Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Psikoterapia Trupore

Shkruan: Mr. sci. Enver ĒESKO

PSIKOTERAPIA TRUPORE

 

      Jeta  nė tė cilėn jetojmė pėrbėhet prej energjisė. Kjo energji ėshtė e nevojshme qė tė vėmė nė lėvizje makinėn tonė jetėsore. Frojdi energjinė jetėsore e ka quajtur “libido”, Mesmeri - “magnetizimi animal”, Rajhenbahu - “fuqi mbinatyrore”, Bergsoni - “fuqi vitale”, Loveni - “bioenergji”, Keli - “radix”, kurse Vilhem Rajhu - “orgon energjie”. Kėto terme, sido qė tė quhen, e kanė tė njėjtin kuptim dhe paraqesin tė njėjtėn gjė.

 

 

            Pėrdorimi i psikanalizės nė mjekimin e shumė sėmundjeve psikoneurotike, nė mjekėsi dhe nė psikologji sjell njė metodė tė re pune, ku pėrdorimi i barnave tek tė sėmurit mbetet anash.  Vėzhgimi dhe seancat  e shumta nga ana e Brojerit, pastaj tė Frojdit, Sharkos e mė vonė edhe tė Ferencit, Tomsonit, Klajnit e Bionit, kanė qenė tė koncentruara mė tepėr nė punėn analitike tė zgjidhjes sė etiologjisė sė sėmundjes. Psikanaliza pacientin e ka trajtuar objekt studimi me vite tė tėra, ku suksesi dhe qėllimi i arritur nuk e ka kėnaqur vetė pacientin. Vėrtet psikanaliza ka qenė njė metodė e rėndėsishme, sepse ka depėrtuar nė pavetėdijen e njeriut dhe ėshtė munduar tė gjejė kuazalitetin e lajmėrimit tė sėmundjes. Nė tė shumtėn e rasteve kjo ka qenė e “rindėrtuar” nė fėmijėrinė e hershme tė formimit tė personalitetit.

            Merita e psikanalizės, e nė veēanti ajo e Frojdit, nė ekzistimin e idit, egos dhe superegos si dhe nė formimin e fazave psikoseksuale, siē janė ato orale, anale dhe faluse qė paraqesin thelbin e kuptimit tė  psikoterapisė. Nė ēdo formė tė psikoterapisė, qoftė psikanaliza, gestalti, kognitive, bihejviore, transaksionale, biosinteza, bioenergjetika, stufi terapia, joga dhe psikoterapia trupore (body psychoterapia), mekanizmat dhe elementet qė i ka pėrdorur Frojdi, kanė pėrdorim tė gjerė nė tė gjithė llojet e psikoterapisė.  Mirėpo, ēdo lloj i psikoterapisė ka dallime tė veēanta nė teknikėn, mėnyrėn dhe nė pikėnisjen e mjekimit.

 

            Specifika e psikoterapisė trupore   

 

            Njėra prej llojeve mė specifike tė dhėnies sė psikoterapisė ėshtė psikoterapia trupore. Asnjėra nga llojet e psikoterapive, siē janė: psikanaliza, gestalt psikoterapia, bihejvijorit terapia, psikoterapia kognitive dhe psikoterapia transaksionale, nuk merren aq shumė me trupin sa merret psikoterapia trupore. Prandaj, vetė emri psikoterapi trupore, ėshtė njė metodė posfrojdiane, qė pėr herė tė parė bėn integrimin e tri elementeve nė njė tėrėsi. Psikoterapia trupore, psiken, trupin dhe shpirtin i integron nė njė  tėrėsi si tė tillė, ashtu si organizmi i njeriut duhet tė funksionoj. Ky lloj i psikoterapisė ėshtė metodė e thelluar qė ėshtė i pėrqendruar nė pjekurinė psikologjike ose mė mirė tė themi, nė ngritjen dhe zhvillimin psikologjik tė njeriut. Pėrveē kėsaj, njė prej dallimeve kryesore nė metodėn e punės, nė kėtė formė tė psikoterapisė, ėshtė forma e komunikimit tė quajtur “ekspresioni trupor”.

            Tė shprehurit verbal, qė bėhej nė metodėn e mėhershme, ka qenė i varur nga kontrollimet e dėshiruara tė cilat shpeshherė i kanė penguar shprehjet spontane qė rrjedhin nga pavetėdija. Prandaj, puna nė integrimin e punės me trupin kanė mundėsuar depėrtimin mė tė thellė nė sferėn e fshehtėsisė sė vetėdijes. Shpeshherė, gjatė tė shprehurit verbal, me vetėdije njeriu bėn censura tė ndryshme, prandaj ėshtė vėshtirė tė depėrtohet nė thellėsi tė shpirtit. Puna me trupin dhe komunikimi verbal mundėsojnė, pėrveē depėrtimit nė sferėn e pavetėdijes, edhe lirimin e bllokimeve tė ndryshme psikosomatike nė trup.

            Jeta  nė tė cilėn jetojmė pėrbėhet prej energjisė. Kjo energji ėshtė e nevojshme qė tė vėmė nė lėvizje makinėn tonė jetėsore. Frojdi energjinė jetėsore e ka quajtur “libido”, Mesmeri - “magnetizimi animal”, Rajhenbahu - “fuqi mbinatyrore”, Bergsoni - “fuqi vitale”, Loveni - “bioenergji”, Keli - “radix”, kurse Vilhem Rajhu - “orgon energjie”. Kėto terme, sido qė tė quhen, e kanė tė njėjtin kuptim dhe paraqesin tė njėjtėn gjė.

            Kryesues i themelimit tė psikoterapisė trupore ishte Vilhem Rajhu.

 

 

            Rajhu dhe ndarja nga psikanaliza

 

            Vitet e tridhjeta e karakterizojnė jehonėn e madhe nė fushėn e psikanalizės frojdiane. Sikur edhe shumė mjek tė tjerė qė kanė qenė nėn ndikimin e  mėsuesit tė tyre - Frojdit, edhe Rajhu deri nė vitet e 30-ta ka qenė asistent i parė nė poliklinikėn e psikanalizės sė Frojdit nė Vjenė. Mirėpo, pas viteve tė 30-ta, Rajhu fillon tė distancohet nga metodat e punės psikoanalitike, e nė veēanti nga metoda e punės sė asociacioneve tė lira. Nė punėn e tij, qė deri atėherė ishte psikoanalitike, Rajhu fillon tė kultivoj njė metodė tė re tė punės sė mjekimit tė pacientėve. Ai vėrėn se metoda e asociacioneve tė lira vetėm e “shpalon” dhimbjen apo etiologjinė e sėmundjes, por asgjė nuk bėn qė kjo dhimbje tė mjekohet. Ai thotė: “Plaga ėshtė dezinfektuar, por nuk ėshtė mbrojtur”. Nė kėtė drejtim, Rajhu e lė anash metodėn e punės sė asociacioneve tė lira dhe fillon tė zhvilloj metoda dhe teknika, siē janė: analiza e mbrojtjes, puna nė transferin pozitiv dhe negativ, analiza e strukturės sė karakterit etj. Po ashtu, vend tė posaēėm zė puna nė zhvillimin e teknikės sė depėrtimit thellėsor nė sferėn emocionale, ku tani nuk ėshtė me rėndėsi se ēka po ndjen dhe si po e ndjen. Nė kėtė mėnyrė tani kemi tė bėjmė me principin e quajtur kėtu dhe tani.

            Rajhu ėshtė njeriu i cili tėrė jetėn ia ka kushtuar gjetjes tė sė vėrtetės tė ekzistimit tė natyrės sė njeriut dhe lidhshmėrisė sė tij me civilizimin, qė zhvillohet dhe ndėrrohet varėsisht nga njohja e vetvetes. Njė qėndrim tė tillė shumė mendimtar nė tėrė botėn e atėhershme e kanė etiketuar si budallaki paranoide. Mirėpo, koha kėtė e ka demantuar. Sot gati tė gjitha drejtimet e reja psikoterapeutike bazohen nė idetė e V. Rajhut. Veēanėrisht ėshtė i theksuar pėrdorimi i teknikave nga faza e parė e quajtur - analiza e karakterit, si dhe faza e dytė, e quajtur - zhvillimi i vegetoterapisė, kurse mė pak tė pranuara nga faza e tretė, teknika e quajtur faza e zhvillimit tė orgonterapisė. Kjo fazė e fundit nė krijimtarinė profesionale tė Rajhut ka qenė vendimtare dhe e kobshme. Puna nė zhvillimin  e teorisė sė gjetjes sė orgonave , si mjet pėr koncentrimin e energjisė jetėsore me qėllim shėrimi, pason qė pushteti amerikan nė vitet e 50-ta ta dėnojnė me vdekje. I akuzuar si prodhues dhe njėherit shitės i “akumulatorėve orgonik”, Qeveria amerikane e akuzon  pėr sharlatanizėm, duke ia djegur librat si dhe e likuidojnė fizikisht.

 

            Qėndrimet teorike tė Rahjut

 

            Teoria e Rajhut mund tė mbėshtet nė tri koncepte themelore:

            1. Seks-ekonomia, qė definohet si disiplinė natyroro-shkencore, e mbėshtetur nė teorinė empirike tė seksualitetit; paraqitet jo vetėm si teori klasike psikologjike, por edhe grusht i fortė kundėr regjimit kapitalist tė shoqėrisė, qė nė kohėn e sotme merret psikologjia humanitare.

            2. Vegetoterapia si teknik terapeutike e ekonomisė seksuale, e qė mė me ėndje do ta quante edhe “orgazmo-terapia”, por pėr hir tė ndjeshmėrisė terminologjike nuk e pėrdor.

            3. Orgon-terapi, qė paraqitet si koncept nė teorinė e energjisė.

            Rajhu thotė se shėndeti psikik varet nga potencioni orgazmik, gjegjėsisht nga shkalla kulminante e orgazmės qė dikush ėshtė nė gjendje tė ndjejė nė aktin seksual. Kurse sėmundja psikike ėshtė rezultat i ērregullimeve tė aftėsive tė natyrshme pėr tė dashur.

            Ēarles Kelli ėshtė themelues i Rdix-institutit nė vitin 1960 nė Eselen tė SHBA-ve. Ai ka qenė nxėnės i Rajhut, i cili me punėn e tij pothuaj nė tėrėsi e pranon metodėn dhe mėnyrėn e trajnimit tė psikoterapisė. Mirėpo, edhe ai nė zhvillimin dhe pėrsosjen metodologjike tė psikoterapisė trupore niset nga koncepti i fuqisė natyrore qė ka ekzistuar  edhe gjatė jetesės e qė del nga ajo. Kjo, sipas Kellit, ėshtė “Radix-i” dhe mund tė trajnohet si fuqi jetėsore. Kjo ėshtė e njėjtė sikurse qė Mesmeri e ka quajtur - “magnetizėm animal”,  Bergsoni - “fuqi vitale”, Frojdi - “libido”, Mek Dugalli - “energji harmonike” e Rajhu - “energji orgonike”. Kelli  fjalėn “radix” e pėrdor si term pėr tu larguar nga akuzat sharlatane tė asaj kohe. Fjala “Radix” rrjedh nga gjuha e vjetėr latine qė do tė thotė rrėnjė, burim, arsye kryesore etj. Kjo fjalė tanimė ka rėnė nga pėrdorimi, ndėrkaq Kelli mu pėr kėtė arsye, pėr ta larguar nga konotacioni mistik apo tė menduarit mekanistik, e pėrdor kėtė term. Teoria e Kellit njihet me emrin “radix” edukimi.

 

            Ē’ėshtė “radix” edukimi?

 

            Qėllimi i “radix” edukimit ėshtė hapja e kapaciteteve pėr tė ndjerė emocione tė thella dhe spontane, si dhe ngritje pėr tė jetuar me qėllim. E para ka tė bėjė me edukimin e ndjenjave, kurse e dyta me edukimin e qėllimit. Gjatė edukimit punohet nė integrim tė tė menduarit, tė ndjenjave dhe tė sjelljeve. “Radixi” na mundėson teknologjinė mė moderne tė punės. Kėtu punohet nė mėnyrė paralele me trupin dhe psiken. Teknikat janė tė perfeksionuara dhe tė pėrshtatshme pėr njeriun bashkėkohorė, kėshtu qė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr mund tė vihet deri te ndjenjat mė tė thella tė ndėrdijes njerėzore. Poenta kryesore e “radix” trajnimit bazohet nė konceptet e ngritjes dhe tė zhvillimit tė personalitetit e jo nė patologjinė e modeleve tė tė menduarit a tė pėrshkrimit. Rėndėsi tė veēantė nė kėtė lloj tė psikoterapisė, pėrveē pėrdorimit tė teknikave verbale, ėshtė edhe pėrdorimi i teknikave me trup dhe me trupin. Nė kėtė mėnyrė, ky lloj i psikoterapisė mundėson integrimin e trupit dhe tė psikes. Derisa nė psikanalizėn e Frojdit ka qenė me rėndėsi se ē’thotė pacienti, nė psikoterapin trupore tė Rajhut ėshtė me rėndėsi si e thotė pacienti. Prandaj, Rajhu thotė: “Forma e sjelljes ėshtė mė e rėndėsishme se ēka thuhet. Fjalėt mund tė gėnjejnė, por shprehja kurrė nuk gėnjen”.

           

            Shprazja

 

            Shprazja parqet njė proces spontan dhe tė padashur. Gjatė ushtrimeve ne mund tė imitojmė procesin e shprazjes, por ato mund tė jenė imitime tė thjeshta pėr arsye tė kontrolleve tė padėshiruara. Mirėpo, shprazja e vėrtet ėshtė e padėshiruar qė ėshtė nėn ndikimin e sistemit nervor autonom. Prandaj, edhe ėshtė e nevojshme qė  vetvetiu tė lejohet tė zhvillohet nė ritmin e vet.

            Sipas Rajhut, shprazjet mė tė theksuara janė ato konvulsive. Mirėpo, kjo nuk do tė thotė se tė gjitha shprazjet janė konvulsive. Ēdo lloj i pėrjetimit emocional nėnkupton shprazje tė caktuar tė “radix” procesit. Sa mė e theksuar dhe e fortė tė jetė shprazja, ndjenjat janė mė tė forta. Shprazjet mė tė theksuara konvulsive janė nė seks, dhimbje, tmerr dhe nė mllef.

 

            Autori ėshtė themelues dhe udhėheqės i Kabineti pėr Psikologji dhe Psikoterapi "PSIKODIAGNOSTIKA" nė Prizren:

 

Rr. Xheladin Hana,  nr. 89

E-mail: ekipsiko@yahoo.com

Tel:       044/ 113-376