Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Polonia, unė dhe bjondet

Shkruan: Vladimir MARKU

      

POLONIA, UNĖ DHE BJONDET

 

 

 

 

 

Librin e autorit Vladimir Marku “Polonia, unė dhe bjondet”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

 

„Literaturė“

 

dhe nė

 

http://gazetakritika.net

 

 

 

            Dita e parė

 

            Lajkatare mė je

            Nė dritare mė sheh

 

            Sa me qejf kėndonte i ziu pėr atė qė kishte humbur! Jashtė binte shi i imėt. Nuk e shihja, por e dija qė binte tinėzisht. Nga xhameria e ballkonit shikoja pyllin dhe liqenin nė rrėzė tė tij. Shikoja poshtė pishinėn blu qė miklohej nga pickimet e shiut. Sa shtruar e kishte marrė! O shi, nuk erdha nė Poloni dhe nė kėtė vend tė fshehur mes pyjeve e liqeneve nė majė tė njė kodėrze, diku nė veri, qė tė rri brenda. Ja e lexova Kodin pėr njė ditė, po tani? Nuk mora libra me vete, sepse planet e mia kishin qėnė mė tė guximshme, me aksione thriller, tip “Amal”, ku do ta pėsonin shumė peshq e do tė turpėroja shumė peshkaxhinj.

            Nė fakt m’u dhanė ca shenja. Vizėn e mora fol e qesh, madje falas. Ambasada tė tjera tė ashtuquajtura tė vendeve tė qytetėruara pasi tė ‘qajnė’ njė sasi tė konsiderueshme Eurosh qė nė aplikim, tė thonė pas njė jave, jo, nuk tė thonė gjė, por tė sikterisin qė te porta e jashtme me njė vulė nė pasaportė « Refuzohet ». Asnjė shpjegim bindės. Eurot, pėr arsye tė pakapshme edhe nga mendja mė racionale, nuk tė kthehen, duke kontribuar nė ca piramida tė fshehura. Unė e quaj racizėm tė pastėr dhe genocid, por meqėnėse kemi njė pushtet tė popullit dhe pėr popullin, nuk ka kush tė ngrejė zėrin pėr kėtė shtresėzim tė specieve, sepse janė tė zėnė me qepje brekėsh tė shqyera. Ndėrkohė ne largohemi nga portat e disa ambasadave si qen tė rrahur e tė grabitur, nė mes tė ditės, me kulturė, nga drejtėsia e kollarisur. Tani, ca ambasada kanė mėsuar edhe pėrrallat tona dhe i pėrdorin kundėr nesh. E dini atė pėrrallėn e gomarit dhe ujit tė ngrohtė e tė ftohtė ?

            I ke dhėnė ujė gomarit sot ? (e kap prej veshi)

            Po.

            Ē’ujė i ke dhėnė?

            Dhe sidoqė tė pėrgjigjesh, tė ftohtė apo tė ngrohtė, ai qė tė ka kapur prej veshi, zakonisht njė mė i madh, qė ėshtė mjeshtėr nė shkulje veshi, ta jep veglėn e audios nė dorė. Po ashtu, nėse nuk ke para, nuk tė jep kush vizė, por, edhe nė ke shumė para tė vėrtetueshme, pėrsėri nuk ta japin vizėn. Kur nuk ke, do tė rrish atje tė gjesh njė punė. I pabesueshėm. Kur ke, do rrish atje, se ke para pėr tė ndenjur. I pabesueshėm.

            “Sie haben Ihren Willen zur Rückkehr nicht hinreichend deutlich gemacht.”

            “Sie haben bei der Antragstellung unschlüssige Angaben zu Ihrem Antrag gemacht.”

 

            Pavarėsisht se ke njė ftesė tė ligjshme e tė rregullt nga Panairi Ndėrkombėtar i Librit nė Frankfurt, je Drejtor Didaktik nė njė qendėr tė sukseshme gjuhėsh, je anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė me shtatė libra, brenda dhe jashtė vendit, ke financa tė respektueshme, ke qėnė nė Gjermani edhe dy herė tė tjera, ke punuar pėr kompanitė gjermane tė naftės, ke qėnė nė Amerikė, Angli, Austri …, paguan sigurimin shėndetėsor pėr udhėtimin, rezervon fluturimin, rezervon hotelin etj etj., pėrsėri je i pabesueshėm. Shajzen!

            Deri nė Rinas ēdo gjė vajti fjollė, por nė Rinas na u desh tė prisnim ca, kėshtu qė u nisėm me vonesė. Piloti i dha ca gaz, por prapė ishim vonė. Prapa kisha njė familje shqiptarėsh me fatin tim tė keq, dy kalamaj tė vegjėl tė kėqinj, qė ma zunė sanduiēin e avionit nė fyt. Sa tė kėqinj janė kalamajtė e vegjėl sot! Dikur ne ishim tė urtė, aq tė urtė sa mamaja na thoshte « Sa mė shumė rriteni, aq mė shumė dhiteni » Kjo tregon ama qė tė vegjėl ishim tė urtė. Kurse kėta, veē zgurdhės sė lartė, gjuajnė edhe me shqelma prapa kolltukut tim. Desh u ngrita pėr pak qė tė bėrtisja ‘Mbaje o shofer se do zbres’. Kur haja atė sanduiēin e varfėr m’u kujtuan ca kohė jo shumė tė largėta kur fluturimi me avion ishte festė e vėrtetė, me stjuardesa tė bukura qė tė luteshin e vinin me radhė tė tė sillnin pije e dhurata. O zot!

            Budapesti nuk mė zhgėnjeu, madje mė priti si VIP tė vėrtetė, me furtunė e stuhi, siē mė kishte pritur edhe pesė herė tė tjera mė parė. Avioni i shkretė shkundej nga furtuna aty mbi pistė dhe nuk ja mbante bishti qė tė ngrihej. Ishte njė avion i vogėl, tip i padėgjuar nga unė. Shpresoj tė jemi vonuar nja njė orė aty. Bravo Budapesti, mik si gjithmonė. Hej, po lajmi mė i keq ishte fshehur pėrsėri prapa. Mooos! Dy shtriga greke! Ēfarė tė kam bėrė, o zot, qė mė ndėshkon kaq rėndė? Ato, nuk e di se nga kishin dėgjuar atė thėnien qė po tė qeshėsh tė zgjatet jeta, por si duket tė pėrpunuar. Po tė qeshėsh kot e me zė sa mė tė lartė, kilometrat e jetės tė shtohen katėrfish dhe ato kishin vendosur tė bėheshin tė pavdekshme nė kurrizin tim. Vdekshi ishallah! I uroja me zemėr. Ndėrsa ato i shtonin vetes dekada. Kalova tė gjithė arsenalin e sharjeve tė turpshme nė greqisht (tė paturpshme nuk di) nė mendjen time, por, pas ēdo sharjeje, krakėrimat e tė qeshurave tė tyre bėheshin gjithmonė e mė sfiduese. U nervangrita shumė. Bushtrat! Gjitonet e qenit, nuk mė lanė rehat as kėtej. Edhe frika nga fluturimi gjithė kohėn mes reve tė nxira nuk ma hoqi acarimin, por ama ua hoqi atyre paksa tė qeshurat. Sanduiēin e dytė, akoma edhe mė i varfėr se i pari, e hėngra pa qejf, pėr konformitet.

 

            Pjesė nga libri "Polonia, unė dhe bjondet"