.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Remzi Limani

REMZI LIMANI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

REMZI LIMANI

 

 

 

 

          

 

 

             Hyrje

 

           Remzi Limani (1955) u lind nė Shalė tė Drenicės. Pas fillores nė Prishtinė, mbaroi shkollėn e artit nė Pejė dhe mė pastaj u diplomua nė Fakultetin e Arteve, Dega e Dizajnit nė Universitetin e Prishtinės.

            Nė krijimet artistike, kryefjalė dhe kallėzues i ka artet e bukura me intensitet tė ndryshėm pėrmes shprehjeve artistike nė fushėn e dizajnit, pikturės, poezisė, prozės, eseve, aforizmave, por edhe pėrmes kuptimeve pėr artet pamore dhe muzikės artistike. Nė tė gjitha kėto krijime, Remziu ruan baraspeshėn e arsyes qė arti qė shtrihet gjerė e gjatė nė rrafshin e vlerave kombėtare nė fushėn e kulturės.

            Pėr punėn e tij krijuese nė fushėn e arteve figurative dhe aplikative, zėnė vend trembėdhjetė shpėrblime e mirėnjohje vendore dhe ndėrkombėtare. Nė vitin 1999 nga Senati i Akademisė Internacionale “Qyteti i Romės” u nominua kryetar artistik pėr Kosovė. Deri mė tash ka tė realizuara dymbėdhjetė ekspozita personale, nga tė cilat dy nė Itali dhe njė me karakter humanitar nė Namibi. Nga fusha e letėrsisė ka tė botuara 13  vepra. Nga kėto dy romane. Libri me poezi “Tinguj tė humbur” (Sonete Pierdute) i ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn rumune, Bukuresht 2010. Po ashtu, poezia e tij ėshtė pėrfshi edhe nė antologjinė poetike “Pagjumėsia e fjalėve” (Insomnia cuvintelor) e botuar nė gjuhėn rumune, Bukuresht, 2010.

            Aktualisht, punon nė Pallatin e Rinisė, Kulturės dhe Sporteve, nė Prishtinė nė cilėsinė e udhėheqėsit tė kulturės.

 

 

 

 

I VARUR NĖ FLOKUN E SAJ

Nė sytė e Ty

Me bojėra akuareli

Shkrihej njė peizazh i bukur


Tė luta nė dritė syri

Ta shkrepje njė buzėqeshje
Tė ma falje ngjyrėn e syve
Ta pikturoja shėmtinė time 

Sikur me mendje tė dyzuar
Gishtin tregues e mbaje n'buzė
Lutjet me dhelka dashurie
Nuk bėnin vend nė gji gruaje


Me gjithė mendjen time tė fiksuar
Varur nė flokun Tėnd prej argjendi
Nuk belbėzoje mė asnjė fjalė
Aromėn e dashurisė nuk e ndjeje

Sa e dhimbshme ėshtė bukuria
Kur nuk i shpaloset etjes sė kallur
Dhe syri i varroset me kėngėn e zogut

 

 

VALA E NATĖS

 

Kur nata shtrinė kofshėt bardhoshe

Ēdo gjė nė Ty shpaloset pa fjalė

Ēdo pjesė kadifeje e trupit Tėnd

S`i fletė molle e kėputur nė vjeshtė

E pagėzuar mes gjokseve struket

 

Mes erės dhe Valės sė ēmendur

Nata mbėshtillej me flokun Tėnd

Duke zėnė nė qerpikun e fjetur

Mbi buzėt Tua ndalon frymėn

 

Vala nxjerrė gjokset e natės sė harlisur

Nė pasqyrė rrah vithet e azdisura

Me flokun e shprishur vesh muret

Mbulon sytė e prushtė bojėvere

Vetullat e ngritura qemer mbi lum

I vė hark mallit dhe natės sė zjarreve

 

 

TI JE RRĖQETHJA IME

Kur e hetoj ecjen Tėnde tunduese
Trupi mė vishet mornica
Nė bisht qerpiku syri ngritėt n'kėmbė
Ēdo gjė nė mua ēohet peshė
Gjaku fishkėllon me trenin e mėngjesit
Thinjat e kohės ngritėn tė krekosura

Ēfarėdo qė shoh nė Ty
Ndoshta vetėm cepin e zogut t‘krahut

Apo vetėm njė fragment buzėqeshjeje
Mornicat i kruajnė dhėmbėt e ujkut
Ēdo gjė jargitet nė prehrin Tėnd

Edhe sot, edhe nesėr, edhe pasnesėr
Koha do vishet me fustanin Tėnd
Pastaj, do ta shpalosėsh lulen e kėrthizės
Pėr ta shuar urinė e ujkut plak

 

 

KUR SHKUNDEN LULET

 

Nėn hijet e heshtjes memece

Shtrydhen kujtimet dhe malli

Mes mendimesh tė pėrgjumura

Ėndrrat flasin me gjethet e vjeshtės

 

Nė heshtim fjalėsh

Ēdo gjė rri e ndryrė

Loti pėr ty merr udhė

Nė trinė dore pikon ende i vakėt

 

Nėpėr fletat e shpirtit tė lodhur

Drithėrima e zėrit tėnd vjen e ėmbėl

Nga fustani yt i bardhė

Shkunden gjithė lulet e pranverės

 

Dritės dhe kėngės time pėr Ty

Gjithė petalet do i shkundė koha

Pa mėshirė pėr kėngėn e zogut
Do m`i vejnė prangat pa thėnė fjalė

 

 

NATĖ E DEHUR

 

Dita i zbrazi gjithė gotat e verės

Nata e dehur ndaloi hapin

Gjithė gjurmėt u fshinė nga udhėt

 

Dehja pėrkundej s`i njė fije bari

Si njė gjeth i harruar vjeshte

Nė degė molle luhatej mendja

 

Vallė...

Cilat gjurmė mė sollėn tek shtrati

Kush e puthi vashėn i fundin

 

Asnjė ēmenduri nuk mė kujtohej

Pos njė aromė gruaje

E veshur nė lėkurėn time