Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT (2)

P. D. OUSPENSKY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

Ligjėrata e parė (2)

 

PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT

( Hyrje nė mėsimet e Gurxhievit )

 

       Zhvillimi nuk mund tė zėrė fill mbi gėnjimin e vetvetes apo mbi vetėmashtrimin. Njeriu duhet tė dijė se ēfarė ka, e ēfarė nuk ka. Kjo do tė thotė se ai duhet tė shohė se nuk i posedon kualitetet e caktuara qė vetvetes ia pėrshkruan, domethėnė aftėsinė e veprimit, individualitetin apo unitetin, egon e pėrhershme, e gjithashtu as vetėdijen dhe vullnetin.

 

 

Ideja themelore ėshtė se njeriu, pėr t’u bėrė qenie tjetėrndryshe, kėtė duhet tepėr shumė dhe tepėr gjatė ta dėshirojė. Dėshirimi kalimtar apo ndonjė dėshirė e beftė e cila zė fill nė pakėnaqėsinė me rrethanat e jashtme nuk ka pėr tė krijuar impuls tė mjaftueshėm.

Evolucioni i njeriut varet nga tė kuptuarit e tij se ēfarė mund tė fitojė dhe ēfarė pėr atė duhet tė japė.

Nėse nuk dėshiron, apo nėse nuk dėshiron mjaft fuqishėm dhe nėse nuk i bėn pėrpjekjet e domosdoshme, njeriu kurrė nuk ka pėr t’u zhvilluar. Prandaj, kėtu nuk ka kurrfarė padrejtėsie. Pėr ē’arsye dikush do ta kishte atė qė nuk e dėshiron? Do tė kishte padrejtėsi sikur njeriu do tė detyrohej tė bėhej qenie tjetėrndryshe, megjithėse ėshtė i kėnaqur me atė qė ėshtė.

Kėtu duhet tė pyesim veten se ēfarė do tė thotė qenia tjetėrndryshe?

Po e shqyrtuam gjithė materialin qė mund ta gjejmė, e i cili ka tė bėjė me kėto ēėshtje, do ta pikasnim qėndrimin se njeriu duke u bėrė qenie tjetėrndryshe arrin shumė kualitete dhe mundėsi tė reja tė cilat tani nuk i posedon. Ky ėshtė qėndrim i pėrgjithshėm tė cilin e hasim nė tė gjitha sistemet qė e pranojnė idenė mbi rritjen psikologjike, pėrkatėsisht mbi rritjen e brendshme tė njeriut.

Kjo, sakaq, nuk ėshtė mjaft. Madje as pėrshkrimi mė i detajuar i kėtyre mundėsive nė asnjė mėnyrė nuk na ndihmon qė ta kuptojmė se si ato shfaqen dhe prej nga vijnė.

Nė teoritė e njohura tė rėndomta, madje edhe nė ato tė cilat i kam pėrmendur, e qė bazohen mbi idenė e mundėsisė sė evolucionit tė njeriut: ekziston hallka qė mungon.

E vėrteta qėndron nė faktin se njeriu, para se tė fitojė ēfarėdo aftėsish tė reja apo mundėsish pėr tė cilat nuk di e tė cilat tani nuk i posedon, sė pari duhet t’i arrijė ato aftėsi tė cilat po ashtu nuk i posedon, por tė cilat ia pėrshkruan vetvetes, pra ato pėr tė cilat mendon se i njeh e se ėshtė nė gjendje t’i shfrytėzojė e t’i kontrollojė.

Kjo ėshtė hallka qė mungon, dhe ky ėshtė momenti mė i rėndėsishėm.

Nė rrugėn e vet tė evolucionit, e atillė siē unė e kam pėrshkruar mė parė, pra nė rrugėn qė mbėshtetet mbi pėrpjekjen dhe ndihmėn, njeriu duhet t’i arrijė kualitetet pėr tė cilat mendon se i posedon, e vetėmashtrohet.

Qė kėtė ta kuptojmė mė mirė e pėr ta ditur se cilat janė ato mundėsi e aftėsi qė njeriu mund t’i arrijė, qoftė kėto tė rejat e tė papritura, qoftė ato pėr tė cilat mendon se veē i ka, duhet tė fillojmė nga dituria e pėrgjithshme e njeriut mbi vet-veten.

Kėtu menjėherė vijmė gjer tek njė fakt tepėr i rėndėsishėm:

Njeriu nuk e njeh vetveten.

Ai nuk i di kufizimet e veta e as aftėsitė e veta personale. Nuk e di madje as atė se nė ē’masė nuk e njeh vetveten.

Njeriu ka zbuluar shumė makina dhe e di se ndonjėherė, nėse ėshtė nė pyetje njė makinė e komplikuar, nevojiten vite tė tėra hulumtimi para se dikush tė jetė nė gjendje ta pėrdorė e ta kontrollojė. Ai, ndėrkaq, kėtė metodė nuk e zbaton pėr veten, megjithėqė vetė paraqet makinėn shumė mė tė ndėrlikuar se tė gjitha ato qė i ka zbuluar.

Ai pėr vetveten ka gjithfarė idesh tė gabuara. Para sė gjithash, nuk e kupton se nė tė vėrtetė ėshtė makinė.

E ē’do tė thotė ajo se njeriu ėshtė makinė?

Do tė thotė se nuk ka lėvizje tė pavarura, qoftė tė brendshme, qoftė tė jashtme. Ai ėshtė makina tė cilėn nė lėvizje e vėnė ndikimet e jashtme dhe mbresat e jashtme. Tė gjitha lėvizjet e tij, aktivitetet, fjalėt, idetė, ndjesitė, disponimet dhe mendimet paraqesin produkt tė ndikimeve tė jashtme. Vetvetiu, ai ėshtė vetėm automat me njė rezervė tė caktuar ndjenjash (nga pėrvojat e mėparshme) dhe me sasi tė caktuar energjie.

Duhet ta kuptojmė se njeriu asgjė nuk mund tė bėjė.

Ai, ndėrkaq, kėtė nuk e vėren dhe mendon se ka aftėsinė pėr tė vepruar. Kjo ėshtė gjėja e parė gabim tė cilėn njeriu ia pėrshkruan vetvetes.

Kjo duhet tė kuptohet mjaft qartė. Njeriu nuk ėshtė nė gjendje tė veprojė. Krejt ēfarė njeriu mendon se bėn, nė tė vėrtetė ndodh. Ndodh njėsoj sikur “vetėton” apo “bubullon”.

Nė gjuhėn angleze nuk ka trajta foljore pavetore qė do tė mund tė pėrdoreshin pėr veprimet njerėzore. Prandaj, edhe mė tutje duhet tė flasim se njeriu mendon, lexon, shkruan, dashuron, urren, i nis luftėrat, lufton etj. Kurse, nė tė vėrtetė, krejt kjo ndodh.

Njeriu nuk ėshtė nė gjendje tė lėvizė, tė mendojė apo tė flasė vetė nga vetja. Ai ėshtė marioneta tė cilėn penjtė e padukshėm e ngrehin andej-kėndej. Po e kuptoi kėtė, mund tė mėsojė edhe mė shumė pėr veten dhe atėherė ėshtė e mundshme pėr tė qė gjėrat tė fillojnė tė ndryshojnė. Por nėse nuk ėshtė nė gjendjen ta vėrejė e ta kuptojė tė qenit e vet plotėsisht mekanik, gjegjėsisht, nėse nuk dėshiron ta pranojė kėtė si fakt, ai nuk mund tė mėsojė mė asgjė dhe gjėrat pėr tė nuk do tė ndryshojnė.

Njeriu ėshtė makinė, por makinė shumė e pazakonshme. Ai ėshtė makina e cila nė rrethanat e duhura dhe me tretman tė duhur mund ta dijė se ėshtė makinė, e pasi qė kėtė plotėsisht ta ketė parė, mund ta gjejė mėnyrėn qė i tillė mė tė mos jetė.

Njeriu, para sė gjithash, duhet ta dijė se nuk ėshtė njėsi (unitet). Ai ėshtė shumėsi. Ai nuk e ka njė “un” tė vetėm dhe tė pandryshueshėm. Pėrherė ėshtė tjetėrndrysh. Nė njė moment ėshtė njėri, kurse nė momentin tjetėr tjetri, nė tė tretin i treti, e kėshtu me radhė, gati se pa fund e fillim. Iluzionin mbi unitetin, gjegjėsisht mbi njėsinė e krijojnė nė njeriun nė radhė tė parė ndjesia e njė trupi fizik, emri, qė nė rastet normale mbetet pėrherė i njėjtė, si dhe njė numėr i caktuar shprehish mekanike tė cilat nė tė ose janė tė mbjella me anė tė arsimit ose tė fituara me anė tė imitimit. E pasi qė pėrherė i ka ndjesitė trupore tė njėjta, pasi qė pėrherė e dėgjon tė njėjtin emėr dhe pasi qė nė vetvete vėren tė njėjtat shprehi e prirje tė cilat i ka pasur edhe mė parė, ai beson se pėrherė edhe ėshtė i njėjti.

Nė njeriun, nė tė vėrtetė, nuk ka unitet dhe nuk ka kurrfarė qendre kontrolluese, kurrfarė “un-i” tė pėrhershėm.

Kjo ėshtė fotografia e pėrgjithshme e njeriut:

 

 

 

 

Ēdo mendim, ēdo ndjenjė, ēdo perceptim, ēdo dėshirė, ēdo prirje apo joprirje paraqet njė “unė”. Kėto “une” nuk janė nė kurrfarė mėnyre tė lidhura dhe tė harmonizuara. Secili prej tyre ėshtė i varur nga ndryshimet e rrethanave tė jashtme si dhe nga ndryshimi i pėrshtypjeve.

Disa sosh mekanikisht ndjekin disa tė tjerė, kurse disa pėrherė shfaqen nė pėrcjelljen e tjerėve. Nė kėtė, sakaq, nuk ka kurrfarė rendi dhe sistemi.

Ekzistojnė grupe tė caktuara tė kėtyre “un-eve”, qė janė tė lidhura natyrshėm. Mbi kėto grupe do tė flasim mė vonė. Tani duhet tė pėrpiqemi tė kuptojnė se ekzistojnė grupe tė kėtyre “uneve” qė janė tė lidhura vetėm me asociacione tė rastit, me kujtime tė rastit, apo me ngjashmėri krejtėsisht imagjinare.

Secili prej kėtyre “uneve”, nė ēdo moment, paraqet njė pjesė tejet tė vogėl tė “trurit”, “mendjes” apo “inteligjencės” sonė; por gjithsecili prej tyre pėr veten mendon se paraqet tėrėsinė. Kur njeriu thotė “unė”, kjo tingėllon sikur mendon nė krejt veten, por madje edhe kur ai vetė mendon se ajo ėshtė pikėrisht ashtu, fjala nė tė vėrtetė ėshtė vetėm pėr mendimin kalimtar, disponimin kalimtar apo dėshirėn kalimtare. Ai brenda njė ore kohė mundet plotėsisht t’i harrojė, dhe me besim tė njėjtė tė shprehė mendim tė kundėrt, qėndrim tė kundėrt, interesime tė kundėrta. Mė e keqja ėshtė se njeriut ajo (e mėparshmja) nuk i kujtohet. Ai nė shumicėn e rasteve beson nė atė “unin” e fundit qė ėshtė shprehur, gjithnjė derisa ai zgjat: me fjalė tjera, derisa ndonjė “unė” tjetėr – i cili ndonjė herė nuk ka as mė tė voglėn lidhje me tė mėparshmin – nuk e shpreh mendimin apo dėshirėn e vet mė fuqishėm se ai i pari.

Kthehemi tani nė dy pyetjet tjera:

Ē’do tė thotė zhvillim? Dhe ē’do tė thotė se njeriu mund tė bėhet qenie tjetėrndryshe? Gjegjėsisht, me fjalė tjera: ē’lloj ndryshimi ėshtė i mundur nė njeriun, dhe kur, dhe si ky ndryshim zė fill?

Veēse kemi thėnė se ndryshimi do tė fillojė me ato mundėsitė dhe aftėsitė tė cilat njeriu ia pėrshkruan vetvetes, por tė cilat nė tė vėrtetė nuk i posedon.

Kjo do tė thotė se ai, para se tė jetė nė gjendje tė arrijė more ēfarėdo aftėsish dhe mundėsish tė reja, nė tė vėrtetė duhet t’i zhvillojė nė vete ato kualitete tė cilat mendon se i posedon e pėr tė cilat i ushqen iluzionet mė tė mėdha tė mundshme.

Zhvillimi nuk mund tė zėrė fill mbi gėnjimin e vetvetes apo mbi vetėmashtrimin. Njeriu duhet tė dijė se ēfarė ka, e ēfarė nuk ka. Kjo do tė thotė se ai duhet tė shohė se nuk i posedon kualitetet e caktuara qė vetvetes ia pėrshkruan, domethėnė aftėsinė e veprimit, individualitetin apo unitetin, egon e pėrhershme, e gjithashtu as vetėdijen dhe vullnetin.

Ėshtė e domosdoshme qė kėtė ta dijė, sepse gjithnjė derisa do tė besojė se kėto kualitete veē i ka, kurrė nuk do tė bėjė pėrpjekje tė vėrteta qė t’i arrijė, bash njėsoj sikur qė askush nuk do tė dėshironte tė blejė gjėra tė shtrenjta e pėr to tė paguajė ēmim tė lartė nėse mendon se veē i ka.

Mė i rėndėsishmi nga kėto kualitete, i cili njėkohėsisht edhe mund tė ēojė nė mashtrimin mė tė madh, ėshtė vetėdija. Kurse ndryshimi nė njeriun fillon pikėrisht me ndryshimin nė tė kuptuarit e tij tė kuptimit tė vetėdijes dhe nė vėnien graduale tė kontrollit mbi tė, kur pastaj ndodh.

Ē’ėshtė vetėdija?

Fjala “vetėdija” nė gjuhėn e zakonshme nė shumicėn e rasteve flitet si ekuivalent i fjalės “inteligjencė”, nė kuptimin e aktivitetit mendor.

Kurse vetėdija, nė tė vėrtetė, ėshtė njė lloj i veēantė i “vetėdijes” nė njeriun, qė ėshtė e pavarur nga aktivitetet mendore – para sė gjithash vetėdije mbi veten, vetėdije mbi atė se kush ėshtė ai, ku ndodhet, e pastaj edhe vetėdije mbi atė se ēfarė di, ēfarė nuk di e kėshtu me radhė.

Vetėm njeriu mund ta dijė se a ėshtė i vetėdijshėm nė ēastin e caktuar apo jo. Kjo ėshtė argumentuar kaherė nė traditėn mendimtare tė psikologjisė evropiane, e cila ka kuptuar se vetėm njeriu mund t’i dijė disa gjėra qė kanė tė bėjnė me veten e tij.

E pėrkthyer nė ēėshtjen e vetėdijes, kjo do tė thotė se vetėm njeriu mund ta dijė se vetėdija e tij nė ēastin e caktuar ekziston apo jo. Kjo do tė thotė se prania apo mungesa e vetėdijes nė njeriun ėshtė e pamundur tė argumentohet nėpėrmjet vėshtrimit tė aktiviteteve tė tij tė jashtme. Ky fakt, siē kam thėnė, ėshtė konstatuar kaherė, por rėndėsia e tij asnjėherė nuk ėshtė kuptuar plotėsisht, sepse pėrherė ėshtė lidhur me tė kuptuarit e vetėdijes si proces mental, pėrkatėsisht si aktivitet mendor. Po qe se njeriu e kupton se deri nė ēastin nė tė cilin ėshtė bėrė i vetėdijshėm nuk ka qenė i vetėdijshėm, e pastaj kėtė konstatim e harron – madje edhe nėse prapė i kujtohet – kjo nuk ėshtė vetėdije. Kjo ėshtė vetėm kujtesė e njė konstatimi tė fortė.

Tani dėshiroj qė vėmendjen tuaj ta pėrqendroj edhe nė njė fakt tė cilin tė gjitha shkollat psikologjike e huqin.

Fakti ėshtė se vetėdija nė njeriun, more ēfarėdo kuptimi qė tė ketė ajo, kurrė nuk mbetet nė tė njėjtėn gjendje. Ajo ose ėshtė aty ose jo. Ēastet e vetėdijes mė tė lartė e pėrbėjnė kujtesėn. Ēastet tjera thjesht nuk na kujtohen. Kjo mė shumė se gjithēka krijon nė njeriun iluzionin mbi vetėdijen e pėrhershme.

Disa nga shkollat psikologjike bashkėkohore e mohojnė vetėdijen nė tėrėsi, e mohojnė madje edhe nevojėn pėr njė nocion tė tillė, por kjo thjesht ėshtė njė trajtė ekstreme e moskuptimit. Shkollat tjera – nėse mund t’i quajmė me kėtė emėr – flasin pėr gjendjet e vetėdijes, me tė cilat i nėnkuptojnė mendimet, ndjenjat, impulset motorike dhe perceptimet. Kjo mbėshtetet mbi gabimin fundamental tė ngatėrrimit me funksionet psikike. Pėr kėtė do tė flasim mė vonė.

Mendimi bashkėkohor, nė tė vėrtetė, nė tė shumtėn e rasteve akoma mbėshtetet mbi formulimin e vjetėr se vetėdija nuk ka shkallė.

Pėrgjithėsisht, pranimi nė heshtje i kėsaj ideje, megjithėse kjo iu kundėrvihej shumė zbulimeve tė mėvonshme, ka penguar shumė observime tė mundshme tė trajtave tė ndryshme tė vetėdijes.

Fakti ėshtė se vetėdija ka shkallė qė janė krejt tė dukshme dhe qė mund tė vrojtohen, pėrkatėsisht se gjithsesi janė tė dukshme dhe mund tė vrojtohen vetvetiu.

Kėtu, nė radhė tė parė, ėshtė zgjatja: sa gjatė dikush ka qenė i vetėdijshėm.

Si e dytė, shpeshtėsia e tė shfaqurit: sa shpesh dikush ka qenė i vetėdijshėm.

Si e tretė, shkalla dhe depėrtueshmėria e vetėdijes: pėr ēfarė dikush ka qenė i vetėdijshėm, gjė qė tek raca njerėzore ndryshon shumė.

Po i morėm vetėm dy pyetjet e para, mund ta kuptojmė idenė mbi mundėsinė e evolucionit tė vetėdijes. Kjo ide ėshtė e lidhur me faktin mė tė rėndėsishėm tė cilin tepėr mirė e njohin shkollat e vjetra psikologjike, si ta zėmė ajo e autorit Filokali, por e cila nė filozofinė dhe psikologjinė evropiane nė dy apo tre shekujt e fundit plotėsisht mungon.

Ky fakt ėshtė se vetėdija me ushtrime tė posaēme dhe me pėrpjekje tė posaēme mund tė bėhet e pėrhershme dhe se mbi tė mund tė vihet kontrolli.

Do tė provoj tė shpjegoj sesi vetėdija mund tė ushtrohet. Merreni orėn dhe shikojeni sekondarin, duke provuar tė jeni tė vetėdijshėm pėr veten dhe duke u koncentruar nė mendimin “Unė jam Pjetėr Uspenski” dhe “Unė jam kėtu”. Pėrpiquni tė mos mendoni nė asgjė tjetėr, thjesht pėrcilleni lėvizjen e sekondarit dhe jini tė vetėdijshėm: pėr veten, emrin tuaj, ekzistencėn tuaj dhe vendin nė tė cilin ndodheni. Largojini tė gjitha mendimet tjera.

Nėse jeni kėmbėngulės, kėtė do tė jeni nė gjendje ta bėni dy minuta. Ky ėshtė kufiri i vetėdijes suaj. E po qe se menjėherė pastaj provoni ta pėrsėritni eksperimentin, do ta keni mė vėshtirė se herėn e parė.

Ky eksperiment tregon se njeriu nė gjendjen e vet tė natyrshme, pėr njė objekt (vetveten nė kėtė rast), mund tė jetė i vetėdijshėm dy minuta ose mė pak.

   Pėrfundimi mė i rėndėsishėm qė mund tė nxjerrim pas realizimit me sukses tė kėtij eksperimenti ėshtė ai se njeriu nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr vetveten. Iluzionin se ėshtė ia krijojnė proceset e kujtesės dhe tė tė menduarit.

 

  Vazhdon...

 

(1)             (3)