Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - PSE JU I RRĖFENI SHAKATĖ

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU

      

PSE JU I RRĖFENI SHAKATĖ

 

            Ju pėrmes qeshjes do tė arrini tek Zoti – sepse ajo ėshtė e vetmja pėrmes mė tė lartės qė ėshtė nė juve me tė cilėn mund tė arrini pėrfundimisht. Qeshja ka pėr t’u bėrė urė. Qeshja ėshtė rruga juaj tek Zoti. Unė nuk po them lutja ėshtė rruga juaj tek Zoti, unė po ju them qeshja ėshtė rruga juaj tek Zoti.

 

 

 

 

            Pyetje: Pse ju i rrėfeni shakatė? Dhe pse nuk qeshni me shakatė tuaja?

 

            OSHO: Sė pari, Religjioni ėshtė njė shaka e komplikuar. Nėse ju nuk qeshni me tė gjitha ju e keni humbur kuptimin; nėse ju vetėm qeshni ju e keni humbur kuptimin pėrsėri. Kjo ėshtė njė shaka shumė e komplikuar. Dhe e gjithė jeta ėshtė njė shaka e madhe kozmike. Ajo nuk ėshtė njė fenomen serioz - merrne seriozisht dhe ju do tė vazhdoni ta humbni atė. Ajo ėshtė e kuptueshme vetėm pėrmes qeshjes.

            A nuk e keni vėrejtur se njeriu ėshtė e vetmja kafshė qė qesh? Aristoteli thotė se njeriu ėshtė kafshė racionale. Kjo nuk mund tė jetė e vėrtetė - pėr shkak se milingonat janė shumė racionale dhe bletėt janė shumė racionale. Nė fakt, nė krahasim me milingonat, njeriu duket pothuajse i paarsyeshėm. Dhe njė kompjuter ėshtė shumė racional - nė krahasim me njė kompjuter, njeriu ėshtė shumė i paarsyeshėm.

            Definicioni im pėr njeriun ėshtė se njeriu ėshtė kafshė qė qesh. Nuk ka kompjuter qė qesh, nuk ka milingonė qė qesh, nuk ka bletė qė qesh. Nėse ju afrohet njė qen duke qeshur ju do tė tmerroheni! Ose njė buall befas qesh: ju mund tė pėsoni sulm nė zemėr. Ėshtė vetėm njeriu ai qė mund tė qesh, ajo ėshtė maja mė e lartė e rritjes.

            Dhe kjo ėshtė se ju pėrmes qeshjes do tė arrini tek Zoti – sepse ajo ėshtė e vetmja pėrmes mė tė lartės qė ėshtė nė juve me tė cilėn mund tė arrini pėrfundimisht. Qeshja ka pėr t’u bėrė urė. Qeshja ėshtė rruga juaj tek Zoti. Unė nuk po them lutja ėshtė rruga juaj tek Zoti, unė po ju them qeshja ėshtė rruga juaj tek Zoti. Nėse ju mund tė qeshni ju do tė jeni nė gjendje tė dashuroni. Nėse ju mund tė qeshni ju do tė jeni nė gjendje tė relaksoheni. Qeshja relakson si asgjė tjetėr.

            Kėshtu qė tė gjitha shakatė pėr mua janė lutje – kjo ėshtė arsyeja pse unė i tregojė ato. Dhe ju mė pyetėt: PSE JU NUK QESHNI ME SHAKATĖ TUAJA? sepse i kam dėgjuar ato mė herėt.

 

            Ėshtė marrė nga libri i Osho-s“Revolucioni”

 

 

            Pyetja: I dashuri Osho, cili ėshtė sekreti i njė shakaje?

 

            OSHO: Rrotullim i shpejtė i papritur, ky ėshtė sekreti i njė shakaje – rizbulim. Ju jeni duke pritur diēka dhe kjo nuk ndodhė, ajo qė ndodhė ėshtė kėshtu krejtėsisht absurde dhe ende ka njė logjikė tė saj… ajo ėshtė qesharake dhe ende jo e palogjikshme. Kjo ėshtė ajo e papritura qė bėhet qesharake pėr ju. Ju e shihni qesharaken e saj, dhe gjithashtu logjikėn e saj. Ajo ėshtė e papritur - nė qoftė se ajo ėshtė e pritur, atėherė ajo nuk do tė sjellė qeshje pėr ju. Nėse ju e dini shakan, atėherė kjo nuk do tė sjellė tė qeshura pėr ju, sepse tash ju e dini, ēdo gjė pritet.

            Dy insekte jetonin nė njė varrezė. Njėri i tha tjetrit: “Dėshiron tė ēosh dashuri nė Ernestin e vdekur sonte?”

            Tash, Ernesti i gjorė i vdekur…!

            Njė anglezė nė udhėtimin e tij tė parė nė Amerikė pėr tė parėn herė shkoi nė ato stand-up comic (stil i komedisė ku artisti performon direkt para publikut) klub nate. Pasi i ēoi disa gota dritat iu turbulluan dhe Heni Jangmen (Henny Youngman) plote energji nėn dritėn e prozhektorit dhe duke e pėrshėndetur publikun me shenjėn e tij dalluese, shakan: “Merrne gruan time… ju lutem.”

            Publiku filluan tė qeshin. Anglezi ishte i impresionuar. “Oh Zot!” tha ai nė vete, “Unė duhet ta mbaj mend kėtė dhe tė pėrpiqem me nofulla tė kthehem nė shtėpi.”

            Tash, kur dikush thotė: “Merrne gruan time”, ju jeni nė pritje se ai do tė thotė “si shembull”. “Merrne gruan time, si shembull.” Por ai ėshtė duke thėnė “Merrne gruan time” dhe mandej heshtje, pushim i shkurtėr… “ju lutem. ” Kjo ėshtė e papritur. Disa javė mė vonė, kthehet nė Londėr, ai me zė tė thekshėm para mikrofonit nė mbledhi nė klubin e tij, me vetėbesim tė plotė, thėrret: “Merrne shembull gruan time. Ju lutem.”

            Tash i gjithė fakti ėshtė humbur. Vetėm njė fjalė e vetme e bėnė atė tė bukur. Sekreti i shakasė ėshtė qė ajo t’ju ēoj nė njė pikė ku ju jeni duke e pritur, pritur, pritur qė kjo tė ndodhė, mandej kjo nuk ndodhė. Dhe ajo qė ndodhė ėshtė aq e papritur… dhe pėr shkak se keni qenė duke pritur diēka ju jeni ardhė nė njė tensionim, dhe mandej papritmas diēka tjetėr ndodhė, dhe tensionimi ka ardhur deri nė atė kulm saqė ai ka shpėrthyer. Tė gjithė ju jeni qeshje. Ky ėshtė njė ēlirim i madh, ky ėshtė njė meditim i madh.

            Nėse mund tė qeshni plotėsisht, kjo do t’ju jep njė moment tė jokohės, jo-mendjes. Mendja jeton logjikisht me tė pritshmėn, qeshja ėshtė diēka qė vjen nga e pėrtejmja. Mendja gjithmonė supozon se ēfarė do tė ndodhė. Dhe ndodhė diēka e cila absolutisht ėshtė nė kundėrshtim me pritjet e saj: ajo thjesht ndalet pėr njė ēast. Dhe ky ėshtė momenti kur mendja ndalet, kur qeshja vjen nga barku juaj. I gjithė trupi juaj shndėrrohet nė njė vrull, kjo ėshtė orgazmike. Njė qeshje e mirė ėshtė jashtėzakonisht medituese.

            Njė anglez zotėri shkon tek kirurgu i tij dhe i thotė: “Mik i vjetėr, unė e kam kėtė dėshirė tė mallkuar tė jem irlandez. A mund t’i kryesh disa operacione tė mė bėsh tė tillė?” “Paj”, u pėrgjigj kirurgu, “kjo ėshtė njė punė mjaft e rrezikshme, e dini. Ne duhet ta heqim 90% tė trurit tuaj.” “Bėje”, u pėrgjigj anglezi.

            Kur ai u zgjua nga operacioni e pa veten tė shtrirė nė shtrat dhe i rrethuar nga mjekėt me fytyra tė brengosura. Kirurgu i tij iu afrua duke i thėnė: “Miku im, mė vjen shumė keq, por gjatė operacionit brisku i vjetėr rrėshqiti dhe ne aksidentalisht e hoqėm 100% tė trurit tuaj.” “Ah, mos u mėrzit pėr atė shkėrdhat miku im!”

 

 

 

            Pyetje: Osho, shumė nga shakatė tuaja unė s’mund t’i marrė. Ēfarė tė

bėj?

 

            OSHO: Anand Magdalena, Ju duhet tė jetė shumė serioze. Kur unė them se unė jam shumė serioz nė lidhje me shakatė, jam tallur! Ju nuk duhet tė mė dėgjoni mua nė tė gjitha! Me qenė i vėmendshėm, me qenė vigjilent. Unė nuk jam njeri nė tė cilin mund tė mbėshtetesh gjithmonė. Nuk ka nevojė tė marrėsh shakan – shakaja do tė merr ty! Ju thjesht relaksohuni – ju thjesht pushoni.

            Ju jeni duke u pėrpjekur t’i gjeni ndonjė kuptim, ndonjė domethėnje tė fshehtė, diēka esoterike nė tė. Kjo thjesht ėshtė njė shaka! Por kjo ėshtė se si kemi qenė tė kushtėzuar pėr shekuj: pėr tė marrė gjithēka seriozisht. Unė dua ta shkatėrroj seriozitetin tuaj. Kjo ėshtė arsyeja pse unė i gjurmoj tė gjitha kėto shaka tė marra, vetėm pėr ta shkatėrruar seriozitetin tuaj!

            Nė fakt, kjo ėshtė shumė e mundimshme pėr mua. Do tė ishte mė e lehtė pėr mua tė mos ju tregoj asnjė shaka. Edhe duke ju treguar kėto shaka ju vazhdoni t’i kapni me seriozitetin tuaj. Ju jeni nė pėrpjekje pėr t’iu gjetur ndonjė kuptim.

            Jeta nuk ka kuptim. Gėzohuni! Ajo nuk ka domethėnje. Vallėzoni, kėndoni, kėnaquni! Ajo nuk ka kuptim. Nuk keni nevoj tė jeni serioz. Ajo ėshtė njė shaka kozmike! Ēka ka aty pėr t’u marrė? Por mendja arrimtare (qė kėrkon vetėm tė arrijė diēka) gjithmonė pėrpiqet pėr tė marrė diēka, madje edhe prej njė shakaje. A nuk mund tė relaksoheni fare? A nuk mundeni

thjesht tė dėgjoni dhe tė qeshni?

            Kur keni pėr ta kuptuar atė dhe rėndėsinė e saj dhe kuptimin e saj tė fshehtė, atėherė ju do tė qeshni? Deri atėherė shakaja pėrfundon – ju e keni gabuar qėllimin. Qėllimi thjesht ka qenė pėr t’u relaksuar, por ju do tė jeni shumė serioz pėr kėtė, ju duhet tė jeni.

            Unė kam dėgjuar… Jezusi, e huba kėtė pėrsėri! Unė nuk kam dėgjuar asgjė, asnjė fjalė! A po e shihni? Madje edhe pa shaka njerėzit e marrin atė! Kėshtu qė nėse doni ta merrni atė merrne, shaka apo pa shaka! Unė nuk kam dėgjuar. Nuk ju kam treguar, dhe ju e keni marrė atė! Kjo ėshtė njė pyetje pėr relaksim.

 

            Ėshtė marrė nga libri i Osho-s “Udhėheqja Shpirtėrore” kapitulli i 15

 

 

 

            Nga libri "Pėrmbledhje kapitujsh mbi shakan dhe qeshjen si teknika meditimi dhe tė rritjes shpirtėrore", pėrkthyer nga Valdet Fetahu, tė cilin e falėnderoj pėrzemėrsisht pėr punėn e madhe, qė ka bėrė dhe po e bėn, nė pėrkthimin e kėsaj literature tė mrekullueshme inspirative, dhe atė, pa asnjė kushtėzim, me qėllimin e vetėm - SHPĖRNDARJEN E FARĖS SĖ DRITĖS SĖ DIJES.