Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - RIBERTHINGU (1)

Shkruan: Hydajet BYTYĒI

      

RIBERTHINGU (1)

 

Teknikė terapeutike e rregullimit tė frymimit dhe e ēlirimit nga tendosja

 

            Riberthingu ėshtė njė pėrpjekje qė tė asgjėsohet trauma e lindjes dhe tė lirohemi nga mbresa negative e formuar qė me lindje, nė fillim tė jetės, e cila na e pėrkeqėson mekanizmin e rrymimit dhe nga e cila pėrndryshe nuk mund tė lirohemi kurrė, pėrpos me anė tė ushtrimit tė riberthingut.

 

 

 

            Sa jemi tė vetėdijshėm pėr procesin jetėsor qė quhet frymim?

 

            Frymimi ėshtė pa dyshim procesi jetėsor mė i rėndėsishėm nė jetėn e njeriut. Fryma ėshtė burimi yni kryesor energjetik i cila na e mundėson ta mbajmė jetėn. Pa tė, siē mund tė merret me mend, nuk do tė ishte e mundur jeta jonė, madje vetėm pas disa minutash do tė dorėzoheshim. Tė gjitha organet vitale tė trupit do tė mbeteshin nė defekt; tė gjitha proceset jetėsore do tė ndėrpriteshin. Jeta do tė shuhej dhe ēdo gjė do tė merrte fund. Kjo dėshmon mė sė miri se ē’rėndėsi ka riberthingu apo ushtrimi i frymimit tė rregullt dhe tė thellė.

 

            Sa ėshtė i lidhur frymimi ynė me aspektet shpirtėrore dhe psikologjike?

 

            Themeluesi i kėsaj metode frymimi, Leonard Or, thotė se frymimi ėshtė kushtimisht hovi i jetės, pėrvojė jona themelore subjektive e kualitetit thelbėsor tė shpirtit. Cilido mendim negativ qė kemi ērregullon frymimin, ēfarė do tė thotė se lidhja jonė me ushqimin e jetės ėshtė e dobėt. Por mendimet qė mė sė tepėrmi pengojnė frymimin, janė mendimet qė lidhen me vetė frymimin. Prandaj, mėnyra e frymimit ėshtė me shumė rėndėsi pėr mbajtjen e lidhjes nė mes nesh dhe burimit tė jetės. E mendimet mė negative lidhur me frymimin janė nė raport tė drejtpėrdrejtė me traumėn e lindjes. Pėr shembull, nėse kanali i kėrthizės prehet tepėr herėt, mendja e tė porsalindurit e krijon pėrshtypjen se burimi i jetės ėshtė i prerė dhe se do tė vdesė. Kjo mbresė tek shumė njerėz lind qė me fillimin e jetės dhe ėshtė frikė nga vetė frymimi, frikė e cila krejt paradoksalisht bėhet e lidhur me vdekjen. Domethėnė, modeli i ruajtjes sė tendosjes dhe rezistencės ndaj jetės, i ndėrtuar mbi bazėn e frymimit, tek shumė njerėz ka lindur mu nė atė momentin e parė dhe vendimtar tė jetės, tė cilin e quajmė traumė e lindjes.

            Sepse, natyra e ka rregulluar qė i porsalinduri tė marrė oksigjenin ende pėrmes lidhjes me kėrthizėn, pėrderisa nuk mėson sesi tė marrė frymė. E nė shumicėn e rasteve, kėrthiza prehet tepėr herėt, ēka tė porsalindurin e sjell nė panik dhe nė luftė pėr jetė a vdekje, nga e cila ai ndoshta nuk shėrohet kurrė.

 

            Si shkaktohet trauma e lindjes?

 

            Siē dimė tė gjithė, nė periudhėn e paralindjes, respektivisht deri nė momentin e lindjes, njeriu ndodhet nė ambientin amėsor tė ngrohtė e tė mbrojtur, ku i sigurohen tė gjitha kushtet pėr jetė dhe zhvillim deri nė kėtė fazė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Nė momentin e lindjes, i posalinduri shfaqet nga ambienti amėsor, i ngrohtė, i mbrojtur dhe me praninė e tė gjitha kushteve pėr jetė, qė funksionojnė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, nė ambientin pothuajse diametralisht tė ndryshėm, pėr tė mos thėnė tė kundėrt. Nė radhė tė parė, tashmė ai ballafaqohet me njė rreth zhurmues, i pajisur me dritė jashtėzakonisht tė fortė, me zėra tė ashpėr e tė fortė, me sjellje tė vrazhda. Ta zėmė, posa qė tė lindet, ai kapet pėr thembrash i kthyer me kokė poshtė dhe hidhet nga akusheri, pa ndonjė pėrkujdesje e me vrazhdėsi mjaft tė madhe, ēfarė atij i sjell dhembje tė madhe. Domethėnė, qė nė atė moment kyē pėr zhvillimit tė fėmijės, frymimi bėhet i lidhur me dhembjen dhe si rezultat i kėsaj ndoshta mbetet e cekėt pėr tėrė jetėn.

            Dhembja tjetėr e rėndėsishme fizike ndodh kur tė porsalindurin e ndajmė nga e ėma dhe e izolojmė nė dhomėn e fėmijėve, gjė qė shkakton shqetėsim traumatik, nga i cili shumica mbase nuk shėrohen kurrė plotėsisht. Sepse, i sapolinduri lė brendėsinė e ngrohtė dhe tė pėrshtatshme, ku tė gjitha kushtet: oksigjenin, ushqimin e nevojshėm, amortizimin e zhurmave etj., i kishte tė siguruara, dhe pėrjeton universin fizik, si njė vend mjaft i papėrshtatshėm, madje nė njė aspekt edhe mjaft i vrazhdė dhe kėrcėnues e antipatik.

 

            Ē’gjurmė lė nė psikėn tonė pėrvoja e tillė?

 

            Pėrvoja e kėtillė, sipas themeluesit tė Riberthingut, lė nė njeriun gjurmė tė thella e tė pashlyeshme pėr tėrė jetėn dhe nga nivelet e pavetėdijshme ndikon pandėrprerė nė konceptin qė mund tė kemi pėr veten. Dhe, disa nga pėrfundimet qė mund t’i kemi gjatė gjithė jetės, krijohen qė me lindje, e pėrfundime tė tilla janė: “Jeta ėshtė luftė”, “bota ėshtė kundėr meje”, “njerėzit mė lėndojnė”, “jeta ėshtė plot dhembje”, “duhet tė ketė diēka tė keqe nė mua”, “unė s’jam i dėshirueshėm” etj.

            “Duhet tė kemi parasysh, thotė themeluesi i Riberthingut, Leonard Or, se si tė porsalindur ne nuk jemi masė amorfe, por qenie tejet tė zgjuara e tė vetėdijshme, mendimet e tė cilave ende nuk mund tė shprehen me fjalė, por janė tejet tė pėrsosura.”  Nė kėtė mėnyrė, gjeneralizimet tė cilat i bėjmė nė rastin e lindjes lidhur me veten dhe me botėn, mbeten me ne gjatė gjithė jetės, pėrpos nėse nuk i neutralizojmė. Dhe, nė qoftė se nė momentin e lindjes njeriu krijon gjenralizmin se “nuk po mund tė frymoj”, ai pėrmes sė pavetėdijshmes, ia jep urdhrin trupit fizik qė tė bėjė frymim tė cekėt. Nė kėtė mėnyrė ai pandėrprerė ėshtė i privuar nga stimulimi i duhur me oksigjen dhe nga energjizimi adekuat i organizmit, gjė qė ndodh kur frymimi ėshtė i thellė, i natyrshėm dhe i plotė. Dhe ky privim mund tė ndodhė pikėrisht si rezultat i pėrvojės fillestare tė frymimit. E nėse komanda “nuk mund tė frymoj” nuk asgjėsohet asnjėherė, kjo trupit fizik do t’i shkaktojė probleme serioze nė kėtė plan dhe do t’i kushtojė mjaft shtrenjtė.

 

 

 

 

            Pra, ēfarė paraqet trauma e lindjes?

 

            Trauma e lindjes paraqet mendimet negative tė cilat njė person i formon gjatė lindjes dhe tė cilat manifestohen si tendosje e pėrhershme dhe bllokadė nė mekanizmin e mendimit. E ngulitur nė ēdo frymėmarrje, trauma e lindjes nė disa persona ndikon emocionalisht gjatė gjithė jetės sė tyre. Prandaj gjithnjė derisa ata persona nuk lirohen nga mendimi negativ, i shkaktuar qė me lindje, ata mund tė vuajnė nga migrena, astma dhe llojet tjera tė sėmundjeve, duke pėrfshirė kėtu edhe kancerin. Vetėm kur mekanizmi i fymimit ėshtė i liruar, tendencė natyrore e organizmit ėshtė qė tė shėrohet nė trajtė vetėshėrimi natyror. Deri atėherė ajo dukshėm do tė ndikojė nė atė sesi ne e shohim veten dhe jetėn, gjithnjė derisa nuk lirohemi nga ndikimi i saj negativ.

            E riberthingu pikėrisht ėshtė njė pėrpjekje qė tė asgjėsohet trauma e lindjes dhe tė lirohemi nga mbresa negative e formuar qė me lindje, nė fillim tė jetės, e cila na e pėrkeqėson mekanizmin e rrymimit dhe nga e cila pėrndryshe nuk mund tė lirohemi kurrė, pėrpos me anė tė ushtrimit tė riberthingut. Dhe vetėm kur komandat e tilla, si ato tė mėlartcekurat, tė jenė zhvleftėsuar e deaktivizuar, kurse trauma pėrgjithėsisht tė jetė asgjėsuar, vetėm atėherė ne mund tė pėrjetojmė adaptimin pa vėshtirėsi nė bukuritė e jetės fizike. 

 

            Ē’ėshtė riberthingu nė tė vėrtetė?

 

            Rierthingu ėshtė metodė terapeutike, e cila pėrmes rregullimit tė frymėmarrjes bėn ēlirimin e individit nga tendosja qė vjen si rezultat i komandave negative tė pėrvetėsuara qė me lindje dhe i traumės sė lindjes.

            Pra, riberthingu ėshtė njė trajtė vetėshėrimi natyror, ku njeriu i kthehet momentit tė frymėmarrjes sė parė, e cila ka ndodhur, si tė thuash, nė njė atmosferė terrori e lufte pėr jetė a vdekje.

 

            Ēfarė i mėson njerėzit riberthingu?

 

            Riberthingu i mėson njerėzit tė frymojnė nė ritėm  tė lidhur me vetėdije, ku frymėmarrja dhe frymėnxjerrja konsolidohen nė njė cikėl kontinual, qė rrjedh. Mė nuk ka ndėrprerje nė mes tė marrjes dhe nxjerrjes sė frymės. Dhe, kur frymimi ėshtė plotėsisht i ēliruar, energjia,“hovi i jetės” kalon pėrmes trupit tė njeriut si mjet shėrues. Blloqet tona emocionale e mentale natyrisht se e pengojnė kėtė energji tė pastėr jetėsore tė depėrtojė nė ne nė kėtė mėnyrė transformuese, por duke mėsuar tė lirohemi e relaksohemi gjatė frymimit, njėkohėsisht pastrohet edhe sistemi ynė nervor e qarkullues, si edhe tė gjitha organet tjera. 

            Riberthingu nė tė vėrtetė ėshtė proces natyror frymimi, i cili i ndihmon njeriut qė pėrsėri ta kujtojė dhe ta pėrjetojė lindjen e tij. Njeriu e pėrjeton momentin fiziologjik dhe psikologjik tė frymėmarrjes sė parė dhe lirohet nga traumat qė lidhen me tė. E, sipas themeluesit tė kėsaj metode terapeutike tė frymimit, kur njeriu e liron nga kujtesa e ndėrdijshme dhembjen fillestare, kėnaqėsia e zėvendėson negativitetin, i cili e mban organizmin nė gjendje tė tendosjes sė pėrhershme dhe jeta e njeriut pėrjeton transformim afatgjatė. Modeli energjetik negativ qė ka ekzistuar shthuret, trupi rinohet, jeta bėhet mė e hareshme dhe trupi mėson tė jetė i pėrshkuar nga energjia jetėsore. Thjesht, mekanizmi ynė i frymimit vendoset pėrsėri para tėrėsisė sė vet origjinale.

 

            Ē’ndodh gjatė njė seance tė riberthingut?

 

            Sė pari vihet kontakti i mirėfilltė njerėzor dhe i afėrsisė midis udhėheqėsit tė riberthingut dhe klientit. Seanca rėndom fillon me bisedė. Klienti nė atė rast relaksohet dhe krijohet afėrsia e duhur me udhėheqėsin e riberthingut, pasi qė ndjenja e besimit dhe pėrkrahjes, tė pėrcjella edhe me dashuri tė pastėr njerėzore,  janė esenca e kėtij procesi. Mandej, klienti shtrihet dhe fillon tė frymojė nė mėnyrė tė lidhur. Ai mėson qė vetėdijshėm ta thithė ajrin tek frymėmarrja dhe qė plotėsisht tė relaksohet tek frymėnxjerrja, ashtu qė vetė kontrakcioni natyror i mushkėrive tė sjell frymėnxjerrjen. Gjatė seancės udhėheqėsi i riberthingut apo thjesht ta quajmė ‘instruktori’ udhėheq ritmin dhe lidhė frymėmarrjen me frymėnxjerrjen. Derisa tė mėsohet kjo teknikė, shumica e njerėzve vėrtet duhet tė punojnė me kėmbėngulje dhe tė bėjnė pėrpjekje tė madhe, sepse duhet tė mposhtet modeli i tyre i pėrditshėm jetėsor.

 

            Vazhdon...

 

   (2)     (3)