Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - RECETAT ME TĖ FUNDIT PĖR TĖ KURUAR DHIMBJET... (1)

http://www.tiranaobserver.al

RECETAT ME TĖ FUNDIT PĖR TĖ KURUAR DHIMBJET E KOKĖS GJATĖ VERĖS (1)

     Dhimbja e kokės na mundon tė gjithėve, dhe sipas shkencėtarėve nė Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo tė paktėn njė herė nė muaj. Specialistėt kanė zbuluar se pėrveē njerėzve kronikė, pjesa tjetėr e popullsisė ka mė shumė shqetėsime gjatė muajve tė vėrės. Pasi nė kėtė kohė ekspozimi nė diell ėshtė i madh, dhe kjo shkakton ērregullim.

 

  

 

            Dhimbja e kokės na mundon tė gjithėve, dhe sipas shkencėtarėve nė Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo tė paktėn njė herė nė muaj. Specialistėt kanė zbuluar se pėrveē njerėzve kronikė, pjesa tjetėr e popullsisė ka mė shumė shqetėsime gjatė muajve tė vėrės. Pasi nė kėtė kohė ekspozimi nė diell ėshtė i madh, dhe kjo shkakton ērregullim. Megjithatė, pjesa mė e madhe e dhimbjeve tė kokės nuk shkaktohet nga ndonjė sėmundje. Pėr kėtė specialistėt shpjegojnė se ēfarė i shkakton kėto dhimbje dhe si duhet tė trajtohen. Nė suplementin e sotėm nė “Tirana Observer” do tė lexoni kėshillat e mjekėsisė moderne dhe asaj alternative, popullore pėr tė njohur dhe kuruar dhimbjet e kokės.

            Shpesh ēdo dhimbje koke trajtohet thjesht me njė aspirinė dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi pėr diagnostikimin e saktė tė saj. Dhe dhimbjet e kokės kanė shkaktarė tė shumtė, duke filluar nga ftohja, sinoziti e deri tek dhimbjet e forta tė migrenės. Por disa mėnyra tė reja tė trajtimit tė dhimbjeve tė kokės ofrojnė shpresa pėr tė sėmurėt. Njė pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje tė migrenės, sėmundje e cila prek rreth 20 pėr qind tė amerikanėve.

            Por problemi ėshtė se pacientė tė tillė shpesh diagnostikohen gabim. Diagnostikimi i saktė ka shumė rėndėsi, pasi vetėm kėshtu mjekėt mund tė ndėrhyjnė nė kohėn e duhur pėr parandalimin e keqėsimit tė gjendjes shėndetėsore. Por ēfarė kėshillojnė mjekėt pėr tė parandaluar dhe kuruar dhimbjet e kokės. Cila ėshtė dieta e pėrshtatshme pėr tė shmangur faktorėt rriskues. Cilat janė medikamentet qė mund tė mbahen nė shtėpi dhe rastet kur duhet t’i drejtoheni mjekut. Kėto e shumė tė tjera nė njė speciale prej disa faqesh pėr tė kuruar dhimbjet e kokės.

 

            Ēka ėshtė kokėdhėmbja dhe si klasifikohen ato?

 

            Kokėdhėmbjė ėshtė dhembja qė ndjehet nė kokė apo pjesėn e epėrme tė qafės. Ėshtė njėra nga dhimbjet mė tė zakonshme tė trupit dhe ka shumė shkaqe.

 

            Si klasifikohen kokėdhembjet

 

            Kokėdhembjet kanė shumė arsye dhe nė vitin 2007 Shoqata Ndėrkombėtare e Kokėdhembjes ėshtė pajtuar pėr freskimin e sistemit tė klasifikimit tė kokėdhembjes. Pėr atė se shumė njerėz vuajnė nga kokėdhembjet dhe pėr atė se trajtimi i tyre nganjėherė ėshtė i vėshtirė, klasifikimi i ri ju mundėson mjekėve qė tė kuptojnė mė mirė njė diagnozė specifike pėr tė ofruar mėnyrė mė tė mirė dhe mė efektive tė trajtimit.

            Ekzistojnė tre lloje kategorish tė kokėdhembjeve:

            - Kokėdhembjet primare.

            - Kokėdhembjet sekondare.

            - Cranial neuralgia, dhembje fytyre dhe kokėdhembjet tjera.

 

            Ē’janė kokėdhembjet primare?

 

            Kokėdhembjet primare pėrfshinė migrenėn, tensionimi dhe kokėdhembjet pjesore, e gjithashtu edhe njė variacion tė tipave mė pak tė zakonshme tė kokėdhembjeve.

            Kokėdhembjet tensionuese janė mė tė zakonshmet nga tė gjitha tė kokėdhembjeve primare; gati 90 % e tė rriturve kanė pasur apo do tė kenė kokėdhembje tė tillė. Kokėdhembjet tensionuese janė mė tė zakonshme tek gratė se sa tek burrat.

            Migrena ėshtė lloji i dytė mė i zakonshėm i kokėdhembjeve tė tipit primar. Migrena gjithashtu prek edhe fėmijėt ashtu sikur edhe tė rriturit. Para pubertetit si djemtė ashtu edhe vajzat preken nga migrėna, por pas pubertetit mė shumė preken femrat se meshkujt. Mesatarisht 6 % tė meshkujve dhe gati 18 % e femrave do tė kenė migrenė.

            Kokėdhembjet pjesore janė njė lloj i rrallė i kokėdhembjeve primare qė prekin 0.1 % tė popullatės. Mesatarisht 85 % e personave qė vuajnė nga kokėdhembjet pjesore janė meshkuj. Mosha mesatare e atyre qė vuajnė nga kjo kokėdhembje ėshtė 28-30 vjet. Mirėpo, kokėdhembjet e tilla mund tė fillojnė qysh nė fėmijėri. Kokėdhembjet primare ndikojnė nė kualitetin e jetės. Disa njerėz kanė kokėdhembje herė pas here dhe qė largohen shpejt gjersa disa tė tjerė lodhen nga dhimbjet.

 

            Cilėt janė kokėdhembjet sekondare?

 

            Kokėdhembjet sekondare janė ato qė vinė si shkak i ndonjė problemi struktural nė kokė apo nė qafė. Ka njė mori shkaqesh qė shkaktojnė kėtė tip tė kokėdhembjeve duke filluar nga gjakderdhje nė tru, tumoret apo edhe miningjitis dhe encefalitis.

 

            Cranial neuralgias, dhembjet e fytyrės dhe kokėdhembjet e tjera

 

            Neuralgjia do tė thotė dhembje nervi (neur=nerve + algia=dhimbje).

            Cranial neuralgjia pėrshkruan njė grup tė kokėdhembjeve qė ndodhin pėr shkak se nervat nė kokė dhe qafėn e sipėrme marrin ndezje dhe kėshtu bėhen burim i dhimbjes sė kokės. Dhimbjet e fytyrės dhe njė mori shkaktarėsh tė tjerė tė kokėdhembjeve pėrfshihen nė kėtė kategori.

 

 

 

            DHIMBJA E KOKĖS!

 

            Dhimbja e kokės ėshtė njė nga dhimbjet mė tė zakonshme, por edhe njė nga mė tė nėnvlerėsuarat, madje edhe nga ata qė vuajnė prej saj. Rreth 57 % tė rasteve mjaftohemi duke marrė njė analgjetik tė pėrgjithshėm, duke gabuar nė trajtimin e vetės. Pse ndodh kjo? Mbi tė gjitha sepse nuk njohim tipin e dhimbjes sė kokės dhe, si rrjedhojė, ėshtė e vėshtirė tė gjendet kurimi i duhur. Pėrpara se tė marrėsh njė tabletė, ėshtė e nevojshme tė kuptosh gjithmonė sė mė ēfarė dhimbjeje ke tė bėsh. Nė kėtė mėnyrė, do tė jesh nė gjendje tė ndėrhysh me ilaēin pėrkatės.  Nė vijim, do tė gjeni njė guidė tė vogėl pėr tė dalluar dhimbjet mė kryesore tė kokės dhe njė listė ilaēesh pėr kurimin e tyre. Dhe, pėr tė kuptuar nėse pilula “juaj” ėshtė ajo e duhura, provoni tė bėni njė test tė vogėl: Migraine Act-Assessment of Current Therapy , i cili pėrmban katėr pyetje tė thjeshta por shumė themelore, tė pėrgatitura nga njė grup ekspertėsh evropianė. Mes 150 dhimbjeve tė kodifikuara tė kokės, 12 janė format kryesore, nga tė cilat mė tė pėrhapurat janė migrena, cefalea tensive dhe cefalea e pėrqendruar.

 

            Ja mėnyra se si mund t’i dallojmė ato:

            Migrena – Njė dhimbje e fortė dhe pulsante qė godet vetėm njė pjesė tė kokės, keqėsohet njėherėsh me mundimet fizike (ndonjėherė mjafton njė lėvizje e thjeshtė e kokės) dhe shoqėrohet me marrje mendsh, tė vjella, bezdisje nga drita, zhurma dhe erėra tė veēanta. Kriza e provokuar nga njė zgjerim i tepėrt dhe i papritur i enėve tė gjakut nė kafkė, mund tė zgjasė nga 4-72 orė dhe ka tendencė tė rikthehet. Ata qė janė me fat i lajnė hesapet njė herė nė gjashtė muaj, tė tjerė ēdo muaj dhe madje edhe ēdo javė. Gratė vuajnė mė sė shumti nga njė dhimbje e tillė.

            Cefalea e pėrqendruar – Kjo ėshtė forma mė e dhimbshme, por edhe mė e rralla; ajo godet njė nė 1000 vetė, veēanėrisht meshkujt. Ėshtė njė dhimbje qė zgjat pak, nga njė ēerek ore deri nė tre orė, por mund tė jetė e padurueshme. Cefalea e pėrqendruar godet syrin e mollėzat dhe goditjet e saj nuk janė kurrė tė izoluara. Ato shfaqen nė periudha dhe orė fikse: pėr shembull, gjatė ēdo ndryshimi tė stinėve dhe gjithmonė nė mėngjes e nė mbrėmje.

            Cefalea tensive – Ky ėshtė “rrethi klasik nė kokė” (njė lloj kaske therėse qė e shtyp kokėn) dhe nuk ėshtė kurrė shumė e fortė. Njė dhimbje e tillė varet nga njė shtrėngim i madh i muskujve tė qafės apo tė shpatullave, qė shkaktohet nga qėndrimi jo i mirė, nga pėrtypja, por edhe nga stresi dhe lodhja. Thuhet se simptomat nuk janė gjithmonė tė qarta dhe dhimbje tė ndryshme tė kokės mund edhe tė bėhen sė bashku. Atėherė, si mund tė kuptojmė se cilit grup i pėrket dhimbja jonė? Nėse vuani shpesh, sistemi mė i mirė ėshtė tė mbani njė ditar ku mund tė shėnoni numrin e goditjeve, frekuencėn e tyre dhe tipin e dhimbjes. Mė pas, kėtė ditar mund ta ēoni tek njė specialist qė ta shohė dhe tė japė diagnozėn e duhur. Nė rast se dhimbja e kokės ėshtė rastėsore dhe jo edhe aq e fortė, ditari nuk ka ēfarė duhet, por njė kurė ėshtė e nevojshme. Sado kronike apo kalimtare tė jetė, ēdo dhimbje koke ka ilaēin e saj “lehtėsues”.

 

            Zgjidhja sipas masės

 

            Ėshtė shumė e rėndėsishme tė ndėrhyhet shpejt, madje nė disa raste edhe pėr tė parandaluar. Njė ndėrhyje e tillė shėrben jo vetėm pėr tė ulur kohėn dhe frekuencėn e dhimbjeve, por edhe pėr tė evituar qė dhimbja tė bėhet kronike. Nėse nuk kurohen, dhimbjet e pėrsėritura tė kokės kanė prirje tė shfaqen sėrish dhe ēdo herė me njė intensitet mė tė madh. Mjekėt japin edhe emrat e ilaēeve mė efikase pėr kėto dhimbje.

 

            Si t’i kurojmė dhimbjet e kokės qė vijnė nga sėmundjet

 

            Dhimbja e kokės na mundon tė gjithėve, dhe sipas shkencėtarėve nė Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo tė paktėn njė herė nė muaj. Specialistėt kanė zbuluar se pėrveē njerėzve kronikė, pjesa tjetėr e popullsisė ka mė shumė shqetėsime gjatė muajve tė vėrės. Pasi nė kėtė kohė ekspozimi nė diell ėshtė i madh, dhe kjo shkakton ērregullim. Megjithatė, pjesa mė e madhe e dhimbjeve tė kokės nuk shkaktohet nga ndonjė sėmundje. Pėr kėtė specialistėt shpjegojnė se ēfarė i shkakton kėto dhimbje dhe si duhet tė trajtohen.

 

            Tensioni
 

            Kjo ėshtė dhimbja mė e zakonshme dhe sjell pakėnaqėsi nė kokė, lėkurė apo qafė, dhe shpesh lidhet me ngushtėsinė e muskujve. Studimet tregojnė se ato zhvillohen gjatė pasdites, dhe shumė rrallė zgjasin mė shumė sė katėr orė. Kėto lloj dhimbjė kokė, qė vijnė nga tensioni, sipas tė dhėnave, e kanė rreth 80 pėr qind e popullsisė. Mė shumė vuajnė gratė se sa burrat, dhe rreth 3 pėr qind e tė rriturve kanė dhimbje koke kronike nga tensioni, me kriza mė shumė se 15 ditė nė muaj. Personat qė vuajnė nga kjo dhimbje koke ndjejnė njė presion tė lehtė rreth kokės, pra simptomėn universale, por mund t’i dhėmbin edhe muskujt e qafės dhe shpatullave. Ato mund tė shoqėrohen edhe me stres. Shkaku ekzakt i kėsaj dhimbje ėshtė i panjohur, por mund tė pėrfshihen disa faktorė.

 

            Migrena
 

            Kėto dhimbje koke shkaktohen nga enėt e gjakut tė trurit kur ato punojnė jo normalisht. Enėt e gjakut tė zgjeruara nė kokė janė nxitėsi i parė pėr dhimbjen e migrenės. Kėto dhimbje prekin ēdo moshė, por mė shumė ato midis moshės 20 dhe 50 vjeē. Ekziston dhe njė predispozitė gjenetikė. Njė nė 4 gra dhe njė nė 12 burra mund ta pėrjetojė kėtė dhimbje. I sėmuri ndjen dhimbje e fortė nė njėrėn apo tė dyja anėt e kokės. Kjo gjithashtu pėrfshin dhe dobėsi nė gjymtyrė, vėshtirėsi nė tė folur, konfuzion, vjellje dhe ndjeshmėri. Nė migrenėn me aurė, e cila ndikon 10-20 pėr qind tė tė sėmurėve, ka ērregullime vizive, si vija zigzagu dhe zbardhje tė shikimit. Dhimbja e kokės nga migrena shkaktohet nga zgjerimi i enėve tė gjakut, por se ēfarė e nxit kėtė ėshtė ende e paqartė.

 

            Dhimbja e kokės nga alkooli


            Pirja e tepėrt e alkoolit rezulton nė njė rritje tė katėrfishtė tė sasisė sė ujit tė nxjerrė nga trupi, gjė qė shkakton dehidratim dhe dhimbje koke. Ka me qindra kura tė sugjeruara, qė nga glikanxo dhe deri tek zinku. Ndėrkohė qė njė tjetėr dhimbje e cilėsuar si dhimbja e kokės nė fundjavė, shkaktohet nga mos pirja e kafeinės, gjė qė zakonisht ndodh 12 orė pas filxhanit tė fundit tė kafes kur hapen enėt e gjakut dhe shkaktojnė dhimbje. Ėshtė e lehtė tė vetėdiagnostikohet, krahasoni filxhanėt e ēajit qė pini gjatė orarit tė punės me filxhanėt e pira gjatė fundjavės.

 

            Dhimbja e kokės nga sheqeri dhe helmet

           
            Sheqeri i pakėt nė gjak mund tė shkaktojė dhimbje koke. Ata qė zgjohen nė mėngjes me dhimbje koke mund ta kenė si reagim ndaj sasisė sė pakėt tė sheqerit nė gjak, tė shkaktuar nga mungesa e ushqimit nė stomak gjatė natės. Mund tė jetė rezultat i sėmundjeve apo lėndėve kimike. Ekspozim i vazhdueshėm ndaj pėrbėrėsve tė nitratit tė potasiumit tė ushqimeve, gjė qė zgjeron enėt e gjakut, mund tė krijojė njė dhimbje koke me goditje. Nitrati i potasiumit pėrdoret pėr tė ruajtur mishin.

 

            Dhimbja e kokės nga orgazma


            Njė nė 100 persona rrezikon ta ketė dhimbje koke kur kalon orgazmėn. Studimet kanė treguar se kjo ėshtė tre herė mė e zakonshme tek burrat, kjo sipas kėrkimeve nė Universitetin e Mancesterit. Dhimbje tė papritura dhe tė forta gjatė kohės sė orgazmės mendohen se vijnė nga ndryshimi i qarkullimit tė gjakut. Por edhe pse ėshtė zbuluar njė fenomen i tillė, ende shkenca dhe mjekėsia nuk kanė arritur nė ndonjė pėrfundim sė si mund tė evitohet kjo gjė. Thuajse tė gjitha rastet janė tė ngjashme, dhe karakteristikė e kėsaj, ėshtė edhe pagjumėsia.

 

            Dhimbja e kokės nga akullorja


            Shkencėtarėt kanė zbuluar se dhimbja e kokės mund tė shkaktohet edhe nga konsumimi i akullores. Dhimbja zakonisht fillon pak sekonda pas gėlltitjes sė ushqimeve apo pijeve tė ftohta dhe arrin kulmin 30-60 sekonda mė vonė. Trajtimi i vetėm parandalues ėshtė tė mbahet akullorja disa sekonda nė goje pėr t’u ngrohur para se tė kapėrdihet. Ndėrkohė qė kur dhimbjet e kokės behėn tė pėrditshme, mund tė vijnė nga reaksionet nė trup si rezultat i pirjes sė shpeshte tė qetėsuesve.

 

 

            MIGRENA DHE DHIMBJET E KOKĖS

 

            Migrena dhe dhimbjet e tjera tė kokės nga presioni dhe sinuset janė sėmundje serioze qė prishin cilėsinė e jetės tuaj. Simptomat e migrenės janė dhimbje koke me trokitje, ndjeshmėri ndaj zhurmave, ndaj dritės, pėrzierje, marrje mendsh dhe vjellje. Migrena nis kur qeliza tė trurit qė janė hiperaktive urdhėrojnė ngushtimin e enėve tė gjakut nė sipėrfaqen e trurit dhe me lėshimin e substancave tė cilat bėjnė pulsimin tė dhimbshėm. Jo tė gjitha dhimbjet e kokės janė njėsoj. Dhe simptomat ndryshojnė nga njėri lloj nė tjetrin. Migrena ėshtė sėmundje qė nuk i dihen shkaqet me saktėsi.

 

            Por cilėt janė faktorėt qė e ngacmojnė migrenėn?

 

            Stresi emocional – ėshtė njė nga faktorėt mė tė zakonshėm qė shkakton migrenėn, gėzimi, frika, tensioni, ankthi tė gjitha kėto janė kandidatė pėr njė episod migrenė. Lodhja gjithashtu shkakton tension nė muskuj dhe ngushton enėt e gjakut qė mund tė rėndojnė migrenėn.

            Ushqimi – 30% e migrenave shkaktohet prej substancave qė konsumohen me ushqimin, disa lloje djathėrash, alkooli, nitrati (tek sallam, proshutė, hotdogs, etj.) dhe monosodium glutamate (tek ushqimet kineze zakonisht).

            Kafeina – Pirja e tepruar e kafeinės, ose ndėrprerja e menjėhershme e saj shkakton migrenė. Enėt e gjakut mėsohen me praninė e kafeinės dhe kur ndėrpritet krijohet njė ngushtim i tyre. Nė disa raste kafeina pėrdoret pėr kurimin e migrenės.

            Ndryshimi i kushteve atmosferike – stuhitė, ulja e presionit atmosferik, erėrat e forta, ose ndryshimi i lartėsisė mbi nivelin e detit mund tė shkaktojnė migrenė. Lodhja e madhe; mosngrėnia e njė vakti; prishja e orarit tė gjumit, etj.

           

            Zbuloni tė vėrtetėn me anė tė testit, nėse ėshtė pilula e duhur:

 

            Pėr tė kuptuar nėse kura qė ndiqni ėshtė mė e pėrshtatshmja, pėrgjigjuni me “po’ ose “jo” pyetjeve tė mėposhtme:

            • A funksionon ilaēi qė pėrdorni nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe pėr pjesėn mė tė madhe tė dhimbjeve?

            • A tė zhduket dhimbja brenda dy orėve?

            • A jeni nė gjendje tė ktheheni nė gjendje normale brenda dy orėve pas marrjes sė ilaēit?
            • A ndiheni aq “tė mbrojtur” nga trajtimi qė bėni sa tė mund arrini tė planifikoni aktivitetet tuaja tė pėrditshme?

            Nė rast se i jeni pėrgjigjur tri pyetjeve me “po”, atėherė terapia qė po bėni ėshtė e duhura. Pėrkundrazi, nė rast se keni dhėnė dy herė pėrgjigjen “jo”, pilula nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr dhimbjen tuaj. Nė kėtė rast, ėshtė mė mirė tė drejtohesh tek njė mjek pėr tė pėrcaktuar tipin e dhimbjes sė kokės dhe kurėn pėrkatėse.


            9 kėshilla kundėr dhembjes sė kokės


            Shpesh ēdo dhimbje koke trajtohet thjesht me njė aspirinė dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi pėr diagnostikimin e saktė tė saj. Dhe dhimbjet e kokės kanė shkaktarė tė shumtė, duke filluar nga ftohja, sinoziti e deri tek dhimbjet e forta tė migrenės. Por disa mėnyra tė reja tė trajtimit tė dhimbjeve tė kokės ofrojnė shpresa pėr tė sėmurėt. Njė pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje tė migrenės, sėmundje e cila prek rreth 20 pėr qind tė amerikanėve. Por problemi ėshtė se pacientė tė tillė shpesh diagnostikohen gabim. Diagnostikimi i saktė ka shumė rėndėsi, pasi vetėm kėshtu mjekėt mund tė ndėrhyjnė nė kohėn e duhur pėr parandalimin e keqėsimit tė gjendjes shėndetėsore.

 

      Vazhdon....

 

 (2)