Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Refleksione mbi Luftėn Ēlirimtare nė Kosovė

Shkruan: Dr. Sulejman ABAZI (NESHAJ)

      

REFLEKSIONE MBI LUFTĖN ĒLIRIMTARE NĖ KOSOVĖ

 

 

Librin "Refleksione mbi Luftėn Ēlirimtare ne Kosovė" mund ta shkarkoni falas nė sektorin Literaturė"

 dhe nė

www.pashtriku.org

 

 

 

 

1. Refleksione mbi ngjarjet nė Kosovė

 

Ti ke brengė

Unė zjarr

Vuajmė qė tė dy njė hall…!

 

Nė kontekstin e pėrgjithshėm tė analizės sė ngjarjeve tė fundshekullit qė lam pas, refleksionet mbi veprimtaritė e pėrmasave tė karakterit kombėtar, parė nė kontekstin e zgjidhjes sė problemeve tė shqiptarėve nė Ballkan dhe tė dominimit nė rajon tė psikologjisė sė luftės kundėr luftės, drejt paqes dhe lirisė, kėrkojnė vėmendje tė vecantė, duke mo i parė thjesht vetėm me praninė e tyre.

Nė vitet qė kanė kaluar nga pėrfundimi luftrave nė hapėsirat etnike shqiptare, koha ka qenė e mjaftueshme pėr angazhimin serioz tė personaliteteve tė politikės botėrore, forcave moderne tė kohės dhe tė faktorit shqiptar pėr tė reflektuar mbi lėvizjen mbatėkombėtare, nė kėrkim tė drejtėsisė. Pėrvoja e zhvillimeve tė pasluftės tregoi se prania e sfidave dhe vėnies nė provė tė arsyes dhe vullnetit njerėzore, tė politikės, diplomacisė dhe tė faktorit ushtarak nė Ballkanin e trazuar, bėn ende qė tė trokasė “nė cdo derėn tonė” pėrgjegjėsia e lartė kombėtare pėr tė arritur paqen dhe integrimin nė rajon. 

Referencat ndaj hulumtimeve dhe vlerėsimeve tė kėsaj periudhe nga personalitete politike, diplomatike, shkencore, tė kulturės dhe tė inteligjencies ushtarake botėrore, gjatė dhe pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, Kosovėn Lindore dhe nė IRMJ, kanė dhėnė kohėn e nevojshme pėr tė ofruar zgjidhjet mė tė drejta, dhe kjo nuk ėshtė pak pėr tė mos u vlerėsuar.

Periudha e luftės kundėr kolonizatorėve serbė, shėnoi njė faqe tė ndritur nė historinė e popullit shqiptar, duke i dhuruar asaj simbolet e krenarisė e tė pavdekėsisė nė kurorėn e panteonit tė Lirisė. Njė luftė e ashpėr e pėrmasave tragjike. Tė vrarė, tė zhdukur e tė martirizuar, rreth 24 mijė vetė, njė e treta e tė cilėve femra. Midis tyre shkėlqen heroizmi dhe martirizimi nė simbol i 2017 dėshmorėve tė luftės sė UCK-sė,  22 prej tė cilėve nga Republika e Shqipėrisė dhe 28 femrave tė dhunuara e tė zhdukura.

Nėpėrmjet materialit jetėsor, protagonistėt dhe pjesmarrėsit nė ngjarje, flasin me gjuhėn e fakteve. Ata pėrpiqen tė vlerėsojnė kėtė kontribut, tė vlerėsojnė bashkėpunimin me tė gjithė elementėt veprues tė Aleancės Euroatlantike dhe nėpėrmjet trajtimit tė panoramės sė gjenoncidit dhe tė pasojave tė luftės, tė arrihet tė reflektohet ndaj mesazheve tė fuqishme nė shėrbim tė jetės, lirisė, paqes dhe tė demokracisė.

Pėrballė realitetit qėndron Kosova, qė sot mė shumė se kurrė ndodhet nė prag tė evendimetit mė tė rėndėsishėm historik, shpalljes sė pavarėsisė. Cdo tė behet me tė? Cila do tė jetė e ardhmja e saj? Njė shqetėsim i ligjshėm, qė lidhet me dilemėn dhe dėshirėn e zjarrtė tė popullit shqiptar nė Kosovėn e martirizuar nė me shumė se njė shekull nga kolonizatorėt serbė, dhe qė beson se sot e ka prekur me dorė lirinė.

 

Pse Kosova ėshtė kaq “e dashur” pėr Serbinė

  

Trojet shqiptare nė pėrgjithėsi dhe Kosova nė veēanti, fituan gjatė shekujve rėndėsi tė jashtėzakonėshme pėr mbretėrit e sulltanėt, pėr perandoritė dhe shtetet e fuqishme tė Evropės, tė cilėt nėpėrmjet zaptimit tė kėtyre trojeve dėshironin tė dominonin dhe tė ruanin influencėn e tyre nė gadishullin Ballkanik dhe mė gjėrė. Ata e kuptonin dhe vlerėsonin se kushdo qė zotėronte Kosovėn, kishte kontrollin mbi tė gjithė rrugėkalimet qė tė lidhnin me Evropėn Lindore.

Duke hedhur vėshtrimin prapa nė histori, dėbimet me dhunė tė shqiptarėve nga trojet e tyre, gjenoncidet, masakrat dhe spastrimet etnike, historikisht janė bėrė nė mėnyrė tė organizuar mbėshtetur nė filozofinė e mbrapshtė antishqiptare tė ideologėve serbė. Albanologjia trajton fakte historike tronditėse dhe duhet tė flasė mė shumė pėr kėtė nė tė ardhmen.

 Si ai bari i keq, qė befas mbin dhe fillon tė rritet, ashtu filluan tė lulėzojnė teoritė e persekutimit dhe kolonizimit tė shqiptarėve nė kancelerinė serbe. Po kush e mbjell barin e keq?! Ai nuk mbin vetė, por dhe nėse mbin, kush e lė tė rritet? Si njė bar i keq u lind filozofia serbe e ēkombėtarizimit tė shqiptarėve nė trojet e tyre etnike. Kėtė e vėrtetojnė tė gjitha memorandumet dhe elaboratet e tyre. Mė nė zė do tė pėrmėndim "Nacertania" tė Grashaninit (1844), duke vazhduar me teorinė e Ēubriloviēit (1937-1944), tė Ivo Andriēit (1939), e deri nė memorandumin e Akademisė sė Shkencave tė Serbisė, nė vitin 1986.

Nė referatet e tij tė viteve 30-40, Ēubrilloviq theksonte: "….Shqiptarėt ėshtė i pamundur t'i asgjėsojmė vetėm me kolonizim, ani pse ua morėm tokat mė pjellore… Lypset shpėrngulja e tyre nė masė….Kolonistėve sėrbė do t’u japim armė….Turqia ėshtė e gatėshme tė pranojė mbi 300 mijė shqiptarė…", dhe mė tej ai shton se: "…pushteti shtetėror kur tė dojė tė ndėrhyjė nė favor tė elementit tė vet nė luftėn rreth tokės, mund tė arrijė suksese vetėm atėhere, nėse vepron brutalisht".

Kėto publikime nė thelb ultranacionaliste, mbėshtetur nė filozofinė serbe tė dhunės dhe terrorit, nuk duan komente. Nė kėtė periudhė tė ekzistencės dhe tė veprimit tė kėtyre teorive famėkeqe, sipas burimeve historike, nga trojet shqiptare janė shpėrngulur mė se 3 milion shqiptarė, tė degdisur nė shumė vende tė botės.

 

Pjesė nga libri ""Refleksione mbi Luftėn Ēlirimtare ne Kosovė"