.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditimie - Qėndrimi ndaj jetės

OSHO RAJNEESH

 KUMTE OSHO-ISTE PĖR NJERIUN E RI

 

            QĖNDRIMI NDAJ JETĖS

 

          Mos iu qas jetės me duart e shtanguara, shpirtngushtėsish. Hapi duart tua. Shko nė jetė me shkujdesje imanente. Qėndrimet janė kufizime: Ashtu i pranon kufizimet nė shijimin e jetės, nė pėrvoja, nė jetesė. Ti veē ke arritur gjer te pėrfundimi i caktuar, e kur ai pėrfundim ėshtė a priori nė ty, nė atė rast ai do tė mund tė merret si jetė. Kjo nuk do tė thotė se kėtė ka pėr ta vėrtetuar jeta, por mendja jote do tė provojė tė gjejė rrugėdalje e domethėnie, argumente qė e pėrmbajnė kėtė.

 

            Mėnyra mė e mirė ta shkosh huq jetėn ėshtė tė kesh qėndrim tė caktuar ndaj saj. Qėndrimet kanė lindur nė mendje, kurse jeta ėshtė jashtė mendjes. Qėndrimet janė produkt ynė, paragjykime tonat, trillimi ynė. Jeta nuk ėshtė produkt yni, pėrkundrazi, ne jemi vetėm valėzim nė liqenin e jetės.

            Ēfarė qėndrimi mund tė ketė valėzimi nė oqean pėrballė oqeanit? Ē’lloj qėndrimi mund tė ketė tufėza e barit ndaj tokės, hėnėz, diellit, yjeve? Tė gjitha qėndrimet janė egoiste, tė gjitha qėndrimet janė marroqe.

            Jeta nuk ėshtė filozofi, ajo s’ėshtė problem - ajo ėshtė mister. Ti nuk duhet tė jetosh sipas shabllonit tė caktuar, me kushte tė caktuara - sipas asaj qė tė kanė thėnė - duhet tė fillosh i freskėt nga pika fillestare.

            Ēdo individ duhet tė mendojė si tė jetė i vetmi dhe i pari nė tokė: si tė jetė Adami dhe Eva. Vetėm atėherė mund tė hapet, tė hapet  kah mundėsitė e pafundme. Atėherė do t’i ekspozohesh dhe do t’i bindesh jetės, kurse sa mė shumė i ekspozuar, i bindur para jetės, nė atė rast edhe mė shumė mundėsi tė jetės kanė pėr tė ndodhur.

            Qėndrimet tuaja veprojnė si pengesa: Atėherė jeta nuk arrin tek ti. Jeta ėshtė e kapluar me filozofinė, me religjionin, me ideologjinė tėnde, kurse nė atė kaplim diēka e vėrtet vdes nė ty. Ajo ēka fiton prej saj ėshtė vetėm kufomė, ajo mund tė duket si jetė, por nuk ėshtė jeta. Kėtė njerėzit e kanė bėrė me shekuj. Hindusėt kanė jetuar sipas qėndrimeve hinduse; muhamedanėt sipas qėndrimeve islame; kurse komunistėt sipas qėndrimeve tė tyre. Por pėrkujtoje tė vėrtetėn bazike, themelore: Qėndrimet nuk tė ofrojnė, veēse tė pengojnė tė vish nė kontakt me jetėn e tillė ēfarė ėshtė.

            Qėndrimet  nė interpretimin  e tyre ta deformojnė jetėn.

            Ekziston njė anekdotė e vjetėr greke:

            Njė mbret fanatik kishte krevat tė stėrbukur prej ari: shumė i shtrenjtė, i stolisur me mijėra dijamante. Kurdo qė tė vinte ndonjė mysafirė nė pallat, ai do t’i ofronte atė krevat pėr prehje. Por ai kishte qėndrim tė caktuar: mysafiri do tė duhej tė ishte sipas masės sė atij krevati. Nėse mysafiri do tė ishte pak mė i gjatė se krevati, atėherė mbreti do tė urdhėronte qė kėmbėt t’i shkurtoheshin pėr aq; do tė thotØr, krevati nuk ishte i dedikuar pėr njeriun, veēse njeriu i shėrbente atij krevati. Kurse ėshtė rast i rrallė, pothuaj e pamundur qė tė gjendet njeriu qė do tė jetė sipas masės sė krevatit veē tė ndėrtuar. Njeriu mesatar ende nuk ekziston, dhe mbani mend: njeriu mesatar ėshtė trillim, kurse krevati ėshtė ndėrtuar pėr personin mesatar.

Mbreti ishte matematikan - e kishte kalkuluar tejet mirė kėtė gjė. Ai mė parė kishte matur gjatėsinė e tė gjithė qytetarėve tė qytetit tė tij, e pastaj kėtė e kishte pjestuar mė numrin e tyre dhe ashtu kishte fituar gjatėsinė e mesme, mesataren. Rėndom kemi gjatėsin e fėmijėve, pastaj rininė, pleqtė, si dhe pigmalionėt, viganėt, por mesatarja ėshtė njė kuptim krejtėsisht i ri. As unė akoma nuk kamė takuar asnjė person mesatar - personi mesatar ėshtė trillim.

            Prandaj, cilido qė tė ketė qenė mysafirė, ka qenė nė fatkeqėsi. Nė qoftė se ke qenė mė i shkurtėr se krevati, mbreti kishte mundėsit, tė cilėt do ta zgjatnin sa madhėsia e krevatit! Kėto duhet tė kenė qenė fillimet e rolfingut (teknikė terapeutike - vėr. e pėrkthyesit). Duhet qė Ida Roll-i tė ketė mėsuar prej kėtij mbreti. Natyrisht, secili musafirė do tė vdiste, por ky nuk ishte gabim mbretėror - ai ēdo gjė e bėnte me qėllim mė tė mirė.

            Kur ke qėndrim tė caktuar ndaj jetės, atėherė e humb kuptimin e vėrtetė tė jetės. Jeta ėshtė e gjerė, e papėrthekuar nga ēfarėdo qėndrimi, e pamundshme ėshtė ta vendosėsh nė cilindo definicion. Po qėndrimi yt mund tė mbuloj aspektin e caktuar, por ajo do tė jetė vetėm pikėpamje. Kurse tendenca e mendjės ėshtė qė ato aspkete t’i proklamoj si tė favorshme, e kur pikėpamjet pranohen si domosdoshmėri, nė atė rast e humb kontaktin me jetėn e vėrtet. Do tė jetosh ashtu i dorėzuar qėndrimit tėnd nė njė lloj gėzhoje, i syrgjynosur dhe do tė jesh i palumtur. Nė atė rast tė gjitha tė ashtuquajturat religjionet tuaja do tė jenė tejet tė lumtura, meqė atėherė do tė dalė se ėshtė, siē thonė ato, se jeta ėshtė e mjerė.

 

 

            Buda ka proklamuar se jeta ėshtė mjerim, se rinia ėshtė e gjorė, pleqėria se e ngratė, vdekja se ėshtė fatkeqėsi - se jeta nuk ėshtė gjė tjetėr pos tragjedi e gjatė. Nėse ia fillon me qėndrime, ke pėr tė parė se Buda ka pasur plotėsisht tė drejtė: ti do tė jesh argumenti i kėsaj. Por, jo unė dua tė them se jeta nuk ėshtė e mjerė dhe se nuk pajtohem me Budėn. Jeta bėhet e mjerė, por kjo shkaku yt; nė tė kundėrtėn, jeta ėshtė hare e pafund. Po pėr ta ditur kėtė, duhet tė jesj zemėrhapur dhe shpirtgjerė.

            Mos iu qas jetės me duart e shtanguara, shpirtngushtėsish. Hapi duart tua. Shko nė jetė me shkujdesje imanente. Qėndrimet janė kufizime: Ashtu i pranon kufizimet nė shijimin e jetės, nė pėrvoja, nė jetesė. Ti veē ke arritur gjer te pėrfundimi i caktuar, e kur ai pėrfundim ėshtė a priori nė ty, nė atė rast ai do tė mund tė merret si jetė. Kjo nuk do tė thotė se kėtė ka pėr ta vėrtetuar jeta, por mendja jote do tė provojė tė gjejė rrugėdalje e domethėnie, argumente qė e pėrmbajnė kėtė.

            Unė jua mėsoj jetėn pa qėndrime. Kjo ėshtė njė nga rrėnjėt e pėrvojės sime: Nėse dėshironi qė ta njihni kėtė, atėherė duhet t’i hidhni gjithė filozofitė, tė gjitha trillimet. Vetėm atėherė mund tė dalėsh i hapur nė dritėn e ditės dhe tė shprehesh nė lakuriqėsitė tuaja, ashtu vetėm siē atė (jetėn) mund ta zbulosh.

            Nė tė kaluarėn ėshtė menduar se shqisat tona janė dyer, se realiteti arrin gjer tek qenia jonė e brendshme pėrmes shqisave tona. Zbulimet e fundit tregojnė diēka tjetėr: shqisat tona nuk janė vetėm dyer, ato janė edhe roje, poashtu. Vetėm dy pėr qind tė informacioneve e lejohet tė kalojnė, tė tjerat nėntėdhjetė e tetė pėr qind mbeten jashtė. Ēkado qė ėshtė kundėr normave tua jetėsore, e refuzuar ėshtė, vetėm ato dy pėr qind janė lėshuar brenda.

            Pra, tė jetohet jeta prej dy pėr qindve nuk ėshtė edhe ndonjė jetė. Derisa individi mund tė jetojė qindpėrqindshėm, pse tė jetoj vetėm dy pėr qind?

            Ti mė pyet: A ėshtė e rėndėsishme tė kesh qėndrim tė caktuar ndaj jetės?

            Jo vetėm qė nuk ėshtė e rėndėsishme, veēėse ėshtė edhe mjaft e rrezikshem tė kesh qėndrim nė jetė. Pse tė mos lejohet qė jeta tė imponojė vallėzimin e saj, kėngėn e saj, asgjė duke mos pritur? Pėr ē’arsye ne kėtė qė e shohim nuk mund edhe ta njohim nė pastėrtin e vet? Pse duhet qė vetėn ta shquajmė para saj, kur askush nė kėtė nuk humb. Po, nėse ti ngritesh para jetės,atėherė vetėm ti humb. Prandaj, ėshtė mė mirė tė mos peshohet jeta, tė mos ia gjesh strukturat, mė mirė ėshtė tė jetohet hapur. Jeta nuk guxon tė peshohet dhe tė kategorizohet. Kėshtu do tė kesh pėrvojė dukshėm mė tė madhe tė bukurisė, do tė kesh pėrvojė dukshėm mė tė madhe kozmetike tė gjėrave rreth vetes, se gjėrat rreth teje nė esencėn e vet nuk janė tė ndara. Ekzistenca ėshtė njė tėrėsi orgazmike, njė unitete organik. Tufa mė e vogėl e barit, gjethi mė i vogėl nė drurin e zhveshur ėshtė njėsoj i rėndėsishėm sa edhe ylli mė i madh.

            Gjėja mė e vogėl ėshtė njØherit edhe mė e madhja, meqė ėshtė tėrėsi,ajo ėshtė harmoni unike, spektėr i jetės. Nė momentin e fillimit tėnd tė ndarjes, ti fillon tė krijosh lindjen e arbitrazhit, definicionet - e kjo ėshtė mėnyra qė individi ta humbas jetshmėrinė dhe misteriozitetin e jetės.

            Tė gjithė ne kemi qėndrime, e kjo ėshtė fatkeqėsia jonė. Tė gjithė ne shikojmė nga pikėpamja e caktuar, ashtu edhe jeta jonė bėhet e varfėr, meqė ēdo shikim nė tė fundmen ka njė dimension, kurse jeta ėshtė multidimensionale. Duhet tė jesh mė shumė i rrjedhshėm, mė i fluidshėm: tė shkrihesh e tė tretėsh. Ti nuk duhet tė jesh vėshtrues. Nuk ka asgjė qė duhet zgjidhur. Mos e merr jetėn si problematikė, ajo ėshtė mister pabesueshmėrisht i mrekullueshėm. Pi nga ajo - ajo ėshtė vera mė e pastėr. Ji i dehur me tė.