thonė se gruaja

ėshtė pėr tė ndarė shtratin

nė netėt e gjata tė dimrit

Dikush thotė se ėshtė

njė kėrcimtar me nėntė zilka mbi krye

qė e vini tė luajė nė mes te njė pylli tė gjelbėr;

Dikush thotė , se ėshtė bashkėshortja ime,

ėshtė mėkati qė mbaj mbi shpine;

Dikush thotė se ėshtė ajo qė zė brumin...

 

Nuk ėshtė as ajo , as kjo, as njė shtrat, as njė kėrcimtar

as njė bashkėshorte, as njė mėkat;

 

Ajo ėshtė krahėt e mi dhe kėmbėt e mia

Ajo ėshtė foshnja, nėna, gruaja, motra ime

Ajo ėshtė shoqja e jetės time...

 

 

 

 

 

Mehmet Bislimi

 

NĖNĖS

 

Nė kujtim t‘pritjeve t’saj t‘gjata

Kur kthehesha

Nga rruga

Nga shkolla

Nga burgu

Nga mėrgimi...

Tani kush do  t’mė pres

Nėna nuk ėshtė mė

Nėnė...

Veē atė dhe tokėn shqiptare

Kam thirrur

 

 

 

 

 

Sulejman Mato

 

PO SHKOJ TEK NĖNA

S'kam kohė. Nxitoj.
Me sytė tek dera rri e shqetėsuar, nėna mė pret.
Takėmet e kafesė qėndrojnė tė gatshme tek rafti
dhe glikoja e kumbullės qė e ka bėrė vet.

Sa te vogėl e ndjej veten pėrpara saj.
Ndonėse jam bėrė prind i pagjumė.
I ėshtė renduar pak kėmba, doemos edhe fjalėt.
Sa vjen dhe tokės i rendonka me shume.

Po shkoj. S'kam kohė.
Nėna mė pret.
Kam frikė mos vonoj.
Po sikur mos ta gjej?
Do ta kėrkoj edhe nė yje.

 

 

 

 

 

Dalan Luzaj

 

NJĖ NĖNE

Sa lot kish derdhur nė vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat dėrguar,
kėtė veē shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e paste dėgjuar.

Gjithēka qė prekte bėhej lot
dhe loti ndriste sytė e tretur;
ah, mrekullitė qė kish kjo botė,
kaq mizorisht ia pati fshehur.

Gjithė zinė e mbledhur nėpėr jetė
a thua vdekja do t'ia tresė?
E luti vdekjen "eja shpejt"-
dhe vdekja s'mund tė mos e merrte.

 

 

 

 

 

Arijane Loēe

 

Ē`ĖSHTĖ NJĖ GRUA?

 

Njė grua ėshtė qenia

qė botėn ndryshon,

qė lind dashuri,

fėmijė dhe pasion.

Njė grua ėshtė era

qė gjithēka pushton,

njė grua ėshtė fllad,

stuhi e ciklon.

 

Njė grua ėshtė dita,

njė diell i ri.

Njė grua ėshtė nata,

mister qė nuk di.

 

Njė grua janė ngjyrat

bashkuar nė njė,

kontrastet e forta,

pikturat pa zė.

 

Njė grua ėshtė bota

qė pėrherė do t`mbes,

qenia qė rilind

para se tė vdes.

Njė grua ėshtė frymėzimi

qė s`ka tė mbaruar

arti i Zotit

qė e ka krijuar.

 

 

 

 

 

Adolf Shvjedēikov

DIALOG ME DETIN

Shokėt dhe shoqet e lanė
dhe ajo e vetme mbeti,
Detit se ē’i thosh ca fjalė,
seē i pėshpėriste Deti!

Deti i fliste me valė,
Ajo e mbytur nė mendime,
valėt ktheheshin nė fjalė,
Ajo mbytur nė meditime…

Unė i thirra: “Eja lart…”
Ajo m’u gjegj e hutuar:
“Ju lutem, prisni dhe pak,
Unė me Detin s’kam mbaruar!”


Dhe Unė mbeta fillikat,
ē’mund tė bėja unė i shkreti,
Nimfa kishte zbritur malit,
kėrkonte dashuri “DETI”.

“Vetėm ty, o Det i madh, - tha, -
veē ty tė jepem e tėra,
s’ka ndjenjėtar mė tė zjarrtė,
veē pėr ty s’mė hapen zėrat…”

 

 

 

DASHURIA QIELLORE

Qysh herėt nė stilin e kėngėve
dashuria tokėsore kishte kėngėtarė
Vetė bardėt qė u plakėn luanin
me plot ėmbėlsi e plot zjarr.

Unė nuk dua t’ju mėrzis kaq shumė,
nuk i kėndoj tokėsores dashuri,
tė ndritshmen dashurinė qiellore
unė do ta himnizoj pėrsėri.

Jo flakėn e trupit, ngrohtėsinė, pasionet,
nė vargjet e mia s’do t’i gjesh,
Do tė shkruaj pėr dashurinė qiellore,
lumturisht, aty veten do ta ndiesh!