Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Rexhep Halimi

REXHEP HALIMI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

REXHEP HALIMI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Rexhep Halimi, lindur mė 23.04.1954 nė Dumnicė tė Poshtme tė Besianės. Shkollimin fillor e kreu nė shkollėn e fshatit tė lindjes, tė mesmen, Gjimnazin nė Besianė, ndėrsa studimet i ndoqi nė Fakultetin Filologjik – dega gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Universitetin e Prishtinės.

            Me krijimtari letrare ka filluar tė merret qė nė kohėn kur ishte nxėnės i shkollės fillore. Poezinė e parė “Maji” e botoi nė vitin 1971 nė gazetėn “Rilindja”- faqja pėr fėmijė. Asnjėherė nuk e ka ndėrprerė krijimtarinė e tij letrare dhe kohė pas kohe krijimet e tij i ka botuar nė gazetat dhe revistat qė botoheshin nė Kosovė.

            Po ashtu ėshtė marr edhe me artin dramatik ku ka qenė anėtar i SHKA “Josip Rela” nė Besianė. Nė shfaqjet e pėrgatitura nga kjo trupė e aktorėve ka luajtur ndėr tė tjerė edhe me aktorin e mirėnjohur tė Kosovės, Avdush Hasanin, pastaj me Mehmet Breznicėn, Mehmet Zenelin, Bajram Fazliun etj. Vlen tė ceket se nė pjesėn teatrale “Sfinga e gjallė” qė ende mbahet mend nga artdashėsit llapjan Halimi kishte njėrin nga dy rolet kryesore e qė ishte mjaft i dalluar nė interpretimin e tij skenik.

            Qė nga viti 1974 punon nė procesin edukativo arsimor ku ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar edhe nė aktivitetet kulturore e letrare me nxėnėsit e tij ku disa herė janė nderuar me mirėnjohje dhe shpėrblime nė aktivitetet e ndryshme. Nė kuadėr tė shkollės nė Dumnicė tė Poshtme ka formuar grupin letrar me emrin “Kadri Kadriu”.

            Halimi deri tani ka qenė aktiv nė shumė manifestime letrare dhe disa herė nė konkurset letrare ėshtė nderuar me ēmime letrare. Ndonėse me shkrime ėshtė marr qė herėt, shumė krijime tė tij ia ka shkatėrruar lufta e fundit.

            Pėrmbledhja e fundit me poezi “Rreze e thyer” u botua nga “FAD” - Prishtinė, 2017

 

 

 

 

 

DRITĖ E DIELL

 

Dritė e diell

u duhen luleve

qė tė rriten

 

Dritė e diell

i duhen fushės

qė tė zbukurohet

 

Dritė e diell

ju duhen fėmijėve

qė tė rriten

me pak pėrkėdheli

dhe dashuri

 

Dritė e diell

i duhet qiellit

qė ti lėshon rrezet e diellit

 

rrezja e diellit

neve na ngrohė

edhe retė i bėnė me shi

 

Dritė e diell

i duhet tokės

qė tė mbinė fara e bukės

anė e ēark rrethit tė botės

 

 

PARA PĖRMENDORES 

 (Zahir Pajaziti)

 

Nė mermer skalitur

Pushka

Fjalėt

Dhe veprat.

 

Nė sytė tuaj

Fjalėt tua prej guri.

 

Sa e shkurtėr nata

Sa e gjatė dita

Ditė e pėr ditė

Natė e pėr natė

Tė pėrcolli vdekja.

 

Pėr lirinė shqiptarinė

Pėr kėtė tokė

Nėnqiell.

 

Sa shumė lakmi

Ta patėn vdekjen.

Amanet

Brezave qė vijnė

Kombin

Flamurin

Lirinė!

 

Copė dielli

Ishe

Ti, Zahir!

 

 

MĖSUESIT TIM POET

 

na mėsove nė gjuhėn shqipe

tė flasim kuptueshėm

ti flakim fjalėt e kėqija

se ato nuk na bėjnė dritė

 

tė krijojmė ndjenjė

tė krijojmė dashuri

si ta duam vendin

mėsuesin nė pėrgjithėsi

 

ti flet me mua

unė flas me ty

pėr jetė na aftėsove

tė kemi borxh shumė ty

 

o mėsues i dashur

ti faqja e botės

nė globin e ri

ti na dhe emėr

se ti je diell, je edhe shi

 

jemi bėrė shtet nė kėtė planet

ta mbrojmė e ta ruajmė

na mėsove vet

 

 

TĖ GJITHĖ TOK

 

tė bashkuar

dje

sot

dhe nesėr

pėr flamurin

pėr tokėn

pėr qiellin

pėr kombin

ky shekull

themel i historisė

skalitur

nėpėr shekuj

kudo figura e juaj

fytyra e juaj

     unė

ti

ai dhe ajo

ne

ju

ata dhe

ato

shekullin e shkruajmė

nė pavarėsi

 

 

RREZJA E THYER

 

Bie rrezja e dritares, plot diell

Thyhet e bie

Nė murin pas shpine

 

Rrezja e thyer e dritares

Merr ngjyrė tė kuqėrremtė

ngjyrė e diellit nė perėndim

nė qiellin e kthjelluar

 

rrezja e thyer e diellit

me plot hije ngjyresash

ngjyresa tė pėrziera

 

si dėshirat e mija

si ėndrrat e mija

diell nė perėndim

 

e nesėrmja me diell tė ri

njė ditė e re

njė rreze e pastėr

pėr tė gjithė ju dhe ne