Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - RECETAT ME TĖ FUNDIT PĖR TĖ KURUAR DHIMBJET... (2)

http://www.tiranaobserver.al

RECETAT ME TĖ FUNDIT PĖR TĖ KURUAR DHIMBJET E KOKĖS GJATĖ VERĖS (2)

Nė rast se ditėn e nisni me dhimbje koke atėherė shkaku kryesor i saj mund tė jetė ndonjė problem psikologjik dhe nė rastet mė shqetėsuese depresioni. Nuk ėshtė aspak ēudi qė dhimbjet e kokės tė jenė shenjat e para tė stresit apo njė gjendjeje depresioni...

 

 

 

 

            Nė rast se ditėn e nisni me dhimbje koke atėherė shkaku kryesor i saj mund tė jetė ndonjė problem psikologjik dhe nė rastet mė shqetėsuese depresioni. Nuk ėshtė aspak ēudi qė dhimbjet e kokės tė jenė shenjat e para tė stresit apo njė gjendjeje depresioni, njė lidhje jo rastėsore ekziston midis dhimbjes sė kokės qė shfaqet nė mėngjes dhe ērregullimeve qė vijnė gjatė gjumit. Simptoma mė e shpeshtė neurologjike ėshtė dhimbja e kokės.

 

 

            1. Mbani njė listė tė detajeve pėr dhimbjen e kokės

 

            Provoni tė mbani njė listė rreth detajeve tė dhembjes sė kokės. Pėrveē se do tė ndihmojė mjekun tuaj t’i identifikojė mė lehtė arsyet dhe llojin e dhimbjes, kjo mund t’iu ndihmojė edhe juve. Pėr shembull: lloje tė caktuara tė ushqimit, stresi, cikli menstrual, drita e madhe, madje edhe ndonjė lloj parfumi mund t’iu shkaktojė dhembje koke. Nė fillim nuk keni ide pse keni dhembje, por nėse i keni shkruar detajet e ndryshme atėherė shumė lehtė mund tė vini tek arsyet. Kjo kėshillė vjen direkt nga mjekėt e njohur amerikane.

 

            2. Shikoni me kujdes se ēfarė po konsumoni

 

            Ushqimi i caktuar shpesh mund tė jetė shkaktar i paraqitjes sė dhembjes sė kokės. Dr Lisa Mannix, neurologe, ka thėnė se shumė lloje tė ushqimeve mund tė pėrbėjnė elemente qė tek njerėzit mund tė ndikojnė negativisht. Ajo gjithashtu ka shtuar se vetėm 20 deri 30 pėr qind tė njerėzve mund tė identifikojnė llojin e ushqimit, i cili iu shkakton dhembjen e kokės. Por ajo preferon qė njerėzit tė fillojnė tė dyshojnė nė disa lloje ushqimesh tė cilat njihen si shkaktues tė problemeve. Vera e kuqe ėshtė njė nga pijet qė radhitet si shkaktare e dhembjes, pastaj vijnė edhe ushqimet qė pėrmbajnė sodium nitrate, etj.

 

            3. Konsumoni mjaftueshėm magnez

 

            Magnezi relakson tensionin e gjakut dhe qetėson migrenėn, kurse tė dyja kėto zvogėlojnė mundėsinė e paraqitjes sė dhembjes sė kokės. Shtesat nga magnezi janė tė preferuara. Nėse vėreni pėrmirėsime filloni tė konsumoni sa mė shumė magnez: konsumoni perime tė gjelbra, tė cilat pėrmbajnė magnez.

 

            4. Hani nė mėnyrė tė rregullt

 

            Vetėm ngrėnia e rregullt e vakteve gjatė ditės mund tė parandalojė paraqitjen e dhembjes sė kokės. Mos i kaloni vaktet e ushqimit pa ngrėnė sadopak. Kjo rekomandohet pėr arsye sė truri juaj funksionon nga dy gjėra: oksigjeni dhe sheqeri i mjaftueshėm, i cili nė tru arrin nga ushqimi i konsumuar. Kur sheqeri tretet, truri juaj ka nevojė pėr ushqim. Nėse shpesh ngriheni nė mėngjes nga dhimbja e kokės, mjekėt preferojnė tė konsumoni ndonjė frutė para se tė shkoni nė shtrat nė mbrėmje, sepse ajo do t’u ndihmojė tė mos iu paraqiten dhimbjet e mėngjesit.

 

            5. Kujdes me pėrdorimin e kafeinės, alkoolit e duhanit

 

            Kėto janė tri gjėra, tė cilat ndihmojnė qė dhembja e kokės tė zhvillohet dhe tė shtohet. Alkooli, sidomos vera e kuqe, janė ndėr shkaktarėt e dhembjes.

 

            6. Bėni gjumė tė rregullt

 

            Tė flini rregullisht mjaftueshėm dhe nė kohė tė duhur, madje edhe fundjavave, mund t’iu ndihmojė t’i mėnjanoni dhembjet e kokės. Mjekėt kėshillojnė pacientėt e tyre qė tė shkojnė nė shtrat dhe tė zgjohen nė tė njėjtėn orė ēdo ditė.

 

            7. Bėni ushtrime rregullisht

 

            Me anė tė ushtrimeve shkaktohet prodhimi i endorfinės, njė element natyral i eliminimit tė dhembjeve nė kokė. Pėr tė bėrė kėtė preferohet 20 deri 30 minuta aerobi sė paku tre herė nė javė.

 

            8. Menaxhoni me stresin

 

            Stresi i madh mund tė jetė shkak i shpeshtė i paraqitjes sė dhembjes sė kokės. Ekzistojnė teknika tė shumta qė mund tė ndihmojnė nė menaxhimin e stresit. Mund tė provoni format e ndryshme tė meditimit.

 

            9. Akull i ftohtė

 

            Ftohtėsia mund tė ndihmojė nė zbutjen e dhembjes sė kokės si njė anestezues lokal. Mund tė vendosni njė peshqir tė ftohtė apo ndonjė akull nga frigoriferi dhe provojeni ndoshta ndihmon nė zbutjen e dhembjes sė kokės.

 

 

 

            DHEMBJA E KOKĖS, MIGRENA JA SI QETĖSOHET

 

            Prek njė ndėr 4 gra dhe njė ndėr 12 burra dhe pėr shumė njerėz nė botė ėshtė njė arsye e fortė pėr t‘u takuar shpesh me neurologun. Kulmin e arrin mes moshės 30-39 vjeē, por pas nuk ngelen edhe fėmijėt. Kur bėhet fjalė pėr migrenėn, gjėrat nuk janė aq tė thjeshta sa duken.

            Njerėzve qė u dhemb koka nė mėnyrė kronike, ashtu si specialistėt, e dinė shumė mirė se kėto dhimbje nuk largohen kollaj, nėse pėr njė kohė tė gjatė ėshtė abuzuar me ilaēe tė llojeve tė ndryshme pėr tė gjetur qetėsi. Aq i madh ėshtė numri i atyre qė vuajnė, sa nė shumė vende tė botės mjaft pacientė kanė krijuar edhe shoqatat e tyre, me qėllimin e vetėm pėr tė sensibilizuar njerėzit pėr njė sėmundje qė shpesh nėnvlerėsohet, ose kurohet keq. E nė fakt, shifrat janė vėrtet alarmante. Dhimbja e rastėsishme e kokės prek rreth 8 milionė evropianė ēdo ditė, ku 3 milionė vuajnė nga ajo e formės kronike, qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve e kėrkojnė shpėtimin tek abuzimi me ilaēe, qė ndikon drejtpėrdrejt nė shndėrrimin kronik tė problemit. Ndoshta jo rastėsisht OBSH-ja e ka renditur dhimbjen e kokės, e sidomos migrenėn, nė listėn e sėmundjeve qė janė tė vėshtira tė shėrohen. Kjo sėmundje prek zakonisht njerėzit qė e kanė tė trashėguar gjenetikisht, por jo vetėm ata. Stresi, tensioni, mėnyrat jo korrekte tė tė jetuarit, ndryshimet klimatike, ushqime tė caktuara, janė faktorė tė rrezikshėm, qė ndikojnė nė shfaqjen e saj. Specialistėt kėshillojnė se duhet trajtuar mirė qė nė fillim, pėr tė evituar qė krizat tė bėhen periodike.

 

            Pėr lehtėsimin e migrenės dhe cefaleas intensive:

            Analgjezikėt dhe anti-inflamatorėt – Janė ilaēet mė tė pėrdorura, me tė cilat abuzohet nė shumicėn e rasteve. Ato arrijnė tė bllokojnė ēlirimin e prostaglandinave, tė cilat janė molekulat pėrgjegjėse tė dhimbjes. Mė tė zakonshmit janė paracetamoli, ibuprofeni, aspirina dhe indometacina, qė ėshtė mė efikasja pėr migrenėn, sepse ėshtė edhe ngushtuese e enėve tė gjakut. Megjithatė, kėto lloj tabletash janė tė pėrshtatshme pėr dhimbjet sporadike dhe tė lehta, por jo nė rast se dhimbja e kokės ėshtė e vazhdueshme: nė kėtė rast, ka rrezik tė mbytesh kot sė koti me pilula.

 

            Migrena dhe cefalea e pėrqendruar: triptanėt.

 

            Ato janė arma mė e mirė sepse riekuilibrojnė nivelet e serotoninės, neurotransmetuesit qė rregullon qarkullimin e gjakut dhe aktivitetin nervor. Triptanėt veprojnė nė harkun kohor prej dy orėsh dhe mund tė merren edhe nė momentin kur dhimbja ka filluar.

 

            Cefalea tensive: qetėsuesit.

 

            Ilaēe tė vjetra si valiumi, tė marra nė doza tė vogla, mund tė shėrbejnė pėr tė qetėsuar muskujt dhe pėr t’i dhėnė fund dhimbjes.

           

 

            SINOZITI, KURAT BIMORE QĖ E KUROJNĖ ATĖ

 

            Sinoziti ėshtė njė sėmundje qė lidhet me pezmatimin e hapėsirave kockore (sinuseve) nė pjesėn e kafkės sė fytyrės. Sinoziti shkaktohet nga bllokimi i derdhjes sė sinuseve. Pėr pasojė, kjo sėmundje shoqėrohet me dhembje koke dhe kryesisht nė pjesėn ballore, aty ku ėshtė e pėrqendruar sėmundja, nė varėsi tė sinusit tė infektuar. Shpesh ēdo dhimbje koke trajtohet thjesht me njė aspirinė dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi pėr diagnostikimin e saktė tė saj. Sipas mjekėve, dhimbjet e kokės kanė shkaktarė tė shumtė, duke filluar nga ftohja, nga sinoziti, deri te dhimbjet e forta tė migrenės. Por disa mėnyra tė reja tė trajtimit tė dhimbjeve tė kokės ofrojnė shpresa pėr tė sėmurėt. Njė pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje tė migrenės, sėmundje e cila prek rreth 20 pėr qind tė amerikanėve. Por problemi kėtu sipas specialistėve tė mjekėsisė ėshtė se pacientė tė tillė shpesh diagnostikohen gabim.

           

            Shkaktarėt
           

            Mė parė, njerėzit bėnin shkaktarė tė shfaqjes sė sinozitit grumbullimin e njė pjesė tė gjakut nė hundė, por ajo u hodh poshtė nga studiues tė ndryshėm dhe mendohet se shkaktarė tė shfaqjes sė saj janė ngacmues tė ndryshėm, si zhurmat e forta, drita e fortė, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike, erėrat e helmeve etj. Shkaktarėt e kėsaj sėmundjeje janė disa. Ndėr ta pėrmenden mishi i huaj nė hundė, shtrembėrimi i kockės sė hundės, ndryshimi i temperaturave, por edhe rrufa qė mund tė kalojė personi mund tė ēojė nė sėmundjen e sinozitit. Veē kėtyre, sinoziti mund tė shkaktohet edhe si pasojė e sėmundjeve tė tjera tė organizmit dhe me anė tė gjakut mund tė infektohen edhe sinuset. Sinoziti mund tė shfaqet edhe si pasojė i njė inflamacioni tė rrugėve tė frymėmarrjes tė hundėve, akut ose kronik, infeksioni dentar, grip, faktor alergjik. Por, sipas mjekėve, nga sinoziti mund tė prekeni edhe nėse zhyteni nė det me forcė. Vatra ėshtė energjia qė aktivizon sistemin nervor dhe mund tė ndryshohet lehtė nga stresi dhe ndryshimet klimatike. Kjo energji jo vetėm qė ndikon nė gjendjen shpirtėrore, por shkakton sinozitin dhe dhimbje koke. Pėr tė eliminuar shqetėsime tė tilla, kryhet dhara, njė trajtim qė konsiston nė derdhjen shumė ngadalė, tė vajit tė nxehtė tė sezamit nė qendėr tė ballit tė pacientit, i shtrirė nė njė shtrat tė rehatshėm druri. Sipas disiplinės mjekėsore, mesi i ballit ėshtė vendi i syrit tė tretė, i cili ėshtė i lidhur me qendrat funksionale tė trurit. Nėse ai stimulohet, rrit prodhimin e serotoninės dhe ndjesinė e kėnaqėsisė dhe relaksit.


            Stresi

 

            Zakonisht, sinoziti shkaktohet lehtėsisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe ėshtė i shpeshtė te njerėzit depresivė dhe me ankth. Pėr ketė arsye njė nga metodat e kurimit tė tij ėshtė edhe psikoterapia, pasi kjo sėmundje lidhet me emocionet intensive. Nga ana tjetėr, dhembjet e kokės kanė edhe dy shfaqje tė tjera, qė janė dhembja e kokės, qė shfaqet si pasojė e migrenės dhe spondiliatrozės. Kėto janė dy nga shqetėsimet me tė shpeshta edhe pse nė disa raste mund tė jetė njė shenjė e mirė pėr tė kuptuar sinozitin. Shfaqja tjetėr e dhimbjes sė kokės ėshtė shfaqja e njė lodhjeje ose njė tensioni. Nėse kjo dhimbje ėshtė e fortė dhe e pėrsėritur ėshtė simptome e njė sėmundjeje cerebrale, si: hematome, encefalite, meningjit ose ndonjė hipertension i rėndė.


            Llojet e sinozitit


            Sinoziti ėshtė njė inflamacion akut ose kronik i njė nga hapėsirave (seno) tė parahundės. Sipas vendndodhjes sė tij dallohen 4 lloje sinozitesh: sinozit tė maxiles, sinozit tė frontales, sinozit tė etmoidales, sinozit tė sfenoidales. Sipas pėrhapjes, sėmundja mund tė jetė mono ose bilaterale. Kur inflamacioni kap mė shumė hapėsira, quhet polisinozit. Nga ana klinike kėto konsiderohen si bllokime tė kėtyre hapėsirave duke mos lejuar daljen e lėngut qė formohet gjatė infektimit qė quhet Essadato (me njė pėrbėrje proteinike, i pasur me mucopolisakarid dhe qelizave ematike).


            Kurimi

 

            Diagnostikimi i saktė ka shumė rendėsi, pasi vetėm kėshtu mjekėt mund tė ndėrhyjnė nė kohėn e duhur pėr parandalimin e keqėsimit tė gjendjes shėndetėsore. Pas diagnostikimit tė saktė, ilaēi me i mirė kundėr simptomave tė sinozitit ėshtė provuar tė jetė ai i grupit tė ilaēeve triptan, qė e largojnė menjėherė dhimbjen e kokės, por njėkohėsisht shkaktojnė marrje mėndsh. Shkencėtarėt tani janė duke kryer prova pėr pėrdorimin me sa me efektivitet tė ilaēeve triptan, qė mund tė merren nga goja, por edhe nėpėrmjet injeksioneve. Kėto terapi tė reja bėjnė tė mundur jo vetėm trajtimin e simptomave nė pėrgjithėsi, por shpesh eliminojnė edhe dhimbjet e kokės tė shkaktuara nga migrena. Mjeket thonė se ilaēet e llojit triptan janė tė efektshme nė mė shumė se 80 pėr qind tė rasteve, por ata rekomandojnė qė personat qė vuajnė nga sėmundje vaskulare duhet tė shqyrtojnė pėrdorimin e alternativave tė tjera tė mundshme. Sipas mjekėve sinoziti nuk ėshtė njė sėmundje e trashėgueshme. Por nėse sėmundja bėhet kronike dhe shoqėrohet me komplikacione, atėherė nevojitet tė bėhet ndėrhyrja kirurgjikale. Sipas specialisteve tė kėsaj sėmundjeje, ndėrhyrja kirurgjikale, nuk ka pasoja. Po sipas tyre, tė tilla ndėrhyrje nė vendin tonė janė tė pakta, pasi pacientėt paraqiten te mjeku qė nė fazat e para tė shfaqjes sė sėmundjes.


            Moshat mė te prekura


            Kjo sėmundje mė shumė e pėrhapur ėshtė te moshat e reja. Problemet me sinozitin, shpesh fillojnė qė nė moshėn e adoleshencės, mė pas bėhen mė tė renda rreth moshės 25-vjeēare. Sipas specialistėve tė shėndetėsisė, ėshtė shumė e vėshtirė tė kesh probleme me sinozitin, nė rast se nuk ke pasur mė parė, gjatė kėsaj moshe. Por tė prekur nga kjo sėmundje janė edhe fėmijėt, tek tė cilėt mė shumė ėshtė i pėrhapur sinoziti etnoidal. Shkak pėr ketė, sipas mjekėve, nuk ėshtė leximi. Por ky faktor mund te jetė njė shtesė i faktorėve kryesorė qė shkaktojnė sinozitin, dhe jo njė faktor mė vete pėr tė shkaktuar ketė sėmundje.

           
            Ushqime me fibra pėr tė evituar sinozitin


            Ushqime me fibra qė nė mėngjes. Kjo ėshtė njė nga kėshillat bazė qė japin mjekėt pėr tė mbajtur sa mė larg sinozitin. Sipas specialistėve, shumė nga ushqimet e veēanta ndikojnė nė mirėqenien tonė, por njė ndryshim i veēantė qė rrit nivelin e energjive, ndodh kur njeriu ha pėr mėngjes njė ushqim tė pasur me fibra. Ėshtė provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka njė efekt pozitiv ne funksionimin e organeve. Dhjete faktorė ndikojnė kryesisht nė shkaktimin e sėmundjes sė sinozitit, pjesa me e madhe e tė cilave ėshtė e lidhur ngushtė me stresin, kushtet psikologjike dhe shkaqe arteriale dhe helmet e ndryshme. Tre janė medikamentet qė pėrdoren pėr kurimin e sinozitit, medikamente qė kryesisht pėrmbajnė kafeinė. Ato pėrdoren dhe janė tė kėshillueshme jo vetėm pėr pacientėt nė vendin tonė, por nė tė gjithė botėn.


            Uthulla e mollės qetėson sinozitin


            Uthulla natyrale e mollės ėshtė jashtėzakonisht e mirė pėr njė forcė magjike dhe vlerėsohet shumė qė tė jetė pjesė pėrbėrėse e jetės sė pėrditshme. Pėr tė gjithė ata qė vuajnė nga sinoziti, kėshillohet tė pihet njė gotė me ujė nė te cilėn ėshtė hedhur njė lugė nga uthulla e mollės. Kjo kurė duhet tė pėrdoret 7 herė nė ditė pėr tė pasur efektin e dėshiruar. Uthulla pėrdoret edhe pėr sytė qė lotojnė. Njė lugė uthull molle hidhet nė njė gotė ujė, nė tė cilėn ėshtė hedhur dhe pak jod i holluar. Pihet njė lugė gjelle para drekės. Kjo kurė ėshtė mirė tė vazhdojė pėr 15 ditė. Pėrveē vetive kuruese, uthulla e mollės ėshtė shumė e preferuar tė pėrdoret pėr sallata.

 

            Kėshilla

 

            - Kini kujdes nga ndryshimi i temperaturave.

            - Pėrdorni sa mė shumė ushqime me fibra.

            - Ne rast se ju fillojnė dhimbje ėshtė mirė qė te konsumoni menjėherė kafe.

            - Evitoni zhurmat e larta, tė magnetofonit, televizorit.

            - Pėr t’u qetėsuar, qėndroni nė qetėsi tė plote dhe nė njė ambient tė mbyllur dhe nė errėsirė pėr tė paktėn 30 minuta.

            - Kryeni vizita tė herėpashershme te mjeku specialist, nė veēanti kur pacienti vuan nga sėmundje tė tjera dhe ka shpesh dhembje koke.

            - Mbani gjithmonė syze edhe nė dimėr edhe nė verė.

            - Evitoni diellin nė pikun e vapės.

            - Nė kohė plazhi kini kujdes nga zhytjet e menjėhershme nė det.

 

           

            SHKAQET E DHIMBJES SĖ KOKĖS TĖ FEMRAT

 

            Nė rast se ditėn e nisni me dhimbje koke atėherė shkaku kryesor i saj mund tė jetė ndonjė problem psikologjik dhe nė rastet mė shqetėsuese depresioni. Nuk ėshtė aspak ēudi qė dhimbjet e kokės tė jenė shenjat e para tė stresit apo njė gjendjeje depresioni, njė lidhje jo rastėsore ekziston midis dhimbjes sė kokės qė shfaqet nė mėngjes dhe ērregullimeve qė vijnė gjatė gjumit. Simptoma mė e shpeshtė neurologjike ėshtė dhimbja e kokės. Shkaktarėt janė tė shumtė, duke filluar nga ata psikologjikė e deri te tumoret.

 

            Neurologjia regjistron kėto tipe tė dhimbjes sė kokės:

 

            - Psikogjen.

            - Ndryshimet tė numrit tė syrit (anomalitė refractive, hipermetropia, astigmantizmi, miopia, etj).

            - Dhembja adontogjene.

            - Sėmundja e sinuzeve paranasalė.

            - Hipertensioni arterial.

            - Dhembja histaminike e kokės (sindromi i Hortonit).

            - Dhembja traumatike e kokės.

            - Dhembjet meningeale tė kokės, tė cilat janė tė forta.

            - Tumorėt intrakranial.

            - Gjakderdhja subarahnoidale.

            - Migrena (hemikrania).

            - Neurologjia e trigeminusit.

            - Neurologjia vagale, etj.

 

            Hemikrania

 

            Migrena ose hemikrania (ndodh atėherė kur dhembja ėshtė periodike dhe kufizuar nė njėrėn anė tė kokės) shkaktohet nga mbyllja e enėve tė gjakut (emboli) nė tru. Njė mbyllje e tillė ėshtė pasoje e rruazave tė gjakut qė pėrhapen me anė tė qarkullimit tė gjakut.

 

            Simptomat specifike tė migrenės janė:

 

            -Rrahje pulsi tė shpejta,

            -Dhimbje nė formė pulsimi tė kokės,

            -Dhembje e kokės me intesitet tė lartė,

            -Shtypje e lartė e gjakut.

 

            Migrena ėshtė njė ndėr format mė tė pėrhapura tė dhembjes sė kokės dhe nė 50% tė rasteve, personat nė cilat ėshtė e pėrhapur janė femra. Manifestohet edhe me njė dhembje tė fortė e pulsuese, qė pėrgjithėsisht godet vetėm gjysmėn e kohės. Shumica e tė sėmurėve trashėgojnė kėtė sėmundje nga familja, te tė cilat shumė pjesėtarė tė saj kanė dhembje koke tė njėjta. Njė hipotezė, migrenėn e shpjegon si vijon: fillimisht gjatė hipermisė reactive, serotonia lirohet nga trombocitet dhe i sensibilizon nociceptorėt cranial, sistemin kininogjen.

            Sot, pėrveē ilaēeve antimigrenė (Sandomigran, Avamigran, Cafergot, Ditamin, betabllokuesit, antidepresivėt, magnesiumi etj.) pacientit i duhet shpjeguar roli i tendosjeve fizike, psikike dhe emocionale gjatė sulmit migrenoz.

 

            Simptomat e tjerat tė migrenės janė:

 

            - Shqetėsime nga drita dhe zhurmat tė cilat shoqėrohen zakonisht me tė pėrziera dhe tė vjella.
            - Iritueshmėri.

            - Nervozizėm.

            - Shok emotiv.

 

           

            KĖSHILLA PĖR TĖ LUFTUAT DHIMBJET E KOKĖS

 

            Dhimbja e kokės ėshtė njė simptomė e pėrbashkėt e shumė sėmundjeve. Ka mundėsi tė kemi vetėm dhimbje koke pa asnjė simptomė tjetėr, dhe dhimbja nė kėto raste ėshtė pak domethėnėse. Kur nė kemi dhimbje koke, ndjesia mund tė jetė e ndryshme si pulsuese ose edhe shpuese ose edhe djegie. Kėto ndjesi mund tė jenė tė pėrqendruara nė njė zonė tė caktuar apo edhe tė shpėrndarė nė tė gjithė kokėn. Pėr tė gjetur shkakun e cefaleas, duhet tė lokalizojmė vendin e saj, momentin kur ajo fillon, natyrėn e saj dhe nė tė njėjtėn kohė tė kėrkojmė tė kuptojmė nėse ajo vjen e vetme apo e shoqėruar me simptoma tė tjera.

            Kujdes:  Konsulto mjekun nė tė gjitha rastet por sidomos nė ato raste kur:

            1- Dhimbja e kokės shoqėrohet me ngurtėsim tė qafės, humbje e mundėsomė e vetėdijes, paralizė apo humbje e ndjeshmėrisė.

            2- Dhimbje koke e shoqėruar me nauzea ose e vjellur nė mėngjes.

 

            Tipe tė ndryshme dhimbje koke:

 

            1- Dhimbja e kokės nga tensioni: Ajo shpesh pėrqendrohet nė pjesėn prapa kokės dhe rrezaton nė drejtim tė qafės. Mund tė japė ndėr tė tjera dhe ndjesinė e njė fashe tek balli. Ajo vjen prapa njė stresi apo prapa njė periudhe mbilodhjeje. Relaksimi apo analgjetikėt e thjeshtė janė pėrgjithėsi tė mjaftueshėm nė kurimin e saj.

            2- Dhimbja e kokės me temperaturė: Ajo shpesh ėshtė simptomė e ftohjes apo gripit. Nėse dhimbja lokalizohet nė ballė dhe rritet nėse pėrkulemi pėrpara apo ėshtė e pėrqendruar nė pjesėn e sipėrme tė mollėzave dhe rritet sa herė nė mbyllim nofullėn atėherė shkaku mund tė jetė sinusiti. Nėse rezulton e vėshtirė pėrkulja e kokės pėrpara nga njė ngurtėsim i qafės dhe nga dhimbja e kokės e gjithashtu nuk durohet drita e fortė atėherė ekziston rreziku i njė meningjiti pėr tė cilin duhet njė konsultė e shpejtė me mjekun.

            3- Dhimbja e kokės si pasojė e njė traumė cerebrale: Kjo lloj dhimbje koke ėshtė e shoqėruar mbi tė gjitha me lodhje dhe nauzea dhe mund tė jetė shenjė e njė hemorragjie cerebrale.
            4- Dhimbja e kokės me ulje tė aftėsisė pėr tė ecur dhe humbje vetėdije: Nėse ka humbje tė vetėdijes, mund tė jetė shenjė e hemorragjisė cerebrale apo dhe embolie. Duhet konsultuar shumė shpejt mjeku.

            5- Dhimbja e kokės periodike, vėshtirėsi shikimi dhe nauzea apo tė vjella: Cefalea nė kėtė rast mund tė jetė migrenė. Shpesh shumė pjesėtarė tė njė familje janė subjekt i sulmit tė migrenės, sepse kjo lloj dhimbje koke mund tė jetė e trashėgueshme. Dhimbja shpesh ėshtė e limituar nė njė krah tė kokės. Personi qė ėshtė subjekt ėshtė me tė vėrtetė i sėmurė dhe shpesh nuk mundet madje edhe tė punojė. Kriza mund tė vazhdojė edhe 1 ose 2 ditė. Migrena nė pėrgjithėsi lehtėsohet nėse personi shtrihet nė njė vend me errėsirė, tė qetė dhe tė freskėt. Migrena mund tė provokohet edhe nga disa ushqime si psh: ēokollata apo vėra.

            6- Dhimbja e kokės rreth syve: Dhimbja e kokės e cila lokalizohet rreth syve, pėr shembull kur subjekti lexon, qep apo bėn ndonjė aktivitet tjetėr i cili kėrkon njė sforcim tė tė parit, mund tė jetė rrjedhojė e njė ulje tė vėzhgimit apo njė dritė tė pamjaftueshme.

            7- Dhimbje nė sy apo prapa tij: Kjo lloj cefale mund tė jetė shenjė e njė glaukome tė mundshme.
            8- Cefalea, nauzea dhe tė vjella nė mėngjes: Kjo lloj dhimbje koke mund tė jetė rrjedhojė e marrjes me tepricė tė pijeve alkoolike njė natė mė parė, por nėse simptomat pėrsėriten pa shkak mund tė jetė edhe njė shenjė e njė tumori cerebral.

 

            Kėshilla nė rastėt e dhimbjės sė kokės

 

            Dukė hequr rastet e cefaleas sė rėndė, dhimbja e kokės mund tė lehtėsohet duke marrė antiinflamatorė apo analgjėzik nga goja. Nė rastet kur personi vuan nga gastriti apo ulcera gastrike ėshtė mė mirė tė evitohen kėto ilaēe dhe tė preferohet paracetamoli i cili ėshtė mė pak i dėmshėm pėr stomakun.

 

            Fund

 

(1)