Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT

P. D. OUSPENSKY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

Ligjėrata e dytė (1)

 

PSIKOLOGJIA E EVOLUCIONIT TĖ MUNDSHĖM TĖ  NJERĖZIMIT

( Hyrje nė mėsimet e Gurxhievit )

 

 

                Vetėdija pėr veten ėshtė gjendje nė tė cilėn njeriu bėhet objektiv kundrejt vetvetes, kurse vetėdija objektive ėshtė gjendje nė tė cilėn vihet nė kontakt me botėn e vėrtetė, pėrkatėsisht me botėn objektive prej sė cilės tani e ndajnė shqisat, ėndrrat dhe gjendjet subjektive tė vetėdijes.

 

 

 

LIGJĖRATA E DYTĖ

 

Nė studimin tim tė mėtejmė pėr njeriun, tani duhet mė detajisht tė flasim mbi gjendjet e ndryshme tė vetėdijes.

Siē kam thėnė, ekzistojnė katėr gjendje tė mundshme tė vetėdijes: gjumi, “gjendja zgjuar”, vetėdija pėr veten dhe vetėdija objektive. Njeriu, ndėrkaq, jeton vetėm nė dy: pjesėrisht nė gjumė dhe pjesėrisht nė gjendjen qė ngandonjėherė quhet “vetėdije e zgjuar”. Kjo ėshtė si tė kesh shtėpinė nė katėr kate e tė jetosh vetėm nė dy mė tė ulėtit.

E para, pėrkatėsisht gjendja mė e ulėt e vetėdijes ėshtė gjumi. Kjo ėshtė gjendje e cila ėshtė pastėr subjektive dhe pasive. Njeriu ėshtė i rrethuar nga ėndrrat, kurse tė gjitha funksionet e tij psikike punojnė pa kurrfarė drejtimi. Nė gjumė nuk ka logjikė, s’ka konsekuencė, s’ka shkaqe dhe pasoja. Nėpėr mendje kalojnė fotografi tė pastra subjektive – shprehje tė pėrvojave tė kaluara apo shprehje tė perceptimeve tė paqarta momentale, siē janė tingujt qė depėrtojnė gjer tek shtrati, prekjet qė vijnė gjer tek trupi, dhembjet e panjohura, ndjesia e tendosjes sė muskujve – tė cilat nė kujtesė lėnė gjurmė shumė tė dobėt, apo, edhe mė shpesh, nuk lėnė gjurmė fare.

E dyta shkallė e vetėdishmėrisė zė fill kur njeriu zgjohet. Gjendja e dytė, gjendje nė tė cilėn momentalisht ndodhemi dhe nė tė cilėn punojmė, flasim, mendojmė se jemi qenie tė vetėdijshme e kėshtu me radhė, shpesh quhet “vetėdije e zgjuar” apo “vetėdije e pastėr”, porse ajo nė tė vėrtetė ka qenė dashur tė mbiquhet “gjumi zgjuar” gjegjėsisht “vetėdija relative”. Ky termini i fundit do tė sqarohet mė vonė.

Duhet tė kuptohet se gjendja e parė e vetėdijes, e ai ėshtė gjumi, nuk zhduket me zėnien fill tė sė dytės, do tė thotė se nuk zhduket kur njeriu zgjohet. Gjumi mbetet edhe mė tutje, me tė gjitha ėndrrat dhe mbresat e tij, vetėm se i bashkėngjitet njė qėndrim pakėz mė kritik ndaj atyre mbresave, mendimet janė pak mė tė lidhura dhe aktiviteti ėshtė mė i disiplinuar, ashtu qė shkaku i gjallėrisė sė mbresave shqisore, dėshirave dhe ndjenjave, e veēanėrisht shkaku i ndjesisė sė kundėrvėnies, gjegjėsisht i pamundėsisė, e cila nė gjumė fare nuk ekziston, ėndrrat bėhen tė padukshme, pikėrisht siē hėna dhe yjet bėhen tė padukshėm gjatė dritės sė diellit. Ato (ėndrrat dhe mbresat), ndėrkaq, janė tė pranishme dhe shpeshherė ndikojnė nė tė gjithė mendimet, ndjenjat dhe veprimet tona – ngandonjėherė madje edhe mė shumė sesa aq qė ne nė atė moment vėrtet e kuptojmė.

Lidhur me kėtė mė duhet tė them menjėherė se nuk mendoj pėr atė qė nė psikologjinė bashkėkohore quhet “ndėrdije” apo “mendja e ndėrdijshme”. Kėto thjeshtė janė terme tė gabuara qė nuk thonė asgjė e tė cilat nuk kanė tė bėjnė me kurrfarė faktesh tė vėrteta. Nė ne nuk ka asgjė qė ėshtė pėrherė e ndėrdijshme, sepse nuk ka asgjė qė ėshtė pėrherė e vetėdijshme; nuk ka as “mendje tė ndėrdijshme”, nga arsyeja e thjeshtė se nuk ekziston “mendja e vetėdijshme”. Mė vonė do tė shihni sesi ėshtė ardhur gjer tek kėto gabime, si kjo terminologji e gabuar ka lindur dhe se si ėshtė bėrė pothuajse e gjithėpranueshme.

T’u kthehemi, ndėrkaq, gjendjeve tė vetėdijes tė cilat vėrtet ekzistojnė. E para ėshtė gjumi. E dyta ėshtė “gjumi i zgjuar” apo “vetėdija relative”.

Gjendja e parė, si veē kam thėnė, ėshtė pastėr subjektive. E dyta ėshtė mė pak subjektive. Njeriu veē i dallon: “unė” dhe “jo unė”, nė kuptimin e trupit tė vet dhe objekteve qė prej tij dallojnė, dhe ėshtė nė gjendje qė nė masė tė caktuar nė mes tyre tė orientohet dhe tė njohė pozitėn e tyre dhe vetitė. Nuk mund tė thuhet, ndėrkaq, se ai nė kėtė gjendje ėshtė i zgjuar, pasi qė nė tė tepėr shumė ndikojnė ėndrrat dhe pasi qė nė tė vėrtetė mė shumė jeton nė ėndrra sesa nė realitet. Tė gjitha absurditeteve dhe tė gjitha kundėrthėnieve tek njeriu, dhe nė jetėn njerėzore pėrgjithėsisht, ua gjejmė sqarimet kur tė kuptojmė se njerėzit jetojnė nė gjumė, se krejt ēfarė bėjnė e bėjnė nė gjumė dhe nuk e dinė se flenė.

E dobishme ėshtė tė kihet nė mendje se kėtu gjendet kuptimi i brendshėm i shumė mėsimeve tė lashta. Neve mė sė miri na ėshtė i njohur krishterimi, respektivisht mėsimet e Ungjijve, ku ideja se njerėzit jetojnė nė gjumė dhe se mė parė duhet tė zgjohen paraqet bazėn e tė gjitha shpjegimeve tė jetės sė njeriut, megjithėqė kjo tepėr rrallė kuptohet ashtu siē do tė duhej kuptuar.

Ēėshtja ėshtė, sakaq, se nė ē’mėnyrė njeriu mund tė zgjohet?

Mėsimi i Ungjijve kėrkon zgjim, por nuk thotė sesi tė zgjohemi.

 

 

Tė studiuarit psikologjik tė vetėdijes, ndėrkaq, tregon se vetėm kur njeriu e kupton se fle mund tė thuhet se ėshtė nė rrugė pėr t’u zgjuar. Kurrė nuk mund tė zgjohet nėse nuk e kupton se fle.

Kėto dy gjendje, gjumi dhe gjumi zgjuar, janė dy gjendjet e vetėdijes nė tė cilat jetojmė. Krahas kėtyre ekzistojnė edhe dy gjendje tė mundshme, porse nė to mund tė kemi qasje vetėm pas njė lufte tė rėndė dhe afatgjate.

Kėto dy gjendje tė larta tė vetėdijes quhen “vetėdija pėr veten” dhe “vetėdija objektive”.

Ne nė parim konsiderojmė se vetėdijen pėr veten e posedojmė, gjegjėsisht se pėr veten jemi tė vetėdijshėm apo se nė ēdo rast mund tė jemi, kurdo qė dėshirojmė. “Vetėdija pėr veten” ndėrkaq, paraqet gjendje tė cilėn vetvetes ia atribuojmė pa kurrfarė tė drejte. “Vetėdija objektive” ėshtė gjendje mbi tė cilėn asgjė nuk dimė.

Vetėdija pėr veten ėshtė gjendje nė tė cilėn njeriu bėhet objektiv kundrejt vetvetes, kurse vetėdija objektive ėshtė gjendje nė tė cilėn vihet nė kontakt me botėn e vėrtetė, pėrkatėsisht me botėn objektive prej sė cilės tani e ndajnė shqisat, ėndrrat dhe gjendjet subjektive tė vetėdijes.

Definicioni tjetėr i katėr gjendjeve tė vetėdijes mund tė jepet nga pikėpamja e mundėsisė pėr njohjen e sė vėrtetės.

- Nė gjendjen e parė tė vetėdijes, e ky ėshtė gjumi, mbi tė vėrtetėn nuk mund tė dimė asgjė. Edhe nėse gjer tek ne depėrtojnė disa vrojtime e ndjesi, edhe ato do tė pėrzihen me ėndrrat. Derisa flemė nuk jemi nė gjendje t’i dallojmė ėndrrėn nga realiteti.

- Nė gjendjen e dytė tė vetėdijes, e kjo ėshtė gjumi zgjuar, mund ta dimė vetėm tė vėrtetėn relative, dhe prej aty buron shprehja vetėdija relative.

- Nė gjendjen e tretė tė vetėdijes, respektivisht nė gjendjen e vetėdijshme pėr veten, mund ta dimė tė vėrtetėn e plotė pėr veten tonė.

- Nė gjendjen e katėrt tė vetėdijes, kjo ėshtė gjendja e vetėdijes objektive, do tė duhej tė dinim tė vėrtetėn e plotė pėr tė gjitha: jemi nė mundėsinė qė t’i studiojmė “gjėrat pėr veten”, “botėn nė vetėqenien e vet”.

Kjo prej nesh ėshtė aq larg saqė mbi kėtė nuk mundemi madje as tė mendojmė nė mėnyrėn e duhur, dhe duhet tė provojmė tė kuptojmė se madje edhe xixat e vetėdijes objektive mund tė lajmėrohen vetėm nė gjendjen plotėsisht tė zhvilluar tė vetėdijes pėr veten.

Nė gjendjen e gjumit mund tė kemi vezullime tė vetėdijes relative. Nė gjendjen e vetėdijes relative mund tė kemi vezullime tė vetėdijes pėr veten. Por po dėshiruam perioda mė tė gjata, e jo vetėm vezullime tė vetėdijes pėr veten, duhet ta kuptojmė se ato nuk do tė vinė vetvetiu. Pėr kėtė nevojitet aktiviteti i vullnetshėm. Kjo do tė thotė se shpeshtėsia dhe kohėzgjatja e ēasteve tė vetėdijes pėr veten varet nga kontrolli qė njeriu ka mbi veten. Prandaj, kjo do tė thotė se vullneti dhe vetėdija janė po e njėjta gjė, ose tė themi mė ndryshe: aspekte tė sė njėjtės gjė.

Kėtu duhet tė kuptojmė se pengesėn e parė nė rrugėn e njeriut kah zhvillimi i vetėdijes pėr veten e paraqet bindja e tij se kėtė veē e ka, gjegjėsisht se nė ēdo rast mund ta ketė, kurdo kėtė ta dėshirojė. Ėshtė tepėr vėshtirė ta bindėsh dikė se nuk ėshtė i vetėdijshėm dhe se i tillė nuk mund tė jetė kur tė dėshirojė. E kjo ėshtė jashtėzakonisht vėshtirė pėr arsye se kėtu natyra e sajon njė trik interesant.

Po qe se dikė e pyesni se a ėshtė i vetėdijshėm apo nėse i thoni se nuk ėshtė i tillė, do t’ju pėrgjigjet se ėshtė i vetėdijshėm dhe se ėshtė absurditet t’i thoni se s’ėshtė, duke qenė se ju dėgjon dhe ju kupton. Dhe do tė ketė plotėsisht tė drejtė, megjithėqė njėkohėsisht do tė jetė nė mashtrim tė madh. Ky ėshtė triku qė natyra e sajon. Do tė ketė tė drejtė, pasi qė pyetjet tuaja, gjegjėsisht vėrejtjet e tua, pėr njė ēast, e kanė bėrė paksa tė vetėdijshėm. Qė nė momentin tjetėr ajo vetėdije do tė zhduket. Ai, pra, do tė mbajė mend se ēfarė e keni pyetur dhe ēfarė ai ju ėshtė pėrgjigjur dhe, pa dyshim, se vetveten do ta konsiderojė tė vetėdijshėm.

Pra, tė shkapuriturit e vetėdijes pėr veten paraqet punė tė rėndė dhe afatgjate. E si dikush mund ta pranojė atė punė nėse mendon se veē e ka pikėrisht atė gjė e cila i premtohet si rezultat i asaj pune tė rėndė dhe afatgjate? Natyrisht se njeriu kėtė punė nuk do ta fillojė dhe nuk do ta shohė tė domosdoshme derisa tė mos bindet se nuk ka vetėdije pėr veten dhe asgjė nga ajo qė lidhet me kėtė, e kjo ėshtė veēantia apo individualiteti, vullneti dhe “uni” i pėrhershėm.

Kjo na dėrgon tek pyetja mbi shkollat, duke qenė se metodat pėr zhvillimin e vetėdijes pėr veten, tė veēantisė, tė unit tė pėrhershėm dhe vullnetit mund ta japin vetėm shkollat e veēanta. Kjo duhet tė jetė e qartė.

Njerėzit tė cilėt gjenden nė nivelin e vetėdijes relative nuk janė nė gjendje qė kėto metoda t’i gjejnė vetė; kurse kėto metoda nuk mund tė pėrshkruhen nė libra, as tė mėsohen nė shkollat e zakonshme, nga arsyeja e thjeshtė se, pėr njerėz tė ndryshėm, edhe ato janė tė ndryshme dhe - sepse nuk ka metodė universale e cila do tė ishte njėlloj e zbatueshme tek tė gjithė.

Me fjalė tjera, kjo do tė thotė se atyre qė dėshirojnė ta ndryshojnė gjendjen e vet tė vetėdijes iu nevojitet shkolla. Ata, ndėrkaq, duhet mė sė pari ta ndjejnė atė nevojė tė tyren. Gjithnjė derisa mendojnė se munden vetė tė bėjnė diēka, nga shkolla nuk do tė mund tė kenė kurrfarė dobie, madje edhe sikur ta kenė gjetur shkollėn. Shkollat ekzistojnė vetėm pėr ata qė iu nevojiten dhe tė cilėt e dinė se pėr to kanė nevojė.

 

Vazhdon...

 

    (2)       (3)