.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Ē'ėshtė psikologjia

Shkruan: Sabir KRASNIQI

            Ē'ĖSHTĖ PSIKOLOGJI

 

            “Asgjė (qė njeriu punon ose krijon) nuk mund tė kuptohet pa psikologji”

            Sigmund  Freud

 

           

 

            Psikologjia si disiplinė shkencore, qė pėr objekt studimi ka njeriun ėshtė mjaftė e re. Ajo, siē thotė psikologu gjerman Ebinghaus, e ka tė kaluarėn shumė tė gjatė, por historinė e shkurtėr.

            Psikologjia si shkencė, nga pikėpamjet e veēanta, na i ndriēon aktivitetet dhe sjelljet e njerėzve si dhe na bėnė tė mundshme t’i kuptojmė mė lehtė e mė mirė sjelljet dhe veprimet e njerėzve, me tė cilėt takohemi ēdo ditė - nė rrugė, nė shkollė, nė shtėpi etj. Pra, psikologjia studion realitetin psikik dhe jetėn psikike. Me veēoritė psikike, nėnkuptojmė cilėsitė e qėndrueshme tė individit, siē janė: shprehitė, aftėsitė, temperamenti, nevojat, interesat dhe cilėsitė e tjera tė personalitetit, tė cilat shprehen nė reagimet dhe sjelljet e njerėzve.

            Psikologjia, siē thonė disa psikolog, duhet tė na pėrgjigjet nė tri pyetje, tė cilat janė: “Ēka?”, respektivisht ajo duhet t’i paraqesė dhe t’i pėrshkruaj nė mėnyrė tė plotė dukuritė psikike; “Si?”, respektivisht tė tregoj si zhvillohen proceset psikike dhe si formohen cilėsitė psikike; “Pse?”, respektivisht t’i zbuloj shkaqet e dukurive psikike veē e veē dhe t’i shpjegoj sjelljet dhe veprimet e njerėzve.

            Detyra praktike e psikologjisė qėndron nė tė zbatuarit e rezultateve tė gjurmimeve teorike, me qėllim tė kryerjes sa mė me sukses tė veprimtarive tė ndryshme tė njerėzve. Kėshtu p.sh. rezultatet e gjurmimeve psikologjike zbatohen nė organizimin sa mė tė suksesshėm tė punės nė industri, apo pėr punė sa mė tė suksesshme mėsimore dhe edukative, ose pėr tė larguar pengesat psikike tė njerėzve, tė cilėt e vėshtirėsojnė kryerjen e punėve apo kontaktin me njerėz e tė tjera.

 

            Pra, ē’ rėndėsi ka psikologjia?

            Psikologjia na bėnė tė mundshme t’i njohim njerėzit, vetveten dhe jetėn nė pėrgjithėsi, duke na treguar rrugėn se si tė veprojmė nė situata tė ndryshme, qė t’i evitojmė tė metat dhe t’i zbatojmė cilėsitė pozitive. Pra, na tregon rrugėn e formimit tė vetive psikike tė personalitetit.

Psika dhe Erosi

            Fjala “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetėr, qė do tė thotė “psiko” (Psyche) - shpirt dhe “logos” - shkencė. Kjo fjalė lidhet me mitin e vjetėr pėr Psikėn dhe Erosin tė cilin e shėnoi historiani romak, Apulei. Sipas atij miti, kishte jetuar njė vajzė shumė e bukur, e quajtur Psika, e nė tė cilėn ishte dashuruar Erosi. Mirėpo, nėna e Erosit, zonja e dashurisė, Venera, e xhelozonte kėtė dashuri dhe me ēdo kusht mundohej ta shkatėrronte, duke proklamuar se njė djalė nga familja e zotėve nuk mund tė marrė njė vajzė nga shtresa e ultė. Mirėpo, edhe pas kėtyre peripecive dhe spekulimeve, kryezoti Zeusi vendosi qė edhe Psika tė pranohet nė Olimp, nė mesin e zotėve dhe kėshtu e bėri tė mundur martesėn e Psikės me Erosin. Dashuria, pra triumfoi mbi tė gjitha, kurse ky mit mbeti nėpėr shekuj si inspirim pėr artistė, tė cilėt zakonisht Psikėn e paraqesin si njė vajzė shumė tė bukur me krahė tė fluturės (Rafaeli, Rodeni, La Fonteni etj.), ndėrsa Frojdi thotė se Psika paraqet fluturėn e cila fluturon nga lulja nė lule  dhe jeton nga nektari dhe dashuria. Mė vonė fjala “psikė” (psycho) pėrdoret pėr fjalėn shpirt, duke pėrmbajtur atė kuptim deri nė ditėt tona, duke hyrė kėshtu me kėtė kuptim nė shkencėn mbi shpirtin, psikologjinė. Ndėrsa miti mbi Psikėn dhe Erosin mbeten edhe si tregues simbolik nė kuptim tė dashurisė pėr shpirtin njerėzor. Ndėrsa Erosi, mė vonė, nga Frojdi, do tė hyjė nė psikologji, si njė ndėr nocionet mė karakteristike pėr jetėn, dashurinė, bashkėpunimin, krijimtarinė etj.

 

            Nė tė vėrtet ē’ėshtė psikologjia?

            Ėshtė shumė vėshtirė tė definohet fjala psikologji, respektivisht tė jepet njė definicion qė do t’i pėrmbushte tė gjitha vėshtrimet e njohura deri mė tani prej saj. Nėse nisemi nga shpjegim etimologjik i fjalės: “psiko” - shpirt dhe “logos” - shkencė, dituri etj., del se psikologjia ėshtė shkencė qė studion shpirtin! Mirėpo, pasi fjala shpirt ėshtė nocion qė ka prioritet religjioz - filozofik, emėrtimi shkencorė mbi psikologjinė do tė mund tė na keq orientonte se psikologjia ka tė bėjė me probleme tė ndryshme e tė llojllojshme metafizike, me tė cila shkenca e sotme, de fakto, as nuk merret as nuk i pranon.

            Psikologjisė moderne, sot nuk i interesojnė ēėshtjet siē janė: “ē’ėshtė shpirti?”, “a ėshtė shpirti material apo jomaterial?”, “a ėshtė i vdekshėm apo i pavdekshėm?”, pastaj “nė ēfarė marrėdhėnie ėshtė ndaj trupit?” etj. Rreth kėtyre pyetjeve janė bėrė polemika tė ashpra, qė nga kohėt e lashta e deri mė sot, nga ana e idealistėve dhe materialistėve. Derisa idealistėt mendonin se shpirti ėshtė i ndarė nga trupi (Platoni), materialistėt pėrkundrazi, mendonin se shpirti nuk ėshtė i ndarė nga trupi (Demokrati). Definicion tė plotė mbi kėtė edhe sot e kėsaj dite nuk kemi.

            Sot psikologjia ėshtė shkencė universale, kurse zhvillimi i sajė nė jetėn e njeriut bashkėkohorė ėshtė shumė i madh. Edhe pse enden nė zhvillim e sipėr, asaj ia hapin dyer tė gjitha fushat e jetės. Kohėve tė fundit ajo ka depėrtuar edhe nė industri, tregti, armatė, politikė etj. Njėkohėsisht, ajo ka kontribuar nė zhvillimin mė tė shpejtė tė kėtyre lėmive, duke u dhėnė atyre kuptim mė tė thellė, e nė masė mė tė madhe ka kontribuar nė humanizimin  e tyre.