Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Qazim Berisha

QAZIM BERISHA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

QAZIM BERISHA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Qazim Berisha u lind mė 1953 nė Drenofc tė Prishtinės.

            Filloren e kreu nė Barilevė, normalen nė Prishtinė dhe Mitrovicė, ndėrsa Fakultetin e Filologjisė Dega: Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe nė Prishtinė.

            Me shkrime filloi tė merret herėt qė nė bankat e fillores. Filloi si publicist, duke bashkėpunuar me gazetat dhe revistat mė tė njohura, nė Kosovė, Shqipėri dhe diasporė.

            Botoi librin ”Lot Gjaku” pėr 105 dėshmorėt dhe martirėt e Kosovės (1981-1991), libri i parė i botuar pėr dėshmorė nė Kosovė.

            Autor i fejtonit tė gjatė pėr ushtarėt e vrarė nė Armatėn Jugosllave (1981-1991), botuar nė ”Fjala jonė” dhe ”Gazeta shqiptare” 1997- 1998.

            Shkroi: “Arsimtarėt martirė dhe dėshmorė” tė rėnė nė Luftėn e Kosovės, botuar nė “Feniksi” 2005, dhe transmetim nė Radion “Kosova e lirė”.

            “25 martirėt e rėnė nė pranverėn 1989”, botuar nė “Epoka e re” 2015.

 

            Botimet:

            -“Lot Gjaku” poezi, 1995.

            -“Nė zemrėn time banon dhembja” - poezi, 2005.

            -“Nėnėlokja” - monografi, 2011.

            -“Kronikė pas lufte” - publicistikė, (1999-2013).

            -“Aglirie” – vėllim poetik, 2015.

            Aktualisht punon profesor i gjuhės dhe letėrsisė shqiptare.

 

 

 

 

 

KĖTO VITET E MIA

 

Mė thanė:
43 vjet shėrbim
ndejte burrė
ato 20 tė tjera
i ri ishe.
 

Shpesh ua ke ngre
veshin nxėnėsve
tash ua ledhaton kaēurrelet
thuaju: Ju jeni tė bukur si dielli
tė shėndetshėm si molla
arsimtari juve iu ka xhan
po deshėt dilni te tabela
por s'pari t'i fikni ajfonat.
 

Zgjidhni ju vet
a do flasim sot
pėr folje e diateza
po deshėt flasim
pėr lirikun 
Lasgush Poradecin
si tė doni ju do ia bėjmė
pėrveē mesazhe dhe selfie
nė orė mėsimi mos tė bėjmė.
 

Kaluan vite e dekada
e ne mbetėm ata qė ishim...
nė komunizėm druanim
se do t'na burgosnin
nėn Serbi frikoheshim
me nxėnės do t'na vritnin
e tani nė liri... 
 

Do isha shumė i lumtur
po ta mbyllja karierėn time
nė kėtė kohė pa kohė
me erė amullie.
 

 

ME ATO DUAR TĖ ARTA

("Punė, punė natė e ditė, qė tė shohim pakėz dritė" N. Frashėri)

 

Ėshtė nė dorėn tėnde
miku im
po deshe ngrihu
me agun e mėngjesit
kur dielli do tė puthė nė ballė
bashkė me forcėn e krahėve
nė punė dhe vetėm me punė
kėshtu atdheun nderon
e veten e lartėson.
 

Mos thuaj se duart
i kam tė lodhura
me vullnet jepu fuqi
do vjen njė ditė
vėrtet do t'i kesh tė lodhura
tė tjerėve nė punė
do t'ua kesh lakmi.
 

Mos rri lexo miku im
me dije 
asnjėherė nuk abuzon
se njė ditė pamja
do tė mashtrojė 
poezi tė bukura 
vėshtirė do tė na dhurosh.
 

Puno sa e ke shėndetin
Zoti ty kėshtu tė do!
 

  

MA THUAJ ATĖ EMĖR

 

Ma thuaj atė emėr
qė etėrit tanė
shkuan me shpirt
tė zhuritur
pa e parė
e pa e gėzuar
pėr tė gjallė.

Ma thuaj atė emėr
kur babai 
nė lutjet e mbrėmjes
lutej e lutej
tė vi krejt e bardhė.

Ma thuaj atė emėr
qe ishte
gjakim ndėr shekuj
pėr ėndėrrimtarė
tė rinj dhe te vjetėr .

Ma thuaj atė emėr
qė nė vete
ngėrthen
shumė dashuri
pėr tė shtrenjtėn
pėr tė ēmuarėn
L I R I !

 

 

DUKE PRITUR

 

Nata lozė me mua
Yjet shpesh m'i fsheh
Hėnės ia merr dritėn
Mė lė duke pritė.

Natė e gjatė mė bėhet
Pikat e shiut nė dritare kur bien
Njė lumė dredharak vetėtime
Qiriut tim dritėn ia shton.

Ngrysem qė nė ag
Atėherė kur dua 
Tė jam i zgjuar
Mė merrni rreze dielli
Qė aq shumė pėr Ju
Kam ėndėrruar.

Mė prit tė lutem pak
Ta di rrezet kush po i ndalė!

 

 

BALADĖ DHEMBJEJE

(Atyre djemve dhe vajzave qe po ia mbyllin jetėn vetes)

 

Jeta ime ėshtė
Unė bėj ēfarė tė dua
Po desha do ta mbyllja
Po desha do ta lė me lulėzuar.
Nuk ėshtė vetėm jeta jote o trim
Nė jetėn tėnde jetojnė edhe tė tjerė
Nėnė baba motėr e vėlla
Mos ia mbyll jetėn vetės
Gjėmė tė madhe pas vete mos lė.
Kush po u shtynė o trima
Tė merrni hapa tė trishtė
O kush po u nxitė nė drejtim tė krimit
Rrugėt e jetės kush po ua mbyll.
A e dini se nėna u lindi
T'i gėzohet rritės sė juaj
Motra mbeti pagjumė
Duke pritur dasmėn tuaj.
Zoti ua fali bukurinė diellore
Pėr ta shijuar nektarin jetė
Mos ia vė lakun vetės
Se jeta ėshtė e bukur
Edhe kur jeton nė krizė.
Zoti nuk t'i mbylli shtigjet e jetės
Ai hapur t'i lė
Pėr tė shtegtuar nė tė mirat e kėsaj bote
Prandaj jetoje jetėn
Zemrat mos i helmo.
Me zemėr poeti
Te rinia njė lutje kam
Mos ia mbyllni jetėn vetės
Por jepni shkėlqim!!!


 

 RINISĖ SĖ ATDHEUT DIELLOR

 

Mos e ndalni hapin
Nė sytė e juaj pikėllim tė mos ketė
Ecni nė drejtim tė rrezeve tė diellit
Me aureolen e bukur nė agim.

Mos i ndalni buzėqeshjet
Se edhe ato kanė shpėrblim
Bėhuni notarė tė mirė mbi valėt e jetės
Kurrė mos tė keni trishtim.

Jeni pėllumba tė bardhė
Fluturoni nė kaltėrsi
Fati i bardhė e deshi
Ju tė rriteni nė liri!!!

 

 

PRIZRENIT HISTORIK

 

...eci kalldrėmit
nė qytetin 
e shpirtit tim
tė lashtė
ēdo gur i tij 
ka histori
dhe bėri histori
nė pėrballje
me stuhitė
e kohės
qe nuk kurseu
as rrapin shekullor
qe sot rri krenar.
 

Ndalem pėr njė ēast
te kroi i vjetėr 
freskoj ballin
aty ku trimat
ndalen hapin
pinė ujė
dhe shtrėnguan dyfekun.
 

Nėn gjėmim
tė valėve tė lumit
Shtėpia e Lidhjes
pret miq
Abdyli hedh shikimin
nga kalaja trimėrore
Plaku Ymer drejtohet
me fjalė tė urta
bashkė me Sylejmanin
Abdylin dhe Ibrėn
me sy si shqiponja
 

Mė duket se po i shoh 
nė Kuvend ata
burra tė zotėt
me sy krejt zjarr
tė prerė nė vendime
asnjė pėllėmbė toke
mikut e as armikut
nuk ia lėshojmė
se e kemi amanet 
qė ta ruajmė
dhe ta mbrojmė
me gjakun e trupit.
 

Mallkimi do tė na ndjek pas
sot dhe nesėr
nėse amanetin e tyre 
nuk e ēojmė nė vend...