Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologjia 3 - PSIKOTERAPIA ANALITIKE: PREJ FREUDIT DERI TE JUNGU

https://infoglobi.com

PSIKOTERAPIA ANALITIKE: PREJ FREUDIT DERI TE JUNGU

 

            Sipas psikoterapisė analitike, sėmundjet psiqike shihen nė njė kontekst tė gjerė tė funksionimit tė pėrgjithshėm tė personit, nė tė cilin edhe vetė sėmundja ėshtė pėrgjigje nė funksionimin e rregulluar tė personit.

 

 

            Psikoterapia analitike paraqet njė grup drejtimesh psikoterapeutike, tė cilat janė zhvilluar nga psikanaliza, nismėtar i sė cilės ka qenė Sigmund Freud.

            Vetė fjala “analitike” do tė thotė se kjo qasje merret me analizėn e personalitetit dhe pjesėve tė tij me qėllim tė njohjes sė funksionimit tė personalitetit, kapaciteteve tė tij, anėve tė fshehta, konflikteve si dhe me gjetjen e zgjidhjeve pėr problemet me tė cilat personaliteti mund tė hasė nė funksionimin dhe zhvillimin e tij.

 

            E vetėdijshmja dhe e pavetėdijshmja

            Freud ka vėrejtur se personaliteti nuk funksionon vetėm nė fushėn e dukshme, pėrkatėsisht atė qė ne e shohim nė funksionimin e personalitetit ėshtė “vetėm maja e akullnajės” dhe se ekzistojnė pjesė tė personalitetit tė cilat janė tė ndėrdijshme si dhe tė pavetėdijshme. Kjo do tė thotė se personaliteti shpesh as nuk di se ēfarė bėn, pėrjetėsisht se ekziston motivimi i pavetėdijshėm pėr disa sjellje. Freudi, po ashtu, ka vėrejtur se elemente tė pavetėdijshme shprehen nė ėndrra, asociacione tė lira dhe nė shkarje nė tė folur. Problemet psiqike janė pasojė e konfliktit nė personalitet ndėrmjet pjesės sė vetdijshme dhe asaj tė pavetėdijshme tė personalitetit, kėshtu qė pėrsoni, pėr t’i ikur zgjidhjes sė konfliktit, shpesh u qaset simptomeve si zgjidhje kompromisi. Vetė simptomet kanė funksion simbolik pėr ta treguar konfliktin, me rrugė joverbale. Pėr shembull, vajza e cila nuk ka dėshirė tė merret me punėn e daktilografes fillon tė shfaqė simptome tė mpirjes sė duarve sepse, nė tė vėrtetė, nuk ka dėshirė ta bėjė kėtė, ndėrsa nė nivelin e vetėdijes i nevojitet puna.

            Duke i parė konfliktet njerėzore nė kėtė mėnyrė, si dhe dėshirat e brendshme tė cilat nuk guxojmė t’ia pranojmė vetes, Freudi ka bėrė zbulimin revolucionar tė psikės sė pavetėdijshme. Ndonėse ky termin ka qenė i njohur edhe mė parė, Freudi i pari e ka formėsuar, ka dhėnė bazėn terapeutike si dhe kėndelljen nė formė tė rasteve tė cilat i ka zgjidhur duke u ndihmuar pacientėve qė t’i bėjnė tė vetėdjshme pjesėt e fshehura tė psikės.

            Psikoterapia bazohet edhe nė shumė nocione, tė cilat Freudi i ka futur nė psikoterapi nė formė tė teorisė e tė praktikės, deri sa shumė nocione qė atėherė kanė ndryshuar, qėndrimet janė reviduar, ndėrsa disa koncepte janė hedhur poshtė.

 

            Jung, konceptet dhe elementet shpirtėrore

            Carl Gustav Jungu, psikiatri zvicran meritor pėr themelimin e shkollės terapeutike jungiane dhe teorisė sė personalitetit, ka qenė bashkėkohanik i Freudit. Shumė ide tė Freudit Jungu i ka pranuar dhe ato edhe nė praktikėn e tyre janė dėshmuar si terapeutikisht tė sakta e qė pacientėve u bėjnė mirė. Po ashtu shumė ide tė Freudit Jungu i ka reviduar, e disa i ka hedhur poshtė si terapeutikisht joproduktive. Ky ka qenė, nė fund, edhe shkaku i ndarjes ndėrmjet Freudit e Jungut.

            Carl Gustav Jung ( 1875-1961), ka qenė njėri prej mendimtarėve mė origjinalė tė shekullit XX dhe themelues i psikologjisė analitike apo psikologjisė sė komplekseve, siē e ka quajtur drejtimin e tij pėr tė theksuar dallimin ndaj psikanalizės sė Freudit.

            Idetė e tij dhe metodat terapeutike u kanė ndihmuar shumė njerėzve me probleme psikologjike, jo vetėm kur janė nė pyetje sėmundjet e lehta psikologjike, por edhe nė rastet e ērregullimeve tė rėnda siē janė psikozat, ērregullimet e personalitetit, si dhe problemet e varėsisė.

            Freudi edhe pėrkundėr suksesit tė madh qė ka pasur nė punėn me pacientėt me probleme psiqike, ka konsideruar se natyra njerėzore, nė thelb, ėshtė e bazuar nė kėnaqjen e disa prej instikteve themelore, siē ėshtė instikti seksual dhe ai pėr agresivitet. Kjo do tė duhej tė thotė se, njerėzit, nė tė vėrtetė, nė jetėn e tyre synojnė tė realizojnė parimin e kėnaqėsisė, ndėsra tė socializohen, pėrkatėsisht tė mėsojnė norma tė caktuara sociale, vetėm qė nė mėnyrė tė pranueshme shoqėroe tė shprehin impulset e tyre primare. Kjo do tė thotė, nė njė shembull tė thjeshtė, se nė qoftė se dikush e ka tė shprehur instiktin pėr agresivitet, do tė ishte mirė tė bėhet kirurg dhe nė mėnyrė tė dobishme shoqėrore tė shprehė synimin e tij pėr agresivitet. Apo, personi i cili ka afinitet pėr tė kritikuar dhe pėr tė ndjekur tė tjerėt, tė bėhet polic dhe impulset e tij tė papranueshme t’i shndėrrojė nė diēka tė pranueshme nga shoqėria. Problemi shfaqet atėherė kur personaliteti vėrshohet nga kėto impulse tė cilat nuk i pranon, qė ėshtė pasojė e lėshimeve nė edukim dhe nė konfliktet e brendshme.

            Freudin shumėkush e ka kritikuar pse e ka theksuar tepėr rolin e instiktit seksual nė motivacionin njerėzor, duke konsideruar se shumė sjellje, nė tė vėrtetė, pavetėdijshėm mbėshteten nė plotėsimin e instiktit seksual. Nocioni i tij ėshtė ai i kompleksit tė Edipit dhe tė Elektras nė rritjen e fėmijės, i cili ka tė bėjė me armiqsinė e fėmijės ndaj prindit tė sė njėjtės gjini, ndėrsa dėshirėn pėr tė poseduar vėmendjen e prindit tė gjinisė sė kundėrt. Jungu, duke zhvilluar metodėn e tij, ka vėrejtur se natyra njerėzore pos nė seksualitet dhe agresivitet, mbėshtet edhe nė disa procese tė thella, tė cilat kanė tė bėjnė me kuptimin e jetės, kuptimit nė pėrgjithėsi dhe spiritualitetit. Duke paraqitur qėndrimin e tij se njeriun nuk mund ta plotėsojė plotėsimi i thjeshtė i instiktit seksual e as dėshira pėr fuqi, Jung shkon edhe njė hap mė tej nė analizėn e natyrės sė njeriut, duke theksuar qėllimet dhe kuptimet e jetės apo si e ka quajtur ai – procesin e individuimit.

 

 

            Individualiteti

            Procesi i Individualitetit – ėshtė njėri prej termeve themelore tė Jungut. Ka tė bėjė me rrugėn, tė cilėn personaliteti e kalon ne zhvillimin e tij pėr tė arritur nė cakun pėrfundimtar, ndjenjėn e lumturisė, mirėqenies dhe baraspeshės sė brendshme. Individuimi ėshtė qėllimi i fundit i secilit personalitet dhe kėshtu e shėnon zhvillimin e kapacitetit tė personalitetit nė kuptim tė plotė. Secili person synon tė zhvillojė potencialet e tij dhe tė ndjehet i plotėsuar, me qėllim dhe me kuptim.

            E pavetėdijshmja individuale – pjesa e pavetėdijshme e secilit personalitet, ajo qė Freud ka zbuluar se secili personalitet e ka, pjesa e tij e fshehur.

            E pavetėdijshmja kolektive – struktura e preformuar e cila i pėrbėn tė gjitha ato pėrvoja tė cilat gjinia njerėzore i ka pėrjetuar nė zhvillimin e saj filogjenetik. Secili njeri e posedon tė pavetėdijshmen kolektive, pėrkatėsisht nė tė gjithė ne gjenden pėrvolat e tė gjitha parardhėsve tanė. Ky ėshtė zbulim origjinal i Jungut, tė cilin e ka bėrė duke hulumtuar kultura tė ndrsyhme dhe zakonet e tyre. Ai ka arritur nė pėrfundim se simbole tė caktuara paraqiten nė tė gjitha kulturat, madje edhe nė disa fise primitive, tė cilat nuk kanė mundur tė kenė lidhje me botėn e civilizuar. Nė bazė tė kėtyre vėrejtjeve, ka arritur nė pėrfundim se ekziston e pavetėdijshmja kolektive nė tė cilėn shfaqen arketipet, pamjet e lashta mitike tė cilat i ndėrlidhin tė gjithė njerėzit, ndėrsa mund tė zbulohen nė ėndėrrat e individėve, kulturė, art.

            Arketipet janė shėmbėlltyra nė raport me tė cilėn i formojmė pėrvojat tona individuale. Kėshtu ekziston arketipi i nėnės, heroit, shpėtimtarit… Kur simbole tė tilla na paraqiten nė ėndrra rnėdom shėnojnė momente shumė tė rėndėsishme tė undividuimit tonė, sepse pėr Jugun ėndėrrat janė udhėrrėfyes tė cilėt na i tregojnė dėshirat tona tė fshehta, shpresat dhe frika, si dhe rrugėn nėpėr tė cilėn duhet tė shkojmė apo tė mos shkojmė nė zhvillimin tonė.

            Animus e anima – arketipi mashkullor dhe femėror i pranishėm nė secilin person. Parimi mashkullor mbart racionalitetin dhe logjikėn, ndėrsa ai femėror spontanitetin dhe kreativitetin. Paraqitja e tyre nė ėndrra, me asociacione tė lira, tregon se cilat aspekte tė personalitetit duhet t’i forcojmė, e cilat na mungojnė.

            Kriza – shėnon atė moment nė funksionim kur nga njė mėnyrė e ngulitur e funksionimit kalojmė nė njė tjetėr, tė re dhe zakonisht mė tė mirė. Mirėpo, nė kėtė zhvillim ne shpesh mund tė na ndalojė frika jonė, pjesėt e pandėrtuara tė personalitetit etj. Nė kėtė periudhė shfaqen simptome tė pengesave psiqikie apo madje edhe sėmundje, tė cilat Jung i ka interpretuar si tregues tė rėndėsishėm tė mėnyrės sė funksionimit tė individit.

            Simptomet, sipas Jungut, nuk janė diēka qė duhet menjanuar si patologjike, por janė tregues se ēka duhet tė kemi parasysh qė tė mos bredhim nė procesin e individuimit. Prandaj, sipas Jungut, kriza njėkohėsisht ėshtė edhe mundėsi pėr zhvillim sepse nė kėtė mėnyrė e arrijmė shkallėn tjetėr nė zhvillimin tonė. Kjo ka qenė pamje revolucionare e sėmundjes psiqike. Rėndom deri atėherė ėshtė konsideruar se sėmundja psiqike ėshtė diēka qė duhe tė menjanohet nė mėnyrė qė njeriu tė mund tė funksionojė normalish, e jo shenjė tė cilės duhet vėnė mendjen dhe tė vėrejmė se ēfarė porosish na dėrgon.

 

            Implikimet terapeutike

            Psikoterapinė e orientuar kah analiza e karakterizon marrėdhėnie specifike ndėrmjet analistit dhe klientit i cili, njė njė situatė tė mbrojtur e produktive, mund t’i shprehė lirisht produktet e psikės sė tij. Shprehja sponaten e psikės mund tė haset nė ėndrra, fantazi, lėvizje tė trupit dhe nė tė gjitha pėrmabjtjet tė cilat dalin nė sipėrfaqe nė marrėdhėnien ndėrmjet analistit dhe klientit. Me tė mėsuar tė pėrgjojmė ato porosi qė vijnė nga pjesėt e thella tė psikės dhe me fillimin e dialogut me tė, klienti e plotėson vėshtrimin e tij mbi veten dhe botėn rreth vetes.

            Meqė botėkuptimi ynė ėshtė ngusht i lidhur me bindjet tona themelore mbi veten dhe botėn, me tė mėsuar se nė qoftė se ato bidnje janė jo tė duhura nė i ndryshojmė nė harmoni me bėrthamėn e shėndoshė tė personalitetit, shėrohemi dhe e zhvillojmė personalitetin, ndėrsa psikoterapia pėrdoert vetėm pėr problemet psiqike. ėshė e njohur dobia e qasjes analitike ndaj shprehjes sė pacientėve nėpėrmjet vizatimit, pikturės, arkitekturės dhe shenjave tjera joverbale, tė cilat mund tė shprehin pėrmbajtjet e tyre tė thella psiqike.

            Transferimi ėshtė marrėdhėnia e klientit ndaj terapeutit, nė tė cilėn ai e bart nė terapeutin marrėdhėnien e tij ndaj figurave tė rėndėsishme nė jetė. Analiza e tranferit shfrytėzohet si mjet i veēantė terapeutik, i cili ndihmon qė klienti tė vetėdijesohet pėr mėnyrat se si i krijon marrėdhėniet e tij, tarnsmetimin e emocioneve dhe modeleve tė cilat i ka pasur me prindėrit nė njerėzit e tjerėm su dhe qė kėto modele t’i ndryshojė nė drejtimin i cili do t’i mundėsojė tė funksionojė mė mirė e mė me harmoni. Analiza nėnkupton edhe marrjen me kujtimet e hershme, traumat, synimet etj. Nė tė gjitha kėto fshihet qenia njerėzore, e cila synon tėrėsinė e cenuar qoftė nga atmosfera familjare, qoftė nga bindjet e gabuara, qoftė nga marrėdhėniet e kėija aktuale, dhe e cila mund tė rivėhet sėrish ashtu qė personi tė jetė nė gjendje tė harmonisė dinamike. Psikoterapia analitike na mėson se si tė njohim dhe tė mėsojmė tė komunikojmė me gjuhėn e simboleve tė pavetėdijshme pėr tė arritur harmoninė e brendshme, tė cilėn Jungu e ka quajtur vetwvetja – personaliteti i tėrėsishėm.

 

            Zbatimi i terapisė

            Sipas psikoterapisė analitike, sėmundjet psiqike shihen nė njė kontekst tė gjerė tė funksionimit tė pėrgjithshėm tė personit, nė tė cilin edhe vetė sėmundja ėshtė pėrgjigje nė funksionimin e rregulluar tė personit. Nė kėtė kuptim terapia analitike fokusohet nė pjesėt e pėrsonalitetit tė cilat janė ndrydhur, nuk janė ndėrtuar por janė tė rėndėsishėm, si dhe nevojat e paplotėsuara, rėndom nga fėmijėria e hershme, e pėr tė cilat ndoshta as vetė personi nuk ėshtė i vetėdijshėm. Secila sėmundje mentale ėshtė shenjė dhe porosi se diēka nuk ėshtė nė rregull dhe se ekziston njė pengesė nė rrugėn kah individuimi dhe nė atė aspekt, analisti fokusohet nė “ „simptomin-sinjal“, d.m.th se simptomat i pėrjeton si shenjė e konfliktit tė ndrydhur psikogjen.

            Parafytyrimi i thjeshtėzuar dhe i shtrembėruar mbi terapinė analitike nė tė cilėn klienti rri shtrirė nė kanape dhe flet pėr gjithēka qė i bie ndėrmend, ndėrsa analisti i shėnon ato pėr tė arritur te pėrmbajtja e ndrydhur ėshtė, pėr fat tė keq, shumė e pėrhapur ndėr laikėt, ndėrsa me procesin e vėrtetė analitik nuk ka shumė lidhje, sepse nė terapinė analitke klienti ėshtė shumė aktiv dhe i pėrgjegjshėm pėr procesin e tij tė shėrimit.

            Po ashtu, meqė terapia analitike merret me zbulimin e kuptimit mė tė lartė tė tė jeturit (me ēka ka shumė ngjashmėri me logoterapinė e Franklit), ky aspekt ėshtė shumė i rėndėsishėm tek sėmundjet mentale, sepse gjetja e kuptimit tė ri pėr jetėn ėshtė me shumė rėndėsi pėr klientin. Ajo zbrazėti e cila mė heret ka qenė e mbushur me pakuptim, me konsumimin e substancave psikoaktive, simptome … tash mund tė jetė e plotėsuar me kuptimin mė tė lartė tė tė jetuarit, me parimet universale pėr tė cilat Jungu ka supozuar se gjenden nė esencėn e secilit gjurmim psikologjik.

            Komplekset janė, po ashtu, nocion i Jungut i cili ka tė bėjė me atė pjesė tė psikės e cila ėshtė pėrfshirė nga konflikti dhe ku ėshtė e lidhur energji e konsiderueshme psiqike, kėshtu qė kur komplekset njihen dhe detektohen (lirohet energjia psiqike), personaliteti mund tė zhvillohet mė tej kah individuimi. Komplekset shpesh paraqiten nė ėndėrrat e klientit, kėshtu qė edhe zgjidhja e tyre mund tė manifestohet nė ėndrra.

            Jungu te personaliteti e ka theksuar edhe ekzistimin e “instiktit pėr tė qenė religjioz”, pėrkatėsisht instiktit pėr kuptim, e me vetė kėtė qė e ka quajtur instikt, e ka theksuar rėndėsinė e tij pėr njeriun. Personaliteti nuk mund tė bėjė jetė produktive pa qėllim, plotshmėri e kuptim. Vetėm nė kėtė mėnyrė bėhet e tėrė. Produktet e psiqikės siē janė: ėndėrrat, fantazitė, simptomat, rezistenca, vizatimet etj… paraqesin rrugėn pėr tė arritur te tėrėsia, e cla zbulohet nė procesin e hapur terapeutik.