.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Psikologjia e mediokriteteve

Shkruan: Rexhep QOSJA

PSIKOLOGJIA E MEDIOKRITETEVE

 

 

Libri i Rexhep Qosjes, “PANTEONI I RRALLUAR”, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin „Literaturė“

 

     

 

Fjala mediokritet vjen prej fjalės latine mediocritas, me tė cilėn Plauti, Ciceroni, Lukreci, Vergjili, Seneka, Ta­citi, Juvenali, Ovidi, Marciali dhe shkrimtarėt, oratorėt dhe filosofėt e tjerė tė Romės i kishin pagėzuar njerėzit me aftėsi, mundėsi, prirje, tė bėra dhe, sigurisht, vlera mesa-tare. Me tė ata i etiketonin tė gjithė bashkėvendėsit e vet qė s'kishin prirje tė radhiteshin nė krye tė rreshtit, por as nuk pajtoheshin tė gjendeshin diku nė fundin e tij; romakėt e mėdhenj i kishin pagėzuar me kėtė shprehje, pra, indi­vidėt mesatarė, qė e ndjenin veten tė sigurtė ndėrmjet tė parėve dhe tė fundmėve, duke ju shmangur ashtu peripe­tive, nėpėr tė cilat mund tė kalojnė tė parėt dhe nėnqesh­jeve, tė cilave mund t'ju nėnshtrohen tė fundit.

Tė gjitha shprehjet dhe termat, prandaj edhe shprehja mediokritet, qė herat mė tė shpeshta krijohen prej specia­listėve, pėr tė shėnuar pėrmbajtjen e njė dukurie qė nė njė shoqėri tė caktuar shfaqet nė njė moment tė caktuar histo­rik, kanė fatin dhe historinė e vet. Ato shfaqen, pėrhapen, pasurohen me nuanca tė reja kuptimesh apo ēlirohen prej disa nuancash qė kishin nė zanafillen e tyre; nė qoftė se shuhet dukuria qė e kishin shėnuar, vdesin edhe vetė njė ditė. Shprehja mediokritet nuk ka vdekur pėr shkak se as dukuria e shėnuar me anėn e saj nuk ėshtė shuar dhe, sipas tė gjitha gjasave, nuk do tė shuhet derisa tė ekzistojė gjinia njerėzore. Pėrkundrazi, mediokritetet e kanė vazhduar mė me suksese jetėn mesatare intelektuale dhe morale, kurse etiketa e tyre ka kaluar nė shumicėn e gjuhėve tė tjera, qė janė simotra tė gjuhės latine dhe, sikundėr e tregon sot pėr­mbajtja e saj, ėshtė zgjeruar mjaft semantikisht. Me kėtė shprehje ne sot nėnkuptojmė diēka mė tepėr se ē'kanė nėn­kuptuar filosofėt, oratorėt dhe shkrimtarėt romakė; shpreh­ja mediokritet, pėrpos kuptimit tė saj burimor, ėshtė pasu­ruar edhe me kuptime tė reja, tė cilat ja ka dhuruar jeta e saj e gjatė. Pėr kėtė arėsye ēdo pėrpjekje qė pėrmbajtja e kėsaj shprehje t'i nėnshtrohet ndonjė definicioni do ta ngush­tonte kuptimin e saj, duke i leēitur ashtu lexuesit mundėsie qė tė krijojnė njė pėrfytyrim sadokudo tė plotė, tė tėrė­sishėm, mbi mediokritetet.

Nė qoftė se mund tė pohohet se shprehja mediokritet e ka filluar jetėn e saj mesatare qė nė shkrimet e krijuesve tė mėdhenj romakė e, ndoshta edhe nė shknmet e paraar­dhėsve tė tyre shpirtėrorė-krijuesve tė Greqisė antike, dhe ėshtė pėrhapur, pastaj, edhe nė shumė gjuhė tė tjera, ėshtė e padyshimtė se edhe vetė mediokritetet e kanė vazhduar marshin e prirjeve, aftėsive, e vlerave mesatare nėpėr me­ridiane dhe vende tė ndryshme. Konstatimi, ndėrkaq, doe-mos nėnėkupton pohimin se mediokritete ka pasur, gjith­monė dhe gjithkund, nė ēdo mjedis, nė ēdo shtresė sociale, nė ēdo shoqėri, nė ēdo sistem, nė vendet e zhvilluara dhe tė prapambetura, nė vendet e lira dhe tė robėruara, kurse numri i tyre ka ardhur duke u shtuar gjithnjė e mė shumė jo vetėm pse ėshtė shtuar numri i popullatės nė botė, por edhe pse janė shtuar fushat dhe format e veprimtarisė nėpėr tė cilat njeriu, si krijesė psikologjike dhe sociale, manifes­ton vetėveten, prirjet dhe aftėsitė e tij tė vogla, tė mėdha apo mesatare si edhe karakterin e tij tė plotė apo gjysmak, pozitiv apo negativ. Mediokritetet, pra, kanė ekzistuar dhe ekzistojnė nė shoqėritė diktatoriale dhe demokratike, to­talitare dhe anarko-liberale, feudale dhe kapitaliste, borgjeze dhe socialiste. Kėshtu, fjala vjen, mund tė thuhet se medio kritete ka pasur nėn sundimin e Qesarit dhe nė ditėt e pakta tė Republikės sė Brutit, nėn sundimin e Sulltan Hamidit dhe nė kohėn e Ataturkut, nėn sundimin e Ekaterinės dhe nė vitet e Revolucionit tė Tetorit.

Dhe, ashtu sikundėr ka pasur dhe ka nė tė gjitha hapė­sirat dhe nė tė gjitha sistemet shoqėrore, po ashtu, medio­kritete ka pasur dhe ka edhe nė tė gjitha fushat e krijimta­risė dhe tė aktivitetit tė njeriut: nė krijimtarinė artistike dhe krijimtarinė shkencore, nė jetėn kulturore dhe nė jetėn poli­tike, nė jetėn arėsimore dhe nė komunikimin e pėrditshėm ndėrmjet njerėzve. Mediokritetet janė aq tė pėrhapur saqė mund tė thuhet se nuk ka fushė tė realizimit tė njeriut, si subjek shoqėror, ku nuk shfaqen mediokritetet ashtu si nuk ka fushė tė gjelbėr, ku nuk shfaqen kėrminjtė pas shiut.

Posaēėrisht shumė mediokritete mund tė ketė nė krijim­tarinė letrare dhe mediokritetet e krijimtarisė letrare mund tė jenė tė interesimeve, profileve, facetave dhe etikave tė ndryshme natyrisht, tė interesimeve, profileve, facetave dhe etikave tė ndryshme mesatare. Numri i mediokriteteve nė letėrsitė e vogla kombėtare ėshtė, veēmas, i madh, megji­thėse opinioni lexues mendon se pikėrisht nė letėrsinė dhe kulturėn e tyre nuk ka mediokritete. Disa prej mediokri­teteve tė kėtyre letėrsive e imitojnė me ngulmė letėrsinė popullore ose, tekembramja, e shfrytėzojnė thesarin popu­llor me qėllim qė tė tėrheqin interesimin e opinionit — kur shkruajnė vjersha dhe proza, apo tė shikuesve — kur shkru­ajnė drama dhe skenarė filmi. Mediokritetet e kėtij intere­simi pohojnė se nė atė mėnyrė duan tė jenė autoktonė, por, meqenėse janė pėrgjysmė tė aftė, bėhen epigonė tė letėrsisė popullore dhe zhyten nė folklorizėm dhe nė primitivizėm. Disa prej mediokriteteve tė tjera tė kėtyre letėrsive i imi­tojnė shkrimtarėt e huaj dhe i imitojnė, kryesisht dhe pėr­fundimisht, ata shkrimtarė tė huaj avangardistė, qė me shkri­met e tyre kanė zgjuar interesim tė madh nė qarqet e huaja letrare, por janė shndėrruar nė idhuj nė qarqet periferike evropiane tė letėrsisė. Duke i imituar idhujt e periferisė medi­okritetet e periferisė me tė drejtė shpresojnė se me shkrimet e tyre do ta befasojnė lexuesin e mjedisit tė vet. Mediokri­tetet e kėtilla, zakonisht, i imitojnė format kompozicionale, teknikėn e shprehjes, simbolet, metaforat, veēmas alegoritė, pikėpamjet, disponimet, sėmundjet nervore, apatitė dhe, pėrgjithėsisht, inovacionet e shkrimtarėve tė huaj. Medio­kritetet, shpesh, pėrmbajtjen autoktone, tė biberosur me biberin e thesarit popullor, e veshin nė rrobet letrare tė shkrimtarėve tė huaj, qė do tė thotė se personazheve autok­tonė ju presin rrobe allafranga. Nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj, pse shumica e personazheve tė mediokriteteve, edhe kur kanė emra nacionalė, veprojnė, mendojnė, sė­muren, ēmenden dhe vdesin nė mėnyrėn e huaj apo nė am­biente, nė tė cilat mė sė shpeshti vdesin pėrsonazhet e disa shkrimtarėve bashkėkohorė tė huaj. Po t'i hynte punės jomirėnjohėse tė krahasimit, ēdo studjues i kujdesshėm do tė shihte se sa simboli, alegoria, metafora, se sa format e disponimit, se sa atmosfera, se sa karakteri i personazhit tė shkrimeve tė shkrimtarėve tė huaj janė shartuar artifi­cialisht nė shkrimet e disa shkrimtarėve tė kėtyre letėrsive periferike. Tė gjithė shkrimtarėt, madje edhe ata me prirje mė tė madhe, janė tė shtrėnguar tė pranojnė, apo tė japin, ndikime, por ndryshimi ndėrmjet tyre dhe mediokriteteve qėndron aty se shkrimtarėt qė mendojnė me kokėn e vet i asimilojnė, i pėrvetėsojnė ndikimet, kurse mediokritetet ju nėnshtrohen plotėsisht, bėhen robėr tė tyre; ndryshimi ndėrmjet tė parėve dhe tė dytėve qėndron aty se tė parėt krijojnė vepra artistike autektone me disponim tė papėr­tėritur, kurse mediokritetet, duke i shkoqur format e huaja prej kontekstit natyror, artistik, krijojnė kiē-literaturė, qė nė periferinė evropiane shpesh pranohet si literaturė „e vėrtetė". Mediokritetet e letėrsisė nė tė vėrtetė janė epigonė. Ēdo gjė tė huaj, ēdo inovacion, qė ėshtė inovacion vetėm brenda kontekstit ku ėshtė pėrdorur, ata e pranojnė, pra, pa kurrfarė rezerve pėr shkak se janė tė qėruar prirjesh dhe vetėdije kritike qė t'ja nėnshtrojnė gjykimit dhe vlerė­simit tė vet kritik. Pėrse mediokritetet e letėrsisė zbresin nė nivelin e epigonėve? Sipas tė gjitha gjasave, ata vuajnė prej kompleksit tė inferioritetit, qė ua imponon vetėdija e aftėsisė mesatare dhe, nė pėrpjekje e sipėr qė ta sublimojnė kompleksin, ju nėnshtrohen imitimeve tė autoriteteve tė huaja letrare, tė cilave, nė ēdo rast, nė ēdo situatė u gjunjė­zohen, ua puthin duart, ua heqin kapelat, ua mbajnė palltot, ua lustrojnė kėpucėt, ua brushojnė rrobet. Megjithėse shkrimet e mediokriteteve, zakonisht, pėrfundojnė nė shportėn e estetikės dhe s'mund tė gėzojnė kurrė dashurinė dhe respektin e lexuesve, historianėt e letėrsisė interesohen pėr to jo pėr shkak tė vlerės qė mund tė kenė po pėr shkak se pėrmes tyre mund t'i shohin dhe studjojnė mė lehtė ndikimet e asimiluara qė ēdo letėrsi kombėtare pranon prej letėrsive tė popujve tė tjerė e, sidomos, prej letėrsive tė mėdha.

Mediokritete mund tė ketė, gjithashtu, shumė edhe nė fushėn e krijimtarisė shkencore dhe tė gjitha ato qė mund tė thuhen pėr mediokritetet e krijimtarisė letrare, me disa modifikime, pakashumė vlejnė edhe pėr kėta tė dytėt. Mediokritetet e krijimtarisė shkencore ju binden pa resiz­tencė autoriteteve tė huaja shkencore dhe pohimet apo mo­himet e tyre, pa ja nėnshtruar gjykimit kritik, i pėrcjellin edhe nė fushėn e shkencės nacionale. Kėshtu, pėr shembėll, mediokritetet e kritikės dhe tė shkencės letrare do tė po­hojnė se ēdo pohim i marksistit sovjetik, i strukturalistit francez, i formalistit rus, i fenomenologut gjerman, i lin­guistit amerikan, i stilistikut italian, i sociologut hungarez janė fjala e fundit, e modės dhe shkencės, qė duhet tė jetė ēelėsi mė universal, me tė cilin do t'i ēelin dyert e botės akoma modeste tė letėrsisė nacionale, tė cilat kallauzat e huaj, po u pėrdoren pa kurrfarė pėrpunimi, mė parė i thejnė se ē'i ēelin. Nė qoftė se mediokritetet e krijimtarisė shken­core kanė pasur fatin e jashtėzakonshėm tė gjenden nėpėr katedra, atėherė do tė kėnaqen t'ua transmetojnė dėgjuesve pohimet e huaja shkencore, duke mos u lodhur t'i studjojnė vetė ēėshtjet, qė sypozohet se duhet t'i studjojnė. Ata bėhen vetėm pėrcjellės, transmetues tė rezultateve hulumtuese tė tė tjerėve nė vend se tė jenė vetė krijues, hulumtues.

Mediokritete mund tė ketė posaēėrisht shumė edhe nė jetėn politiko-shoqėrore dhe, sikundėr e dėshmon pėr­voja jetėsore, kėto mediokritete, me cilėsitė e tyre, e kom­pletojnė akoma mė shumė portretin e mediokritetit nė pėrgjithėsi. Disa prej mediokriteteve tė jetės politiko-shoqė-rore janė modiokritete vetėvetiu, pse kanė lindur dhe janė formuar si mediokritete, domethėnė janė gjysmakė sua sponte, kurse disa tė tjerė janė mediokritete pėrdhunė, tė detyruar prej ndonjė fuqie mė tė lartė qoftė kierarkike, qoftė intelektuale, domethėnė janė medioktetete sub poena. Mund tė flitet, prandaj, pėr dy tipe mediokritetesh nė jetėn politiko-shoqėrore: pėr mediokritetet vullnetare dhe pėr mediokritetet e dhunuara. Ēfarė tipesh ka mė shumė? Ėshtė vėshtirė t'i jepet pėrgjegjja kėsaj pyetje pėr arėsyen e thjeshtė se: e para, mediokritetet, shpesh, nuk e dinė dhe nuk e pranojnė se janė mediokritete dhe, e dyta, pse askush nuk del nė rrugė tė thotė jam apo mė kanė bėrė mediokritet, gjysmak. Mediokritetet politike vullnetare nuk mendojnė politikisht me kokėn e vet ose pse e kanė mesatarisht tė vogėl dhe nė tė s'mund t'ju lindin farė ideshė apo mendimesh origjinale ose pse, si edhe gjithė mediokritetet e tė gjitha meridianeve dhe tė gjitha fushave tė aktivitetit tė njeriut, kanė qejf tė mendojė dikush tjetėr pėr ta. Mediokritetet vull­netare e ndjejnė veten fare mirė nė pozitėn e mediokritetit: ashtu kanė mė tepėr gjasa tė pėrparojnė, duke u pėrbiruar nėpėr rrjeshtin e kokave origjinale. Njeriu mund tė krijojė karierė politike nė dy mėnyra: ose me aftėsi dhe vendosmėri tė rrallė — kur ka prirje tė posaēme organizative, kur ka intuitė politike dhe e ndjen pulsin e masės, kur ka vesh tė hollė qė tė dėgjojė zėrin shpesh tė heshtur tė historisė, kur, pra, me talent politik shquhet nė mjedisin e vet; ose me pol­tronizėm dhe gjysmaki — kur nuk i ka prirjet e tė parit, por ka gatshmėrinė qė tė flasė me gojėn e tij. Mediokritetet vullnetare politike herat mė tė shpeshta janė rezervat e arta tė kuadrit, me tė cilat plotėsohen birat e ndryshme, me rėndėsi mesatare ose minore, nė jetėn politiko-shoqėrore. Megjithėse kėto mediokritete janė tė gjykuara tė luajnė role sekundare nė shoqėri, duke qėndruar pjesėn mė tė madhe tė kohės nė odajashtėn politike, gjatė historisė ka ngjarė qė mediokritetet tė gjenden edhe nė pozitat, nė tė cilat janė vendosur fatet e popujve dhe ėshtė krijuar historia botėrore. Mediokritetet politike tė dhunuara, ndėrkaq, ndryshojnė prej mediokriteteve vullnetare pse janė mė pak stabilė se ata. Nė mungesė tė forcės morale dhe tė vendosmėrisė ata pėrkulen edhe atėherė kur, rastėsisht, mund tė kenė edhe vetė tė drejtė. Tė pėrkulur njėherė, ata shtrėngohen, mandej, ta kalojnė jetėn nė atė pozitė, por duke pritur rastin mė tė mirė qė tė drejtohen dhe t'i hudhin prej qafet urdhėruesit e vet. Mediokritetet e kėtilla gjithmonė janė si bombat, qė mund tė eksplodojnė posa tė gjenden nė kushte tė volitshme qė tė aktivozohet fitili i tyre. Kėso medioritetesh ka mė sė shumti nė pushtetet diktatoriale, tek kėrrusen edhe ata persona, qė s'do tė kėrruseshin nė kushtet e jetės demokra­tike dhe ku servilizmi, poltronizmi dhe demagogjia janė parakushtet e pėrparimit. Sistemet ortodokse, nė tė cilat parimet janė dogma, prodhojnė shumė mediokritete, ashtu siē prodhojnė anarkistė sistemet, nė tė cilat parimet janė vetėm deklarata.

Mediokritete ka mjaft edhe nė jetėn e pėrditshme shoqė­rore, nė komunikimin e pėrditshėm ndėrmjet njerėzve. Mediokriteti mund tė jetė mediokritet jo vetėm si shkrimtar, piktor, kompozitor, kritik, historian, politikan, nėpunės, por edhe si qytetar, si mik. Disponimi dhe temperatura e ndjenjės sė miqėsisė sė mediokritetit, zakonisht, ngriten apo fashiten varėsisht prej mendimeve tė tė tjerėve. Nė qoftė se dikush ja prozhmon apo kritikon personin e ndjenjės sė tij atėherė mediokriteti do t'i largohet; nė qoftė se miku pėson politikisht, mediokriteti do tė ikė prej tij si prej murtajės; nė qoftė se dikush ja lavdėron, ja mbron atėherė mediok­riteti do t'i qaset, natyrisht, i gatshėm t'i largohet rishtazi posa t'ja ndryshojnė disponimin e, nė qoftė se pėrparon nė kierarkinė shoqėrore, mediokriteti do tė kujdeset t'i hyjė nen sqetulla, Kėshtu, nė fushėn e komunikimit tė pėrdit­shėm qytetar, mediokritetet ose tėrhiqen si ēakajt e frikė­suar ose sulen si demat e arenave tė Spanjės. Le tė thuhet, nė fund, se mediokriteti ėshtė mediokritet edhe nė mėnyrėn e veshjes — duke i imituar tė tjerėt; nė mėnyrėn e qeshjes — duke u zgėrdhirė si ndonjė artist filmi, nė mėnyrėn e sjelljes — duke imituar ndonjė gjeni tė ēmendur tė metro­polave evropiane; nė mėnyrėn e shprehjes gojore — duke pėrdorė fraza tė importuara, e tė tjera e tė tjera tė ngjashme. Nė vallen e pandėrprerė tė jetės njerėzore, mediokritetet e periferisė sillen ashtu gjithmonė rreth idhujve tė huaj.

Sikundėr mund tė shihet prej kėtyre shembėllave, qė nė asnjė mėnyrė nuk e shterrin psikologjinė dhe mentali­tetin e mediokriteteve, mund tė konkludohet se tė gjitha mediokritetet i karakterizon mungesa e origjinalitetit, nė radhė tė parė nė fushėn e mendimit e tė sjelljes. Psikolo­gjia e mediokritetit pėrmban doza tė mjafta tė njė infanti­lizmi specifik dhe ky infantilizėm dėshmohet me gatishmė­rinė e mediokriteteve, qė t'ju nėnshtrohen formave dhe kallupeve tė huajtura tė mendimit dhe veprimit.

Si individ me aftėsi, prirje dhe vlerė mesatare, medio­kriteti ėshtė gjysmak nė tė gjitha pikėpamjet intelektuale, kulturore dhe morale, por gjysmak qė nė asnjė rast nuk mund tė dyshojė nė mundėsitė dhe vlerėn e vet. Pėrse? Pėr shkak se aftėsia mesatare nuk i lejon tė shohė pėrtej mundėsive tė veta mesatare. Megjithėse ndonjėherė ėshtė skepticizėm dekurajues, dyshimi kur ėshtė i frymėzuar prej aspiratash pozitive dhe moralisht tė larta ėshtė njė kualitet, qė i kontribuon pėrparimit. Dyshimi nė tė vėrtetė ėshtė nėna e menēurisė. Ėshtė afėr menē se njeriu qė s'ėshtė i kėnaqur me punėn e vet dhe vlerėn e saj, do tė pėrpiqet pėr kualitete mė tė larta; ėshtė afėr menē se njeriu, qė ka aftėsi tė dyshojė, jo vetėm pėr tė dyshuar, nė pohimet e autori­teteve, por pse sheh mė larg, do tė mundė tė sjellė ide, men-dime, pohime origjinale. Dyshimi i njeriut tė prirur nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me dyshimin e Thomajt tė shenjtė, i cili nuk besonte nė fjalėt e njėmbėdhjetė apostujve tė tjerė qė thonin se e kishin parė Jezuin, prandaj donte ta shihte vetė dhe t'i fuste gishtėrinjtė nė plagėt e tij. Ky ėshtė dyshim intelektual i njerėzve me prirje dhe aftėsi tė rrallė, qė dy­shojnė nė mėnyrė krijuese. Ky dyshim s'ka tė bėjė me skep­ticizimin. Pėrmes kėtij dyshimi krijues ėshtė zhvilluar mendimi dhe ėshtė pasuruar kultura njerėzore. Dyshimi i individėve me prirje, vlerė dhe aftėsi tė jashtėzakonshme ka sjellė revidimin, plotėsimin apo ndryshimin e teorive, gjendjeve, situatave dhe tė sistemeve shoqėrore gjatė his­torisė. Nė saje tė dyshimit tė Kopernikut, sistemin geocen­trik tė Ptolomejt e ka zėvendėsuar sistemi heliocentrik; nė saje tė dyshimit tė Bolait, Gausit dhe Rimanit, elementet e Euklidit janė zėvendėsuar prej elementesh joeuklidike; nė saje tė dyshimit tė Marksit, Engelsit dhe Leninit nė drej­tėsinė e shoqėrisė borgjeze ėshtė krijuar doktrina e shoqc­risė socialiste dhe komuniste.

Njeriu qė nuk vuan kurrė prej dyshimit krijues, na­tyrisht, do tė vuajė prej vetėbesimit tė verbėr, qė ėshtė poaq destruktiv sa edhe dyshimi skeptik. Mediokritetet i besojnė vetes aq shumė sa nuk mund tė dyshojnė kurrė. S'ėshtė ēudė, prandaj, pse njė lloj i posaēėm i mediokriteteve janė llafazanė dhe mburravecė tė paturp. Moralisti francez, Zhan de la Brier, thotė bukur se „Cilėsi e mediokritetit ėshtė dėrdėllisja e pandėrprerė". Mediokritetit tė kėtillė i duket e pėrsosur puna e vet dhe do t'i duket e pavlershme puna e tjetrit. Ky mediokritet tė pėrkujton borizanin e mitur, i cili nga do tė shkojė dhe kudo tė hyjė, pavarėsisht prej durimit tė njerėzve, do t'i bjerė instrumentit tė tij. Goja e mediokritetit ėshtė gjithnjė e plotė pėr shkak se mendja e tij ėshtė e zbrazėt. Prej radhėve tė kėtyre medio­kriteteve, zakonisht, rekrutohen ambasadorėt e tė keqes nė njė mjedis kulturor. Dhe, nė qoftė se kėto mediokritete mund tė jenė ndonjėherė origjinalė dhe tė mendojnė me kokė tė vet, atėherė janė origjinalė vetėm me xhelozinė ndaj njerėzve tė aftė dhe tė prirur, nė njerėn dhe me fu­shatat kundėr tyre, nė anėn tjetėr. Nuk ėshtė ēudė, prandaj pse mediokritetet e infektuara prej xhelozisė mė sė shpeshti bėhen spiunė, tradhėtarė, kolaboracionistė, kriminelė — nė kohė tė luftės dhe poltronė lakej, lajkatarė, bishtėlėmues, duarfėrkues, abuzues, ēnderues, kuazipatriotė, matriotė, kokėborokegojėtroke, truthatėgojėplotė, shpirtashtagojė­trokashka, kokėthatėkėmbėgjatė, shpirtkazma, zemėrde­rra, kėmbėmajtėecdjathtė, kobashė, lalashė, merrmos­dhėnės, dorėgjatėxhepthellė, e tė tjerė — nė kohė tė paqes. Biografitė e mediokriteteve tė kėsaj fare, qė, mjerisht, shkruhen vetėm rrallė, do ta dėshmonin pohimin e shkrim­tarit tė madh, Gėte, tė cilin aq shumė e kanė pėrcjellė kėto hijena gjatė jetės: „Budallenjt dhe njerėzit e menēėm janė njėsoj tė parrezikshėm. Tė rrezikshėm janė njerėzit gjysmė tė marrė dhe gjysmė tė menēėm".

Nė qoftė se mund tė jenė tė rrezikshėm nė veēanti, mediokritetet nė pėrgjithėsi mund tė jenė mė tepėr tė dėm­shėm se tė dobishėm. Nė ēdo shoqėri dhe nė ēdo mjedis ka njerėz qė, kryesisht, vetėm dėgjojnė dhe disa shoqėrive dhe disa sistemeve ju duhen shumė njerėzit e tillė, tė cilėt i reprodukojnė vetėvetiu. Njė shoqėrie, qė ardhmėrinė e vet e bazon nė forcat dhe iniciativat kreative tė njeriut, mediokritetet nuk mund t'i kontribuojnė. Ata bėhen tė dėmshėm pse krijojnė amulli, inercion, pasivitet. Tė zhytur nė terrin e gjumit, tė komoditetit individual dhe tė vetė­kėnaqėsisė, ata krijojnė gjendje tė pėrgjumshme kudo gjen­den. Mediokritetet e pasivizojnė mjedisin, nė tė cilin je­tojnė dhe punojnė pėr shkak se nuk mund ta freskojnė me ide, mendime, iniciativa, gjeste, frymėzime, aksione, propozime tė reja dhe origjinale. Deshtėn apo s'deshtėn, vetėdijshėm apo pavetėdijshėm, ata shndėrrohėn nė armiq tė lėvizjes dhe tė dialektikės sė jetės. Duke mos qenė as njerėz tė meditacionit, as njerėz tė aksionit, ata bėhen pa­razitė tė shoqėrisė, tė cilėn kujdesen ta mjelin sa mė mirė dhe sa mė gjatė. Kur shtohen mediokritetet, zakonisht, fillojnė kompromiset, nė plan tė parė dalin interesat e ngushta, banale, vdesin idealet e larta njerėzore dhe jeta shoqėrore bėhet si njė brrakė e madhe nė tė cilėn i kėnaqin qejfet e tyre kėto krijesa sociale me aq shumė kėrkesa e e aq pak fluturime shpirti. Nė qoftė se nuk janė vetė tė manipuluar prej llojeve tė ndryshme tė demagogėve tė shkathtė, atėherė mediokritetet bėhen vetė manipulues tė interesave shoqėrore. Njė shoqėrie qė e mendon tė nesėr­men e popullit i duhen njerėz tė aftė tė mendojnė me kokė tė vet, njerėz qė sjellin ide tė reja, qė i frymėzojnė dhe vejnė nė veprim tė tjerėt, qė nxisin aksione. Tė tillėt edhe i kontri­buojnė mė sė shumti pėrparimit tė shoqėrisė. Pėr njė po-pull gjithsesi ėshtė mė mirė qė tė ketė mė tepėr njerėz krea­tivė nė tė gjitha fushat e aktivitetit: shkencor, artistik, eko­nomik, politik, qoftė edhe tė shqetėsuar, se sa tė ketė me­diokritete tė rehatshėm, llafazanė, mburravecė, e tė tjerė. Njerėzit e tillė, kreativė nė fushėn e aktivitetit sė cilės ju kanė kushtuar, i duhen veēmas njė populli dhe njė mjedisi, siē ėshtė yni, pėr arėsye se vetėm me njerėz tė tillė krijohen shembėlla pozitive dhe mobilizohen forcat qė tė tejkalohet mbrapambeturia e trashėguar dhe tė zihet hapi me popujt dhe mjediset e tjerė, qė kanė pasur njė fat mė tė mirė his­torik.

Mediokritetet, si edhe demagogėt dhe snobėt, janė njė materie interesante pėr shkrimtarėt e, posaēėrisht, pėr prozatorėt. Do tė dėshiroja qė ndonjėri prej prozatorėve tanė tė mirret me trajtimin e psikologjisė dhe mentalitetit tė mediokriteteve, por, do tė dėshiroja qė tipin e medio­kritetit tonė ta krijojė ndonjė prozator, qė s'ėshtė edhe vetė mediokritet. Pėrse? Pėr arėsye se mediokriteti i pendės ose do tė imitonte ndonjė shkrimtar tė huaj, ose s'do tė mundė tė depėrtonte nė thellėsitė e shpirtit tė mediokri­tetit, kurse unė jam i interesuar tė shoh si duket nė jetėn e artit mediokriteti i jetės sonė shoqėrore. E siguroj shkrim­tarin qė, eventualisht, do t'i hynte kėsaj pune jomirėnjo­hėse se prototipe mediokritetesh do tė gjejė mjaft: le tė dalė nė trotuare — kur ėshtė koha e mirė, le tė hyjė nėpėr disa kafene — kur ėshtė koha e keqe dhe e mirė, le tė shkojė nėpėr disa tubime, le tė lexojė disa shkrime nė shtyp dhe, ja, mjaft frymėzime tė hidhura pėr ngushėllime letrare.

 

       Pjesė nga libri „Panteoni i rralluar“