Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Qemal Guri

QEMAL GURI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

QEMAL GURI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            U lind mė 22 maj 1957 nė Lezhė. Jeton nė qytetin e bukur tė Shėngjinit. Shkollėn fillore e ndoqi nė qytetin e tij dhe tė mesmen nė Lezhė. Studimet e Larta i mbaroi nė Universitetin Luigj Gurakuqi Shkodėr. Titullin shkencor "Master" e ka mbrojtur me studimin "Pjetėr Zarishi dhe gjuha e stilistika e tij".

            Punon mėsues i Gjuhės shqipe dhe i Letėrsisė.

 

            Ka botuar veprat:

            1) -"Mjaltvrerjeta"; vėllim poetik,

            2) -"Antiteza"; nė 2 vėllime. studime pėr fusha tė ndryshme.

            3) -"Ndoc Gjetja-Orfeu i kėngės Lezhjane", studim,

            4) -"Novela e djallit"; roman,

            5) -"Lirikat e Ndoc Gjetjes"; pėrzgjedhje e 100 poezive tė poetit Ndoc Gjetja,

            6) -"Poetika; Teoria Letrare (figurat letrare)",

            7) -"Poezia; Teoria dhe praktika e shkrimit",

 

 

 

 

FJALA

 

Fjala,

si peshė e hedhur nga lartėsia,

si flutur mbi lulet e pa anė;

fjala,

si petale e hedhur eterit,

qė hapėsirėn kundėrmon,

fjala,

njė vepėr e ngritur drejtė qiellit,

njė punė e ngjizur kryerthi,

njė lidhje e pazgjidhshme, zemrash,

dhe kėngė shpirtrash nė buzė tė qeshura.

Fjala,

gurrė e shpirtit plot jetė

dhe tėrbim i njė uragani shfrenuar,

njė shi qė njom tokėn me butėsi,

sythnajė e trishtė bimėsh tė reja,

qė do tė zaptojė lartėsitė e jetshme,

me frymėmarrje tė gjerė.

Fjala,

vula e rrahjes sė zemrės njerėzore,

ėmbėl,

si shija e dashurisė,

pulsi i gjakut nė damarin e jetės,

plot jetė e vrull,

vetė jeta me krahė skifteri,

qė qiejt gllabėron.

Fjala,

monumenti i njeriut,

njė urė gjigante e stėrgjatė,

midis brigjeve tė Lashtėsisė dhe tė sė Ardhmes,

tulla dhe guri i themelit,

tė bėrjeve tė njeriut,

diellim dritė.

 

 

FĖMIJĖT

 

Pėrpara meje

si plastelina tė gjalla qėndrojnė,

Tabula Rasa dhe as tė tilla, jo,

nga unė-mėsuesi presin,

me dorėn time prej artisti,

formėn t'ua jap,

tė pėrkryer.

"Ai ka gjithmonė tė drejt!"

preambulė absurde,

se ai ende s'ėshtė bėrė,

ėshtė si fryt i sa nisur,

ai ende s'ėshtė pjekur,

se,

ngrėnė s'i ka stinėt e veta.

A mund tė thotė kėnga e pa krijuar,

jam kėngė?!

A mund tė thotė puna e pambaruar,

jam produkt?!

A mund tė thotė udhėtimi i pakryer,

jam pėrvojė?!

A mund tė thotė uji i pa rėnė,

jam shi?!

Nėse jo,

pse injoranca,

mbi punėn time rrufeshėm bie,

si inati i Zeusit mbi Prometeun?!

se ėshtė bijė e Rrumpallės

qė ēoroditė e mbrapshton dheun?

 

 

KU MĖ KA RĖNĖ KOKA.

 

Nė fakt, dheu ynė na ėshtė bėrė Ferr,

e ne, lėkurės sė tij, ēiban i jemi ngjitur,

nė vend tė diellimit, jeta pus na err,

e ne, barkut tė ankthit, kandėrr e shastisur.

Kokėn na e kanė shkelur lubi e kulēedra,

mallkimi prej buzės shfrymė me gjithė shpirt,

"kėsaj skote grykėsie, varrit iu shoftė etja,

edhe brez pas brezi, mos pastė njė ēas dritė!"

Jeta, e ftohtė akull, s'e ndjenė mallkimin tonė,

pa teklif e kalon si tangentin rrethit,

dashurisė sė atdheut, shklitja na skllavėron,

rropamės sė teposhtes si Valbona e Thethit.

Dhe ne rrimė e shohim, kur si zgjoin, shtrydhin,

pasuritė e atdheut me aq shumė uri

(Me ēfarė magjie, sy e gojė na i mbyllin,

edhe na kanė mbytur nė detin-mefshtėsi?)

Bre! Si ka mundėsi, qė s'qeshi njėherė,

qielli i kėtij dheu pėr kėto bijtė e tij,

si s'u duk askurrė, njė stinė pranverė,

qė zemrat dhe shpirtrat njė herė t'ua rij?

Sa herė jam matur, dheut tim, t'lė hijen,

e tė tretem botės, mė t'mos bėhem gjallė,

se ma thau gjuhėn e ma kėputi ijen,

e tė ardhmen e fėmijėve, lėmsh ma bėri, llallė.

Aspak s'e kuptoj si mė lidhen kėmbėt,

e si mė mbanė tė ngjitur pazgjidhshėm kjo toka,

fjalėt e Ēajupit dhimbshėm m'shtėrngojnė dhėmbėt,

vullkan t'mos dalė shprehja "ku mė ka rėnė koka".

O Zot, unė nuk e di, ku je e ku s'je!

Por fshehtėsitė e zemrės i shoh dhe lexoj,

edhe pse kėtu, jam veē hije mbi dhč,

hapi s'm'bėhet mbarė, tė iki, tė shkoj.

 

 

VENDLINDJA

 

Buzė detit shtrihesh si privilegj,

nė gjirin e ėmbėl, prehur buzė mali,

dashuruar teje, si s'ka mė keq,

skllavėruar tek ti, si rreth lamės, kali.

Detin e ke mbjellur mendimit tim,

malin, nė kėllqet e kėmbėve ma ke vėnė,

kudo qė tė shkoj jam kthim me nxitim,

te vatra, ku nėna gji mė ka dhėnė.

 

 

NDOSHTA

 

Mėngjeset agojnė me fllade tė mėbla,

edhe nė dimrin mė tė ftohtė,

laringut, tok me kafenė, na gurgullon endja,

ndėr kėto mėngjese ku na lind njė botė.

Dhe bota, pastaj, gjithė ditėn lėvrinė,

duke marrė trajtėn mė tė plotė tė mundur,

dhe ne dashurisht e ndjekim si fėmijėn,

flamurin e fitores nė ēdo hap duke tundur.

Dita ėshtė e lodhshme djersė krejt e gjallė,

njė vlerė qė lahet pastėrtisht nga djersa,

ajo ėshtė gazmimi, lumturia mė e rrallė,

shkėlqimtare, rrezėllonjėse si e mėngjesit, vesa.

Dhe mbrėmja bie me velin e tyltė,

me shijen e mjaltit na ulet tryezės,

dhe gjumi, pastaj, pėrpirshėm na mbytė,

pėr t'na zgjuar tė nesėrmen, si zogun prej vezės.

Ėshtė fillim i ri, udhėtim nga e para,

stacionesh tė rinj, matur me pėllėmbė,

ndoshta, prandaj jemi, qeniesh, mė e gjalla,

ndoshta, prandaj bėhemi nėpėr hapa, kėngė.