Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Argėtime - RRĖFENJA GAZMORE PĖR DITĖT ME SHI  

Shkruan: Pėrparim HYSI

RRĖFENJA GAZMORE PĖR DITĖT ME SHI  

       E mbaj mend mirė: nė ditėt me shi, nė fshat, mblidheshim pas oxhakut dhe tė mėdhenjtė tregonin ngjarje apo pėrralla.  Disa prej kėtyre rrėfenjave i kam pėrjetuar dhe, si tė tilla, po i sjell pėr lexuesit.  Unė besoj se kemi nevojė qė dhe tė qeshim ndopak.

 

 

 

               Dervishi

 

            Kėtė rrėfenjė nuk e kam tė pėrjetuar. Ma ka treguar babai qė ishte bektashi dhe kėtė dervishin bektashi e kish njohur, kur jetonim nė Skrapar, se nga Skrapari  ishin prindėrit   e mi.

            Dervishi kish shkuar nė njė gosti dhe, tek pritej qė tė shtrohej darka, kish thėnė para gostiarėve dhe tė zotit tė shtėpisė:- Dėgjo ti i zoti i shtėpisė, por ta dėgjojnė dhe tė tjerėt. Unė pėr darkė nuk dua bukė, por vetėm njė pulė tė pjekur!!!  Or, baba dervish,- ia kish pritur njė besimtar hokatar,- po qenke keq nga mideja zotrote?! Po unė, po tė kem njė pulė tė pjekur pėrpara pėr darkė, mė ngrėntė goja njė mut, nė kėrkoj gjė tjetėr... Tė gjithė ranė pėrmbys nga tė qeshurit dhe qysh prej asaj darke, dervishi e preu atė kėrkesėn si ekstra.

 

             

             Dy   Dervishėt

 

            Kėta tė dy kanė emrin Dervish. Nga besimi dhe kėta qenė bektashi. Por ē'do rrėfej pėr ta, nuk ka tė bėjė me besimin, por me kondicionin e tyre a mė tepėr huqin. Qė tė dy qenė nėpunės para nėntėdhjetės dhe qenė kushėrinj. Pra, me raste bėheshin familjarisht me njėri-tjetrin. Prej natyre, qenė hokatarė tė mėdhenj dhe, kur bėheshin bashkė, njėri hidh e tjetri prit, si nė atė garėn: mė i shkathti, mė i shpejti. Qė tė dy, i kam njohur nga afėr dhe, ē'ka do sjellė pėr ju, e kam nga goja e tyre. Pėr tė qenė  mė i drejtpėrdrejtė me lexuesin, pėr t'i dalluar, njėrin po e quaj Dervishi i madh ( nė fakt, qe mė i moshuar nga tjetri) dhe tjetrin, Dervishi i vogėl. Tė dy banonin nė qytet, por nė lagje paksa larg nga njėri-tjetri.

            U sėmurė Dervishi i madh dhe Dervishi i vogėl i thotė tė shoqes:- Merr njė trastė (asi kohe nuk kishte qeska nė dyqane) se do shkojmė tek Dervishi se ėshtė i sėmurė, nė shtėpi. E mori trastėn e shoqja dhe, tek ecte krah tė shoqit, kur u afruan tek pazari, i thotė:- Hė, do kthehemi qė t'i blejmė ndonjė frut apo jo? Lėma mua kėtė punė,- tha Dervishi i vogėl.

            Vazhduan rrugėn, hapėn deriēkėn e oborrit (Dervishi i madh kishte shtėpi pėrdhese) dhe, kur hynė nė oborr, Dervishi i vogėl hipi nė portokallen e vetme qė kish Dervishi i madh. E mbushi atė dingas dhe bashkė me tė shoqen hynė tek i  sėmuri. Ky qe vetėm nė shtėpi (e shoqja nuk qe aty). Sa hynė brenda, Dervishi i vogėl, tha:- Epo tė shkuara! Mandej, i zgjati trastėn me portokalle. I madhi, sado i sėmurė qė qe, nga goja qe brisk. Ore, maskara,- i foli gjysėm me tė qeshur dhe gjysėm me tė ngjeshur,- po portokalle mė bie ti mua, kur portokallen e kam nė oborr.

            Aha, mos u mėrzit,- ia priti po me shpoti i vogėli,- se, kur tė iki, i marr me vete unė.
Dhe kėshtu bėri vėrtet. Kur u ngrit i sėmuri pėr tė dalė nė oborr, hodhi sytė mbi portokall dhe dha britmėn:- Opo tė di se ē'mall je, por tė lumtė ty, kur nuk e mbajta trastėn. Fjala mori dhenė dhe dy Dervishėt jepnin e merrnin qė t'i nxirnin "bojėn" njėri-tjetrit.   

 

   

               

             Unė dhe babai

 

            Prej natyre, babai im, ishte  gazmor. Tė skuqte duke tė vrarė dhe me pambuk. Kurrė nuk e harroj kur mė bėri  pėr ujė tė ftohtė vetėm me njė fjalėgoje. Qeshė goxha, aty nga dyzet vjeēėt. Babai kishte dalė nė pension dhe mu para pallatit ku banonim, kishte marr sėpatėn dhe po ēante dru. Unė bėja sehir si tė isha njė snob anglez. Aty pari kalon njė  i moshuar sa babai dhe, pasi pėrshėndeti, shkėmbeu kėtė bisedė me timatė.

            - Hazis, ēfarė po bėn?

            -Po ēaj dru se ėshtė ftoht.

            - Po Papi ? ( kėshtu mė thėrresin tė gjithė tė njohurit)

            Dhe imatė, flakė pėr flakė:- Pse kur do ma shohė hairin Papi apo kur tė vdes?

            Mua sikur mė zuri pallati dhe, i turpėruar deri nė majė tė thonjėve, vrapova dhe hyra brenda.

 

                                 

            Xha  Myrtja

 

            Xha Myrtja ka qenė njė plak shumė i zgjuar dhe i  kishte dukė fjala. Unė e kisha zakon qė ēdo mbasdite, pasi lija punėn, e kaloja tek prindėrit. Njė pasdite, ballė pėr ballė me  xha Myrten.

            -Ku je nisur, tė keqen xhixhaj tyja?

            - Tek babai e nėna.

            - Sikur nuk po tė shoh gjikafshė nė duar?!!!!

            Unė i zėnė  gusht, i them: - Ore xha Myrte, pse tė vegjėl janė prindėrit e mi? Dhe ai, flakė pėr flakė:- Digjo dhe ta kesh nasijet nga una. Pleqtė janė si  fėmijtė. U vjen mirė qė dhe njė karamele po t'u shpiesh. Po ju, ēunat, jini pak zullapėr. Kurse cucat (ēupat) t'i falė Zoti.  I ke parė motrat e tua kur  vijnė. Me duarėt plot.  Andaj thonė nė Myzeqe, tė keqen xha Myrtja tyja:- Kush ka pulėn, i ha vezėn. Kush ka gjelin, i ha gėlasat. Dhe, vėrtet, qė ma preu huqin.

 

            Tiranė, 6 shkurt 2015