Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Dr. Rexhep Krasniqi

Shkruan: Mexhit YVEJSI - Gjakovė

      

DR. REXHEP KRASNIQI

(1906-1999)

 

 

      Prof.dr. Rexhep Krasniqi, njė figurė e shkėlqyeshme shqiptare, me prejardhje gjakovare, ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė ēėshtjen kombėtare. Ka qenė Kryetar i Kuvendit Shqiptar, Drejtues i Arsimit Kombėtar,  doktor i shkencave historike, luftėtarė pėr Shqipninė Etnike...

 

 

     Rexhep Krasniqi lindi nė vitin 1906, nė Gjakovė. Qysh si fėmi, nė moshė tė njomė, mbeti jetim pa babė, pa nonė. Nona i vdiq nė vitin 1908, kur Rexhepi ishte dy vjeēar, ndėrsa babai, Hoxhė  Deda, ndrroi jetė nė vitin 1914, kur djaloshi Rexhep ishte 8 vjeēar...

     Rexhep Krasniqi u rritė, mbasi i vdiqėn prindėt, nėn kujdesin e Bajram Currit, nė shtėpinė e tij, nė Malėsi tė Gjakovės....

     Mėsimet fillestare ia nisi nė Gjakovė, kurse i pėrfundoi nė Shkodėr. Nė vitin 1920, Bajram Curri e pėrcolli Rexhep Krasniqin nga Shkodra deri nė Bari tė Italisė – pėr tė vazhdue shkollimin nė Vjenė tė Austrisė.

    Nė Vjenė tė Austrisė e kreu shkollėn e mesme  “Theresianum”, qė ishte njė prej shkollave mė aristokrate nė tėrė Evropėn Qendrore.

    Nė vitin 1934, djaloshi jetim, pa nanė, pa babė, i lindur nė Gjakovė, rritur nė Malėsi, Rexhep Krasniqi, nė Vjenė,  mori titullin akademik “Doktor nė filozofi”. Teza e doktoraturės ishte: “Kongresi i Berlinit dhe Shqipėria Verilindore”, Relator i Temės sė Doktoraturės qe Dr. Karl Potsch, Drejtor i Institutit Ballkanik, ekspert pėr Historinė e Ballkanit, nė veēanti nė Sllavistikė dhe Albanologji.  

     Mbas afėr 15 vjet qėndrimi, mėsimi, studimi nė Vjenė, qė nga regjistrimi 1920, deri te doktorimi 1934,  Dr. Rexhep Krasniqi menjėherė kthehet nė Tiranė, siē thoshte, pėr t’i ndihmue Shqipnisė Nanė...

     Nė Tiranė, kur u kthye, trokiti nė dyert e Ministrisė sė Arsimit, tue iu thanė: “Ju falėnderoj pėr bursėn qė mė keni dhėnė. Jam i gatshėm tė punoj kudo qė do t’mė caktoni.”

     Ministria e Arsimit e caktoi profesor nė Gjimnazin e Gjirokastrės, ku Dr. Rexhep Krasniqi e filloi punės si profesor i historisė dhe gjeografisė, ku ishte mė i pari profesor me gradė shkencore, pakėz mė vonė erdhi pėr tė dhėnė mėsim edhe Prof. Eqrem Qabej...  

    Nė vitin 1939, Dr. Rexhep Krasniqi  emėrohet Drejtor i Arsimit dhe mė pas Kryeinspektor pranė Ministrisė sė Arsimit nė Tiranė.

    Nė vitet 1941-942, kur Kosova, kryesisht, ishte bashkue me Shqipninė, Dr. Rexhep Krasniqi qe Drejtor i Gjimnazit nė Prishtinė., Komisar i Lartė i Shkollave Shqipe dhe pėr njė vit caktohet edhe profesor nė lėndėt histori e gjeografi... ..

    Organizimi e zhvillimi i arsimit shqip nė “Kohėn e Shqipnisė”, gjatė viteve1941-1944, u bė pėr  pishtar ndriēues nė trojet shqiptare tė ish-Jugosllavisė... 

   Mė 1943, nė Qeverin e kryesuar nga Mehdi Frashėri, Dr.Rexhep Krasniqi merr pjesė si Ministėr i Arsimit.

   Po nė kėtė vit, 1943, zgjidhet Kryetar i Kuvendit Kombėtar tė Shqipnisė, ndėrsa zgjidhėt nė Prizren N/Kryetar i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit...  

 Kur nė fund tė vitit 1944, kur komunistėt e morėn pushtetin nė Shqipni dhe Jugosllavi, forcat partizane-ēetnike nė Kosovė vranė mbi 50.000 shqiptarė, midis tyre ishin edhe disa nga drejtuesit e “Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit” si  Musa Shehu,  Aqif Blyta, Asllan Boletini, Qerim Begolli etj., ndėrsa me qindra, mijėra tė tjerė u burgosėn....

Nė fillim tė muajit dhjetor 1944, Dr. Rexhep Krasniqi, me njė grup atdhetarėsh nga Kosova, nė krye me Ing. Xhafer Devėn, si Tahir Zajmi, Rexhep Mitrovica, dhe Xhelal Mitrovica u vendosėn nė Austri... Nga Austria, nė vitin 1947 doli nė Itali, nga Italia nė Egjipt, nga Egjipti nė Damask, Siri....

Nga kryeqyteti i Sirisė, Damasku, Dr. Rexhep Krasniqi shkoi nė Australi, ku nė fillim punoi punė tė rėnda fizike, mė vonė nė industrinė e automobilave, deri nė vitin 1956..

Nė vitin 1956, ftohet nga Ministria e Jashme Amerikane, pėrmes Komitetit tė Radios Amerikane “Free Europe”, pėr tė themelue Komitetin “Shqiperia e Lirė”, qėllimi i tė cilit ishte lufta kundra komunizmit....

 Komiteti “Shqipėria e Lirė” , me zyret nė njė nga qendrat e New Yorkut, nėn kryesinė e Dr. Rexhep Krasniqit, veproi deri nė vitin 1992, kur u shembė komunizmi ..

Pėr herė tė parė me Dr. Rexhep Krasniqin u takova nė zyrėn e tij, nė Komitetin “Shqipėria e Lirė”, kur njė ditė, nė muejin dhjetor tė vitit 1972, shkova pėr t’i ba njė vizitė.

 Sekretari i Komitetit “Shqipėria e Lirė”, z.Mexhid Dibra, kur mė pyeti si quhesh dhe nga jeni e unė iu pėrgjigja se: quhem Mexhid Yvejsi, jam nga Gjakova, sekretari sikur u step, u befasue, menjėherė nė kambė u ēue, mė pėrqafoi dhe hyri nė zyre tė kryetarit, Dr. Rexhep Krasniqit, duke i thanė: Na ka ardhė njė djal i ri,  me emnin, sikur temin, Mexhid, por qė qenka nga vendlindja e yte, Gjakova.

 Dr. Rexhepi, njė burrė i gjatė, zotni, mė doli pėrpara, edhe ai dukej i befasuem, dhe tani qė tė dytė me rend mė pėrqafuen....

Pėrveē detyrės zyrtare qė kryente nė Komitetin “Shqipėria e Lirė”, Dr. Rexhep Krasniqi ėshtė marrė edhe me krijimtari, Ėshtė autor i njė numri tė madh punimesh, shkrimesh, studimesh, tė cilat janė botuar nė gjuhėn shqipe, angleze dhe gjermane.

Ka marrė pjesė me kumtesa nė shumė konferenca shkencor akademike nėpėr Qendra Universitare Amerikane dhe Evropiane...

Gazeta “Shqiptari i Lirė” , qė e botonte Dr.Rexhep Krasniqi, si Organ i Komitetit “Shqipėria e Lirė” me qendėr nė New York, pėr shumė kohė do tė mbetet shembull i gazetarisė shqiptare...

 Ditėn e mėrkurė, mė 16 janar 2008, Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės “Arbnori” nė Tiranė, nė sallėn e kinemasė paraqiti librin “Kongresi i Berlinit e Verilindja e Shqipėrisė”, tė autorit Prof. Dr Rexhep Krasniqi..

 Studiuesit Luan Malltezi, Beqir Meta, Ferid Duka dhe Muharrem Dezhgiu, para njė auditori tė gjerė me qytetarė, nxėnės tė shkollave tė mesme dhe studentė tė historisė, vlerėsuan studimin e vitit 1934 si mjaft tė rėndėsishėm pėr historiografinė dhe albanologjinė shqiptare.

  Ish-kryetar i parlamentit shqiptar, ish-drejtues i arsimit shqiptar nė Tiranė dhe nė Prishtinė, doktor i shkencave historike Rexhep Krasniqi, nga Gjakova, shkroi gjermanisht nė Vjenė kėtė tezė doktorature nė fillim tė viteve 30 tė shekullit tė kaluar, mbi fatin tragjik tė verilindjes sė Shqipėrisė dhe pėrpjekjet kombėtare pėr shtetformim, njė libėr qė erdhi nė shqip vetėm sot pas 60 e ca vjetėsh.

Historiani, Dr.Ferid Duka, pėr kėtė vepėr, ndėr tė tjera tha:

“Risjellja e kėsaj vepre pėrpara publikut shqiptar, i ndihmon njohjes sė njė periudhe shumė tė rėndėsishme, asaj tė lėvizjes kombėtare shqiptare, tė nacionalizmit shqiptar, pra, shekullit 19, kohė kur nacionalzimi shqiptar lindi, u zhvillua, kur pati edhe zhvillime tė tjera kulmore si Lidhja Shqiptare e Prizrenit” 

Ndėrsa, historiani, Prof. Beqir Meta, drejtor i Muzeut Historik Kombėtar nė Tiranė, pėr autorin, Dr. Rexhep Krasniqi, ndėr tė tjera, tha:

 “Dr.Krasniqi e provoi veten qė ishte njė njeri brilant si nė fushėn e shkencės ashtu edhe nė fushėn e kontributeve politike nė favor tė atdheut dhe tė kombit tė tij. Pikėrisht pėr kėto dy kontribute tė mėdha qė nuk mund tė ndahen nga njėra-tjetra, por janė pjesė e njėra-tjetrės, ai mbetet njė figurė e nderuar dhe e respektuar pėr gjithė brezat e shqiptarėve...”.

   Prof.Dr. Rexhep Krasniqi ndrroi jetė me 13 shkurt 1999 nė New York. Meqė nuk ishte i martuar, nuk la pasardhės, pėr varrimin e tij u kujdes miku, bashkėpunėtori i tij, shkrimtari, studiuesi, publicisti, z.Idriz Lamaj....Zoti e shpėrbleftė. Amin!