.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Qeverisja vendore - shqyrtime krahasimtare

Shkruan: Ferid SELIMI

QEVERISJA VENDORE

- SHQYRTIME KRAHASIMTARE

 

Librin e  autorit, Ferid Selimi “Qeverisja vendore - shqyrtime krahasimtare”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

„Literaturė“

 

E falėnderojmė autorin pėrzemėrsisht pėr kėtė vepėr shkencor, tė cilėn ua lė nė dispozicion, jo vetėm tė interesuarve nga kjo fushė, por edhe opinion tė gjerė.

 

 

HYRJE

 

Njė sistem politik demokratik nuk do tė mund tė paramendohej pa ekzistimin e njė shkalle tė zhvilluar tė Qeverisjes Vendore, ku qytetarėt do tė mund t’i realizonin tė drejtat mė elementare brenda pėr brenda saj. Duke pasur pėr bazė tė drejtėn elementare tė jetės, ata pretendojnė: Tė drejta dhe liri themelore pėr njė jetė normale, tė cilat do t’i pėrmbushnin nevojat mė elementare jetėsore; Udhėheqje mė tė drejtė dhe administrim tė veprimtarive publike me karakter tė interesit tė pėrgjithshėm; dhe Vendosje tė drejtpėrdrejtė nėpėr njėsitė e Qeverisjes Vendore, qė kanė tė bėjnė me interesin e pėrgjithshėm tė banorėve lokal. Janė mbase kėto kėrkesa elementare qė kanė pėr tendencė tė arrijnė drejt njė demokracie dhe tė ndėrtimit tė njė shoqėrie civile mė tė avancuar si nė aspektin ekonomik ashtu edhe nė atė social, juridik e politik. Meqė, tė gjitha shtetet, Qeverisjen Vendore e konsiderojnė si njė nga vlerat elementare tė arritjeve demokratike dhe me rėndėsi tė veēantė e sistemit politik nė pėrgjithėsi, jam munduar qė nė kėtė libėr me titull: “Qeverisja Vendore – Shqyrtime krahasimtare[i], tė vė nė pah tė pėrbashkėtat dhe dallimet e Qeverisjes Vendore tė shteteve qė me dekada kishin jetuar bashkė, nė Jugosllavi. Maqedonia qė nga fillimi i viteve 90-ta, ėshtė shtet mė vete dhe ka tė gjitha atributet e pavarėsisė. Mali i Zi, nė vitin 2006 shpalli pavarėsinė. Ndėrkaq Kosova, u pavarėsua nga Serbia mė 17 shkurt tė vitit 2008. Presheva e Bujanoci gjenden nė pjesėn mė jugore tė Serbisė e nė Lindje tė Kosovės. Kėto Komuna, me shumicė shqiptare, kanė mbetur ende nėn kufijtė administrativ tė Serbisė, por nė vitin 1992 kanė organizuar Referendumin pėr Autonomi Politike Territoriale me tė drejtė bashkimi me Kosovėn e qė mbi 90% e popullatės shqiptare tė atjeshme i kanė thėnė “po” pyetjes sė parashtruar nė atė Referendum. Qė tė dyja Komunat, qeverisen nga shqiptarėt dhe meqė gjenden nė pjesėn lindore tė Kosovės, ato i konsiderojmė si Komuna tė Kosovės Lindore. Kėto Komuna, Qeverisjen Vendore e udhėheqin dhe e administrojnė nėpėrmjet Ligjit mbi Vetadministrimin Lokal tė Serbisė, duke pasur pėr bazė interesin e pėrgjithshėm tė banorėve lokal. Andaj, kujtoj qė ėshtė arsye e fortė tė shtjellohen tė pėrbashkėtat dhe dallimet e kėtyre katėr vendeve qė dikur jetonin nėn njė kulm tė quajtur Jugosllavi, e qė tani kanė pavarėsinė e tyre. Kėsisoj, nėpėrmjet komentimeve tė ligjeve nė fuqi dhe dokumenteve tė tjera ligjore qė rregullojnė ose pretendojnė njė Qeverisje mė tė avancuar Vendore, jam munduar t’i bėj njė vėshtrim krahasimtar tė gjitha segmenteve qė e pėrbėjnė Qeverisjen Vendore nė kėto vende. Pėr tė kuptuar mė mirė ēėshtjen qė po parashtroj, tė qartėsoj nocionin Qeverisje Vendore.

 

 

1. Pėrkufizimi i nocionit “Qeverisja Vendore”

 

Fjalori i Oxfordit Qeverisjen Vendore e sheh si: “Institucion qeverisės qė ushtron autoritetin nė njė zonė territorialisht tė pėrcaktuar tė vendit”. Sipas kėtij pėrkufizimi, mund tė konstatohet qė Qeverisja Vendore ka tė bėjė me njė qeverisje tė tė gjitha ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me interesin e pėrgjithshėm tė banorėve lokal e qė aktivitetin dhe pushtetin e vet e shtrinė nė njė hapėsirė tė ngushtė, tė pėrcaktuar brenda njė shteti. Kėshtu, me tė drejtė mund tė konstatohet qė “qeverisja territoriale, pėrkatėsisht qeverisja me njėsitė territoriale, ėshtė njė proces shumė i pėrbėrė dhe mund tė thuhet se pėrbėhet nga shumė funksione, pėrkatėsisht veprimtari”. Andaj, ia vlen tė merremi me kėtė problem dhe sfidat me tė cilat pėrballet ajo.

 

 

2. Dokumentet ligjore mbi Qeverisjen Vendore

 

Dokumentet qė bėjnė fjalė pėr Qeverisjen Vendore, si Kushtetutat; Ligjet mbi Vetadministrimin Lokal (Rregulloret nė Kosovė tė cilat u shfuqizuan me miratimin e Ligjit pėr Vetėqeverisje Lokale tė Republikės sė Kosovės, pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės); Statutet e Komunave tė ndryshme; Karta Evropiane e Autonomisė Lokale; Konventa Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut; si dhe Tė drejtat mbi pėrdorimin e gjuhės; vėnė nė pah tė gjitha obligimet, tė drejtat, kompetencat e pėrgjegjėsitė e Qeverisjes Vendore.

Duke shfletuar kėto dokumente ligjore, si dhe literaturėn ndihmėse tė autorėve tė ndryshėm qė pėr temė kishin Qeverisjen Vendore, ose kishin pėrmendur kėtė temė, u pėrpoqa tė vė nė shesh tė pėrbashkėtat dhe dallimet e Qeverisjes Vendore, qė kanė mes veti, kėto shtete.

 

 

 

3. Disa fjalė pėr pėrmbajtjen e punimit

 

Duke marrė pėr bazė gjithnjė, dokumentet qė pėrmenda mė lart si dhe mendimet e ndryshme tė teoricienėve modern, u pėrpoqa qė:

- tė paraqes realitetin ekzistues; dhe

- tė bėj njė krahasim tė atij realiteti ekzistues;

I tėrė materiali qė pėrbėn kėtė punim ėshtė ndarė nė tri pjesė. Pjesa e parė, ka tė bėj me njoftime tė pėrgjithshme mbi Qeverisjen Vendore dhe njėsitė e saj. Nė kėtė pjesė ėshtė bėrė fjalė pėr Funksionimin, Organizimin, dhe udhėheqjen e Qeverisjes Vendore nė Kosovė, Kosovė Lindore, Maqedoni e Mal i Zi, sipas Kushtetutave, Ligjeve qė rregullojnė Qeverisjen Vendore, Statuteve, pėrkatėsisht Vendimeve Statutare. Aty nė pika tė pėrgjithėsuara paraqitet ndarja e pushteteve nė mes tė organeve tė Komunės, marrėdhėnieve nė mes saj dhe Pushtetit Qendror si dhe pėr veprimtaritė dhe obligimet qė ka ndaj qytetarėve. Kėtu, kam bėrė fjalė edhe pėr njėsitė e Qeverisjes Vendore, pėrkatėsisht Komunat, duke filluar nga themelimi, territori, kufijtė, bashkėpunimi me organizatat e tjera, kompetencat, pėrgjegjėsitė, mbikėqyrjen e ligjshmėrisė, mbrojtjen e saj etj.

Nė pjesėn e dytė kam trajtuar udhėheqjen dhe administratėn Komunale duke filluar nga organet e Komunės, njėsitė e saj dhe veprimtaritė qė ato kryejnė. Nė kėtė pjesė, jam munduar tė paraqes ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me udhėheqjen, zgjedhjen e tyre, kompetencat, tė drejtat, vendimmarrjen e deri te Komisionet a Komitetet qė themelohen nė kuadėr tė Komunės. Mė pas kam shtjelluar Administratėn Komunale. Aty kam bėrė fjalė pėr organizimin e saj dhe ndarjen e detyrave si dhe shėrbimeve publike.

Pjesa e tretė ka tė bėj me tė drejtat e qytetarėve dhe tė pakicave kombėtare nė Qeverisjen Vendore. Nė kėtė pjesė flitet pėr pjesėmarrjen e tyre direkte, iniciativat qytetare, tubimet, referendumet, debatet publike, informimi, vetėkontributi etj.

Sa i pėrket tė drejtave tė pakicave kombėtare, ato i kam shtjelluar duke filluar nga e drejta nė pėrfaqėsim, tė drejtėn e gjuhės, simboleve kombėtare etj.

Kėsisoj, jam munduar t’i zbėrthej problemet qė kanė tė bėjnė me Qeverisjen Vendore duke krahasuar nė mes vete. Kjo nuk do tė thotė e as pretendoj qė ky trajtim imi, tė jetė “fjala e fundit” por jam munduar sė paku tė jap njė kontribut nė zbardhjen e tė drejtave, kompetencave, obligimeve, pėrgjegjėsive, si dhe veprimtarive tjera tė tė Qeverisurit Vendor, nė kėto vende. Sa ia kam arritur, mbetet tė vlerėsohet.

 

            Pjesė nga libri “Qeverisja vendore - shqyrtime krahasimtare”