Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Realiteti

Shkruan: Leotrim MAVRAJ

REALITETI 

       Burimi i informacionit nė natyrė nuk mund tė jetė vetė lėnda, siē thonė materialistėt. Burimi i informacionit nuk ėshtė materie, por njė Mendje qė qėndron mbi materien. Kjo Mendje ka qenė pėrpara materies. Ishte kjo Mendje e cila krijoi, formėsoi dhe organizoi tė gjithė materien nė univers.

 

 

Po hyjmė nė dekadėn e dytė tė shekullit njėzetenjė dhe njerėzimi po pėrballėt me pasoja serioze tė fushave tė ndryshme, duke filluar kėshtu nga ekonomia, shėndetėsia, ekologjia, arsimimi i gjeneratave tė reja apo tė themi mėnyra e arsimimit tė tyre dhe pastaj vėrshojnė problemet tjera tė shumta tė shoqėrisė e qė pėrfshijnė tė gjitha vendet tė pasura apo tė varfra pa pėrjashtim. Po ē’po ndodhė kėshtu, nėse vetėm dalim nė qytet apo edhe bisedojmė me njerėz tė ndryshėm atėherė na mbushet koka me mendime tė ndryshme pėr shpjegimin kinse tė kėsaj gjendje tė tanishme:

            "Kėto janė shenjat e kiametit!"

            "Osht nryshu koha, ka ardhė ni vakt i fshtirė!"

            "Me drejtėsi s’ke ku shkon, se qashtu po e lyp vakti! etj., etj." Si dhe shumė fjalė boshe si p.sh:  "Nuk ka gjė prej librave e shkollės me rėndėsi ėshtė tė kesh para si filani e filani...!"

            Po nėse kthehemi nė shtėpi mbyllemi nė dhomė dhe biem nė qetėsi, e mendojmė thellė, do ta ndiejmė vetėn sikur jemi jashtė kėtij rrethi e ne tė vėrtet tė gjithė jemi pjesė pėrbėrėse te kėsaj gjendjeje, dikush mė shumė e dikush mė pak, por tė gjithė pjesė tė krizės njerėzore.

            Tė nderuar lexues: cili do tė ishte opinioni i juaj pėr kėtė? Sa mė pėrket mua jam i lumtur, po po, i lumtur madje plotėsisht. Kjo lumturi nuk ėshtė cinizėm... e as ligėsi, e as dashakeqėsi, por lumturi e cila rrjedh nga brenda si njė lumė i rrėmbyeshėm qė ka qarė digėn e tij tė lart dyqind metra e vėrshon fuqishėm me shpejtėsi nė mes tė bjeshkėve duke bart para vetes pluhurat, mbeturinat, e besa, edhe pengesat dhe duke e pastruar kėshtu rrugėn nga pas dhe duke ia lėshuar rrugėn qetėsisė, lumturisė, tė natyrshmes dhe tė bukurės. Po tė ndiheshin kėshtu edhe njerėzit e dėshpėruar edhe ata tė cilėt thonė se “pėr mua nuk ka mė asgjė”, dhe shumė e shumė njerėz qė forcat e tyre i kanė orientuar nga materialja e duan me ambiciet e tyre ta pėrvetėsojnė, po realisht kėtė nuk e arrijnė kurrė, sepse lehtė ėshtė tė mbushet njė kamion apo depo me gjėrat qė dėshiron, qofshin ato me tonelata, por kėtu jemi te shpirti i njeriut e ai nuk mbushet dot kurrė me kėto gjėra sot njė e merr, nesėr synon tjetrėn e kėshtu kalon jeta para syve dhe papritmas vėren se ke vrapuar kot por atėherė ėshtė vonė.

            “Ishte njėherė, nė njė kohė, njė Mbret i madh e i fuqishėm por diēka e mundonte: njė shėrbėtor nuk po i pėlqente se si po i shėrbente atij dhe kishte vendosur qė tė ia kėpuste kokėn. Ditėn kur deshi ta bėnte kėtė veprim kėshilltarėt dhe bashkėpunėtorėt e tij e ndalėn duke i thėnė se nuk ėshtė mirė kjo sepse do tė biesh nė sy tė tjerėve si dhunues dhe jo i mirė, dhe mbreti e kishte kuptuar kėtė por ai veproi me mė menēuri, ai thirri shėrbėtorin dhe e ushqeu e veshi bukur dhe u ngrit me tė nė ballkonin e tij dhe ē’tė shikosh - tokat dhe pasuritė e tij nuk kishin fund dhe po i thotė shėrbėtorit, merr nga pasuritė e mia sa tė dojė qejfi, aq sa do tė arrish dhe do tė jetė e jotja, dhe shėrbėtori i ngazėllyer filloi duke zaptuar tokėn e mbretit tė pasur dhe kėshtu bėri krejt ditėn dhe dikur u lodh dhe ra nė dy gjunjėt, por nuk u ndal, ai prapė zhgarravitej duke munduar qe tė merr akoma, deri sa i doli shpirti nga lodhja dhe nuk mori asgjė me vete, tė gjitha i mbetėn mbretit”.

            Po, e kėtillė ėshtė ambicia njerėzore, e pambushur, e pangopur dhe egoiste. Ky ėshtė edhe shkaku edhe pasoja e tė gjitha parregullsive. Imagjinoje njė person nė njė qeli me pesė persona tjerė ku secili dėshiron tė hajė mė shumė tė vesh mė shumė dhe tė ketė mė shumė hapėsirė pėr tė fjetur dhe shtrirė, ēfarė do tė ndodhte: katastrofa, shkatėrrimi, degjenerimi. Por nėse do ta respektonin dhe donin njėri tjetrin, do tė kishte pėr tė gjithė ushqim tė nevojshėm, veshje, vend dhe tė gjitha, edhe pse ėshtė qeli. Njė proverb kinez thotė: “Ti ke njė ve, unė kam njė ve dhe i shkėmbejmė ato, prapė ti ke njė ve dhe unė kam njė ve, ti ke njė ide, unė kam njė ide dhe i shkėmbejmė ato, ti ke dy ide, unė kam dy ide”. Kėto qė u thanė nuk nėnkuptojnė kufizimin e furnizimit tė njeriut, nė asnjė mėnyrė jo, jeta ėshtė e bollshme nė tė gjitha fushat, dhe zoti i ka dhėnė njeriut tė gjitha, dhe mė shumė se qė ai mund tė paramendojė, por njeriu ėshtė kufizuesi i furnizimeve tė veta. Si ndodh kjo? Takojmė plot njerėz tė cilėt janė tė shėndoshė, kanė familje tė mirė, kanė shtėpi, me njė fjalė, tė gjitha tė mirat dhe kur i pyet si jeni, thonė shumė keq: nuk kam kėtė, nuk kam atė dhe, blla e blla shumė llafe qė ėshtė turp t'i dėgjosh nga njeriu i shekullit njėzetenjė. Kėshtu ėshtė sepse mungon njohja, menēuria dhe vetėdijesimi pėr realitetin. Nėse dikush mendon se realiteti ėshtė ky qė pėrmendėm deri mė tani e ka gabim, gabohet plotėsisht dhe e gėnjen veten e vet, shpirtin e tij, mendjen e ndritur tė tij.

 

 

            Tė dashur lexues, realiteti me tė cilin pėrballemi ėshtė njė iluzion i gabueshėm i njeriut bashkėkohor. Realiteti ėshtė se ne jemi vepėr tė gjithėdijshmit, tė pagabueshmit; ne jemi trup i pėrkryer nė ndėrtim dhe funksionim, vendi nė tė cilin jetojmė, qė quhet tokė, nė njė sistem i cili ėshtė njė pikė nė rrugėn e qumėshtit, nė univers, qė ėshtė gjithashtu i ndėrtuar nė mėnyrė perfekt me njė balancė tė paimagjinueshme nga mendja e njeriut. Por si mund tė jetė kjo kryevepėr, por si mund tė ketė njeriu probleme dhe mangėsi?... Jo kjo ėshtė e pamundur! Realisht, ato janė perceptime tė gabueshme, njeriu ėshtė i natyrshėm - jo artificial i cili ka nevojė pėr ndėrhyrje, por i natyrshėm dhe i pėrsosur me tė gjitha mundėsitė, por pengesat tė cilat i pėrvetėson, i vinė nga mosdija dhe nga vetvetja. Tė ndalemi pėr njė moment nė disa fakte tė rėndėsishme qe e mbėshtesin kėtė.

            Le ta sqarojmė me njė shembull, me atė tė ADN-sė. Tė gjitha qelizat e gjalla funksionojnė nė bazė tė informacionit gjenetik nė strukturėn helikoidale dyjare tė ADN-sė. Trupat tanė gjithashtu janė tė ndėrtuar prej triliona qelizash, secila prej tyre me ADN-nė pėrkatėse, dhe tė gjitha karakteristikat e trupave tanė janė tė regjistruar nė kėtė molekulė gjigande. Qelizat tona pėrdorin programet proteinike tė regjistruara nė ADN pėr tė prodhuar proteina tė reja. Informacioni qė zotėron ADN-ja jonė ėshtė aq i shumtė saqė, po tė donim ta shkruanim atė, do tė mbushte faqet e 900 vėllimeve tė njė enciklopedie.

            Atėherė, nga se pėrbėhet ADN-ja? Pesėdhjetė vjet mė parė, shkencėtarėt do tė ishin pėrgjigjur se ADN-ja pėrbėhet nga acide nukleike tė quajtura nukleotide dhe lidhje kimike, qė i mbajnė kėto nukleotide tė bashkuara. Me fjalė tė tjera, ata zakonisht rreshtonin vetėm pėrbėrėsit materialė tė ADN-sė. Por sot, shkencėtarėt kanė njė pėrgjigje tjetėr: ADN-ja pėrbėhet nga atome, molekula, lidhje kimike dhe, mė e rėndėsishmja, nga informacioni.

            Ėshtė tamam si njė libėr. Do ta kishim shumė gabim po tė thonim se njė libėr pėrbėhet vetėm nga letra, boja dhe materiali lidhės, sepse pėrveē kėtyre materialeve, ėshtė informacioni qė e bėn atė me tė vėrtetė njė libėr. Ėshtė informacioni ai i cili e dallon njė volum tė Enciklopedisė Britanike nga njė "libėr" i formuar nga shkronja tė renditura rastėsisht, si p.sh. ABICLDIXXGGSDLL.

            Tė dy kanė letėr, bojė dhe lidhės, por njėri ka informacion, kurse tjetri jo. Burimi i informacionit ėshtė autori i librit, i cili zotėron inteligjencė dhe vetėdije. Mohimi i kėtij fakti do te ishte i pavend, sepse informacioni ėshtė vendosur nė ADN nga njė qenie inteligjente.

            Pra, burimi i informacionit nė natyrė nuk mund tė jetė vetė lėnda, siē thonė materialistėt. Burimi i informacionit nuk ėshtė materie, por njė Mendje qė qėndron mbi materien. Kjo Mendje ka qenė pėrpara materies. Ishte kjo Mendje e cila krijoi, formėsoi dhe organizoi tė gjithė materien nė univers. Biologjia nuk ėshtė e vetmja degė e shkencės qė na ēon nė kėtė pėrfundim. Astronomia dhe fizika e shekullit tė 20-tė, gjithashtu, kanė treguar se ekziston njė harmoni dhe projektim qė tė lė pa mend, duke treguar se ka njė MENDJE qė ka qenė pėrpara gjithėsisė dhe qė e ka krijuar atė.

            Tė bazohemi nė kėtė informacion e shohim se kjo inteligjencė e pafund qė krijoj gjithēka ėshtė KRIJUESI, ZOTI, ndėrsa bartėsi i informacionit jemi ne. Ne bartim tėrė informacionin qė ėshtė i akumuluar prej fillimit tė kohės, i cili ka vazhduar qe tė shpaloset si libėr para neve nė formėn tė cilėn ne e quajmė jetė, e qė faqet e kėtij vėllimi nuk do tė mbaronin sikur tė gjithė detrat e botės tė bėheshin ngjyrė e drurėt letėr.

            I nderuari lexues, pėr tė arritur lumturinė dhe rehatin nė formėn e perceptimit tė kėsaj jete nuk mundemi duke u bazuar ne tė tjerėt, pse ai nuk e bėri kėtė apo pse ky atė! Secili njeri nė kėtė botė ka detyrėn e vet dhe duhet qe ta pėrmbushė atė. Detyra e secilit njeri ėshtė e qartė: asnjėri nga ne nuk mund ta ndryshojė botėn e as shtetin ku jetojmė, sepse qė tė gjitha janė ashtu si duhet tė jenė apo si ka qenė dashtė tė jenė, por ne duhet qė ta ndryshojmė vetėn tonė, jo me rroba e as me frizur apo ku ta di, por me dije, me njohje e me menēuri, sepse nė kėtė mėnyrė njohim vetveten, jetėn, botėn pėr rreth nesh si dhe ngjarjet dhe proceset qė ndodhin, dhe atėherė ne jemi tė gatshėm qė ta pranojmė lumturinė dhe ta rrezatojmė atė. Nė kėtė mėnyrė jemi tė lumtur nė thellėsinė e shpirtit, nė qendrėn e mendjes dhe nė ēdo qelizė tė trupit.

            Tė dashur vėllezėr, njė kėshillė nga njohuria ime ėshtė qė tė mos humbasim kohė me gjėra tė kota! Ta shfrytėzojmė ēdo moment dhe ēdo sekondė pėr dituri dhe pėr dashuri ndaj tė tjerėve, sepse ky ėshtė shpėtimi ynė dhe i shoqėrisė njerėzore. Dashtė zoti qė kėtė pėrmbledhje timen ta keni kuptuar nė mėnyrėn siē unė e kam pas pėr qėllim, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė, qė secili nga ne tė shpalosė njohuritė e tij, do t'i bashkojmė energjitė tona me anė tė forcės sė mendjes dhe tė mundet njėherė e pėrgjithmonė padituria dhe e keqja.