Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - PREKJA E PIKĖLLIMIT

Halil XANI & Xheladin MJEKU

      

PREKJA E PIKĖLLIMIT

Monografi, poezi dhe pėrkujtime

 

 

 

Librin e pėrgatitur nga H. Xani dhe Xh. Mjeku, "Prekja e pikėllimit" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(Falėnderoj pėrzemėrsisht hartuesit e librit)

 

 

 

            MIQTĖ PĖR MIKUN

 

            Me dėshirėn qė tė kryejmė njė detyrė qė befas na shtroi si obligim situata e krijuar, kur u dha kumti i zi se nuk frymon nė mesin tonė miku dhe krijuesi i letrave shqipe Adem Berisha, duke na lėnė fjalėn dhe veprėn e tij prej krijuesi dhe veprimtari tė shquar nė qėshtjen kombėtare, njė grup miqėsh e bashkėveprimtarėsh iu qasėm njė pune jo edhe aq tė lehtė pėr tė pėrjetėsuar veprimtarinė e tij, duke pėrmbushur njė obligim qė ndienim pėr kėtė krijues tė palodhshėm e shumė entuziast pėr moshėn qė kishte, qė fati e deshi t’i ndėrpritej aktiviteti i tij nė gjysmėrrugė.

            Me tė mėsuar pėr ngjarjen nuk pushuan shkrime e telefonata, pėr tė ngushėlluar sekush mikun a shokun, familjen a bashkėveprimtarėt qė prej kohėsh kishin bėrė kontakte tė shumta rreth bisedave pėr jetėn, krijimtarinė dhe problemet jetėsore e politike qė ishin preokupime tė tyre. Por, jo vetėm kaq, ata nuk hezituan qė tė hedhin idenė e ngritjes sė njė monumenti tė pėrjetshėm prej fjalėve, vargjeve dhe mallit pėr mikun e tyre, qė tashmė e kujtojnė pėr veprimtarinė e tij, pėr bujarinė dhe zemėrgjerėsinė prej fisniku. Idenė pėr njė ndėrmarrje tė kėtillė e hodhi Halil Xani, pėr ta mbėshtetur pastaj edhe tė tjerėt, si Xheladin Mjeku, Agim Metbala, Xheladin Hamza e deri tek miqtė nga diaspora qė kontribuan nė financimin e botimit tė kėtij libri tė veēantė dhe tė njė rėndėsie tė shumėfisht, kur kemi parasysh pėrfshirjen e materialeve qė janė bėrė kėtu. Tashmė kjo inisiativė pėrfundimisht po bėhet realitet, me nxjerrjen nė dritė tė kėtij libri me shumė shkrime e dėshmi tjera, qė nė njė mėnyrė paraqet njė monografi pėr autorin dhe, poashtu ėshtė edhe libėr me pėrkushtime poetike e dėshmi me fotografi tė ndryshme, ku dėshmohet se Adem Berisha ishte i afėrt me miqtė dhe nuk hezitonte tė gjendej nė gėzime e hidhėrime, nė aktivitete kulturore e pėrurime librash, pavarėsisht kohės dhe vendit ku zhvilloheshin ato.

            Adem Berisha, ashtu sikur i bashkonte tė gjithė miqtė nė njė kuvend mendimesh e idesh me urtinė dhe fjalėn e ėmbėl pėr tė gjallė, ashtu i bashkoi kėtu nė kėtė libėr, me shkrimet pėrkujtimore dedikuar emrit dhe veprės sė tij, pėr tė mbetur pėrgjithmonė Libri i dashurisė dhe dhimbjes pėr mikun e tyre qė i deshi dhe i respektoi nė ēdo kohė, poaq sa edhe miqtė, me konsideratėn e tyre tė pakursyer shprehėn dhimbjen, mallin dhe krenarinė pėr mikun e tyre, qė tashmė e kujtojnė nė mėnyrėn mė tė bukur, duke sjellur evokimet dhe gjithēka kishin pėr tė thėnė e kujtuar pėr te nė kėtė pėrmbledhje shkrimesh e fotografish, si njė bibliotekė dhe galeri nėn tė njėjtin kulm, tė pagėzuar me emrin simbolik ‘Prekja e dhimbjes”, qė flet bindshėm pėr frymėn e mesazhin qė pėrshkohet kėtu.

            U bashkuan miqtė dhe bėnė njė monument pėrkujtimor pėr mikun e tyre qė aq shumė i deshi dhe e deshėn deri nė ēastet e fundit tė jetės, do tė ishte konkludimi mė i pėrafėrt i kėsaj qė u tha dhe u bė pėr ndriēimin e emrit dhe veprės sė Adem Berishės.

 

            Nga Hartuesit e librit