.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Produktet e bletėve, vlerat dhe pėrdorimi i tyre

Shkruan: Nijazi BASHA

PRODUKTET E BLETĖVE, VLERAT DHE PĖRDORIMI I TYRE

 

         Poleni ėshtė i terur (nė forma tė kokrrave tė terura) dhe ngjyrat i ka tė shumėllojshme . Kėtė produkt mund ta pėrdorim, pothuajse gati gjithkund: nė mjaltė (pėrzihet mjalti dhe poleni nga e cila krijohet njė shije tė veēantė), nė gjella ushqimore, nė supė, nė ēajė, nė qumėsht etj., me rėndėsi ėshtė qė secili tė bėhet mjek i vetvetes, pra ta pėrdorė si ėshtė mė sė miri pėr tė.

 

 

            Poleni

 

            Poleni ėshtė pluhur i luleve. Pėrmes polenit, bimėt nė lulet e veta, e bėjnė procesin e fekondimit- prei asaj mashkullore, nė femėrore. Kokrrat e polenit, tek lulet e bimėve, e kryejnė procesin e formimit tė fryteve.

            Lulet e bimėve qė i bartin nė veti kokrrat e polenit, ngjyrat i kanė tė lloj-llojshme. Secila bimė i ka ngjyrat e pėrshtatura sipas lules sė vet. Ka ngjyra tė kuqe, tė zezė, tė verdh, tė kaltėr tė mbylltė etj. Llogaritet tė jenė mbi 10 lloje tė ngjyrave.

            Secila kokėrr e polenit e ka shijen e veēantė - ka shije tė ėmbėl por edhe tė ithtė, djegės, pak tė tharbtė e edhe tė njelmėt.

            Kokrrat e polenit, qė ėshtė shumė interesant, pėrmbajnė nė veti shume lloje tė aromave, edhe atė, deri  nė 150 lloje!

            Poleni ėshtė maja e mjaltit. Falė tij, mjalti bėhet mė i shijshėm.

            Vetėm me polen prodhohet qumėshti i amės, me tė cilin ushqehet ama (nėna e bletėve) dhe larvat e bletės.

            Ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja pėr ne, ėshtė se  poleni ka veti shėruese, ėshtė i ushqyeshėm dhe, po ashtu, ka efekte tė mira pėr kozmetik.

 

            Si ta pėrdorim polenin?

 

            Poleni ėshtė i terur (nė forma tė kokrrave tė terura) dhe ngjyrat i ka tė shumėllojshme . Kėtė produkt mund ta pėrdorim, pothuajse gati gjithkund: nė mjaltė (pėrzihet mjalti dhe poleni nga e cila krijohet njė shije tė veēantė), nė gjella ushqimore, nė supė, nė ēajė, nė qumėsht etj., me rėndėsi ėshtė qė secili tė bėhet mjek i vetvetes, pra ta pėrdorė si ėshtė mė sė miri pėr tė. Unė (autori i kėtyre rreshtave)  e pėrdori polenin ashtu si ėshtė - tė terur, nė forma tė kokrrave. Pėr mua ėshtė mjaft i shijshėm dhe, ēka ėshtė mė rendėsi, polenin kur merret nė  kėtė formė ėshtė mė i shėndoshė.

 

            Ēka pėrmban nė veti poleni dhe sa ėshtė i dobishėm pėr shėndetin?

 

            Poleni pėrmban: vitamina, minerale, flavonoide etj. Tė gjitha kėto komponentė janė tejet tė rėndėsishme pėr organizmin e njeriut.

            Karbohidratet e polenit kanė shumė lloje tė sheqernave tė pemėve si dhe njė sasi tė celulozės e tė pektinės. Tė gjitha kėto substanca njeriut ia ndihmojnė ose ia lehtėsojnė jashtėqitjen, sepse nė  zorrėn e trashė i zhvillojnė bakteret e dobishme.

            Proteinat dhe aminoacidet janė shumė tė rėndėsishme, nė radhė tė parė pėr bletėt, e pastaj pėr njeriun. Organizmi i njeriut nuk prodhon aminoacide dhe pėrmes polenit ne mundemi ta kompensojmė kėtė mungesė.

            Enzime dhe yndyrat e polenit i ndihmojnė qelizave qė tė zhvillohen mė mirė.

            Vitaminat i ndihmojnė sistemit imun.

            Mineralet i ndihmojnė funksionimit tė mirė tė sistemit nervor dhe zhvillimit te eshtrave, dhėmbėve dhe rruazave tė gjakut.

            Flavonidet janė materie tė rralla nė ushqime tjera dhe askund nuk gjinden si nė polen. Kėto materie ushqyese i ndihmojnė shumė atyre qė kanė problemė me prostatėn, tumor ose kancer, arteriosklerozės e kolesterinė.

 

            Sa duhet tė hamė polen?

 

            10-15 gr nė ditėm, kurse fėmijėt banė tė pėrdorin gjysmėn e kėsaj sasia (6-7gr).

 

            Dylli i bletėve

 

            Dylli ėshtė njė produkt i rėndėsishėm pėr bletarinė, pėr industrinė, pėr kozmetikėn si dhe pėr ėmbėlsira. Ka do lloje tė sheqerkave qė bėhen me dyllin e bletėve. Ka shumė industri farmaceutike qė e pėrdorin kėtė produkt pėr prodhimin e pomadave dhe kremrave tė ndryshme etj., kurse bletarėve u duhet pėr tė prodhuar qirinj si dhe pėr tė prodhuar baza tė hojeve.

            Dylli i bletėve mund tė hahet edhe me mjaltė. Shumė blerės e parapėlqejnė mjaltin me dyllė. Mjaltė me vojshtinė - i thotė populli ose mjaltė me hoje.

 

 

            Propolisi

 

            Propolisi ėshtė drejtpėrsėdrejti materie dezinfektuese por edhe shėruese. Propolisi ka substanca mbrojtėse pėr organizmin e njeriut tė cilat i ndihmojnė lėkurės qė tė rigjenerohet. Propolisi i ka rreth 200 lloje tė substancave dhe tė alkoolit.

            Propolisi pėrdoret nė industri farmaceutike, pėrgjithėsisht pėr dezinfektime, por edhe si krem etj.

            Nė kohėrat e hershme, propolisin ėshtė pėrdorur edhe pėr balsamimin e mumieve. Kėtė sistem, popujt e lashtė, me siguri e kanė huazuar nga pėrvoja e bletėve, pas edhe bletėt, viktimėn e tyre (miun apo ndonjė brejtės tjetėr) e balsamojnė brenda nė koshere.

 

            Qumėshti i amės (zhelle rojall)

 

            Ky produkt mė sė shumti i nevojitet vet bletėve, pasi ėma ushqehet vetėm me kėtė  qumėsht. Po ashtu, edhe larvat gjatė zhvillimit tė tyre, kanė nevojė pėr tė. Qumėshti pėrdoret edhe pėr ushqim tė njeriut... mund tė pėrzihet me mjaltė dhe ka efekte shėruese pėr shumė probleme tė njeriut.

            Ka bletar qė e prodhojnė kėtė produkt dhe e shesin nė treg.

 

            Helmi i bletės

 

            Ēdo bletė e vjetėr e prodhon kėtė helm pėr tu vetėmbrojtur. Ky prodhim ėshtė i rėndėsishėm, nė veēanti pėr farmacinė por dhe pėr mjekėsin popullore ose tė ndonjė natyre tė ngjashme. Njė thumbim i bletės liron rreth 1.5 volt rrymė. Helmi i bletės ėshtė i pasur me substanca tė shumta dhe me minerale. P.sh.: histamin, dopanin, noradrenalin, fosfolipide, feromone, molitin, procamin, apamin etj.

            Helmi i bletės ėshtė shumė i dobishėm pėr reumatizėm, pėr tension tė lartė, pėr rregullimin e rruazave tė gjakut, pėrmirėsimin e tyre, pėr zemrėn, aneminė (pagjakėsinė), dhimbjen e kokės etj, etj.

            Mjekėsia alternative, por edhe ajo klasike, e praktikon me sukses kėtė mjekimin tek shumė pacientė. Kėtė metodė mund ta praktikoj secili person qė ka dėshirė ta mėsoj kėtė mjekėsi popullore shumė tė vjetėr por dhe shumė efikase. Ēdo bletar i mirė e njeh kėtė lloj mjekimi.

 

            Si pėrdoret thumbimi si terapi?

 

            Bletėt qė janė jashtė koshares, kapen pėr flatra, dhe nė kėtė moment, vetė bleta reagon pėr tė thumbuar, pra thumbon. Thumbin duhet mbajtur nė lėkurė afro njė minutė, deri sa tė lirohet helmi i bletės tėrėsisht nga thumbi. Terapitė e kėtij mjekimi bėhen varėsisht prei llojit tė sėmundjes - sa ma e rėndė qė ėshtė sėmundja, aq mė shpesh duhet tė bėhet terapia.

            Terapitė me thumbim tė bletės unė i kam bėrė sipas nevojės dhe mundėsisė sė pacientit. P. sh., thumbimin e kamė pėrdor pėr dhimbjen e nyejve tė kėmbėve dhe shpinės, nga tri thumbime nė vendin e dhimbjes, me nga 3 seanca nė javė edhe atė, fillimisht, vetėm njė muaj, por pandėrprerė, e pastaj nė bazė tė dėshirės sė pacientit, sepse pacienti vet do ta kėrkoj thumbimin e bletės, pasi bindet pėr rėndėsinė e kėsaj terapie kaq tė mirė.

            Terapitė e tilla bėhen jo vetėm te sėmundjet e rėnda, por edhe te sėmundjet e lehta...  edhe nga dėshira e individit pėr ruajtjen e shėndetit.

 

            Alergjia nga helmi dhe poleni

 

            Alergjinė e vėrtet mund ta ketė njė person nė njėmijė vetė. Kėta njerėz janė tė pafat, pasi njė thumbim i bletės ose i grerėzės, mjafton qė gjuha dhe gjaku tė trashet brenda njė kohe shumė tė shkurtė. Duhet urgjentisht tė merret serum kundėr kėtij helmi, pasi i prekuri rrezikohet seriozisht pėr jetė - vetėm nga njė thumbim!

            Alergjia e lehtė mund ta atakoj shumėkėnd, por ėshtė e kalueshme dhe pa rrezik pėr jetė. Kjo manifestohet me tė kruar tė trupit dhe tė skuqurit e fytyrės. Nė tė vėrtet duhet tė kemi durim, sepse ėshtė e kalueshme dhe nuk ėshtė mirė tė bėhet ndonjė lloj paniku.

            Poleni krijon alergji shumė rrallė. Manifestohet me teshtitje dhe kjo ėshtė fazė e  lehtė, kurse ka edhe individ tė atillė qė iu duhet trajtim mjekėsor.

            Alergjia shėrohet me tė njėjtin helm; ku pacienti duet tė jetė shumė i interesuar pėr ta bėrė kėtė terapi. Bletarėt profesionist e thumbojnė pacientin nė thembrėn e kėmbesė, ku lėkura ėshtė mė e trash dhe helmi stacionohet me dozė tė vogėl, nga ku pastaj, gradualisht gjaku fillon tė imunizohet, por ka edhe shumė metoda tė tjera.