Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Prejardhja e Vitit tė Ri

Shkruan: Mexhid YVEJSI

                

     PREJARDHJA E VITIT TĖ RI  

 

    E Vėrteta ėshtė  Zoti. Zoti ėshtė Krijues, Furnizues, Dhurues. Prandaj, tė gjithė kemi nevojė pėr Zotin. Zoti nuk ka nevojė pėr ne. Kush vepron mirė, shpreson mirėsi nga Mirėsia e Tij, jo nga Viti i Ri. Kush vepron keq, por pendohet, shpreson se do tė falet dhe qetėsohet, rehatohet… I varfėri shpreson tė pasurohet, i sėmuri tė shėrohet, i papuni tė punėsohet, i  burgosuri tė lirohet…

 

   “…Pėrbehem nė Zotin: mos jetoni sikurse jetojnė paganėt me mendje tė errėsuar, larg nga jeta e Hyut, pėr shkak tė paditurisė qė ėshtė ndėr ta pėr arsye tė trashamanisė sė zemrės sė tyre. Vetveten e kanė bėrė tė pandjeshėm, u dhanė mbas shfrenisė, nė mėnyrė, tė shtyrė prej lakmisė, tė bėjnė ēdo poshtėrsi.”

(Bibla, Efesianėve, 4:17-20)

 

 

                ( Pasha kohėn !

                 Njeriu me siguri  ėshtė nė humbje.

                 Pėrveē atyre qė besojnė, porosisin pėr

                 drejtėsi dhe kėshillojnė njėri-tjetrin

                  tė jenė tė durueshėm.)

                                   (Kur’an-i, 103:1-3)

 

 

           Pyetja mė e shpeshtė qė po bėhet kėto ditė, nė fund tė muajit dhjetor, pra, nė fund tė vitit, ėshtė: Ku do ta pritni Vitin e Ri?

          Shpesh ndodh qė pyetja nuk ēon te pėrgjigja, por te pyetjet tjera. Njėra nga pyetjet ėshtė edhe kjo: Nga e ka prejardhjen Viti i Ri?

          Viti i Ri  e ka prejardhjen nė Babiloni, Azi…

          Babilonasit paganė, 4000 vjet mė parė, e festonin ndėrrimin e viteve nė ditėn e Pranverės, kur Hėna ishte e plotė, kur nata e dita janė tė barabarta, kur natyra rilindė mbas dimrit tė gjatė…

 

            Prejardhja e Vitit tė Ri nė Evropė

 

          Viti i Ri nė Evropė, nė gjithė hemisferėn perėndimore edhe pėrtej Atlantikut, e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetėve…

           Nė vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian, e shpalli ditėn e  25 dhjetorit:  Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit tė Pamposhtur)…Kjo festė kremtohej nė gjithė Perandorinė Romake pagane, e cila e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianėve tė lashtė, i cili quhej Mithra.

           Mithra, prej tė cilit lindi religjioni: Mithraizmi, ishte hyu pagan iranian i dritės, qė besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festė pagane kremtohej njė javė, prej 25 dhjetorit deri me 1 janar…Kurse 1 janari kremtohej pėr nder tė hyjnisė Janus, hyu  dyerve dhe hyrjeve, prej tė cilit ka prejardhjen emri i muajit tė  parė tė vitit-Janari, qė ėshtė dera, hyerja nė Vitin e Ri…!

             Pra, kjo festė e lashtė pagane, nė Perandorinė Romake, zgjaste njė javė. Njė historian perėndimor, J.M. Wheeler, nė librin e tij: “Paganism in the Christian Festivals”, (Paganizmi nė Festat Kristiane) ndėr tė tjera, shkruan:

 

  “Tė gjithė festonin dhe gėzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tėrėsisht. Shtėpitė ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bimė e pemė me blerim tė pėrhershėm; midis miqve shkėmbeheshin dhurata e vizita. Ishte njė periudhė gėzimi dhe dashamirėsie dhe populli jepej pas ēdo lloj argėtimi…”

 

                    Pėrse gėzimi dhe argėtimi?

 

            Pse ndodhnin kėto? Pse gėzoheshin, argėtoheshin…? Sepse popujt paganė evropianė  besonin se kur ditėt shkurtoheshin, e dita mė e shkurtėr bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata besonin se Dielli-zoti i dritės ishte sėmurė dhe porsa dita fillon tė zgjatej  ata gėzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shėrohet, po forcohet dhe se pranvera, vera, po afrohet!

           Ky besim i verbėr pagan ishte i pėrhapur ndėr popujt evropianė, por qė ka prejardhje nga egjyptasit e lashtė paganė, tė cilėt e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikulturės, por qė vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit tė pamposhtur…!

            Kjo ėshtė arsyeja e paarsyeshme e pavetėdijshme, pse edhe sot e kėsaj dite, nė mijėvjeēarin e tretė, nė shumė vende tė botės, kjo festė kremtohet me madhėshti, njerėzit argėtohen, gėzohen, tranohen…!

 

                  Pėrse zbukurimi, dekorimi?

 

            Pėr nder tė kėsaj feste pagane zbukurohen, dekorohen, shtėpitė, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim tė pėrhershėm, nga njerėzit e pėrkohshėm dhe populli, siē dihet, siē shihet, jepet pas ēdo lloj argėtimi-deri te shfrenimi…!

            Pėrse zbukurohen, dekorohen shtėpitė, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt paganė tė Evropės, para krishterimit, besonin se pemėt e gjelbėrta, siē janė bredhi, pisha, tė cilat tėrė vitin e ruajnė blerimin e tyre, ngjyrėn e tyre, edhe nė dimėr, kanė diēka hyjnore…

               Popujt paganė evropianė besonin nė qėndresėn e tyre, i adhuronin ato si krijesa hyjnore, qė nuk do t’i lėnė pasdore…!

              Prandaj, porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqė ato i qėndrojnė dimrit tė ftohtė e tė gjatė, do t’i ndihmojnė edhe atyre tė mjerėve tė qėndrojnė…!

           A ka kuptim qė popujt  me besim monoteist, siē jemi edhe ne, shqiptarėt, qofshin tė krishterė apo myslimanė, tė presim, tė kremtojmė, tė gėzohemi, tė tranohemi pėr njė festė pagane, siē ėshtė Viti i Ri?  Kėtė e gjykon Bibla, e gjykon Kur’ani, dy Librat Hyjnorė, mė tė lexuara, mė tė pėrhapura, mė tė nderuara, nė rruzullin tokėsor.

 

 

              Shėn Pali, nė letrėn dėrguar Efesianėve, ndėr tė tjera, shkruan:

 

               “…Pėrbehem nė Zotin: mos jetoni sikurse jetojnė paganėt me mendje tė errėsuar, larg nga jeta e Hyut, pėr shkak tė paditurisė qė ėshtė ndėr ta pėr arsye tė trashamanisė sė zemrės sė tyre. Vetveten e kanė bėrė tė pandjeshėm, u dhanė mbas shfrenisė, nė mėnyrė, tė shtyrė prej lakmisė, tė bėjnė ēdo poshtėrsi.”

                                            (Bibla, Efesianėve, 4:17-20)

 

         A keni menduar, si besimtarė, ndonjėherė rreth kėsaj ēėshtje? Nėse nuk keni menduar, atėherė shtrohet pyetja: Deri kur tė pranojmė, pa menduar, ēdo festė qė tė tjerėt na kanė servuar - si njė sofėr e shtruar?!

              Sidoqoftė, para nesh ėshtė Viti i Ri, por jo pėr ta pritur, se ai vjen vet, jo pėr ta kremtuar, jo pėr ta uruar, jo pėr t’u gėzuar, jo pėr t’u shfrenuar, por pėr tė medituar!

          Meditimi rreth Vitit tė Ri do tė na ēon kah njė kuptim mė i thellė i jetės, i kohės. Koha, pėr tė cilėn betohet Krijuesi i Madhnueshėm nė Kur’an, ėshtė gjėja mė e ēmueshme pėr krijesėn-njeriun.

              Njeriu i sotėm, modern, bashkėkohor, perėndimor, materialist, ėshtė i aftė pėr tė drejtuar, pėr tė kontrolluar fuqitė e ndryshme natyrore, por qe de, ėshtė i pa aftė  pėr tė frenuar epshet e veta shtazore…!

               Mos frenimi i epsheve shtazore, duke qenė larg Zotit, duke mos pėrfillur udhėzimet e Tij, shumicėn e njerėzve e  ka tėrhequr kotėsia, marrėzia, shfrenia tė shtyrė nga lakmia…

                Nė etapa tė ndryshme kohore, miliona njerėz pėr shkak tė mosdijes, lakmisė, grykėsisė, padrejtėsisė janė shkatėrruar, janė asgjėsuar. Po tė kthehemi nė histori, do tė pyesim  me habi: Ku janė gjithė ato perandori?! Perandori shekullore, tė fuqishme, qė dukeshin aq madhėshtore, por u shkrinė si me qenė flluska bore!

              Sot, sikurse dje, njerėzit qė nuk kanė  besim nė t’Madhin Zot-jetojnė kot! Ata e presin me pa durim Vitin e Ri, duke shpresuar, duke besuar se Viti i Ri  ju sjellė begati!

              Me kohė, bota e kapitalit, e tregtisė, e biznesit, me reklama, me dredhi, joshje e mashtrime prej ēdo lloj pisit, kėtė e kanė kuptuar dhe pėrgatitjet pėr Vitin e Ri, qė moti, ata i kanė filluar. I kanė filluar dhe do t’i pėrfundojnė pėrgatitjet tė organizuara mė bukur se ēdo herė, sepse me fitime tė mėdha, si asnjėherė, e shpėrblejnė vetveten menjėherė…!

 

                             Nata e Vitit tė Ri

 

          Pėr natėn e Vitit tė Ri thuhet se ėshtė nata mė e  gjatė, nata mė e  mrekullueshme. Po, por kėtė e thonė tė gjithė ata qė janė nė gjendje tė trullueshme!

            Nė tė vėrtetė, jo vetėm qė ėshtė nata mė e trullueshme, duke pirė- pije alkoolike e narkotike, duke kėnduar, duke vallėzuar, pa rend e vend, pa kurrfarė sjellje, duke hėngėr deri nė vjellje, duke luajtur bixhoz, lotari duke bėrė edhe ndonjė marrėzi…! Pra, nata e Vitit tė Ri bėhet jo vetėm  nata mė e trubullueshme, ajo bėhet edhe nata mė e mjerueshme, mė e mallkueshme, mė e dėnueshme…! Pse? Sepse kjo ėshtė njė festė pagane, e cila urohet pothuajse nga mbarė bota, por tė gjitha urimet janė tė kota! Urojnė, urojnė, urojnė, derisa e teprojnė, derisa urinojnė dhe pse ata  ashtu nuk mendojnė, nuk besojnė…!

                Ka shumė qė do tė thonė, ėshtė e drejta jonė, jemi n’Evropė, jetojmė nė liri, nė demokraci dhe e gėzojmė tė drejtėn tė kremtojmė, ta presim Vitin e Ri!

               Po, me siguri, keni tė drejtė ta pritni, tė kremtoni, por njė ditė do tė vajtoni…! E drejta juaj nuk do tė thotė se po veproni drejt. E drejta juaj, nė kėtė rast ju bėn tė huaj! Nė qoftė se dėshironi tė jeni si tė tjerėt, atėherė kush do tė jetė si  ju?

                 Me pak fjalė, kjo ėshtė e Vėrteta, e Vėrteta: Pse pritja, kremtimi i Vitit tė Ri – ėshtė kotėsi, ėshtė marrėzi? E Vėrteta, siē thoshte Shileri, nuk pėson nėse dikush nuk e beson.

                 E Vėrteta ėshtė  Zoti. Zoti ėshtė Krijues, Furnizues, Dhurues. Prandaj, tė gjithė kemi nevojė pėr Zotin. Zoti nuk ka nevojė pėr ne. Kush vepron mirė, shpreson mirėsi nga Mirėsia e Tij, jo nga Viti i Ri. Kush vepron keq, por pendohet, shpreson se do tė falet dhe qetėsohet, rehatohet… I varfėri shpreson tė pasurohet, i sėmuri tė shėrohet, i papuni tė punėsohet, i  burgosuri tė lirohet…

                  Zoti ėshtė i vetmi Krijues, i vetmi Furnizues dhe i vetmi Dhurues pėr gjithēka. Ai Krijon, Furnizon, Dhuron nga oqeani i pashtershėm i Mirėsisė dhe Bujarisė sė Tij, jo Viti i Ri.

              Nė Kur’an, All-llahu i Madhnueshėm urdhėron e thotė:

 

      “ Kush nuk beson barrėn e mosbesimit e ka kundra vetes” (30:40)

 

        Pra, kush nuk beson, ai ėshtė kundėr vetes. Ai qė ėshtė kundėr vetes  e ka krijuar burgun e vet. Nė burgun e vetė, vetvetja  nė kėtė  jetė i  duket mė e largėt se ēdo planetė…

 

  (Autori ėshtė studiues i religjioneve)