Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Ramadan Mehmeti

RAMADAN MEHMETI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

RAMADAN MEHMETI

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

          Ramadan Mehmeti lindi mė 20 shtator 1948 nė Livoē tė Poshtėm tė Gjilanit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Prishtinė, ku edhe studioi Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe.

            Me shkrime letrare merret qė nga bankat e shkollės fillore. Ėshtė bashkėpunėtor i tė gjitha gazetave dhe revistave nė gjuhėn shqipe. Shkrimet e tij janė pėrkthyer edhe nė gjuhėt serbe dhe boshnjake dhe ėshtė nderuar me shumė ēmime letrare. Ėshtė editor i shtėpisė botuese Rozafa dhe anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Jeton nė Prishtinė.

 

            Vėllime poetike:

            Jeta pa titull, poezi, Prishtinė, 1977,

            Koncerti i heshtjes, Prishtinė, 1987,

            Loja e ruletit, Prishtinė, 1994,

            Requiem pėr Mirko Gashin, Prishtinė, 1997,

            Ti je e vogėl, Prishtinė, 1997,

            Ringjallja, Prishtinė 1998,

            Fusha e korbave, Prishtinė, 2000,

            Te guri i atdheut, Prishtinė, 2000,

            Zemrat bėhen ura, Prishtinė, 2002,

            Brigje shpirti, Prishtinė, 2004,

            Mėkate tė zgjuara, Prishtinė, 2004,

            Testamenti i gjyshit, Prishtinė, 2006,

            Loja e ruletit, Prishtinė, 2006,

            Te guri i atdheut, Prishtinė, 2006,

            Kur pikėllohen zogjtė, Prishtinė, 2007,

            Drama: Ura e Maskatarit, Prishtinė, 2007,

            Poshtėrim i ndjenjės, Tiranė, 2007,

            Bekimi i gjurmėve, libėr i poezisė sė pėrzgjedhur nga Anton N. Berisha, Prishtinė, 2008

 

 

 

 

 

E PARA

 

Njė degė m’u var nė qafė
E mendova qetėsinė e parė
Mė ndoq hija ime pėrtej
Mali mė ra nė gjunjė i butė
Lotova atėherė pėr degėn e thyer
Qė mė mbet pranė duarve
Qė e kėrkonin nėpėr kopshtije
Njė degė m’u var nė qafė
Vera m’u ngarkua nė supe
Kėrkova ngushėllim n’verėn e vonė

 

 

E DYTA

 

Njė gjeth mė ra nė vetull
Thashė vjeshtė e vonė nė moshėn time
Kėrkova prapė lule nė saksi
E nuk munda tė gjej as ato zhavallina
Qė fėmijėt i kishin harruar nė verė
Kėndova prapė verėn e hershme
Mbeta duke i pėrcjellė tė gjitha stinėt
Derisa tri herė pranvera erdhi e shkoi
Njė gjeth mbeti mbi vetull
Vjeshtė e vonė e moshės sime

 

 

E TRETA

 

Njė lule u vyshk nė gotėn me ujė
Ktheva kokėn majtas djathtas
Floku i thinjur mė pėrgiu nė kokė
Mendova verėn e parvjeme atėherė
I mblodha rrudhat si zogj t’ngrirė
I shtrėngova dhėmbėt nė shenjė krenie
Ktheva kokėn djathtas majtas pėrnjėherė
Floku i thinjur mė fluturoi nga koka
E mendova dashurinė e vjeme atėherė.

 

 

NJERIU IM

Ti ecėn
Nė ecje tinėzisht buzėqesh
Bashkė me dhembjen tėnde

Sa mrekulli
Kur njeriu ha vetveten
Nga mėria

Ujk i tėrbuar
Lodron nė lėmėn tonė
Ku mbet Zoti thėrret fėmija

E sheh
Malet lotojnė
Nga uria

Medet
Njė dhembje nė shpirt
Njė nė vatėr mbet

 

 

NĖSE S’KTHEHEM

Nėse s’kthehem
Mos ma fal gjakun Kosovė
Verbomi sytė
Mos ma jep hakun

Nėse s’kthehem
Zhdukma farėn Kosovė

Nėse s’kthehem Kosovė
Bajlozi tė lodrojė nė fushėbetejė
Varrin e Nėnės therrat ta mbulojnė
Dhe emrin le tė ma harrojnė

Kosovė plagė e moēme
Nė trupin tim tė plagosur
Vrama fėmijėn palindur
Nėse s’kthehem Kosovė

 

 

ZARI

Kur e hedh zarin
Zog i ėndrrės
Mendja vret ndėrgjegjen
Pėr bukėn e ngrohtė nė vatėr

Sa ēudi
Njerėzit vrapojnė nėpėr botė
Pėr njė mrekulli

Vallė
E sheh Zoti
Cili ėshtė djalli
E kush pjella e tij

Kur zarin e hedh
Nėpėr fatkeqėsi
Zogjtė e mi kafshohen mes veti
Si qen tė kėqijnė