Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - RIBERTHINGU (3)

Shkruan: Hydajet BYTYĒI

      

RIBERTHINGU (3)

 

Teknikė terapeutike e rregullimit tė frymimit dhe e ēlirimit nga tendosja

 

 

            Ēelėsi pėr qasje krejtėsisht tjetėrfare ėshtė qė secili tė  zbulojė nė ēfarė ai mė sė tepėrmi kėnaqet kur punon, e pastaj tė shikojė sesi mund tė fitohet prej saj. Tė fillohet me krijimin e listave tė ēdo gjėje qė shkakton kėnaqėsi e pastaj tė orientoheni nė ato kėnaqėsi tė cilat mund tė jenė shėrbime tė mira pėr tė tjerėt.

 

  

 

            Njerėzit e shėndoshė kanė veprim tė shėndoshė

 

            Njerėzit e shėndoshė nuk presin nga tė tjerėt t’ua zgjidhin problemet, ashtu siē kanė pritur nga prindėrit e tyre nė fėmijėri. Njerėzit e shėndoshė e posedojnė forcėn e vet nė tė cilėn mbėshteten me vetėpohim, kanė besim nė vete dhe nuk presin qė tė tjerėt, eprorėt e tyre, qeveria, t’ua zgjedhin problemet e tyre.

            Njeriu i shėndoshė e nėnkupton njeriun nė harmoni me vetveten, pa tendosje, me botėn shpirtėrore sa mė tė hapur, pa paragjykime pėr botėn dhe njerėzit, thjesht qė e pranon secilin si vetveten dhe e kultivon vetėdijen se tė gjithė ne nė planetin Tokė: jemi njė familje. Prandaj, duke u bazuar nė kėtė vetėdije pozitive, ēdo person ka tė drejtė dhe mban pėrgjegjėsi pėr mendjen e vet, trupin dhe rrethinėn. Njeriu i kėtillė e di se tėrėsia e qenies ėshtė e pranishme nė ēdo pikė tė kohės dhe hapėsirės, dhe pėr kėtė arsye tėrėsia ėshtė e pranishme nė mendjen e ēdo personi.  

            Sa mė i shėndoshė tė jetė njeriu, aq mė tepėr ka mundėsinė tė marrė mbi vete pėrgjegjėsinė personale pėr mirėqenien e vet, thjesht tė vetėqeveriset. Sepse, siē thotė Or, vetėqeverisja ėshtė e drejtė jona natyrore. Dhe nėse vetėqeverisja ėshtė pak e pranishme nė jetėn tonė, kjo ndodh shkaku se njerėzit janė tė prirur mė tepėr tė presin qė tė tjerėt (eprorėt, kryetarėt e partive, qeveritė etj.) t’ua zgjidhin problemet, kjo ndodh, sipas Orit, sepse njerėzit janė tė lidhur me sindromin prindėror tė dėnimit. Pėr arsye se prindėrit invalidojnė autoritetin  e vėrtetė fėmijėror dhe, mė vonė, kur ata rriten, mbeten tė mėsuar nė atė qė tė kenė udhėheqės (tė cilėt nė esencė janė vetėm zėvendėsim pėr prindėrit), e tė cilėt do tė udhėheqin jetėn e tyre. Nė nivele tė thella emocionale, njerėzit nuk besojnė nė faktin se kanė tė drejtė ta udhėheqin veten e tyre.

 

            Arsyet e thella mund tė jenė edhe nė natyrėn e ndikimeve religjioze

 

            Por, arsye edhe mė e thellė se kjo, gjithnjė sipas Orit, ėshtė ndoshta edhe natyra e ndikimeve religjioze nė njeriun. Nė harmoni me traditėn judaiste-kristiane, Zoti, burimi i vetė jetės – ėshtė transcendental, i madhėrishėm dhe larg pikėmbėrritjes sonė. Gjithnjė derisa njerėzit tė besojnė se Zoti ėshtė diēka qė ėshtė jashtė vetė atyre, deri atėherė edhe pushteti do tė jetė, po ashtu, jashtė tyre. Kur njerėzit besojnė se Zoti transcendental mundet vullnetarisht tė vrasė njerėzit shkaku i arsyeve tė veta, atėherė ky besim reflektohet nė shoqėri si kriminalitet, vrasje dhe luftė, si shprehje e pashmangshme e hyjnores sė tillė kapricioze.

            Ngjarjet negative sociale dhe politike, tė cilat i shohim nė botėn tonė tė sotme janė forma tė protestės tė nxitura nga ana e atyre, ndjenja e natyrshme e tė cilėve mbi pėrsosmėrinė ėshtė e invaliduar. Zgjidhja e vetme pėr problemet e botės ėshtė ndėrtimi i pėrsosmėrisė vetanake.  

 

            Pse nuk mund tė organizohet shoqėria e njerėzve tė shėndoshė?

 

            Arsyet, shkaku i tė cilave njerėzit nuk mund tė krijojnė njė shoqėri tė shėndoshė ndodhet nė faktin se programi i tyre “luftarak” i pengon qė racionalisht tė mendojnė. Lufta e tyre i mban nė frikė konstante prej fqinjėve tė tyre. Mandej, shkaku se nga logjika e cila buron nga traumat e tyre tė lindjes, e cila konsiston nė formulat “jeta ėshtė armiqėsore”, “njerėzit mė mundojnė” dhe “universi ėshtė vend i tmerrshėm”, lufta e tyre e sheh botėn si diēka me tė cilėn nuk mund tė udhėheqėsh racionalist dhe i sigurt. 

 

            Ē’rol luajnė shkollat aktualisht nė krijimin e njė vetėdijeje tė kėtillė?

 

            Shkollat tona esencialisht paraqesin arsimimin si proces tė luftės intelektuale. Leonard Or preferon qė tė kemi njė sistem shkollor i cili do tė ishte i orientuar kah natyra, nė vend se kah librat. Nėse vetėm kjo pikė kyēe ndryshohet, thotė ia, krejt spontanisht kishte pėr t’u hapur fusha e gjerė e potencialit njerėzor. Nėse mėsojmė qė interesimin e studentėve tanė ta mbajmė pėrherė tė hapur dhe nėse nuk janė tė detyruar qė pjesėn e mbetur tė jetės ta kalojnė duke u fshehur apo duke kompensuar diē, vetėm sa pėr t’iu pėlqyer mėsuesve, shumica e studentėve tanė do tė mund tė zhvilloheshin nė gjeni. Ėshtė fakt i pamohueshėm, thotė Or, se ekziston lidhje proporcionale nė mes tė asaj se sa njė person ėshtė i liruar nga traumat dhe tė inteligjencės sė tij.

 

            Prindėrit duhet t’i respektojnė fėmijėt e tyre dhe tė mėsojnė nga ta

 

            Unė gjithnjė kam potencuar se prindėrit duhet t’i respektojnė fėmijėt e tyre dhe tė mėsojnė nga ta. Fėmijėt, nė njė kuptim tė caktuar, duhet t’i trajtojmė si mė superior sesa prindėrit e tyre, shkaku se ata janė mė afėr ndjenjės sė tyre tė vėrtetė natyrore tė inteligjencės. Prindėrit, nė vend qė fėmijėve tė tyre t’u shkaktojnė lėndime tė njėjta, ēfarė vetė i kanė marrė, duhet t’u lejojnė qė tė jenė ‘mjetet’ tė ēlirimit tė tyre. Mėsuesit do tė duhej tė ishin profesionalė, tė cilėt iu ndihmojnė fėmijėve tė mėsojnė njėri nga tjetri atė qė vėrtet ėshtė e vlefshme, nė vend se t’i maltretojnė me informacione, tė cilat janė tė parėndėsishme pėr jetėn e tyre, pėr jetė tė suksesshme. Mėsuesit duhet t’i bėjmė tė lirė qė tė mund tė mėsojnė nga nxėnėsit e tyre.

            Kur rinia jonė do tė jetė e liruar nga ndjenja e luftės jetėsore, unė besoj nė marrėdhėnie mė tė shėndosha ndėrnjerėzore. Marrėdhėniet nuk do tė jenė aq shumė tė ngarkuara nga xhelozia, mashtrimi, smira reciproke. Marrėdhėniet do tė ishin mė tėrėsore, mė me pak frikė dhe mė tė shėndosha.

 

 

 

            Pėrse ėshtė vėshtirė pėr shumicėn e njerėzve ta shijojnė kėnaqėsinė nė jetėn e tyre?

 

            Jeta pa ndjenjėn e luftės sigurisht do ta kishte kėnaqėsinė si bazė tė saj, nė vend tė vuajtjeve dhe marrėdhėnieve armiqėsore, siē ėshtė tani rasti me shumicėn absolute tė njerėzve.

            Njė pjesė e madhe jona ėshtė rritur me konceptin religjioz se kėnaqėsia ėshtė mėkat. Shtresa e shtresa tė tėra tė kėsaj vetėdijeje ndodhen tė shtresuara nė psikėn tonė, dhe janė tė programuara nė variacione tė ndryshme nė kėtė temė, dhe pjesa mė e madhe e njerėzve ato sentimente kurrė nuk i pastron. Gjithnjė kur pėrjetojnė kėnaqėsi, ata ndihen fajtorė. Kėnaqėsia, prandaj, pėr ta bėhet diēka qė lidhet me dhembjen. Ky koncept i tė pėrmbajturit nga kėnaqėsia dhe jeta lidhet ngushtė edhe me paaftėsitė tona qė ta shijojmė vetėdijen e pėrparimit dhe gėzimin nė profesionin tonė.

            Shumica e njerėzve, siē thotė themeluesi i riberthingut, kurrė nuk provon qė ta lidhin atė qė sjell kėnaqėsinė mė tė madhe me punėn e tyre, shkaku se mendjen e tyre e destabilizojnė vazhdimisht vėrejtjet prindėrore “duhet” dhe “nuk duhet”, vėrejtje tė cilat nė asnjė mėnyrė nuk bazohen nė prirjet e tyre natyrore. Mandej, ėshtė fakt, thotė ai, se shumica e njerėzve as nuk di mė se ē’u sjell kėnaqėsinė mė tė madhe. Pėr kėto turma tė preokupuara me fajėsinė, gjakimi pėr prirjen natyrore mund tė sjell vetėm gjer tek dhembja, shkaku se nė njė nivel mė tė kthjellėt kėnaqėsi do tė thotė disharmoni me burimin fillestar tė dashurisė dhe vlerave.

 

            Si ta shndėrrojmė punėn nė kėnaqėsi tė vėrtetė?

 

            Njeriu i cili ėshtė i orientuar vetėm kah fitimi, nuk ėshtė nė lidhje as me energjinė e vėrtetė e as me imagjinatėn e vėrtetė. Pėr kėtė shkak, personi i tillė, gjithnjė derisa e posedon kėtė kuptim tė kufizuar individual lidhur me atė se ē’ ėshtė nė jetė e mundur, robėron tė tjerėt. Nė esencė, ai shpreh urdhrat e tė tjerėve nė vend tė porosive tė veta tė vėrteta lidhur me lirinė kreative, tė cilėn jeta e ofron. I pėrfshirė nė kėto rekomandime ėshtė edhe sistemi i besimit se jeta dhe puna nė tė vėrtetė janė tė mbushura dhembje. Pas 25 deri nė 50 vjet lufte tė pandalshme, jeta bėhet aq e rėndė sa gati bėhet e padurueshme.

            Ēelėsi pėr qasje krejtėsisht tjetėrfare ėshtė qė secili tė  zbulojė nė ēfarė ai mė sė tepėrmi kėnaqet kur punon, e pastaj tė shikojė sesi mund tė fitohet prej saj. Tė fillohet me krijimin e listave tė ēdo gjėje qė shkakton kėnaqėsi e pastaj tė orientoheni nė ato kėnaqėsi tė cilat mund tė jenė shėrbime tė mira pėr tė tjerėt. Ideja ėshtė shndėrrimi i kėnaqėsive nė punė.

“Mėnyrė tjetėr e rėndėsishme pėr rritjen e kėnaqėsive nė jetė ėshtė tė zhvillosh atė qė quhet “vetėdije e tepricės”, thotė Or. “Kjo ide nėnkupton qė ēdo person tė mbajė tepricėn diku nė vete. Meqė secili ka mundėsinė e zgjedhjes, ai mund tė koncentrohet nė tepricėn e vet apo nė mungesėn. Nėse njė person shkon rrethit duke llomotitur se shpenzimet e tij janė mė tė mėdha nga fitimi i tij, teprica e tė hollave nė xhepin e tij e dėshmon tė kundėrtėn.”

            Nėse ne, pra, koncentrohemi nė tepricat tona, ajo do tė zgjerohet nė aspektet tona materiale nė harmoni me ligjin themelor metafizik se krejt ajo ēfarė mendojmė – realizohet. Disa afirmacione tė cilat unė i rekomandoj pėr t’u filluar ky proces janė: “Ēdo euro qė po harxhoj, po mė kthehet e shumėfishuar” dhe “lidhja ime me inteligjencėn e pakufishme ėshtė e mjaftueshme pėr tė mė sjellė lumturi tė madhe personale”.

 

            Kėnaqėsia ėshtė themeli i suksesit

 

            Kėnaqėsia e vetvetes ėshtė ēelėsi i tė gjitha mbushullimeve. Nė tė vėrtetė, edhe njė afirmacion i dobishėm qė Or preferon ėshtė: “Njerėzit mė paguajnė shumė tė madhe tė hollash qė unė tė kėnaqem dhe tė jetoj mė lehtė”. Isai e thoshte tė njėjtėn gjė kur thoshte: “Kėnaqeni sė pari mbretėrinė qiellore dhe tė gjitha gjėrat tjera do t’i keni tė dhėna”. Kjo do tė thotė se ajo qė na sjell kėnaqėsi, ėshtė motiv yni hyjnor, aspekt yni natyror i cili nga Zoti na ėshtė dhėnė ta bėjmė. Por njerėzit shpesh nuk e pasojnė intuitėn e tyre hyjnore pėr shkak tė “sindromit prindėror tė mospajtimit”; mė me dėshirė sesa ta kėnaqin Zotin nė vete, ata pėrcaktohen t’i kėnaqin prindėrit e tyre, duke bėrė “gjėra tė zgjedhura” – me rezultate tė kobshme.

 

            Krijimi i njė shoqėrie tė shėndoshė

 

            Po qe se hedhim luftėn si mėnyrė tė jetės, kjo do tė thotė se kemi gjetur ēelėsin pėr krijimin e njė shoqėrie tė shėndoshė, ku do tė dominonin marrėdhėniet e mira nė familje e shoqėri, si dhe marrėdhėniet harmonike me natyrėn.

            Po qe se do tė shtrohej pyetja: Pse kjo nuk ndodh? Pėrgjigjja do tė ishte e thjeshtė: Arsyeja ėshtė akumulimi i mendimit negativ. Megjithatė, ka mijėra njerėz tė cilėt kanė mėsuar sesi tė ndihen mirė dhe sesi atė ndjenjė ta mbajnė. Vetėm ta zhdukim frikėn nė vetvete se diēka e keqe ėshtė nė ne, nė universin tonė dhe nė natyrėn fizike tė jetės, dhe mendja jonė me mendimet e veta negative mė nuk do tė dominojė mbi ne dhe trupi ynė do tė jetė psikikisht dhe fizikisht i liruar nga tundimi. Shpejt do tė shohim se frikėsimet tona janė vetėm modele arkaike tė cilat i kemi aplikuar qė ta mundojmė veten nė tė gjitha jetėt tona.

 

            T’i pėrzėmė shpirtrat e kėqij dhe demonėt qė kanė zėnė vend nė mendimet tona

 

            Kur njėherė do t’i pėrzėmė shpirtrat e kėqij dhe demonėt tė cilėt i kemi ftuar vetė e i kemi vendosurėn mendimet tona, njėherė kur kėta do tė zhduken bashkė me ndjenjėn tonė tė mėkatit fillestar, e tėra qė na mbetet ėshtė gazi, e qeshura ngazėllyese, e cila do tė shpėrthejė nė ne pa drojė e pa hezitim, spontanisht siē shpėrthen uji i nėndheshėm apo gulfa e dritės dhe tė na relaksojė. Tashmė mund tė frymojmė ashtu siē duhet – me tėrė energjinė dhe jetėn tonė tė lidhur me pėrsosmėrinė dhe Inteligjencėn e Pafundme.         

 

            Nga libri “Libėr mbi shpirtin dhe mendjen - ēelėsi i pėrndritjes”

 

 

(1)     (2)