Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - RAPORTET NDĖRFETARE NĖ QYTETIN E PRIZRENIT

Shkruan: Argjira UKIMERI

RAPORTET NDĖRFETARE NĖ QYTETIN E PRIZRENIT

      Toleranca dhe barazia njerėzore padyshim janė fryt i njohjes hyjnore nė formėn e saj tė dėlirė. Zoti na ka pajisur qėllimisht me njohuri Hyjnore, nė mėnyrė qė tė kuptojmė vetveten dhe rolin tonė nė shoqėrinė njerėzore, dhe si rrjedhojė e kėsaj tė zhvillojmė marrėdhėnie njerėzore tė bazuara nė tolerancė dhe nė barazi.

 

(I thuaj diturisė ti je motra ime, gjykimin quaje vėlla - fjalė e urtė Biblike)

 

 

            Shumė sociologė, teolog dhe studiues janė munduar tė japin sqarime se ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė toleranca fetare. Sociologėt dhe historianėt tolerancėn fetare e shohin si "Bashkėjetesė apo Harmoni fetare". Etnologėt dhe studiuesit tolerancėn fetare e shohin si njė Konvergjencė Ndėrfetare. Disa tė tjerė mendojnė qė toleranca fetare nėnkupton mirėkuptim, respekt dhe mbi tė gjitha dashuri hyjnore.

            Toleranca fetare e popullit shqiptarė mbėshtetet nė vetėdijen kombėtare, nė faktin se tė gjithė shqiptarėt janė tė njė gjaku, gjuhe, kombėsie, dhe mbi tė gjitha kanė njė traditė dhe origjinė tė pėrbashkėt. Vlen tė theksohet ēėshtja se populli shqiptarė me 3 besime: 

               1. Ortodoks,

               2. Katolike dhe

              3. Myslimane, kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė krijimin e vlerave morale, tolerancės dhe harmonisė fetare nė historinė e popujve tė Ballkanit. Shqiptarėt pavarėsisht konfeksionit tė tyre fetarė (Katolik apo mysliman), gjithmonė i kanė shėrbyer interesave kombėtare. Po ashtu, vetė ekzistenca e objekteve fetare (Kishave, xhamive, teqeve) simbolizon traditėn, kulturėn dhe harmoninė tonė kombėtare. Shembujt mė tė mirė tė tolerancės fetare nė vendin tonė kanė luajtur edhe klerik dhe shkrimtarė tė Rilindjes sonė kombėtare. Ndėr ta ishte edhe shkrimtari Sami Frashri, ku ndėr tė tjera thekson: “Mos vėshtroni besė e fe, muslimanė dhe katolikė, ortodoksė, gjithė shqiptarė sa janė dhe tek janė, janė vėllezėr. T’ecim tė dlirė n’udhė tė Perėndisė, n’udhėt tė drejtėsisė… nė mes tė shqiptarėve tė vėrtetė s’ka ndonjė ndarje, ndonjė ēarje, ndonjė ndryshim! Janė tė tėrė vėllezėr tė gjithė: janė njė trup, njė mendje, njė qėllim, njė besė!”.

            Toleranca dhe barazia njerėzore padyshim janė fryt i njohjes hyjnore nė formėn e saj tė dėlirė. Zoti na ka pajisur qėllimisht me njohuri Hyjnore, nė mėnyrė qė tė kuptojmė vetveten dhe rolin tonė nė shoqėrinė njerėzore, dhe si rrjedhojė e kėsaj tė zhvillojmė marrėdhėnie njerėzore tė bazuara nė tolerancė dhe nė barazi. Populli shqiptarė falė predikimit tė drejtė tė klerikėve fetarė, qė herėt i kishin kuptuar kėto fakte tė rėndėsishme Hyjnore, duke e zbatuar fenė si vlerė shpirtėrore dhe jo si element pėrēarės. Prandaj tradita e tolerancės ndėrfetare tek shqiptarėt nuk ėshtė diēka e formuar nė kohėn moderne, por ėshtė njė traditė qė vjen nga thellėsia shumė shekullore.

 

 

 

 

PRIZRENI, QYTET I VLERAVE SOCIO-EKONOMIKE, KLUTURORE, MORALE DHE INTELEKTUALE



            Siē mėsojmė edhe nga Shkrimet e Shenjta, Zoti i krijoi njerėzit sipas shėmbėlltyrės sė tij. Sipas tij (Zotit), njeriu ėshtė element zotėrues nė tokė, ku pėrmes frymės sė shenjtė arrin tė dallojė tė mirėn dhe tė keqen. Qysh nga fillimi e deri nė kohėt moderne, njerėzit kanė arritur tė ndėrtojnė tempuj fetarė (Kisha, Xhamia), pėr hir tė dashurisė dhe ndershmėrisė qė kishin ndaj Zotit, dhe vazhduan tė jetojnė tė lumtur mes vete. Pothuajse, ky bashkėpunim ka qenė fryt i harmonisė fetare edhe nė qytetin tonė - Prizrenin. Si njėri ndėr vendet mė me ndikim nė historinė tonė kombėtare, Prizreni pėrveē vlerave morale, kulturore, dhe intelektuale ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm edhe nė aspektin fetar. Raportet e mira ndėrfetare kanė ndikuar edhe mė shumė nė aspektin social nė kėtė trevė. Bashkėpunimi i ndėrsjellė mes bashkėsive fetare, martesat mes kėtyre bashkėsive, tregojnė qartė raportet dhe karakterin harmonik nė Prizren. Shembulli mė i mirė qė pėrshkruan harmoninė fetare nė Prizren ėshtė ky: nuk mund ta quajmė Hyjin, zotin e tė gjithė njerėzve, nėse nuk pranojmė tė sillemi si vėllezėr ndaj njerėzve qė janė tė krijuar nė pėrngjasim me Hyjin. Nė kohėn tonė kur gjinia njerėzore njėsohet ēdo ditė e mė shumė dhe rritet ndėrvarėsia mes popujve tė ndryshėm. Nė fakt popujt e ndryshėm pėrbėjnė njė bashkėsi tė vetme. Ata kanė njė zanafillė tė vetme, meqė Zoti ka bėrė qė krejt gjinia njerėzore tė banojė nė tė gjithė tokėn, me njė qėllim: tė ketė PAQE, HARMONI dhe mbi tė gjitha DASHURI mes vete, gjithmonė duke u bazuar nė Shkrimet e Shenjta, qė janė fjala e Zotit nė Tokė.

 

 

            Literatura e shfrytėzuar


            1. Fakulteti i sė drejtės dhe filozofisė, Universiteti i Vjenės. Tema: Toleranca Fetare - Ligjėrues: Xhabir Hamidi.

            2. Revista Dituria Islame nr 251, fq. 31.

            3. Sherif Delvina - Pa pavarėsi fetare, nuk ka Pavarėsi Kombėtare Tiranė, 1998 fq.25.

            4. Pjesė e shkėputur nga Konferenca e mbajtur pėr nderė tė Koncillit tė Dytė te Vatikanit (Kisha Katolike Zonja Ndihmėtare nė Prizren).