.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Prejardhja e alfabetit latin

Shkruan: Mexhid YVEJSI

      PREJARDHJA E ALFABETIT LATIN

   Fjala alfabet rrjedh nga greqishtja. Ajo vjen nga dy shkronjat e para tė alfabetit tė tyre, tė cilat janė: Alfa dhe Beta. Por,  me gjithė kėtė, fjala alfabet nuk ėshtė fjalė  burimore greke. Pse? Sepse dy shkronjat e para tė alfabetit grek, Alfa dhe Beta, janė dy shkronjat e para tė Alfabetit Fenikas, tė pėrvetėsuara nga Alfabeti i Semitėve tė Egjiptit tė lashtė, qė pėrdoret edhe sot nė gjuhėt e popujve semitė, siē janė: arabishtja, hebraishtja dhe aramishtja, tė cilat i ka pėrvetėsuar greqishtja…

 

 

            ”Ndonėse ne e quejmė Alfabeti Latin, kurse alfabeti e ka emrin grek, ndėrsa alfabeti ka njė prejardhje tjetėr, shumė mė tė vjetėr”

  Allen Butler

           Pėr nder tė ”Kongresit tė Manastirit”, me rastin e 100 vjetorit (1908-2008), ku u vendos, u pėrcaktue,  Alfabeti Latin pėr gjuhėn shqipe, u organizuan manifestime, kremtime, tryeza, tribuna, konferenca shkencore, tyrlifare, nė tė gjitha trojet shqiptare…

           Organizimet mė tė veēanta ishin nė Tiranė, Shkup dhe Prishtinė, ku shumė, referues, disa politikuaj tė lartė, thanė se:

              “Shqiptarėt u pėrcaktuan pėr Alfabetin Latin  sepse ky alfabet ėshtė evropian…”

        Pėr Alfabetin  Latin ata thanė gjithēka… Gjithēka  ėshtė asgjė…! Asgjėja s’ėshtė e vėrtet – pėr kėtė alfabet…Pse? Sepse:                              

ALFABETI LATIN – EURO - PERĖNDIMOR, ĖSHTĖ ALFABET AZIATIK – LINDOR…!

                                                                

               Prejardhja e fjalės alfabet

 

             Fjala alfabet rrjedh nga greqishtja. Ajo vjen nga dy shkronjat e para tė alfabetit tė tyre, tė cilat janė: Alfa dhe Beta. Pra, nga dy shkronjat e para tė alfabetit tė gjuhės greke ėshtė formuar fjala alfabet…

             Por,  me gjithė kėtė, fjala alfabet nuk ėshtė fjalė  burimore greke. Pse? Sepse dy shkronjat e para tė alfabetit grek, Alfa dhe Beta, janė dy shkronjat e para tė Alfabetit Fenikas, tė pėrvetėsuara nga Alfabeti i Semitėve tė Egjiptit tė lashtė, qė pėrdoret edhe sot nė gjuhėt e popujve semitė, siē janė: arabishtja, hebraishtja dhe aramishtja, tė cilat i ka pėrvetėsuar greqishtja…

             Nė gjuhėn arabe shkronja e parė quhet: Elif, kurse nė gjuhėn hebreje: Alef,; shkronja e dytė quhet: Be, nė arabisht, kurse Beth nė hebraisht, kėshtu  shkruhen edhe nė aramisht, gjuha amtare e Jezu Krishtit ose e Hazreti Isait, paqja e Zotit qoftė mbi te…

 

 

              Prejardhja e alfabetit latin

 

               Alfabeti Latin ka prejardhje greke,  ėshtė pėrvetėsuar nga Alfabeti Grek nė shekullit e shtatė para Krishtit, (Hazreti Isait, a.s.),  nga vendbanimi Cumae, njė koloni greke, nė Italinė Jugore.

               Etruskėt ishin ata qė e pėrvetėsuan Alfabetin Grek, tė cilin e plotėsuan me disa shkronja, prej tė cilėve e pėrvetėsuan Latinėt, tė cilėt  e adaptuan si  alfabet  tė vetė me 21 shkronja, i cili u quejt Alfabeti Latin…

               Pra, Alfabeti Latin vjen prej Etruskėve, tė cilėt e pėrvetėsuen nga grekėt, por qė e adaptuen Latinėt dhe e pėrhapėn tek Romakėt…

               Romakėt krijuen Perandori, Perandori me afėr 1000 vjet histori, e cila nė kulmin e fuqisė shtrihej nga Spanja nė Mesopotami, nga Afrika nė Angli. Me shtrirjen, zgjerimin e Perandorisė Romake, u pėrhapė edhe alfabeti latin dhe gjuha latine, e cila ishte gjuhė zyrtare e Perandorisė…     

                

           Prejardhja e Alfabetit Grek              

      

             Alfabeti Grek, me tė cilin shkruhet gjuha greke, ėshtė pėrvetėsuar nga Alfabeti i Fenikasėve, para 2800 vjetėve…

              Nė fillim, nė shekujt e parė, Alfabeti Grek shkruhej nga e djathta nė tė majtė, siē shkruhen edhe sot e kėsaj dite nė gjuhėt semitike: siē janė hebraishtja, aramishtja dhe arabishtja, gjuhė nė tė cilat janė shpallur Librat Hyjnor,  Bibla dhe Kur’ani…

               Me kalim kohe, alfabeti grek ka pėsuar ndryshime dhe bėhet si njė “nėnė nė vete”, prej kėsaj “nėne nė vete” lindin kėto alfabete:  Alfabeti Latin, Glagolik, Gotik, Cirilik,  Koptik…   

               

                 Alfabeti Fenikas                           

           

                Tė gjitha alfabetet e lartpėrmendura  rrjedhin nga Alfabeti Fenikas. Kurse, vetė Alfabeti Fenikas rrjedh,  u formue, u zhvillue nga Alfabeti Proto-Kaanaitė, rreth 3500 vite mė parė…

                 Nė fillim, fenikasit shkruani me sistemin kuniform… Kuniform ėshtė njė shprehje latine qė do tė: ”Pykė “. Ky ishte shkrimi i parė, me anė tė pykės, qė e shpikėn Sumerėt nė Mesopotami…

                 Alfabeti Fenikas kishte 21 shkronja, nė forma tė ndryshme. Tė gjitha shkronjat e Alfabetit Fenikas ishin bashkėtingėllore, tė cilat ishin pėrvetėsuar nga Hiroglifet e Semitėve tė Egjiptit tė Lashtė…

                   Gjuha e fenikasėve ishte gjuhė semite, e cila ishte pėrhapur pėr rreth Mesdheut, qė nga Libani, Siria, Palestina, Izraeli, Tunizia, deri nė Maltė…Kjo gjuhė, prej sė cilės rrjedhin alfabetet e pėrmendura, flitej deri nė shekullin e parė…  

 

              Egjypti dhe Sumeria –  Dy djepa tė civilizimit, ku lindi historia e shkrimit…

 

              Egjipti i Lashtė ėshtė njė nga dy djepat e civilizimit ku lindi  Historia e Shkrimit…

              Historia e Shkrimit fillon nė Egjiptin e Lashtė, para 4700 vjetėsh…Semitėt, banorėt e atėhershėm nė Egjipt, ishin ata qė e shpikėn shkrimin. Shkrimi i tyre, prej tė cilit rrjedhin tė gjitha alfabetet e lartpėrmendura, nuk kishte shkronja tė alfabetit, por Hieroglife…

             Hiroglifet ishin shenja, tė cilat pėrfaqėsonin shkronjat, qė ishin gjithsejtė 22, tė gjitha bashkėtingėllore, qė shkruheshin nga e djathta nė tė majtė…                

                    

          Sumeria  ose Mesopotamia - Djepi ku lindi dituria…

 

          Sumeria ėshtė atdheu i Sumerėve, njė popull i lashtė qė jetonin nė Mesopotami, ndėrmjet dy lumejve, Tigėr dhe Eufrat, nė mes tė Irakut tė sotėm, nė Lindjen e Mesme…

          Sumerėt janė ata qė e shpikėn formėn e parė tė shkrimit, qė e njeh historia e njerėzimit, para 5200 vjetėsh.

          Shkrimi i Sumerėve nuk kishte shkronja, por shenja, tė cilat i pėrfaqėsonin shkronjat, qė ishin 550 shenja….

           Ky “alfabet” me 550 “shkronja” njihet si forma e parė e shkrimit nė historinė e njerėzimit, nė historinė e civilizimit…

           Ky system i shkrimit nė Perėndim njihet me termin “Kuniform”, qė vjen nga gjuha latine, qė do tė thotė: “Pykė”. Pyka ishte “pena” “lapsi” sot  nė  gjuhė kompjuteri i bie tasteri, ku “shtypeshin” “shkronjat” nė rrasa argjili ose bote tė pjekura…

            Nga ky lloj sistemi, shkrimi, filloj “alfabeti” me 550 shkronja, i cili u pėrhapė nė tėrė Lindjen e Mesme, duke u pėrdorė me mijėra vite, prej tė cilit u formuan tė gjitha alfabetet e lartpėrmendura…

             Pėrveē shpikjes sė shkrimit, Sumerėt e shpikėn, e zhvilluan edhe sistemin e numrave, e shpikėn kalendarin, ditėt e javės, orėn, tė cilėn e ndan nė 60 minuta, e shpikėn rrethin qė e ndan nė 360 gradė dhe shumė shpikje tė tjera, qė pėr themel kanė shkrimin, i cili e ēoj pėrpara njerėzimin…

             Pra, si pėrfundim, siē e kanė thėnė dijetarėt nė Perėndim, se Alfabeti Latin – Euro-Perėndimor- ėshtė Alfabet Aziatik-Lindor…

 

                                            (Autori ėshtė studiues i religjioneve)

  

 

 

                   Burimet kryesore:

                   1. The Worlds Writings Sistems, Peter Daniel, William

Bright, Oxford University Press, 1996

                   2. Mysteries of the Alphabet: The Origins of Writings, Barry Powell, Abevile Press, 1991

                   3. Civilzation Before Greece and Rome , David Sacks, Cambridge Press, 2004

                   4. The Writing Sistems of the World, Florian Coulmas, Balackwell Publishers, 1969

                   5. The History of the Alphabet, David Diringer, New York , 1997

                   6. Early History of the Alphabet, Joseph Navel, Jerusalem ,1981