.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

Parapsikologji - SHTATĖ NIVELET QĖ NDĖRTOJNĖ QENINE TONĖ

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

Pėrktheu: Valdet FETAHU

Nga libri "Psikologjia e ezoterisė"

SHTATĖ NIVELET QĖ NDĖRTOJNĖ QENINE TONĖ

      Trupi juaj fiziologjik ka vetėm njė mėnyrė pėr tė njohur realitetin dhe vetėm njė mėnyrė pėr tė ėndėrruar mbi tė. Kur ju hani, ky ėshtė njė realitet, por kur ju ėndėrroni se po hani, ky nuk ėshtė realitet. Ėndrra ėshtė njė zėvendėsim pėr ushqimin e vėrtetė.

 

 

 

            Pyetja e parė: A mund tė na shpjegoni se ēfarė nėnkuptoni me ėndrrat?

 

            OSHO: Ne kemi shtatė trupa: fizik, eterik, astral, mendor, shpirtėror, kozmik dhe nirvanik. Ēdo trup ka llojin e vet tė ėndrrės. Trupi fizik njihet nė psikologjinė perendimore si vetėdije apo i vetėdijshėm, trupi eterik si nėnvetėdiije apo i pavetėdijshėm, dhe trupi astral si nėnvetėdije kolektive.

            -Trupi fizik krijon ėndrrat e veta. Nėse stomaku juaj ėshtė i ērregulluar, njė lloj i veēant i ėndrrės krijohet. Nėse jeni tė sėmurė, me ethe, trupi fizik krijon llojin e vet tė ėndrrės. Njė gjė ėshtė e sigurtė: ėndrra ėshtė krijuar nga njė sėmundje.

            -Parehatia fizike, sėmundja fizike, krijon fushėn e vet tė ėndrrave, kėshtu njė ėndėrr fizike mund edhe tė stimulohet nga jashtė. Jeni duke fjetur. Nėse njė leckė e lagėsht ju vendoset rreth kėmbėve, ju do tė filloni tė ėndėrroni. Ju mund tė ėndėrroni se jeni duke kaluar njė lum. Nėse njė jastėk ju vihet nė gjoks, ju filloni tė ėndėrroni. Ju mund tė ėndėrroni se dikush ėshtė ulur mbi ju, apo njė gur ka ra mbi ju. Kėto janė ėndrrat qė vijnė pėrmes trupit fizik.

            -Trupi eterik - trupi i dytė – ėndėrron nė mėnyrėn e vet. Kėto ėndrra eterike kanė krijuar shumė konfuzion nė psikologjinė Perėndimore. Frojd i ka keqkuptuar ėndrrat eterike pėr ėndrrat e shkaktuara nga dėshirat e shtypura. Kėto ėndrra janė tė shkaktuara nga dėshirat e shtypura, por kėto ėndrra i pėrkasin trupit tė parė, trupit fizik. Nėse, pėr shembull, ju keni agjeruar – atėherė ka gjasė qė ju tė ėndėrroni ushqimin. Apo, nėse ju e keni shtypur dėshirėn seksuale, atėherė ėshtė ēdo mundėsi qė ju tė keni fantazi seksuale. Por kėto ėndrra i pėrkasin trupit tė pare. Trupi eterik ėshtė lėnė jashtė hetimeve psikologjike.

            -Trupi eterik mund tė udhėtoj nė ėndrra. Ekziston ēdo mundėsi qė ky tė lė trupin tuaj. Kur kujtohet kjo, ju e kujtoni si ėndėrr, por kjo nuk ėshtė njė ėndėrr nė tė njėjtin kuptim si ėndrrat e trupit fizik. Trupi eterik mund tė lergohet nga ju kur ju jeni nė gjumė. Trupi juaj fizik do tė jetė aty, por trupi juaj eterik mund tė del jasht dhe tė udhėtojė nė hapėsirė. Aty nuk ka asnjė hapėsirė tė kufizuar, nuk bėhet fjalė pėr asnjė distancė nė tė. Ata qė nuk e kuptojnė kėtė, qė nuk e njohin trupin eterik, mund ta interpretojnė kėtė si njė fushė e nėnvetėdijes. Ata e ndajnė mendjen e njeriut nė tė vetėdijshme dhe pavetėdijshme. Mandej ėndėrrimi fiziologjik ėshtė quajtur “i vetėdijshėm” dhe ėndėrrimi eterik ėshtė quajtur “i pavetėdijshėm”. Kjo nuk ėshtė e pavetėdijshme, kjo ėshtė po aq e vetėdijshme sa edhe ėndėrrimi fiziologjik, por e vetėdijshme nė njė tjetėr nivel. Nėse ju jeni tė vetėdijshėm trupit tuaj eterik, ėndėrrimi shqetėsues nė kėtė fushė bėhet i vetėdijshėm.

            -Njėjtė siē krijohen ėndrrat fiziologjike nga jashtė, kėshtu edhe ėndrrat eterike mund tė krijohen duke u stimuluar. Mantra ėshtė njė nga metodat pėr tė krijuar vizione eterike. Njė mantra e veēant apo njė zbrazėsi e veēant – njė fjalė e veēant, zėshėm qė pėrsėritet nė qendrėn eterike – mund tė krijojė ėndrra eterike. Ka aq shumė metoda. Zėri apo tingulli ėshtė njė prej tyre.

            -Sufitė e kanė pėrdorur parfumin pėr tė krijuar vizione eterike. Vetė Muhamedi ishte shumė i dhėnė pas parfumit. Njė parfum i veēantė mund tė krijojė njė ėndėrr tė veēantė.

            -Ngjyrat gjithashtu mund tė ndihmojnė. Leadbeater (kėngėtar amerikan i bluzit dhe folkut. prano shpjegimin e pėrkthyesit) njėherė kishte pasur njė ėndėrr eterike tė kaltėrsisė – vetėm kaltėrsi, por me njė hije tė veēant. Ai filloi tė kėrkojė atė kaltėrsi tė veēant nėpėr tė gjitha shitoret e botės. Pas disa vitesh kėrkimi, ai mė nė fund e kishte gjetur njė tė tillė nė njė shitore nė Itali - njė kadife e asaj hije tė veēant. Mandej kėtė ngjyrė kadifeje ai kishte pėrdorur pėr tė krijuara endrra tė tjera tė bukura eterike.

            -Pra, kur dikush shkon thellė nė meditim dhe sheh ngjyra, pėrvojat e parfumeve, tingujėve, muzikės apsolutisht tė panjohura, kėto gjithashtu janė ėndrra, ėndrra tė trupit eterik. Tė ashtuquajturat vizionet shpirtėrore i pėrkasin trupit eterik, ato janė ėndrra eterike. Zbulimi i vetė Guru-ve para nxėnėsve tė tyre nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos njė udhėtim eterik, ėndėrrimi eterik. Por pėr shkak se ne e kemi kėrkuar mendjen nė njė nivel tė ekzistencės, fiziologjike, kėto ėndrra pėrndryshe kanė qenė tė interpretuar nė gjuhėn fiziologjike ose janė hedhur, janė lėnė pas dore.

            -Apo, ėshtė vendosur nė nėnvetėdije. Duke thėnė se ēdo gjė ėshtė pjesė e nėnvetėdijes, nė tė vėrtetė ne vetėm kemi pranuar se nuk dimė asgjė pėr tė. Ky ėshtė vetėm njė formalitet, njė truk. Asgjė nuk ėshtė e pavetėdijshme. por ēdo gjė qė ėshtė e vetėdijshme nė njė nivel mė tė thellė ėshtė e pavetėdijshme nė nivelin  e mėparshėm, Kėshtu pra pėr trupin fizik, trupi eterik ėshtė i pavetėdijshėm, pėr trupin eterik trupi astral ėshtė i pavetėdijshėm, pėr trupin astral trupi mendor ėshtė i pavetėdijshėm. I vetėdijshėm do tė thotė tė jesh i njohur me tė njohurėn. E pavetėdijshma do tė thotė ajo qė akoma nuk njihet, e panjohura.

 

 

            -Aty janė edhe ėndrrat astrale. Nė ėndėrrimin astral ju shkoni nė lindjen e juaj tė mėparshme. Ky ėshtė dimensioni i tretė i ėndėrrimit tuaj, Nganjėherė nė ėndrrėn e zakonshme, pjesa eterike apo pjesa astrale mund tė jenė prezent. Atėherė ėndrra bėhet kaotike, njė rrėmujė; dhe nuk mund ta kuptoni kėtė, sepse shtatė trupat tuaj ekzistojnė nė tė njėjtėn kohė, diēka nga njė fushė mund tė kalojė nė fushėn tjetėr, mund tė depėrtojė nėpėr tė. Kėshtu qė, nganjėherė, edhe nė ėndrrat e zakonshme, ka fragmente nga pjesėt eterike apo astrale.

            -Nė trupin e parė, atė fizik, ju nuk mund tė udhėtoni as nė kohė e as nė hapėsirė. Ju jeni tė mbyllur nė gjendjen fizike dhe atė nė kohė tė veēant siē ėshtė – themi ora dhjetė e natės. Trupi juaj fizik mund tė ėndėrrojė nė kėtė kohė dhe hapėsirė tė veēant, por jo pėrtej kėsaj. Nė trupin eterik ju mund tė udhėtoni nė hapėsirė por jo nė kohė. Ju mund tė shkoni kudo, por koha ėshtė ende 10:00 e natės. Nė fushėn astrale, nė trupin e tretė, ju mund tė udhėtoni jo vetėm nė hapėsirė por gjithashtu edhe nė kohė. Trupi astral mund ta kapėrcej barierėn e kohės – por vetėm nga e kaluara, jo nga e ardhmja. Mendja astrale mund tė shkojė nėpėr tė gjitha seritė tė pafundme tė sė kaluarės, prej amebės tek njeriu.

            -Nė psikologjinė e Jungut, mendja astrale ėshtė quajtur nėnvetėdije kolektive. Ajo ėshtė historia juaj individuale e lindjeve. Ndonjėherė ajo depėrton nė ėndrrat e zakonshme, por mė shpesh nė gjendjet patologjike sesa nė ato tė shėndetshme. Tek njė person qė ėshtė mendėrisht i sėmurė, tre trupat e pare zakonisht humbin veēorit e tyre njėri nga tjetri. Njė person qė ėshtė i sėmurė mendėrisht mund tė ėndėrrojė lindjet e tij tė mėparshme, por askush nuk do tė besojė atė. Ai vetė nuk do tė besojnė atė. Ai do tė thonė se kjo ėshtė vetėm njė ėndėrr.

            -Kjo nuk ėshtė e ėndėrruar nė planin fizik. Ky ėshtė ėndėrrim astral. E ėndėrrimi astral ka shumė mė shumė kuptime, mė shumė domethėnje. Por, trupi i tretė mund tė ėndėrrojė vetėm pėr tė kaluarėn, e jo pėr atė se ēfarė domethėnė me qenė.

            -Trupi i katėrt ėshtė mendor. Ai mund tė udhėtojė nė tė kaluarėn dhe nė tė ardhmen. Nė njė urgjencė akute, nganjėherė edhe njė person i zakonshėm mund tė ketė njė paraqitje tė shkurtėr tė sė ardhmes. Nėse dikush i afėrt dhe i dashur pėr ju ėshtė duke vdekur, porosia mund tė ju shpėrndahet edhe nė ėndėrr tė zakonshme, sepse ju nuk dini asnjė dimension tjetėr tė ėndėrrimit, sepse ju nuk i dini mundėsitė tjera, porosia do tė depėrtojė tek ju nė ėndrrėn e zakonshme.

            -Por ėndrra nuk do tė jetė e qartė pėr shkak tė pengesave qė ka pėr tė kaluar para se porosia tė mund tė bėhet pjesė e gjendjes sė ėndrrės suaj tė zakonshme. Ēdo pengesė eliminon diēka, transformon diēka. Ēdo trup ka simbolikėn e vetė vetjake,  kėshtu qė sa herė njė ėndėrr kalon nga njė trup nė tjetrin ai ėshtė i pėrkthyer nė simbolikėn e atij trupi. Pastaj, ēdo gjė bėhet konfuze.

            -Nėse keni ėndėrr nė trupin e katėrt, nė njė mėnyė tė prerė dhe tė qartė – jo pėrmes ndonjė trupi tjetėr por pėrmes vetė trupit tė katėrt – pastaj ju mund tė depėrtoni nė tė ardhmen, por vetėm nė tė ardhmen tuaj. Kjo ende ėshtė individuale, ju nuk mund tė depėrtoni nė tė ardhmen e njė personi tjetėr.

            -Pėr trupin e katėrt, a kalura ėshė shumė mė e pranishme sesa e ardhmja qė ėshtė prezente. E kaluara e ardhmja dhe e tashmja bėhen njė. Ēdo gjė bėhet nė tė tashmen, e tashmja qė hynė nė tė kaluarėn, e tashmja qė hynė nė atė ardhmen. Aty nuk ka tė kalur dhe tė ardhme, por, koha ende ėshtė prezente. Koha. madje edhe si “e tashme”, ende ėshtė njė rrjedhė e kohės. Ju ende duhet ta fokusoni mendjen tuaj. Ju mund tė shikoni nga e kaluara, por ju prapė duhet ta fokusoni mendjen tuaj nė atė drejtim. Atėherė e ardhmja dhe e kalura do tė mbahen nė pritje. Kur ju fokusoheni drejt sė ardhmes – dy tė tjerat – e kaluara dhe e tashmja – do tė mungojnė, nuk do tė jenė tė pranishme. Ju do tė jeni nė gjendje tė shihni tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen, por jo sikur njė. Dhe ju do tė jeni nė gjendje tė shihni vetėm ėndrrat tuaja individuale, ėndrrat qė ju pėrkasin juve si individ.

            -Trupi i pestė, trupi shpirtėror, e kalon fushėn e individualitetit dhe fushėn e kohės. Tani ju jeni nė pėrjetėsi. Ėndėrrimi nuk ka tė bėj me ju si tė tillė, por me tėrė vetėdijen. Tani ju e dini tė kaluarėn e gjithė ekzistencės, por jo tė ardhmen.

            -Pėrmes kėtij trupi tė pestė, tė gjitha mitet e krijimit janė zhvilluar. Tė gjitha ato janė tė njėjta. ndryshojnė simbolet, ndryshojnė pak tregimet, por qoftė ato krishtere apo indiane apo hebraike apo egjiptase janė mitet e krijimit – se si u krijua bota, se si ajo erdhi nė ekzistencė – tė gjitha janė paralele; ato tė gjitha kanė njė rrymė nėnujore tė ngjajshmėrisė. Pėr shembull, tregimet e ngjashme mbi pėrmbytjen e madhe ekzistojnė nė gjithė botėn. Nuk ka dokument historik pėr kėtė, por, megjithatė, ėshtė njė dokument. Ai dokument i takon mendjes sė pestė, trupit shpirtėror. Mendja e pestė mund tė ėndėrrojė mbi ato.

            -Sa mė shumė qė depėrtoni brenda, ėndrra vjen afėr e mė afėr realitetit. Ėndėrrimi fiziologjik nuk ėshtė aq real. Ai ka realitetin e vet, por kjo nuk ėshtė aq reale. Ėndrra eterike ėshtė shumė mė reale, ajo astrale ėshtė edhe mė reale, ėndrra mendore i afrohet reales dhe nė fund, nė trupin e pestė, ju bėheni realist autentik nė ėndėrrimin tuaj. Kjo ėshtė mėnyra pėr ta njohur realitetin. Tė quhet kjo ėndėrrim nuk ėshtė adekuat. Por, nė njėfarė mėnyre ky ėshtė ėndėrrim, sepse realiteti objektivisht nuk ėshtė present. Kjo e ka objektivitetin e vet, por ajo vjen si njė pėrvojė subjektive.

            -Dy persona tė cilėt e kanė realizuar trupin e pestė mund tė ėndėrrojnė tė njėjtėn kohė, qė nuk ėshtė e mundur mė heret. Zakonisht nuk ka gjasė tė ėndėrrohet njė ėndėrr e pėrbashkėt, por prej trupit tė pestė e tutje, njė ėndėrr mund tė ėndėrrohet nė tė njėjtėn kohė nga shumė persona. Kjo ėshtė arsyeja pse ėndrrat janė objektive nė njė mėnyrė. Ne mund tė krahasojmė shėnimet. Kjo ėshtė se si kaq shumė persona, duke ėndėrruar nė trupin e pestė, kanė arritė tė njohin tė njėjtat mite. Kėto mite nuk janė krijuar prej njė individi tė vetėm. Ato janė krijuar nga shkolla tė veēanta, traditat tė veēanta qė punojnė sė bashku.

            -Kėshtu qė lloji i pestė i ėndėrrimit bėhet shumė mė real. Nė njėfarė kuptimi katėr llojet e mėparshme tė ėndėrrimit janė joreale sepse ato janė individuale. Nuk ka asnjė mundėsi qė njė person tjetėr tė ndaj pėrvojėn; nuk ka asnjė mėnyrė pėr tė gjykuar vlefshmėrinė e saj – se a ėshtė ajo fantazi apo jo. Fantazia ėshtė diēka qė ju e keni projektuar;  ėndrra ėshtė diēka qė nuk ėshtė nė ekzistencė si e tillė, por qė ju keni arritur ta njihni. Duke shkuar nga brenda, ėndėrrimi bėhet mė pak imagjinar, mė pak fantazi – mė shumė objektiv, mė shumė real dhe mė shumė autentik.

            -Tė gjitha konceptet teologjike janė krijuar nga trupi pestė. Ata ndryshojnė pėr nga gjuhėn e tyre, terminologjia e tyre, konceptualizimi i tyre, por ato nė thelb janė tė njėjta. Ato janė ėndrrat e trupit tė pestė.

-           Nė trupin e gjashtė, nė trupin kozmik, ju e kaloni pragun e vetėdijes/nėnvetėdijes, materies/mendjes. Ju i humbni tė gjitha format-karakteristikat. Trupi i gjashtė ėndėrron mbi kozmosin. Ju e kaloni pragun e vetėdijes dhe bota e nėnvetėdijes gjithashtu bėhet e vetėdijshme. Tani ēdo gjė ėshtė e gjallė dhe e vetėdijshme, madje edhe ajo qė ne e quajm materie ėshtė pjesė e vetėdijes.

            -Nė trupin e gjashtė, ėndrrat e miteve kozmike janė realizuar. Ju keni kapėrcyer individualitetin, ju keni kapėrcyer tė vetėdijshmėn, ju keni kapėrcyer kohėn dhe hapėsirėn, por gjuha ėshtė ende e mundur. Ajo shkon nė drejtim tė diēkahit; ajo tregon diēka. Teoritė e Brahmės, maja, teoritė e unitetit tė infinitit, tė gjitha kanė qenė tė realizuara nė llojin e gjashtė tė ėndėrrimit. Ata qė kanė ėndėrruar nė dimesionin kozmik, kanė qenė krijues tė sistemeve tė mėdha, religjioneve tė mėdha.

            -Pėrmes llojit tė gjashtė tė mendjes, ėndrrat janė nė aspektin apo shprehjen e qenies, e jo nė aspektin e jo-qenies. Aty ėshtė endje njė kapje me ekzistencėn, dhe njė frikė nga mos-ekzistenca. Materia dhe mendja janė bėrė njė, por jo edhe ekzistenca dhe jo ekzistenca, qenia dhe jo-qenia. Ato ende janė tė ndara. Kjo ėshtė pengesa e fundit.

            -Trupi i shtatė, trupi nirvanik, kalon kufirin e pozitives dhe hedhet nė hiēėsi (mosqenie). Kjo i ka ėndrrat e veta: ėndrrat e jo-ekzistencės, ėndrrat e  hiēėsisė, ėndrrat e jo-qenies, ėndrrate  zbrazėtisė. “Po” ėshtė lėnė mbrapa, madje edhe “Jo” nuk ėshtė mė jo; zbrazėtia apo hiēėsia mė nuk ėshtė hiē. Mė sakt, hiēėsia ėshtė edhe mė shumė se infiniti. Pozitivja duhet tė ketė kufi, ajo nuk mund tė jetė infinit(e pafund). Vetėm negativja ėshtė infinit.

            -Pra, trupi i shtatė i ka ėndrrat e veta. Tani aty nuk ka simbole, nuk ka formė. Vetėm paforma ėshtė. Tani aty nuk ka zė, pazėshėm ėshtė. Aty ėshtė qetėsi absolute. Kėto ėndrra mbi qetėsinė janė totale, tė pa-infinit.

            -Kėta janė shtatė trupat. Secili prej tyre ka ėndrrat e veta. Por, kėto shtatė dimensioned e ėndrrave mund tė bėhen pengesė tė njohjes sė shtatė llojeve tė realiteteve.

            -Trupi juaj fiziologjik ka vetėm njė mėnyrė pėr tė njohur realitetin dhe vetėm njė mėnyrė pėr tė ėndėrruar mbi tė. Kur ju hani, ky ėshtė njė realitet, por kur ju ėndėrroni se po hani, ky nuk ėshtė realitet. Ėndrra ėshtė njė zėvendėsim pėr ushqimin e vėrtetė. Pra, trupi fiziologjik ka realitetin e vet dhe mėnyrėn e vet tė ėndėrrimit. Kėto janė dy mėnyra tė ndryshme nė tė cilat funksionon trupi fiziologjik, dhe ato janė shumė larg njėra nga tjetra. Ngjajshėm me vijat e vizatuara nga periferia drejt qendrės tė njė rrethi qė afrohen dhe ashtu e kalojnė qendrėn, dhe tutje vazhdojnė drejt periferisė, nė tė njėjtėn mėnyrė edhe ėndrra dhe realiteti afrohen shumė e mė shumė, sa ju tė shkoni drejtė qendrės suaj dhe ato bėhen tė largėta e mė tė largėta sa mė shumė qė ju shkoni drejtė periferisė. Kėshtu qė po aq sa ėshtė trupi fiziologjik i shqetėsuar, ėnėdrrimi dhe realiteti bėhen mė tė largėt. Distanca mes tyre ėshtė e madhe. Ėndrrat bėhen vetėm fantazi.

            -Kjo ndarėsi nuk do tė jetė aq e madhe nė trupin eterik. Realiteti dhe ėndrra do tė jenė mė afėr, por, pėr tė njohur se ēfarė ėshtė realitet dhe ēfarė ėshtė ėndėrr do tė jetė shumė mė e vėshtirė sesa nė trupin fiziologjik. Por prapė, dallimet mund tė mėsohen. Nėse udhėtimi juaj eterik ka qenė udhėtim real, kjo do tė ndodhė derisa ju jeni tė zgjuar.  Nėse kjo ka qenė njė ėndėrr kjo do tė ndodhė kur ju jeni nė gjumė. Pėr tė ditur dallimin, ju do tė duhet tė jenė tė zgjuar nė trupin eterik.

            -Ka metoda pėr tė qenė tė vetėdijshėm nė trupin tuaj eterik. Tė gjitha metodat e punės sė brendshme siē ėshtė japa – pėrsėritja e njė mantre – ju shkėput nga bota e jashtme. Nėse bini nė gjumė, pėrsėritja konstante mund tė krijojė njė gjumė tė hipnotizuar. Pastaj, ju do tė ėndėrroni. Por, nėse nuk mund t'i qėndroni tė vetėdijshėm jap-ės suaj dhe kjo nuk mund tė krijojė njė efekt hipnotik brenda jush, atėherė ju do tė njihni realitetin derisa trupi eterik tė jetė i shqetėsuar.

            -Nė trupin e tretė, astral, ajo ėshtė edhe mė e vėshtirė pėr t’u dalluar sepse dy trupa afrohen edhe mė afėr. Nėse keni njohur trupin real astral e jo vetėm ėndėrrimin astral, atėherė ju do tė shkoni pėrtej frikės nga vdekja. Nga kėtu, mėson pavdeksin e dikujt. Por, nėse astrali ėshtė njė ėndėrr e jo realitet, atėherė ju do tė gjymtoheni nga frika prej vdekjes. Kjo ėshtė pika e dallimit, gur prove e frikės nga vdekja.

 

            Vazhdon...

 

 

   (2)