Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT 2

P. D. OUSPENSKY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

Ligjėrata e dytė (2)

 

PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT

( Hyrje nė mėsimet e Gurxhievit )

      

         Mendojmė se ta njohėsh vetveten do tė thotė tė njohėsh specifikat e tua, dėshirat e tua, shijet e tua, aftėsitė e tua dhe qėllimet e tua, kurse kjo nė tė vėrtetė do tė thotė ta njohėsh veten si makinėn, domethėnė tė njohėsh strukturėn e makinės tėnde, pjesėt e saj, funksionin e pjesėve tė ndryshme, kushtet qė udhėheqin punėn e tyre e tė tjera.

 

           

 

Ideja mbi shkollat – studimi i formave tė mundshme tė shkollave, studimi i parimeve shkollore dhe i metodave shkollore – zė vend shumė tė rėndėsishėm nė studimin e asaj psikologjie qė ėshtė e lidhur me idenė e evolucionit; pa shkolla, realisht, nuk mund tė ketė kurrfarė evolucioni. Njeriu vetėm madje nuk mund as tė fillojė, sepse nuk di si do tė t’ia fillonte. Edhe mė pak mund tė vazhdojė apo diēka tė arrijė.

Kjo do tė thotė se ai pasi tė jetė ēliruar nga iluzioni i parė, i atij se veē i ka tė gjitha ato qė mund t’i ketė, duhet tė ēlirohet edhe nga tė tjerėt, ta zėmė nga ai se ēfarėdo mund tė arrijė vetė; njeriu, nė tė vėrtetė, nuk ėshtė nė gjendje qė vetė tė arrijė ēfarėdo qoftė.

Kėto ligjėrata nuk e pėrfaqėsojnė shkollėn – nuk e pėrfaqėsojnė madje as fillimin e shkollės. Shkolla kėrkon presion shumė mė tė madh kur fjala ėshtė pėr punėn. Nė kėto ligjėrata, ndėrkaq, mundem atyre qė dėshirojnė tė dėgjojnė t’u jap ndonjė prezantim mbi atė se si shkollat punojnė dhe si mund tė gjenden ato.

Mė parė kam thėnė se psikologjia paraqet studimin e evolucionit tė mundshėm tė njerėzimit, e pastaj se psikologjia ėshtė studim i vetvetes.

Me kėtė kam dėshiruar tė them se shpaguhet tė studiosh vetėm atė psikologji e cila hulumton evolucionin e njeriut, zhvillimin e tij, dhe se psikologjia qė merret vetėm me njėrėn fazė tė kėtij zhvillimi, kurse mbi fazat tjera nuk di gjė, sigurisht se nuk ėshtė komplete dhe nuk mund tė ketė kurrfarė vlere, madje as nė kuptimin shkencor, domethėnė nga pikėpamja e eksperimentimit dhe vrojtimit. Faza e tanishme, ashtu siē psikologjia e zakonshme e studion, realisht nuk ekziston si diēka e veēantė dhe pėrbėhet nga pėrplot nėnnivele, qė ēojnė nga fazat e ulėta kah ato mė tė lartat. Edhe pėr mė tepėr, pikėrisht eksperimenti dhe vrojtimi tregojnė se psikologjia nuk mund tė studiohet si cilado shkencė tjetėr qė nuk ėshtė e lidhur drejtpėrdrejt me vetė ne. Studimi i psikologjisė duhet tė fillojė me studimin e vetvetes.

Kur tė lidhim sė pari atė qė duhet tė dimė mbi fazėn e ardhshme tė evolucionit tė njeriut, domethėnė se ajo do tė thotė bashkim i vetėdijes, i unitetit tė brendshėm, i unit tė pėrhershėm dhe i vullnetit me atė material gjer tek i cili mund tė vijmė me anė tė vetėvrojtimit, pra me tė kuptuar se nė ne nuk ka shumė fuqi e mundėsi qė ia pėrshkruajmė vetvetes, vijmė gjer tek vėshtirėsitė e reja nė tė kuptuarit e domethėnies sė psikologjisė dhe gjer tek nevoja pėr definicion tė ri.

Dy definicionet e dhėna nė ligjėratat e mėparshme nuk janė tė mjaftueshme, duke qenė se vetė njeriu nuk e di se ēfarė evolucioni pėr tė ėshtė i mundur, sepse nuk sheh se ku ndodhet momentalisht dhe se vetvetes i pėrshkruan veti tė cilat u takojnė shkallėve mė tė larta tė evolucionit. Ai, nė tė vėrtetė, nuk mund ta studiojė vetveten, pasi qė nuk ėshtė nė gjendje qė nė vetvete tė dallojė tė shpifurėn nga e vėrteta, tė trilluarėn nga realja.

Ē’ėshtė gėnjimi?

Ashtu siē kuptohet nė gjuhėn e zakonshme, gėnjim do tė thotė shtrembėrimi, apo nė disa raste mbulimi i sė vėrtetės, gjegjėsisht i asaj pėr ēfarė njerėzit besojnė se ėshtė e vėrteta. Ky lloj gėnjimi luan rol me shumė rėndėsi nė jetė, por ekzistojnė edhe forma shumė mė tė kėqija tė gėnjimit, si kur njerėzit fare nuk e dinė se gėnjejnė. Nė ligjėrimin e mėparshėm kam thėnė se nė gjendjen tonė tė tanishme nuk mund ta dimė tė vėrtetėn dhe se tė vėrtetėn mund ta dimė vetėm nė gjendjen e vetėdijes objektive. E si atėherė jemi nė gjendje tė gėnjejmė? Kjo duket kundėrthėnėse, por nė tė vėrtetė nuk ėshtė. Tė vėrtetėn nuk mund ta dimė, por bėhemi kinse e dimė. E ky ėshtė gėnjim. Gėnjimi e mbushė gjithė jetėn tonė. Njerėzit bėhen sikur i dinė tė gjitha: pėr Zotin, pėr jetėn e ardhshme, pėr gjithėsinė, pėr origjinėn e jetės, pėr evolucionin dhe pėrgjithėsisht pėr ēdo gjė. Kurse nė tė vėrtetė nuk dinė asgjė, madje as pėr vetveten. Dhe gjithnjė kur pėr diēka nuk dinė, flasin sikur dinė; ata gėnjejnė. Sė kėndejmi, studimi i gėnjeshtrave ka rėndėsi tė dorės sė parė nė psikologji.

Kjo madje mund tė na sjellė edhe gjer tek definimi i tretė i psikologjisė, qė mund ta quajmė studim i gėnjeshtrave.

Psikologjisė i interesojnė veēanėrisht gėnjeshtrat qė njeriu i thotė dhe i mendon pėr veten e vet. Kėto gėnjeshtra e bėjnė studimin e tij shumė tė vėshtirė. I kėtillė siē ėshtė, njeriu nuk ėshtė produkt origjinal. Ai ėshtė imitacion i diēkahit, dhe atė: imitacion shumė i keq!

Mendojeni shkencėtarin nė ndonjė planet tė largėt i cili nga Toka ka pranuar ekzemplarė lulesh plastike, e nuk di asgjė mbi lulen e vėrtetė. Ai do ta ketė mjaft vėshtirė qė kėta ekzemplarė t’i definojė – tė sqarojė trajtėn e tyre, ngjyrėn e tyre, materialin nga i cili janė bėrė, e ai ėshtė tel, pambuk dhe letėr me ngjyrė – dhe pėrgjithėsisht se si t’i kualifikojė.

Psikologjia nė raport me njeriun ndodhet nė pozicion shumė tė ngjashėm. Ajo duhet ta studiojė njeriun artificial, duke mos e njohur tė vėrtetin.

Natyrisht se nuk mund tė jetė lehtė ta studiosh qenien siē ėshtė njeriu, i cili as vetė nuk e di se ēfarė ėshtė nė tė e trilluar, e ēfarė e vėrtetė. Prandaj psikologjia duhet tė fillojė e ndarė nė atė qė nė njeriun ėshtė e shpifur dhe nė atė qė nė njeriun ėshtė e vėrtetė.

Nuk ėshtė e mundur ta studiosh njeriun si tėrėsi, duke qenė se ėshtė i ndarė nė dy pjesė: njėra qė nė disa raste mund tė jetė gati se e tėra e vėrtetė dhe tjetra qė nė disa raste mund tė jetė gati se e tėra e pavėrtetė. Nė shumicėn e njerėzve tė rėndomtė kėto dy pjesė midis tyre janė tė pėrziera dhe nuk dallohen lehtė, megjithėqė tė dyja janė tė pranishme dhe tė dyja kanė rėndėsinė dhe ndikimin e tyre tė veēantė.

Nė sistemin qė studiojmė, kėto dy pjesė quhen esenca dhe personaliteti.

Esenca ėshtė ajo qė nė njeriun ėshtė e lindur. Personaliteti ėshtė ajo qė ėshtė e fituar. Esenca ėshtė ajo qė ėshtė e tija vetanake. Esenca nuk mund tė humbet, nuk mund tė ndryshojė aq lehtė apo tė dėmtohet si personaliteti. Personaliteti me ndryshimin e rrethanave mund tė ndryshohet gati plotėsisht; ai mund tė humbet, gjegjėsisht mund tė dėmtohet lehtė.

Nėse veē duhet tė provoj ta pėrshkruaj se ē’ėshtė esenca, para sė gjithash mė duhet tė them se ajo ėshtė baza e strukturės fizike dhe mentale tė njeriut. Dikush, ta zėmė, pėr nga natyra ėshtė marinar i mirė, tjetri ėshtė marinar i keq. Njėri ėshtė muzikal, tjetri nuk ėshtė, njėri ka sens pėr gjuhėt, tjetri nuk e ka atė sens. Kjo ėshtė esenca.

Personaliteti ėshtė krejt qė ėshtė e mėsuar, nė njėrėn apo mėnyrėn tjetėr, “vetėdijshėm” apo “pavetėdijshėm” nė kuptimin e rėndomtė tė kėtyre fjalėve. Nė shumicėn e rasteve “e pavetėdijshmja” shėnon imitimin, qė nė tė vėrtetė luan rol shumė tė rėndėsishėm nė formimin e personalitetit. Madje edhe nė funksionet instiktive, tė cilat pėr nga natyra do tė duhej tė ishin tė pavarura nga personaliteti, rėndom ekzistojnė pėrplot tė ashtuquajtura “shije tė fituara”, domethėnė tė gjitha llojet e prirjeve apo joprirjeve tė fituara me anė tė imitimit dhe fantazisė. Kėto prirje a joprirje artificiale luajnė rol shumė tė rėndėsishėm dhe fatal nė jetėn njerėzore. Njeriu pėr nga natyra duhet ta dojė atė qė pėr tė ėshtė e mirė, e tė mos e dojė atė qė pėr tė ėshtė e keqe. Kjo, ndėrkaq, ėshtė kėshtu vetėm derisa esenca tė dominojė mbi personalitetin, siē edhe duhet tė jetė, gjegjėsisht, me fjalė tjera, derisa njeriu ėshtė i shėndoshė dhe normal. Kur personaliteti zė tė dominojė mbi esencėn dhe kur njeriu bėhet mė pak i shėndoshė, ai zė tė dojė atė qė e dėmton, e tė mos e dojė atė qė pėr tė ėshtė e mirė. Kjo edhe lidhet me ērregullimin kryesor i cili mund tė pasojė nė marrėdhėnien reciproke tė esencės dhe personalitetit.

Esenca natyrisht se duhet tė dominojė mbi personalitetin, dhe nė atė rast personaliteti mund tė jetė shumė i dobishėm. Por, po qe se personaliteti dominon mbi esencėn, kjo ēon gjer tek shumė rezultate tė gabuara.

Duhet ta kuptojmė se njeriut domosdo i duhet edhe personaliteti; pa personalitet, vetėm me esencėn, nuk mund tė jetohet. Por kėto dyja duhet tė rriten paralelisht dhe asnjėra me rritjen e vet nuk guxon ta tejkalojė tjetrėn.

Rastet ku esenca me rritjen e vet e tejkalon personalitetin mund tė shfaqen midis njerėzve tė paarsimuar. Kėta tė ashtuquajturit njerėz tė thjeshtė mund tė jenė shumė tė mirė, madje edhe tė menēur, por nuk janė nė gjendje tė zhvillohen si njerėzit tek tė cilėt mė i zhvilluar ėshtė personaliteti.

Rastet ku personaliteti rritet mbi esencėn mund tė gjenden shpesh midis njerėzve mė tė kulturuar, dhe nė ato raste esenca mbetet gjysmė e rritur, pėrkatėsisht gjysmė e zhvilluar.

Kjo do tė thotė se me rritjen e shpejtė dhe tė hershme tė personalitetit, rritja e esencės praktikisht mund tė ndėrpritet nė fazė shumė tė hershme dhe si rezultat do tė shohim njerėz qė nė dukje janė  plotėsisht tė rritur, por esenca e tė cilėve ka mbetur nė fazėn e dhjetė apo dymbėdhjetė vjetėve.

Kushtet e shumta tė jetės bashkėkohore nė masė tė madhe nxisin kėtė prapambetje nė rritjen e esencės. Ngashėnjimi pas sportit, sidomos pas lojėrat sportive, mundet, ta zėmė, nė mėnyrė shumė efikase ta ndalė rritjen e esencės, ngandonjėherė madje edhe nė fazė aq tė hershme, saqė esenca pasandaj kurrė mė tė mos jetė nė gjendje qė plotėsisht tė rehabilitohet.

Kjo tregon se esenca nuk mund tė shihet si diēka qė ėshtė e lidhur vetėm me konstituimin fizik nė kuptimin e thjeshtė tė kėsaj fjale. Pėr tė shpjeguar mė mirė se ēfarė do tė thotė esenca, duhet t’i kthehemi pėrsėri studimit tė funksioneve.

Nė ligjėratėn e mėparshme kam thėnė se studimi i njeriut fillon me studimin e katėr funksioneve: intelektuale, emocionale, motorike dhe instiktive. Nga psikologjia e zakonshme dhe mbi bazėn e mendimit tė zakonshėm dimė se funksionet intelektuale, mendimet dhe tė tjerat, i kontrollon dhe i prodhon qendra e caktuar, tė cilėn e quajmė “mendje”, “intelekt” ose “tru”. Dhe kjo ėshtė krejtėsisht nė rregull. Porse, qė njohja jonė tė jetė plotėsisht e saktė, duhet tė kuptojmė se edhe funksionet tjera gjithashtu kontrollohen nga mendjet e veta, gjegjėsisht qendrat e veta. Sė kėndejmi, ekzistojnė katėr mendje, gjegjėsisht qendra, tė cilat i kontrollojnė aktivitetet tona tė zakonshme: mendja intelektuale, mendja emocionale, mendja motorike dhe mendja instiktive. Nė vazhdim do t’i quajmė qendrat. Secila qendėr ėshtė plotėsisht e pavarur nga tė tjerat dhe ka sferėn e vet tė veprimit, fuqinė e vet tė caktuar dhe mėnyrėn e caktuar nė tė cilėn mund tė zhvillohet.

Qendrat, respektivisht struktura e tyre, kapacitetet, anėt e forta dhe mangėsitė i takojnė esencės. Pėrmbajtja e tyre, gjegjėsisht krejt ajo qė ndonjė qendėr bėn, i pėrket personalitetit. Kjo mbi pėrmbajtjen e qendrave do tė jetė e shpjeguar mė vonė.

Siē kam thėnė, personaliteti ėshtė i nevojshme pėr zhvillimin e njeriut njėsoj si esenca, vetėm se ai duhet ta zėrė vendin e vet tė duhur. Kjo ėshtė vėshtirė e realizueshme, duke qenė se personaliteti ėshtė pėrplot ide tė gabuara mbi vetveten. Ai nuk dėshiron tė zėrė vendin e vet tė vėrtetė, sepse ai vend ėshtė vend i klasės sė dytė dhe i nėnrenditur (vartės); e nuk dėshiron as ta dijė tė vėrtetėn mbi veten, pasi qė ta dijė tė vėrtetėn do tė nėnkuptonte edhe ta lėshojė pozitėn e vet tė rrejshme udhėheqėse dhe ta zėrė pozicionin mė tė ulėt i cili me tė drejtė edhe i takon.

Marrėdhėnia e gabuar midis pozitės sė esencės dhe personalitetit ėshtė ajo qė ka pėrcaktuar gjendjen e tanishme disharmonike. E vetmja mėnyrė qė prej kėsaj gjendjeje tė dilet ėshtė vetėnjohja.

Njihe vetveten – ky ka qenė parimi i parė dhe kėrkesa e parė e shkollave tė hershme psikologjike. Kėto fjalė akoma i kujtojmė, por domethėnien e tyre e kemi humbur. Mendojmė se ta njohėsh vetveten do tė thotė tė njohėsh specifikat e tua, dėshirat e tua, shijet e tua, aftėsitė e tua dhe qėllimet e tua, kurse kjo nė tė vėrtetė do tė thotė ta njohėsh veten si makinėn, domethėnė tė njohėsh strukturėn e makinės tėnde, pjesėt e saj, funksionin e pjesėve tė ndryshme, kushtet qė udhėheqin punėn e tyre e tė tjera. Nė parim kuptojmė se asnjė makinė nuk mund ta njohim nėse nuk e kemi studiuar. Kėtė duhet ta kemi nė mendje edhe kur fjala ėshtė pėr veten tonė, dhe duhet qė edhe ‘makinat’ tona t’i studiojmė si makinat. Studimi bėhet me vetėvrojtim. Mėnyrė tjetėr nuk ka dhe askush tjetėr pėr ne nuk mund ta kryejė kėtė punė. Duhet ta bėjmė vetė. Para kėsaj, ndėrkaq, duhet tė mėsojmė si tė vrojtojmė. Dua tė them se duhet ta kuptojmė anėn teknike tė vetėvrojtimit. Duhet tė dimė se ėshtė e domosdoshme tė vrojtohen funksionet e ndryshme dhe qė midis tyre tė bėhet dallimi, njėkohėsisht duke i pasur nė mendje gjendjet e ndryshme tė vetėdijes, gjumin tonė dhe shumė “un-at” tė cilėt ekzistojnė nė ne. Vrojtimi i kėtillė shumė shpejt ka pėr tė dhėnė rezultate. Sė pari do tė vėrejmė se nuk jemi nė gjendje qė ēdo gjė qė gjejmė nė veten tonė ta vrojtojmė duke qenė tė paanshėm. Diēka mund tė na japė kėnaqėsi, diēka mund tė na shqetėsojė, tė na pezmatojė, madje edhe tė na frikėsojė. Tjetėr ndrysh as qė mund tė jetė. Njeriu vetveten nuk mund ta studiojė si yll tė largėt apo si fosil interesant. Ėshtė krejt e natyrshme qė atij do t’i pėlqejė ajo qė e ndihmon zhvillimin e tij, e nuk do t’i pėlqejė ajo qė atė zhvillim e vėshtirėson, apo madje e pamundėson fare. Kjo do tė thotė se shumė shpejt pasi qė ka zėnė tė vrojtojė nė vete, do tė fillojė t’i dallojė vijat e dobishme dhe tė dėmshme, pra atė qė ėshtė e dobishme, gjegjėsisht e dėmshme nga pikėpamja e mundėsisė sė vetėnjohjes sė tij, e zgjimit tė tij dhe e zhvillimit tė tij. Do t’i shohė ato anė tė vetes qė mund tė jenė tė vetėdijshme, dhe ato anė qė nuk mund tė jenė tė vetėdijshme e tė cilat duhet tė eliminohen. Nė rastin e vetėvrojtimit njeriu pėrherė duhet ta ketė nė mendje se studimi i vetvetes paraqet hapin e parė nė rrugėn kah evolucioni i tij i mundshėm.

Tani duhet parė se cilat janė ato cilėsi tė dėmshme tė cilat njeriu i gjen nė vetvete.

Marrė nė pėrgjithėsi, ato janė tė gjitha manifestimet mekanike. E para, siē kam thėnė, ėshtė gėnjimi. Nė jetėn mekanike gėnjimi ėshtė i pashmangshėm. Askush nuk mund t’i shpėtojė, dhe nėse dikush konsideron se ėshtė i ēliruar (prej tij), aq mė shumė ėshtė nė tė. E tillė siē ėshtė, jeta nuk do tė mund tė ekzistonte pa gėnjimin. Por, nga ana psikologjike gėnjimi ka domethėnie tjetėrfare. Tani kjo do tė thotė se dikush, mbi gjėrat qė nuk i di, dhe madje as qė mund t’i dijė, flet sikur i di dhe sikur mund t’i dijė.

 

Vazhdon...

 

(1)             (3)