Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Popujt e zhdukur

Shkruan: Harun JAHJA

www.harunyahya.com

      

POPUJT E ZHDUKUR

 

 

Librin e autorit Harun Jahja „Popujt e zhdukur“, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

 

"Literaturė" 

 

 

 

            Mesazhi hyjnor i ėshtė komunikuar njerėzimit nėpėrmjet profetėve qė nė fillimet e krijimit tė tij. Reagimet e popujve kanė qenė tė ndryshme. Disa popuj i kanė besuar profetėt dhe e kanė pranuar mesazhin, ndėrsa disa tė tjerė e kanė mohuar atė tėrėsisht. Nė disa popuj, njė pjesė e vogėl e shoqėrisė e ndiqte tė dėrguarin, ndėrsa pjesa tjetėr vazhdonte rrugėn e mosbindjes dhe mbante qėndrim armiqėsor ndaj profetit dhe ndjekėsve tė tij. Tė dėrguarit, nė pėrgjithėsi, akuzoheshin si "gėnjeshtarė, magjistarė, tė ēmendur dhe mendjemėdhenj". Madje disa popuj kanė arritur deri atje sa janė munduar edhe t'i vrasin tė dėrguarit, tė cilėt nuk kėrkonin nė shkėmbim tė mundit tė tyre shpėrblime materiale apo pėrfitime personale.

            Historia e Shuajbit dhe popullit tė Medjenit, tek i cili ai u dėrgua, ilustron mjaft mirė marrėdhėniet ndėrmjet profetėve dhe popujve tė tyre. Reagimi dhe pėrfundimi i popullit tė Shuajbit ėshtė shumė interesant:

            Nė Medjen dėrguam vėllain e tyre, Shuajbin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni tė adhuruar tjetėr veē Tij! Mos u hani hakun njerėzve kur matni e peshoni. Unė ju shoh (se rroni) nė mirėqenie, por nė tė vėrtetė kam frikė pėr ju dėnimin e njė dite tė afėrt.

            O populli im! Matni e peshoni me drejtėsi, mos u hani hakun njerėzve dhe mos bėni rrėmujė e ligėsi nė tokė.

            Ajo pjesė (e fitimit hallall) qė jua ka lejuar Allahu ėshtė mė e mirė pėr ju, nėse jeni besimtarė. Dijeni se unė nuk jam vėnė rojtar mbi ju." Ata i thanė: "O Shuajb, a mos vallė namazi yt tė mėson qė ne tė braktisim atė qė kanė adhuruar baballarėt tanė dhe tė mos bėjmė ē'tė duam me pasurinė tonė? Vėrtet qė ti je i duruar e i menēur.[ironi]" Ai u tha: "O populli im, nėse unė kam argumente tė qarta nga Zoti im dhe Ai mė ka furnizuar me tė mirat e Tij (si mund t'i pėrziej ato me fitim tė paligjshėm?). Kur ju kundėrshtoj, unė nuk dua tė veproj atė qė jua ndaloj juve ta bėni. Unė vetėm dėshiroj tė rregulloj me aq sa kam mundėsi, por suksesi im ėshtė nė dorėn e Allahut. Tek Ai mbėshtetem dhe Atij i drejtohem i penduar.

            O populli im, nuk dua qė mospajtimi im me ju tė bėhet shkak qė tė vuani fatin e popujve tė Nuhut, Hudit apo Salihut. Mos harroni se populli i Lutit nuk ėshtė shumė larg prej jush!

            Kėrkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai tė penduar. Me tė vėrtetė qė Zoti im ėshtė Mėshirėplotė dhe Mirėdashės."

            Ata i thanė: "O Shuajb, ne nuk kuptojmė shumė gjėra nga ato qė po na thua dhe, pėr mė tepėr, ti je njė njeri i dobėt mes nesh. Po tė mos ishte pėr familjen tėnde, ne do tė tė kishim vrarė me gurė, sepse ti nuk ke fuqi kundėr nesh."

            Ai u tha: "O populli im! A mos vallė familja ime ėshtė mė e rėndėsishme pėr ju se Allahu, tė Cilin nuk e pėrfillni fare? Zoti im di gjithēka qė veproni ju.

            O populli im, punoni sa tė mundeni, (ndėrsa) unė po punoj (nė rrugėn time). Do ta merrni vesh mė vonė se kush ėshtė gėnjeshtar dhe mbi kė do tė bjerė dėnimi poshtėrues! Pritni se edhe unė sė bashku me ju jam duke pritur."

            Kėshtu, kur erdhi urdhri Ynė, Ne me mėshirėn Tonė e shpėtuam Shuajbin bashkė me besimtarėt, ndėrsa keqbėrėsit i kapi britma e fuqishme dhe ata u shndėrruan nė kufoma tė ngrira nė shtėpitė e tyre, sikur tė mos kishin jetuar kurrė atje! Qoftė i shkatėrruar Medjeni, ashtu siē u shkatėrrua Themudi! (Hud: 84 – 95)

            Pėr shkak tė planeve djallėzore pėr tė vrarė Shuajbin, faji i vetėm i tė cilit ishte thirrja e popullit nė diēka tė mirė, populli i Medjenit u ndėshkua dhe u shkatėrrua, ashtu siē u pėrshkrua nė ajetet e mėsipėrme. Ky popull nuk ėshtė shembulli i vetėm, pėrkundrazi, sikurse tha dhe Shuajbi kur iu drejtua popullit tė tij, shumė popuj tė lashtė qė kanė jetuar para popullit tė Medjenit kanė pasur tė njėjtin fat. Edhe mė pas u shfaqėn popuj tė tjerė, tė cilėt ndoqėn gjurmėt e tė parėve dhe merituan

ndėshkimin e Allahut.

 

            Pjesė nga libri "Popujt e zhdukur"