Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT 1

P. D. OUSPENSKY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

Ligjėrata e katėrt (1)

 

PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT

( Hyrje nė mėsimet e Gurxhievit )

 

Duhet tė kuptohet se nė nivelin e tanishėm tė dijes shkencore nuk kemi mėnyrė tė verifikojmė kėtė pohim, nė radhė tė parė pėr arsye se secila nga qendrat nė vetvete mban shumė veti qė akoma nuk i janė tė njohura shkencės aktuale, madje as anatomisė. Kjo mund t’ju tingėllojė e ēuditshme, por ėshtė fakt se anatomia e trupit njerėzor akoma as pėr sė afėrmi nuk ėshtė shkencė e plotė.      

 

 

 

LIGJĖRATA E KATĖRT

 

Sot do tė fillojmė me studimin e detajuar tė qendrave. Diagrami i katėr qendrave ėshtė si nė vijim:

 

 

 

 

Diagrami paraqet njeriun i cili qėndron i kthyer nė krah, duke shikuar nė tė majtė, dhe nė mėnyrė shumė skematike paraqet pozicionin reciprok tė qendrave.

Gjėrat nė tė vėrtetė qėndrojnė ashtu qė ēdo qendėr e pėrfshin gjithė trupin dhe tė themi ashtu e pėrshkon gjithė organizmin. Njėkohėsisht, secila nga qendrat ka diēka qė quhet “epiqendėr” e saj. Epiqendra e qendrės intelektuale ėshtė nė tru; epiqendra e qendrės emocionale ndodhet nė pleksusin solar; kurse epiqendra e qendrės motorike dhe instiktive ndodhet nė shtyllėn kurrizore.

Duhet tė kuptohet se nė nivelin e tanishėm tė dijes shkencore nuk kemi mėnyrė tė verifikojmė kėtė pohim, nė radhė tė parė pėr arsye se secila nga qendrat nė vetvete mban shumė veti qė akoma nuk i janė tė njohura shkencės aktuale, madje as anatomisė. Kjo mund t’ju tingėllojė e ēuditshme, por ėshtė fakt se anatomia e trupit njerėzor akoma as pėr sė afėrmi nuk ėshtė shkencė e plotė.

Pėr kėtė arsye studimi i qendrave, tė cilat nga ne janė tė fshehura, duhet tė fillojė nga vrojtimi i funksioneve tė tyre, tė cilat plotėsisht janė tė qasshme pėr studimin tonė.

Ky ėshtė veprim i zakonshėm. Nė shkenca tė ndryshme – fizikė, kimi, astronomi, fiziologji – jemi tė detyruar qė atėherė kur nuk jemi nė gjendje tė depėrtojmė gjer tek vetė faktet, objekteve apo gjėsendeve qė duam t’i studiojmė fillojmė t’ua ekzaminojmė rezultatet e tyre, gjegjėsisht gjurmėt. Nė kėtė rast do tė kemi punė me funksionet direkte tė qendrave; prandaj ēdo gjė qė konfirmojmė mbi funksionet mund tė zbatohet edhe nė qendrat.

Tė gjitha qendrat kanė shumėēka tė pėrbashkėt, e njėkohėsisht ekzistojnė edhe karakteristikat e veēanta tė ēdo qendre qė duhet tė kihen parasysh.

Njė nga principet mė tė rėndėsishme qė duhet tė kuptohen kur ėshtė fjala pėr qendrat ėshtė dallimi tepėr i madh nė shpejtėsinė e tyre, gjegjėsisht dallimi i shpejtėsisė sė funksioneve tė tyre.

Qendra intelektuale ėshtė mė e ngadalshmja. Pas saj – megjithėqė shumė mė tė shpejta – vijnė qendrat motorike dhe instiktive, tė cilat pak a shumė punojnė me tė njėjtėn shpejtėsi. Mė e shpejta ėshtė qendra emocionale, megjithėqė nė gjendjen e “gjumit zgjuar” ajo vetėm rrallėherė punon me shpejtėsinė e cila do tė ishte sė paku e pėrafėrt me shpejtėsinė e saj tė vėrtetė dhe nė parim shpejtėsia i pėrgjigjet qendrės motorike dhe instiktive.

Vrojtimet kanė mundur tė na ndihmojnė qė tė konstatojmė dallimin e shpejtėsisė sė funksioneve, por nuk mund tė na japin shifra konkrete. Dallimi, nė tė vėrtetė, ėshtė shumė i madh, mė i madh sesa qė kushdo qoftė mund ta marrė me mend dallimin e shpejtėsinė e funksioneve tė tė njėjtit organizėm. Siē kam thėnė, dallimi i shpejtėsisė sė punės sė qendrave nuk mund tė pėrllogaritet me mjete tė rėndomta, prandaj, po qe se na tregohet sa ėshtė, jemi nė gjendje tė gjejmė shumė fakte tė cilat, realisht, nuk do ta konstatojnė vetėm shifrėn, por do tė konstatojnė se dallimi ėshtė vėrtet i madh. Sė andejmi, para se tė sjell shifrat, do tė dėshiroja tė them diēka mbi vrojtimet e zakonshme qė mund tė realizohen pa mė tė voglėn dije tė veēantė.

 

 

Provoni, pėr shembull, qė shpejtėsinė e proceseve mentale ta krahasoni me funksionet motorike. Provoni qė vetveten ta vrojtoni atėherė kur duhet tė kryeni shumė lėvizje tė shpejta tė njėkohshme, ta zėmė si gjatė vozitjes sė automobilit nėpėr rrugėn shumė tė frekuentuar, apo kur keni shaluar atin dhiareve, apo kur bėni ēfarėdo pune qė kėrkon lėvizje tė shpejta dhe gjykim tė shpejtė. Menjėherė do tė vini re se nuk jeni nė gjendje tė vrojtoni tė gjitha lėvizjet tuaja. Duhet t’i ngadalėsoni lėvizjet, ose tė hiqni dorė nga pjesa mė e madhe e vrojtimit; nė tė kundėrtėn, do tė rrezikoni tė pėrjetoni fatkeqėsi, e nėse do tė insistoni tė vrojtoni, sigurisht edhe do ta pėrjetoni atė.

Ėshtė e mundur tė kryhen edhe shumė vrojtime tė ngjashme, veēanėrisht tė qendrės emocionale, qė ėshtė akoma mė e shpejtė. Secili prej nesh nė tė vėrtetė, shumė e shumė here, ka vėnė re shpejtėsi tė ndryshme tė funksioneve tona, porse ne tepėr rrallė e kuptojmė vlerėn e vrojtimeve tona dhe tė pėrvojės sonė. Venerimet tona tė mėhershme fillojmė t’i kuptojmė vetėm atėherė kur e kemi tė njohur parimin.

Njėkohėsisht duhet thėnė se tė gjitha shifrat qė kanė tė bėjnė me kėto shpejtėsi tė ndryshme nė sistemet shkollore janė tė konstatuara dhe tė njohura. Siē do tė shohim mė vonė, dallimi i shpejtėsisė sė qendrave ėshtė numėr interesant qė ka domethėnie kozmike, gjegjėsisht i cili hyn nė shumė procese kozmike apo madje mund tė themi i cili shumė procese kozmike nė mes veti i ndan. Ky numėr ėshtė 30 000. Kjo do tė thotė se qendra motorike dhe ajo instiktive janė 30 000 herė mė tė shpejta sesa ajo intelektuale; kurse qendra emocionale, atėherė kur punon me shpejtėsinė e vet tė vėrtetė, ėshtė 30 000 herė mė e shpejtė sesa qendra motorike dhe ajo instiktive.

Ėshtė vėshtirė pėr t’u besuar se midis funksioneve tė sė njėjtit organizėm ekziston njė dallim aq kolosal nė shpejtėsi. Kjo, nė tė vėrtetė, do tė thotė se qendrat e ndryshme kanė kohė krejtėsisht tė ndryshme. Koha e qendrės motorike dhe instiktive ėshtė 30 000 herė mė e gjatė sesa koha e qendrės intelektuale, kurse koha e qendrės emocionale ėshtė 30 000 herė mė e gjatė sesa koha e qendrės motorike dhe instiktive.

A e keni vallė tani krejtėsisht tė qartė se ē’do tė thotė “koha mė e gjatė”? Kjo do tė thotė se qendrės, sa mė shumė punė qė i duhet tė kryejė, aq mė shumė herė ka kohė nė dispozicion. Sado i ēuditshėm tė jetė fakti se midis qendrave ekziston njė dallim kaq i madh nė shpejtėsi, ky fakt i sqaron dukuritė fare mirė tė njohura tė cilat shkenca aktuale nuk ėshtė nė gjendje t’i sqarojė, prandaj nėpėr to ose kalon nė heshtje ose pėr to thjesht refuzon tė bisedojė. Kėtu mendoj pėr shpejtėsinė mahnitėse dhe krejtėsisht tė pashpjegueshme tė disa funksioneve fiziologjike dhe mentale.

Njeriu, ta zėmė, e pi njė gotė raki dhe menjėherė, pėr mė pak se njė sekondė, pėrjeton shumė ndjenja tė reja e ndjesi – ndjesinė e ngrohtėsisė, tė relaksimit, tė lehtėsimit, tė kėnaqėsisė, tė joshjes apo megjithatė tė pezmatimit, tėrbimit etj. Ajo qė ndjen nė raste tė ndryshme mund tė jetė e ndryshme, por mbetet fakti se trupi ndaj stimulansit reagon tepėr shpejt, pothuajse momentalisht.

Nuk ka, pėrveē kėsaj, kurrfarė nevoje tė flitet pėr rakinė apo mbi ndonjė mjet tjetėr stimulativ; po qe se dikush ėshtė tepėr i uritur apo tepėr i etur, gota e ujit apo copa e bukės njėsoj shpejt kanė pėr tė vepruar.

Dukuria e ngjashme qė tregon shpejtėsinė e madhe tė disa proceseve mund tė vėrehet, ta zėmė, tek ėndrrat. Disa nga kėto venerime i kam pėrmendur te “Modeli i ri i gjithėsisė”.

Dhe kėtu pėrsėri fjala ėshtė qoftė pėr dallimin midis qendrės instiktive dhe asaj intelektuale, qoftė pėr dallimin qė ekziston midis qendrės intelektuale dhe asaj motorike. Ne, ndėrkaq, kundrejt kėtyre dukurive aq shumė jemi mėsuar saqė rrallė mendojmė mbi atė se nė ē’masė ato janė tė ēuditshme e tė pakuptueshme.

 

 Vazhdon...

 

(2)     (3)