Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Ragip Sylaj

RAGIP SYLAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

RAGIP SYLAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           Ragip SYLAJ (Sllapuzhan, 1959) ėshtė master i teknologjisė. Me shkrime merret qė nga bankat e gjimnazit, kurse nė periodikun letrar u paraqit nė fund tė viteve shtatėdhjetė.

            Ka punuar mėsimdhėnės e gazetar, ndėrsa tash pėr tash ėshtė zyrtar i lartė pėr publikime nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės.

            Ragip Sylaj shkruan poezi, prozė, dramė, ese dhe kritikė letrare.

            Nė Kosovė ka botuar kėto vepra letrare:

 

            1. Hije e gjallė (poezi), "Rilindja", 1986,

            2. Anatomia e rrėnjės (poezi), "Rilindja", 1989,

            3. Obsesioni (tregime), "Rilindja", 1992,

            4. Lisi i shenjtė (poezi), "Fjala", 1993,

            5. Pėrhitja (tregime), "Plejada", 1996,

            6. Mėngjes qumėshtor me akull (poezi), "Rozafa", 2000,

            7. Humbella e fėrgėllisė (tregime), “Rilindja”, 2001,

            8. S’kam kohė tė jetoj me vdekjen (tregime), “Rozafa”, 2004,

            9. Eliksir (poezi), “Rozafa”, 2007,

            10. Estetika e misterit (ese), “Elena Gjika – Dora d’Istria”, 2008,

            11. Hija e shtėpisė (tregime), “Rozafa”, 2008,

            12. Ma jep dorėn (poezi pėr fėmijė), “Rozafa”, 2010.

            13. Dy drama (drama), “Rozafa”, 2012,

            14. Hiri i fjalės (poezi), Klubi Letrar “De Rada”, Ferizaj, 2014,

            15. Harmonia estetike (ese), “Parnas”, 2015.

 

            Pėr librin e poezive "Hije e gjallė" ėshtė laureuar me ēmimin "Hivzi Sulejmani" qė jepej pėr librin mė tė mirė tė autorėve tė rinj (1986), ndėrsa nė vitin 1999 u nderua me "Penėn e artė" tė revistės pėr kulturė, art dhe letėrsi "Fjala" pėr poezinė mė tė mirė, “Kurth pėr liridashėsin”, tė botuar midis dy mitingjeve tė poezisė nė Gjakovė. Po ashtu ėshtė fitues i shumė ēmimeve nė konkurse tė ndryshme letrare.

            Poezia dhe proza e kėtij autori janė pėrfaqėsuar nė disa antologji nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhė tė huaja.

 

 

 

 

 

KUR TA KTHEN MUZA SHPINĖN

 

Kur ta kthen muza shpinėn 
Fytyrėn ta kthen venitja
Pėrbrenda t’pushton zbrazėtia
Bukurinė e ēart shėmtia
Peizazheve vrujon shkretėtira
Ėndrrėn e ngulfat makthi
Frymėn e gulēon ankthi

 

Kur ta kthen shpinėn muza
Mund ta pėrtypėsh sall kėngėn e heshtjes
Kėngėn e mėrzisė - jo atė tė qeshjes
Mund ta presėsh atė qė nuk vjen
Mund ta shpresosh atė qė s’e gjen
Mund tė mbash vetėgjyqėsi e vetėkritikė
Pse fati ėshtė i verbėr nė njė zezėditė

 

Kur ta kthen muza shpinėn
Aq i pa dashur je nga vetvetja
Aq i pa dashur je nga tė tjerėt
Nė aq mėdyshje ekzistenciale

Nė aq dilema filozofike 
Nė aq gjakime profetike
Pa asnjė trohė forcė magnetike

 

Kur ta kthen shpinėn muza
Nuk e humb shpresėn se njė ditė kthehet
Nga pėrndezja e saj pret tė kėndellesh
Se njė ditė shkretėtira kthehet nė blerim
Njė ditė marrin fund ankthi e makthi
Shumėēka tė tundon pa ditur ku ėshtė halli
Ndoshta shkoi pėr pak sa tė tė djeg malli
Dhe kthehet fytyrė hėne hije dielli
Pa tė cilėn s’gjėllin poeti
Pa tė cilėn s’kėndon i gjalli

 

 

AUTOPORTRET

 

E shoh mė sheh e njoh s'mė njeh fytyra ime nė portret

I flas me flet i ngjaj s'mė ngjet i thėrras s'mė thėrret

 

Fol i them hesht mė thotė fytyra ime nė pasqyre

Ti s'je imja ti je imja faqja ime kurrė e ndyrė

 

Etshėm shikojnė njėra-tjetrėn dy fytyra simetrike

 Ik prej meje ec me mua nuk jetoj po mė ike

 

Ti nė vetulla e nė nėnsqetulla - rreze shprese qė s'i kap

Nė bebėzat e tua digjet terri ke fushėballė tė nxehur nė vapė

 

Dy fytyra nė dialog: njė i vjetėr njė i ri

Njeri hesht s'ka gjak nė faqe tjetri mall e dashuri

 

Si mumie heshtin ballė pėr ballė njėra-tjetrės diēka i thotė

Njėra nė tjetrėn hyn ngadalė njė buzėqeshje larė me lot

 

Merr guximin diēka mė thotė zemėr s'ka nuk mė vret

 E shoh mė sheh e njoh mė njeh kjo fytyrė autoportret.

 

 

PEMA E JETES

Gjon Buzukut

 

Ti i hape Dyert e arta e ne hymė nė Kohė

Ti i mbylle Dyert e ėndrrės e ne mbetėm nė Hapėsirė

Frytin e Urtisė, Mollėn e Ndaluar, Pemėn e Jetės

Kush tė mėsoi t'i hash njė me zotat tė jesh

Pėr t'u barazuar me vetveten e kohėn qė ia dhe sytė

Si Adamit ajo Pemė shumėkujt i ka ngelur nė fyt

Ti je Noji ynė qė na nxjerr nė Araratin e shpėtimit

Qetėsinė e smaragdtė ia ktheve tempullit tė shpirtit

E ne stuhitė e gjakut i mbyllim nė njė dry

Po zamareve tė etjes kush do t'u fryjė

E mollokė ngashėrimi kodrės sė brengės rrokullisen

Derisa pėrpara na rri shkėmbi si Sezam e trėndafil

Nė njė Musėndėr tė Gjallė memoria qenka ruajtur

Se atėbotė shqip e bėnim jetėn qeshjen dhe vdekjen

E nė Lumin e Harrimit nuk i lanim fytyrat

Gjaku im nė themel tė Fjalės Rrėnjė e lashtė nė balsam

Nė emėr tė Atit tė Birit e tė Shpirtit tė shenjtė

Si korbin e zi nga zemra ma tremb kėtė Mugėtirė

Ti i hape Dyert e arta e ne hymė nė Kohė

Ti i mbylle Dyert e ėndrrės e ne mbetėm nė Hapėsirė

 

 

SHTRATI I PROKRUSTIT

 

Shtrat i hekurt i pėrgjakur

Shtrat i dhunės i torturės

Shtrat i dhembjes shtrat i vuajtjes

T’i kujtosh nėntė rrathėt e ferrit

Nė shtratin e mjeshtrit Prokrust

 

Vjen udhėtari i parė dhe shtrihet

Por mė i gjatė mysafiri se shtrati

E Prokrusti kėmbėt ia shkurton tė ngratit

 

Vjen udhėtari tjetėr e shtrihet

Por i shkurtėr mysafiri e i gjatė shtrati

E prokrusti kėmbėt ia zgjat

 

Vjen udhėtari i parė vritet mysafiri i parė

Vjen mysafiri i dytė mbytet udhėtari i dytė

Vjen kalorėsi tjetėr mbetet mysafir i pėrjetshėm

 

E gjak kullon shtrati i Prokrustit

E ofkėllojnė mish e eshtra e nerva

Mbi shtratin e trishtimit shtratin e lemerisė

Kujt i shkurtohen kujt i zgjaten kėmbėt

Se Prokrusti i do njerėzit me masėn e Shtratit

(E Prokrusti shtrat tė ri bėri nė Antikė-Kosovė

Aty kullon gjak aty kullon limfė aty kullon lot)

 

Por ja ia beh tash Tezeu

E shtrin Prokrustin nė shtratin e Prokrustit

E Prokrustit koka i mbetet jashtė shtratit

 

Masakruesi i gjorė kėlthet lebetinė

Qenka shtrat i hekurt i pėrgjakur

Shtrat i dhunės i torturės

Shtrat i dhembjes shtrat i vuajtjes

T’i kujtosh nėntė rrathėt e Ferrit

Shtrat tė keq i ngreha vetes

 

Gjak kullon trishtim kullon FUND

 

 

VDEKJA E POETIT

 

Ē'vrapon poeti kryq e tėrthor qytetit

Kėrkon sponsorėt pėr librin e ri

Dhe thith vetveten porsi cigaren

Zbrazėtirė pėrbrenda pėrjashta vetmi

 

Njė ditė do tė kėrkojė sponsorė pėr mallin

Sponsorė pėr afshin pėrtėritjen e vet

Dhe do t'i gjejė sall sponsorėt e vuajtjes

Se arti i vet poetin e vret

 

Mos u bėni sponsorė tė poetit tė marrė

Tė poetit tė dehur nga vuajtja njerėzore

Le tė kuptojė i gjori se nė kohė krize

I pėrgatit vetes njė vdekje mizore

 

Dhe Lisi i shenjtė i vaditur me lot

Me rrėnjėt nė ėndėrr me degėt nė shpresė

Magjia e tij magji e Dodonės

Vallė ėshtė ardhmėri a vetėm kujtesė

 

Kur vdes poeti libri botohet

Pas vdekjes e mund poshtėrimin e vet

Dhe s'pajtohet me librin s'pajtohet me kohėn

Dhe e pret Rilindjen pėrjetėsinė e pret

 

 

NĖ DITĖN E TETĖ TĖ JAVĖS

 

Nė ditėn e tetė tė javės

Do ta takoj vetveten dhe do t’i hyj nė thellėsi

Larg kaosit larg dhembjes larg pėrbuzjes

 

Nė ditėn e tetė tė javės

Do t’i sodis sytė e tu tė blertė si vetė blerimi i jetės

Larg smogut bėrllogut jetėrsimit

 

Nė ditėn e tetė tė javės

Do t’i takoj ata qė nuk mė deshėn

Vetė mallin dashurinė pendesėn

 

Nė ditėn e tetė tė javės

Do tė mė takojnė ata qė nuk i desha

Larg urrejtjes pėrdhosjes prangosjes

 

Nė ditėn e tetė tė javės

Do tė mė vinė krejt ato qė mė munguan

Krejt ato qė mė penguan

Larg frikės larg drojės nė zemėr tė lojės

 

Nė ditėn e tetė tė javės

Do ta kem shtėpinė time tė ėndėrrt

Kuptimin e plotė tė ekzistencės

Lirinė time tė frymėnxjerrjes

Dhe odėn pėr (s)kamnorė

 

Nė ditėn e tetė tė javės

Do ta kem vendin pėr librin e shenjtė

Udhėzuesin e dashurisė dhe tė dėshirave

Tė bėrjes sė energjisė pozitive

Dhe fletėporosinė e pranverės sė amshimit

 

Pastaj do t’i kthehem jetės reale

Larg dehjes larg fshehjes larg ėndrrės

Afėr dhembjes njerėzore nė alkiminė e pritjes

Nga dhembjet tė krijoj balsamin e shėrimit

 

Larg kaosit larg dhembjes larg pėrbuzjes

Do t’ju takoj juve do tė pėrbrendėsohem nė ju

Nė ditėn e tetė tė javės

(Prishtinė, 20 prill 2004)

 

 

LETĖR RAGIP SYLAJT NĖ SLLAPUZHAN

 

Merre me mend tė ecja gjurmėve tua

Do tė isha mė afėr plakjes

 

Tė ecje udhėve tė mia

Do tė ishe mė afėr pėrflakjes

 

Tė ishe brenda lėkurės sime

S’di sa do ta doje veten

 

Tė isha brenda qenies sate

S’di sa do t’harlisesha pėr jetėn

 

E, kemi tė njėjtin emėr e mbiemėr

S’di cilit na bie i ngushtė e cilit i madh

 

Kemi thithur tė njėjtin ajėr

Kemi soditur tė njėjtin peizazh

 

Tė isha unė ti, unė s’do t’isha unė

Sikur t’ishe unė, do t’ishe dikush tjetėr

 

Ti do t’ishe mė i ri se vetvetja

E unė diēka mė i vjetėr

 

Tė isha unė ti

S’di nė do t’isha i dehur a esėll

 

T’ishe - unė, midis librash e dorėshkrimesh

Do tė humbje si n’mjegull

 

Kur i marr me vete katundin vegimet

Ty tė mbeten veē ėndrrat kujtimet

 

Kur i merr me vete gurėt e malet

Mua mė mbeten veē pėrroskat e varret

 

Kur kam unė etje, ti mund tė kesh uri

Kur dashuroj unė, mos vallė ndien mėri

 

Mos je ana tjetėr e diellit tim

Apo vetėm hije e lutjes pėr shpėtim

 

Kėtė letėr po e shkruaj unė apo ti

Njėri gjakftohtė tjetri nė trans

 

Letėr Ragip Sylajt nė Sllapuzhan

Apo: nazhupallS ėn tjalyS pigaR rėtel

 

Dy njerėz brenda tė njėjtin emėr

Si ndėr tė njėjtėn ēadėr t’mėrzisė

 

Si dy gjysma ėndėrrimtare

Si dy gjysma t’vetmisė

 

Njėri mund t’jemi ylli n’orbitėn e vet

Tjetri vetėm ishull qė pranverėn pret

 

Merre me mend tė ecje gjurmėve t’mia

Do tė bėheshe krejt si unė

 

Tė ecja gjurmėve tua

Ndoshta s’do tė mbetesha nė furtunė

 

Merre me mend tė ecnim njė shtegu

Me t’njėjtėn etje, uri e brengė

 

Do t’ishim ylber me vetėm njė ngjyrė

Me t’njėjtėn pendesė me t’njėjtėn kėngė...

(24 nėntor 2013)

 

 

LETĖR VĖLLAIT NĖ MĖRGIM

 

Mė thuaj vėlla

Kur del dielli i mėrgimit n’ag

Me ēka e ngjyros qiellin e shpresės

 

Ēka e ndan fatin prej kobit

Ēka e ndan dritėn prej territ

Ēka e ndan trupin prej shpirtit

Ajo qė e bashkon ilaēin me plagėn

 

Mė thuaj me ē’avion kalohet

Mbi humnerat e ankthit

Mbi honet e mllefit

Mbi pellgjet e pikėllimit

 

A ėshtė i njėjti Zot qė na krijoi

Dhe ai qė na mbron

Si n’Kosovė si nė Zvicėr

 

Mė thuaj si kthehet kurbetēiu n’Atdhe

Si lule e gėzimit hyjnor

Apo si pikėpyetje e fatit tonė?

(29 mars’07)

 

 

RRENA MĖ E BUKUR…

 

Nuk ka asgjė mė tė bukur se ajo qė nuk ekziston fare.

                                                                         Vallery

 

Engjėlli im Mbrojtės

Thuama rrenėn mė tė bukur nė botė

Tė mos mė vrasė e vėrteta

E vėrteta qė s’na bėn tė lirė

 

Pėr shembull:

Nuk do tė druajmė kurrė

Nga ekstremizmi ynė as i atyre

 

Se do tė ushqehemi vetėm me ushqime bio

Kurrė nuk do tė vdesim nga kanceri

 

Engjėlli im

Mė premto se kafshėt s’do t’na tmerrojnė tėrbueshėm

 

Tregomė si papritmas ngjallen tė vdekurit e mirė

Dhe si tė pavdekshmit do tė bėhen udhėrrėfyes tė amshimit

 

Mė rrej se s’do tė ketė mė shkelės as hajna shpirtrash

Se tė ndershmit s’do tė frikėsohen

Prej mashtrimit as prej mallkimit

 

Se s’do tė ketė libra sa do tė ketė lexues

As virtyte – sa do t’i lakmojnė njerėzit

 

Mė rrej se s’do tė ketė mė shitblerje tė dashurisė

Se liria s’do tė tutet prej nesh

E as na prej saj

 

Se ėndrrat parajsore do t’i shohim zgjuar

Si shtėpinė e re

Me themele nė ėndėrr

Me kulm n’ardhmėri

 

Mė rrej, Engjėlli im

Se mrekullie rrethuar jam

Veēse unė s’kam sy pėr tė parė

 

 

EXODUS

(Tronditje bipolare)

 

Dridhet NėnėDheu apo BabėDheu

Me epiqendėr nė Hungari

Pėr t’i dhėnė transfuzion Evropės

Nė erėrat e acarta tėrė furi

 

Tronditet e kaluara lėkundet e ardhmja

 

Herė Hėna errėsohet nga Dielli

E herė Dielli eklipsohet nga Hėna

Dikush ikėn nga terri e dikush nga vetvetja

I vdekuri ikėn nga varri e fėmija - nga nėna

 

Pėrpėlitet harrimi, n’rrokopujė - kujtimi

Trashet amnezia dietė mban mendimi

Zbrazet historia tralliset fantazia

Vjell veten mirėsia se kallet nga pendimi

 

Pėrroi i ndėrdijes vėrshon nė letėr

Saharė e vetėdijes digjet nė kujtesė

Nga Poli i Jugut nė Polin e Veriut

Shpresa pastė ndjesė

 

Zjarri u pėrfyt me ujin nė njė kronikė t’pashkruar

Flaka u lag pėrbrenda padenjėsisht

Uji u pėrcėllua tepėr pabesisht

Pėr t’rėnė lexuesi n’gjumė t’thellė sigurisht

 

Gravitetin po e mund antigraviteti

Materia po trembet nga antimateria pėr besė

Gėnjeshtra po i thur lavde pikėlluese t’vėrtetės

Pėr t’pabėrat e Njeriut nga Ju kėrkoj ndjesė!

 

Tek dridhet BabėDheu e i dhemb NėnėDheut

Tronditet jeta harbohet vdekja

Pėrderisa lind foshnja e plaku kthehet nė mitėr

Nė ē’qiell ėndrre mund tė jetė pikėpjekja?!

 

(7 shkurt 2015)