.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - SHTATĖ NIVELET QĖ NDĖRTOJNĖ QENINE TONĖ (2)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

Pėrktheu: Valdet FETAHU

Nga libri "Psikologjia e ezoterisė"

SHTATĖ NIVELET QĖ NDĖRTOJNĖ QENINE TONĖ (2)

       Ku tė ēon kjo pasqyrė e ardhur nga? Ajo vjen pėrmes kultivimit tė konceptit: “Unė jam shpirti. I amshuar, i pavdekshėm. Pėrtej vdekjes, pėrtej lindjes.” Ta konceptosh veten si shpirt pa e ditur, kjo ėshtė krijim i njė pasqyre.

 

 

            -Njė person i cili beson se shpirti ėshtė i pavdekshėm dhe vazhdon tė pėrsėritė e tė pėrsėritė kėtė, duke bindur vetėn, nuk do tė jetė nė gjendje tė dinė dallimin midis asaj qė ėshtė e vėrtetė nė trup astral dhe ēfarė ėshtė njė ėndėrr astrale. Njeriu nuk duhet tė besojė nė pavdekėsi, ai duhet tė dini kėtė. Por, para se ta mėsojė kėtė, ai duket tė ketė dyshime, pasiguri nė lidhje me kėtė. Vetėm atėherė ju do tė dini se a e dini me tė vėrtetė, apo mos ndoshta vetėm keni projektuar atė. Nėse ky ėshtė besimi juaj se shpirti ėshtė i pavdekshėm, besimi mund ta pėrshkojė mendjen tuaj astrale. Pastaj ju do tė filloni tė ėndėrroni, por kjo do tė jetė vetėm njė ėndėrr. Por, nėse ju nuk keni besim, vetėm njė etje pėr tė ditur – pėr tė gjurmuar – pa ditur se ēfarė ka pėr tė gjurmuar apo kėrkuar, pa e ditur se ēfarė mund tė gjendet, pa asnjė prejudikim ose paragjykim – nėse ju gjurmoni vetėm nė njė vakum, atėherė ju do ta mėsoni dallimin. Kėshtu qė njerėzit qė besojnė nė pavdeksinė e shpirtit, nė jetėn e kaluar, ata qė kėtė e pranojnė si besim, vetėm mund tė ėndėrrojnė nė planin astral dhe tė mos e njohin realitetin.

            -Nė trupin e katėrt, mendor, ėndrra dhe realiteti bėhen fqinjė. Fytyrat e tyre janė aq tė ngjashme sa qė ekziston mundėsia qė njėri tė gjykohet se ėshtė tjetri. Trupi mendor mund tė ketė ėndrra qė janė aq realiste sa edhe reale. dhe ka disa metoda pėr tė krijuar ėndrra tė tilla – jogiste, tantriste dhe metoda tjera. Njė person qė praktikon agjėrimin, vetminė, errėsirėn, do tė krijojė llojin e katėrt tė ėndrrave, ėndrra mendore. Ato do tė jenė aq reale, shumė mė reale sesa realiteti qė na rrethon.

            -Nė trupin e katėrt, mendja ėshtė plotėsisht kreative, e papenguar nga asnjė objekt, e papenguar nga kufijtė material. Tani ajo ėshtė plotėsisht e lirė pėr tė krijuar. Poetė, pikėtor, tė gjithė jetojnė nė llojin e katėrt tė ėndėrrimit, i gjithė arti ėshtė krijuar nga lloji i katėrt i ėndėrrimit. Njė person i cili mund tė ėndėrrojė nė sferėn e katėrt mund tė bėhet njė artist i madh. Por ai nuk e di kėtė.

            -Nė trupin e katėrt, njeriu duhet tė jetė i vetėdijshėm pėr ēdo lloj tė krijimit mendor. Ai nuk duhet tė projektojė diēka. Ai nuk duhet tė dėshirojė diēka; pėrndryshe aty ka mundėsi qė ēdo dėshirė tė jetė e plotėsuar. Jo vetėm pėr Brenda, por edhe nga jashtė dėshira mund tė jetė e plotėsuar. Nė trupin e katėrt mendja ėshtė aq e fuqishme, aq kristalisht e qartė, sepse trupi i katėrt pėr mendjen ėshtė shtėpia e fundit. Pėrtej kėsaj, jo-mendja fillon.

            -Trupi i katėrt ėshtė burim origjinal i mendjes, kėshtu qė ju mund tė krijoni ēdo gjė. Njė gjėje ju vazhdimisht duhet tė jeni tė vetėdijshėm se aty nuk ka dėshira, nuk ka imagjinatė, nuk ka imazhe, nuk ka Zot, nuk ka guru. Pėrndryshe, tė gjitha kėto duhet ditur se janė krijuar nga ju. Ju do tė jeni creator, Kjo ėshtė aq e hareshme pėr tė pare ata qė dėshirojnė aq shumė pėr t’i krijuar ato. Kjo ėshtė pengesa e fundit e “sadhaka” – gjurmuesit, Nėse ju jeni tė vetėdijshėm, nėse ju jeni vetėm njė dėshmitar nė trupin e katėrt, atėherė ju e mėsoni realitetin, Pėrndryshe, ju vazhdoni me ėndėrrimin. Dhe nuk ka realitet qė krahasohet mė kėto ėndrra. Ato do tė jenė ekstatike, dhe nuk ka ekstazė krahasuese. Kėshtu qė njeriu duhet tė jetė i vetėdjshėm ekstazisė, lumturisė, hareshmės, dhe ai duhet tė jetė vazhdimisht i vetėdijshėm pėr ēdo lloj imazhi. Nė momentin kur njė imazh, mendja e katėrt fillon tė rrjedhė nė njė ėndėrr. Njė imazh tė ēon tek tjetri, dhe ju shkoni nė ėndėrrim.

            -Lloji i katėrt i ėndėrrimit mund tė parandalohet vetėm nė qoftė se ju jeni njė dėshmitar. Dėshmitari bėn dallimin, sepse nėse ėndėrrimi ėshtė aty ju do tė identifikoheni me tė. Identifikimi ėshtė ėndėrrimi derisa trupi i katėrt ėshtė i shqetėsuar. Nė trupin e katėrt, vetėdija dhe mendja dėshmuese janė rrugė drejtė reales.

            -Nė trupin e pestė ėndrra dhe realiteti bėhen njė. Ēdo lloj dualiteti ėshtė i larguar. Kėtu tani nuk bėhet fjalė pėr asnjė lloj vetėdijeje. Madje edhe nėse ju jeni tė vetėdijshėm, ju do tė jeni tė vetėdijshėm vetėdijes suaj. Tani ėndėrrimi bėhet vetėm njė reflektim i realitetit. Ka njė dallim por jo ndryshim. Nėse unė e shoh veten time nė pasqyrė, nuk ka dallim mes meje dhe reflektimit, por ėshtė njė ndryshim, unė jam real dhe reflektimi nuk ėshtė real.

            -Mendjen e pestė, nėse ajo ka kultivuar konceptin e ndryshimit, mund tė ketė iluzionin e njohjes sė vetes sė saj sepse ajo e ka parė reflektimin e vetes nė pasqyrė. Kjo do tė jetė njohje e vetes, por jo ashtu siē ėshtė, por vetėm si reflektim. Ky ėshtė i vetmi ndryshim. Por nė njė mėnyrė, kjo ėshtė e rrezikshme. Rreziku ėshtė se ju mund tė jeni tė kėnaqur me reflektimin, dhe imazhi i reflektuar nė pasqyrė do tė merret si real.

            -Sa i pėrketė vetė trupit tė pestė ai mund tė jetė i shqetėsuar, nuk ka asnjė rrezik nėse kjo ndodhė, por do tė jetė rrezik nėse trupi i gjashtė ėshtė i shqetėsuar. Nėse ju veten tuaj e keni pare vetėm nė pasqyrė, atėherė nuk mund ta kaloni kufirin e tė pestės dhe tė dilni nė tė gjashtėn. Nuk mund ta kaloni asnjė kufi nėpėr pasqyrė. Kėshtu qė ka pasė persona qė kanė mbetur nė mendjen e pestė. Ata qė thonė se ka shpirta pa kufijė dhe se ēdo shpirt ka individualitetin e vet – kėta persona kanė mbetur nė mendjen e pestė. Ata kanė njohur veten e tyre, por jo nė mėnyrė imediate, jo nė mėnyė direkte  - por vetėm pėrmes pasqyrės.

            -Ku tė ēon kjo pasqyrė e ardhur nga? Ajo vjen pėrmes kultivimit tė konceptit: “Unė jam shpirti. I amshuar, i pavdekshėm. Pėrtej vdekjes, pėrtej lindjes.” Ta konceptosh veten si shpirt pa e ditur, kjo ėshtė krijim i njė pasqyre. Atėherė ju nuk do ta njihni veten me tė vėrtetė se kush jeni, por vetėm pasqyrimin e vetes suaj pėrmes konceptit tuaj. I vetmi ndryshim do tė jetė ky: nėse njohja vjen pėrmes pasqyrės ajo ėshtė njė ėndėrr dhe nėse ėshtė direkte, imediate, pa asnjė pasqyrė, atėherė ajo ėshtė reale. Ky ėshtė i vetmi ndryshim, por ky ėshtė ndryshim i madh – jo nė raport me trupat qė ju i keni kaluar, por nė relacion me trupat qė presin tė pėrshkohen.

            -Si mund tė jetė dikush i vetėdijshėm se a ėndėrron nė tė shtatėn apo pėrjeton realitetin? Ka vetėm njė mėnyrė, tė largohet ēdo shkrim i shenjėt, tė braktiset ēdo lloj i filozofisė. Tani mė nuk duhet tė ketė mė guru, pėrndryshe guru mund tė bėhet pasqyrė. Nga kėtu e tutje, ju jeni krejtėsisht tė vetėm. Askush nuk mund tė merret si udhėzues apo udhėrrėfyes sepse bėhet pasqyrė.

            -Nga tani e tutje, vetmitaria ėshtė totale dhe e plotė. Jo vetmia por vetmitaria. Vetmia gjithmonė ka tė bėj me tė tjerėt; vetmitaria ka tė bėj me vetveten. Unė ndihem i vetmuar kur nuk ka asnjė lidhje mes meje dhe tė tjerėt, por ndihem i vetėm kur Unė jam.

            -Tani personi duhet tė jetė i vetėm nė ēdo aspekt: fjalė, koncepte, toeria, filozofi, doktrina, guruve, shkrimeve tė shenjėta; krishtrimit, hinduizmit, Buda, Krishti, Krishna, Mahaviri…Njeriu duhet tė jetė i vetėm tani, pėrndryshe ēdo gjė qė ėshtė prezente do tė bėhet njė pasqyrė. Buda do tė bėhet njė pasqyrė tani. Shumė

i dashur, por shumė i rrezikshėm.

            -Nėse jeni absolutisht vetėm, nuk ka asgjė nė tė cilėn ju do tė mund tė reflektoheni. Pra, meditimi ėshtė fjalė pėr trupin e pestė. Kjo do tė thotė me qenė plotėsisht vetėm, i lirė nga ēdo lloj procesi i tė menduarit. Kjo do tė thotė me qenė pa mendje. Nėse aty ėshtė ēfarėdo lloji i mendjes ajo do tė bėhet njė pasqyrė dhe ju do tė reflektoheni nė atė. Njeriu tani duhet tė jetė njė jo-mendje, pa procesin e tė menduarit, pa shqyrtime.

            -Nė trupin e gjashtė nuk ka pasqyrė. Tani vetėm universi ėshtė. Ju keni qenė tė humbur. Ju mė nuk jeni, ėndėrrimtari nuk ėshtė mė. Por ėndrra akoma mund tė ekzistojė pa ėndėrrimtarin. E kur atje ėshtė njė ėndėrr pa ėndėrrimtarin, ajo duket si realitet autentik. Aty s’ka mendje, asnjė njeri pėr tė menduar, kėshtu qė ]farėdo qė ėshtė njohur – ėshtė njohur. Kjo bėhet njohja juaj. Mitet e krijimit vijnė, ato rrjedhin, ju nuk jeni, gjėrat vetėm rrjedhin. Nuk ka askush aty pėr tė gjykuar; askush nuk ėshtė aty pėr tė ėndėrruar.

 

 

            -Por njė mendje qė nuk ėshtė, akoma ekziston. Njė mendje qė ėshtė asgjėsuar akoma jeton – jo si e veēant, por si njė tėrėsi kozmike. Ju nuk jeni, por Brahma ėshtė. Kjo ėshtė arsyeja pse ata thonė se e tėrė bota ėshtė njė ėndėrr e Brahmės. E tėrė kjo botė ėshtė njė ėndėrr, maya. Jo njė ėndėrr e ēdo individi, por njė ėndėrr e

totales, e tėrėsisė. Ju jo, por e gjithė tėrėsia ėndėrron.

            -Tani i vetmi ndryshim ėshtė nėse endrra ėshtė positive. Nėse ajo ėshtė positive, ajo ėshtė iluzore, ajo ėshtė njė ėndėrr, sepse nė njėfarė kuptimi pėrfundimtar vetėm negativja ekziston. Kur ēdo gjė bėhet pjesė e pa-formės, kur ēdo gjė ėshtė kthyer mbrapa nė burimin original, atėherė ēdo gjė ėshtė dhe nė tė njėjtėn kohė nuk ėshtė. Pozitivja ėshtė i vetmi faktor i mbetur. Ajo duhet tė jetė a kapėrcyer.

            -Kėshtu qė nėse, nė trupin e gjashtė, pozitivja ėshtė humbur, ju depėrtoni nė trupin e shtatė. Realja e trupit tė gjashtė ėshtė derė pėr nė trupin e shtatė. Nėse aty nuk ka asgjė positive – s’ka mit, s’ka imazh – atėherė ėndrra ka pushuar. Atėherė aty ėshtė vetėm ajo ēfarė ėshtė: tillėsi.  Tani asgjė nuk ekziston pėrpos ekzistencės. Gjėrat nuk janė, por burimi ėshtė. Pema nuk ėshtė, por fara ėshtė.

            -Ata qė kanė arritur ta njohin kėtė e kanė quajtur ‘samad’hi’ mendje me fare ose ‘sabixh’. Ēdo gjė ka qenė e humbur; ēdo gjė ėshtė kthyer nė burimin origjinal, farėn kozmik. Pema nuk ėshtė, por fara ėshtė. Por nga burimi, ėndėrrimi akoma ėstė i mundur, kėshtu qė edhe fara duhet tė jetė e shkatėrruar.

            -Nė trupin e shtatė, nuk ka as ėndėrr e as realitet. Ju mund tė shihni vetėm diēka reale mbi pikėn ku ėndėrrimi ėshtė i mundur. Nėse aty nuk ka mundėsi tė shfaqen ėndrrat, atėherė as realj ae as iluzionet nuk ekzistojnė. Kėshtu qė nė qendrėn e trupit tė shtatė. Tani, ėndrra dhe realiteti janė bėrė njė. Nuk ka ndryshime. Ose keni ėndrrėn e hiēėsisė ose ju e dini hiēėsinė, por hiēėsia mbetet e njėjtė.

            -Nėse ju ėndėrroj juve, ky ėshtė njė iluzion. Nėse ju shoh unė juve, ky ėshtė realitet. Por nėse unė ju ėndėrroj nė mungesėn tuaj apo ju shoh nė mungesėn tuaj, nuk ka asnjė ndryshim. Nėse ju ėndėrroni nė munges tė ēdo gjėje, ėndrra do tė jetė e njėjtė si vetė mungesa. Vetėm nė aspektin e diēkaje positive ėshtė njė ndryshim real. Pra, mbi trupin e gjashtė ėshtė njė ndryshim. Nė trupin e shtatė mbetet vetėm hiēėsia. Aty ėshtė njė mungesė edhe e farės. Kjo ėshtė ‘nirbixh samad’hi’ samad’hi pa farė. Tani nuk ka asnjė mundėsi ėndėrrimi.

            -Pra, ka shtatė lloje tė ėndrrave dhe shtatė lloje tė realiteteve. Ato depėrtojnė njėra nė tjetrėn. Pėr shkak tė kėsaj, ka kaq shumė konfuzion. Por nėse ju bėni njė dallim nė mes tė states, nėse ju jeni tė qartė nė lidhje me kėtė, kjo do tė ndihmojė shumė. Psikologjia ende ėshtė shumė larg nga njohuria mbi ėndrrat. Atė ēfarė di ajo ka tė bėj me ėndėrrimin fiziologjik, nganjėherė edhe atė eterik. Por edhe ato eterike gjithashtu interpretohen si ato fiziologjike.

            -Jung ka depėrtuar pak mė thellė se Frojdi, por analiza e tij e mendjes njerėzore trajtohet si mitologjike, religjioze, Megjithatė, ai ka farėn. Nėse psikologjia perėndimoare do tė zhvillohet, kjo do tė bėhet pėrmes Jungut e jo Frojdit. Frojdi ka qenė njė pioner, por ēdo pioner bėhet njė pengesė pėr pėrparimin e tutjeshėm nėse dashuria pėr favorizimin e tij bėhet njė obsesion. Edhe pse Frojdi tani ėshtė dal nga moda, psikologėt perėndimor ende janė tė preokupuar me fillimet e tij Frojdiane. Frojdi duhet tė bėhet pjesė e historisė tani. Psikologjia duhet tė vazhdojė edhe mė tej.

            -Nė Amerikė, ata janė duke u pėrpjekur pėr tė mėsuar rreth ėndėrrimit pėrmes metodave laboratorike. Ka shumė laboratore ėndrrash, por metodat e pėrdorura kanė lidhje vetėm me fiziologjinė. Joga, Tantra dhe trajnimet e tjera ezoterike duhet tė mėsohen nėse duam tė njohim tėrė botėn e ėndrrave. Ēdo lloj i ėndrrės ka llojin paralel tė realitetit dhe nėse e tėrė ‘MAYA’ nuk mund tė jetė e njohur, nėse e tėrė bota e iluzioneve nuk mund tė jetė e njohur, atėherė ėshtė e pamunudr tė njihet realja.

            -Por, mos e merrni atė qė kam thenė si njė teori, njė sistem. Bėjeni atė vetėm si njė pikė fillestare, dhe filloni tė ėndėrroni me njė mendje tė vetėdijshme. vetėm kur tė bėheni tė vetėdijshėm nė ėndėrrat tuaja realja mund tė njihet.

            -Ne nuk jemi tė vetėdijshėm madje as pėr trupin tonė fizik, Ne mbesim nė pavetėdijen e tij. Vetėm kur njė pjesė ėshtė e sėmurė ne bėhemi tė vetėdijshėm. Njeriu duhet tė bėhet i vetėdijshėm nė trupin e shėndetshėm. Tė bėhet i vetėdijshėm nė trupin e sėmurė ėshtė vetėm njė masė emergjente. Ky ėshtė njė proces i ndėrtuar natyror. Mendja juaj duhet tė jetė e vetėdijshme kur njė pjesė e trupit ėshtė e sėmurė pėr tė qenė nė gjendje tė kujdeseni, por nė momentin kur ēdo gjė bėhet mirė ju pėrsėri bėheni tė pėrgjumėr nė lidhje me tė.

            -Ju duhet tė bėheni tė vetėdijshėm pėr vetė trupin tuaj: pėr funksionimin e tij, pėr ndjesitė e tij delikate, muzikėn e tij, qetėsinė e tij. Nganjėherė trupi ėshtė i heshtur; nganjėherė ėshtė i zhurmshėm; nganjėherė i relaksuar. Ndjenja ėshtė aq e ndryshme nė ēdo gjendje qė ėshtė pėr keqardhje pse ne nuk jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė. Kur ju shkoni pėr tė fjetur, janė do ndryshime delikate. Kur zgjoheni nga gjumi nė mėngjes, prapė janė do ndryshime. Njeriu duhet tė bėhet i vetėdijshėm pėr kėto. Kur i ēelni sytė nė mėngjes, ju nuk i hapni ato pėrnjėherė. Kur jeni bėrė tė vetėdijshėm se gjumi ka pėrfunudar, jeni bėrė tė vetėdijshėm trupit tuaj. Mos i hapni sytė akoma. Ēfarė po ndodh? Njė ndryshim i madh po zė vend brenda. Gjumi po ju le dhe zgjimi po vjen. Ju keni pėr ta parė lindjen e diellit nė mėngjes, por kurrė lindjen e trupit tuaj. Ai e ka bukurinė e vet. Ai ėshtė nė mėngjes dhe nė mbrėmje nė trupin tuaj. Ai quhet ‘sandhya’momenti i transformimit, momenti i ndryshimit.

            -Kur shkoni pėr tė fjetur, nė heshtje shikoni se ēfarė po ndodhė. Gjumi do tė vijė, do tė jetė duke ardhur. Jini tė vetėdijshėm! Vetėm atėherė mund tė bėheni me tė vėrtetė i vetėdijshėm trupit tuaj fizik. Dhe nė momentin kur ju tė bėheni tė vetėdijshėm pėr kėtė, ju do tė dini se ēfarė ėshtė ėndėrrimi fiziologjik. Pastaj nė mėngjes do tė jetė nė gjendje tė mbani mend se ēfarė ishte njė ėndėrr fiziologjike dhe ēfarė nuk ishte. Nėse ju i njihni ndjenjat e brendshme, kėrkesat e brendshme, ritmet e brendshme tė trupit tuaj, pastaj kur kėto tė reflektohen nė ėndrrat tuaja ju do tė jeni nė gjendje tė kuptoni gjuhėn.

            -Ne nuk e kemi kuptuar gjuhėn e trupave tonė. Trupi e ka urtėsinė e vet personale, ai ka mijėra e mijėra vjet experience. Trupi im ka pėrvojėn e babit dhe nėnės sime, e ata pėrvojėn e babait dhe nėnės sė tyre e keshtu me radhė, shekuj me shekuj gjatė tė cilave fara e trupin tim nuk ėshtė zhvilluar nė atė qė sot ėshtė. Ai ka gjuhėn e vet. Njeriu sė pari duhet tė kuptojė kėtė. Kur e kuptoni kėtė, ju do ta dini se ēfarė ėshtė ėndrra fiziologjike. Dhe pasataj, nė mėngjes ju mund t’i ndani ėndrrat fiziologjike nga ėndrrat jo-fiziologjike.

            -Vetėm atėherė ėshtė njė mundėsi e re pėr ngritje: tė jeni vetėdijshėm trupit tuja eterik. Vetėm atėherė, jo mė heret. Ju bėheni mė delikat. Ju mund tė pėrjetoni nivele mė delikate tė tingujėve, parfumeve, dritave. Pastaj, kur tė ecni, ju do tė dini se trupi fiziologjik ėshtė duke ecur; trupi eterik nuk ėshtė duke ecur. Dallimi ėshtė kristal i qartė. Ju jeni duke ngrėnė. Trupi fiziologjik ėshtė duke ngrėnė, jo trupi eterik. Ka etje eterike, uri eterike, dėshira eterike, por kėto gjėra mund tė shihen vetėm kur tė njihet plotėsisht trupi fiziologjik. Pastaj, njė nga njė, trupat e tjerė do tė bėhen tė njohur.

            -Ėndėrrimi ėshtė njė nga subjektet mė tė mėdha. Ajo ėshtė ende e pazbuluara, e panjohur, e fshehur. Kjo ėshtė pjesė e njohurisė sekrete. Por tani ka ardhur momenti kur ēdo gjė qė ėshtė e fshehtė duhet tė jetė e zbuluar dhe nuk guxon mė tė mbahet e fshehur sepse ajo mund tė dėshmohet si e rrezikshme.

            -Nė tė kaluarėn ishte e domosdoshme qė disa gjėra tė mbeten sekret, sepse dituria nė duart e injorantit mund tė jetė e rrezikshme. Kjo ėshtė ai qė po ndodhė me diturinė shkencore nė Perėndim. Tani shkencėtarėt janė tė vetėdijshėm pėr krizėn dhe ata duan tė krijojnė shkenca tė fshehta. Armėt bėrthamore nuk do tė duhet tė jenė tė njohura pėr politikanėt. Zbulimet e tutjeshme duhet tė mbesin tė panjohura. Ne duhet tė presim pėr kohėn kur njeriu bėhet aq i aftė qė njohuritė tė bėhen tė hapura dhe kjo nuk do tė jetė e rrezikshme.

            -Ngjashėm, nė fushėn shpirtėrore, kishte shumė njohuri nė Lindje. Por nėse kjo do tė kishte ra nė duart e injorantėve do tė kishte paraqitė njė rrezik, kėshtu qė ēelsi ishte fshehur. Njohuria ishte bėrė sekrete,ezoterike. Ajo ėshtė pėrcjellur person pas personi nė mėnyrė shumė tė vėmendshme, Por tani, pėr shkak tė pėrparimit shkencorė, momenti ka ardhur qė kėto tė jenė tė hapura. Shkenca do tė bėhet e rrezikshme nėse tė vėrtetat shpirtėrore, ezoterike mbesin tė panjohura. Ato dhet tė bėhen tė zbuluara nė mėnyrė qė njohuria shpirtėrore tė jetė nė gjendje pėr tė mbajtur ritmin me njohuritė shkencore.

            -Ėndrra ėshtė njė nga sferat mė tė mėdha ezoterike. Unė thash diēka rreth saj nė mėnyrė qė ju tė filloni tė bėheni tė vetėdijshėm pėr kėtė, por unė nuk ua tregova gjithė njohurinė. Kjo nuk ėshtė as e nevojshme e as e dobishme, Unė e kam lenė zbrazėtinė. Nėse ju vazhdoni nė tė, kjo zbrazėti do tė plotėsohet automatikisht. Ajo qė kam thėnė ėshtė thjesht shtresė e jashtme. Kjo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr ju qė tė jeni nė gjendje pėr tė bėrė njė teori pėr kėtė, por e mjaftueshme pėr ju qė tė filloni.

 

            Fundi i kapitullit "Psikologjia e ėndrrave"

 

 (1)