Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - RRUFJANI

Shkruan: Kalosh ĒELIKU

      

RRUFJANI

 

 

   Librin e autorit Kalosh Ēeliku, "Rrufjani" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            RRAPI MĖ NDJEK SI HIJE  ANEMBANĖ ATDHEUT

 

            Vite pas lufte, kur linda nė Katund (1951), Babai e nxori mauzerin nga hatullat dhe shkrepi pushkė. E paralejmėroi Katundin pėr ardhjen time nė jetė. Ende vendit i vinte era barot. Frikė e varfėri, qė mezi e pėrballonim me punė rrėzė Ēukės. Arat duke i mbjellur me drithėra e kullotur bagėtinė te Pėrroni i Thanės. Nėn dardhat gorricė te Ēifliku i xha Derallės i bienim fyellit me shokė. Qeni Murgo i ēonte veshėt pėrpjetė, herė para e mbrapa duke hedhur sytė matanė dėllinjave. Ujku na ndiqte ferrė pas ferre edhe ditėn, edhe natėn si „mik“ shtėpie.

            Kohė e keqe ajo, kur zvarritesha pas bishtit tė Sagjinit. Kaut Zi qė gjatė pushtimit fashist, nėn hijen e Lisit midis livdhit i rrėzoi nė tokė me brirė tre ushtarė pushtues gjerman. Vėrtet, ushtarėt tjerė tė trembur e kositėn me automatik, po ai ra dėshmor nėn hijen e Lisit, i doli zot livadhit rrėzė Ēukės. Hije e cila do tė mė strehojė gjatė gjithė fėmijėrisė nė Katund. Nėn atė Lis pėr herė tė parė u takova edhe me Rilindėsit tanė: Naimin, Fishtėn, Asdrenin, Ēajupin, Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedjen, Filip Shirokėn, Ali Asllanin, Nolin e Madh... Vjershat e tyre mė mbanin pėr dore, rritėn me rrezet e Diellit qė zbriste nga Ēelėvjollca. Nė njė Libėr tė kėndimit me tė cilin kishte mėsuar Vėllai nė shkollė, gjatė kohės kur ministėr i arsimit ishte Ernest Koliqi pėr herė tė parė e pash nė fotografi Korēėn. Qytet i madh mu duk nė atė kohė me shtėpitė ēati mė ēati.

            Nuk e di pse?! Ndoshta, pse unė pėrveē katundit tim dhe Kėrēovės, nuk kisha parė qytet tjetėr, apo?! Vetėm, njė gje e dija dhe e kisha tė qartė: Korēėn, shkaku kufijve politik dhe kulturor mund ta shihja vetėm nė fotografi, ose ėndėrr. Ajo kohė ishte e atillė, na i kishte lidhur sytė e kėmbėt, shtupuar veshėt me pambuk nė Atdhe. Tinėz e dėgjonim Radio Tiranėn dhe Radio Kuksin. Librat e kėndimit bashkė me armėt e trashėguara brez pas brezi i fshihnim hatullave. Herė pas here mbi bombat e italjanit qė padashtas rrokulliseshin nė kashtė, kėrcenim mbi to sikur tė ishin topa llastiku. Ne u rritėm me „lodra“ tė rrezikshme nėpėr duar. Zoti na ruante nga rreziku, por kishte raste kur ne duke luajtur me ato „lodra“ tė rrezikshme nga pakujdesia tė fluturonim si zogj tė plagosur nė hava. Fatkeqėsi tė tillė kobėzezė patėn dy shoqet e klasės, tė cilat duke luajtur me ato „lodra“, njė ditė fluturuan nė qiell. Njėra vdiq, ndėrsa tjetra u plak pa njė sy dhe pa njė dorė si invalide. Gjatė kohė vendi i tyre mbeti i zbrazėt nė klasė. Mė kot me sy i pritėm te dera, tė hynin nė klasė. Ajo ditė nuk erdhi kurrė. Edhe sot e kėsaj dite, ajo fatkeqėsi nuk mė hiqet nga sytė dhe mendja.

            Tjetėr stuhi frynte nė atė kohė, e tjetėr erė fryn sot nė Ditėn e sotshme tė Motit Madh (2012). Fati mes rreziqesh mė ndoqi kėmba-kėmbės nė jetė . Gjiri i Nėnės mė dha fuqi pėr luftė me penė. Gjatė kohė e kam pirė tambėlin e Nėnės. Krahas librave tė kėndimit nė shkollė, nėn hijen e Lisit midis livadhit mė priste edhe tambėli i Nėnės. Ende mė kujtohet rasti, kur njė ditė Nėna u pėrpoq tė mė ndajė nga gjiri. Erdha me lopėt nga kullosa e Livadhit tė „Pukoshtės“ pas porte dhe si zakonisht bėrtita ende pa hyrė nė lėmė: Nėnė, dua tambėl! Pėrēudi, kėsaj radhe Nėna mė priti nė mes tė lėmės me njė pėrgjigje hutaēe: Sisėn, sot e ka marrė Buba. E hapi jakėn e kėmishės duke ma treguar njė leckė tė zezė ēerepi. Aty pėr aty iu pėrgjigja: Unė Bubėn do ta vras me shkop! E nxora leckėn e zezė me shkopin qė e kisha nė dorė duke e hedhur matanė gardhit. Dhe, nė mes tė lėmės iu sula gjirit tė Nėnės si qengj. Javė tė tėra do tė vazhdoj tė pi tambėl Nėne, pėrderisa njė ditė nuk do ta braktis vetė atė fuqi Zane. Pėrkundėr asaj, qė ndonjėherė si bari i deleve te mrizi i dardhės gorricė i futesha si qengj edhe Deles Rudė. E, mė vonė kur u rrita pak, edhe cucave azgane. Shprehi tė cilėn nuk mund ta heq qafe edhe sot e kėsaj dite.

            Ditėt, javėt dhe vitet iknin shpjetė, e unė rritesha nėn hijen e Lisit midis livadhit me vjershat e xha Naimit me shokė. Shkaktarė, qė mė nxitėn t‟i hedh nė letėr edhe vargjet e parė pėr dallėndyshen dhe lejlekun nė ēerdhe majė lisi mbi ēati. Vjersha tė cilat nė atė kohė do tė shohin dritėn edhe te „Flaka pėr fėmijė“. Vjersha tjetėr, „Bilbili shkruan“ veē mė paralajmėronte se nė Letėrsinė Shqipe vjen njė poet me Librin pėr Nesėr. Hapat e parė ishin ato, qė unė dita-ditės me penė nė dorė e libra nė krah, ngjitesha maleve te Lugu i Ymerit. Pėrderisa, njė ditė do ta braktis Lisin e mjedis livadhit dhe Katundin. Mėsimet e shkollės sė mesme do t‟i vazhdoj nė Shkup.

            Ditėt e para e pata vėshtirė tė adaptohem me kėtė mes tė ri dhe qyetet, qė pasi e kishte rrafshuar tėrmeti katastrofal me tokė, pėrsėri lėshonte shtat rrėzė Kalasė Dardane. Shkaku, se: vija nga Katundi rrėzė Ēukės, Lisi i midis livadhit, Pėrroni i Thanės dhe Lumi i Zajazit. Verės, ku kėrcenim pėr t‟u freskuar nga vapa njėri pas tjetrit bythekrye nė hurdhė. Megjithatė, koha e bėnte tė veten, dalngadalė unė padiktuar po ia ktheja shpinėn vendlindjes. Vetėm gjatė stinės sė verės kthehesha nė Katund. Vjeshta, pėrsėri mė hudhte nga qyteti nė qytet.

            Vitet e studimeve, mė vonė thuaj se do tė mė largojnė plotėsisht nga Katundi. Nuk e dija pse mė dukej se bėja jetėn e lejlekut, kthehesha me pranverėn dhe ikja me vjeshtėn. Dimrin e prisja larg vendlindjes, edhe atė nė Prishtinė. Qytet me verė tė thatė pa lumė e me dimėr tė ashpėr me borė. Vapa kur tė rrokte pėr fyti e bora t‟i lidhte kėmbėt nye. Megjithatė, unė mė isha mėsuar me vapėn dhe borėn. Lisi midis livadhit mė mungonte nė kėtė qytet. Patjetėr, duhej gjetur njė lis tjetėr edhe nė kėtė qytet. Edhe, e gjeta: Pėrpara „Bozhurit“. Studentėt edhe e pagėzuan: „Druri i Kaloshit“. Gjithė takimet e asaj kohe, i lenin te „Druri i Kaloshit“.

            Dhjetė vjet me gjithė studime do tė strehohem te „Druri i Kaloshit“, pėrpara „Bozhurit“. Vite kėto, edhe kur do tė afirmohem si shkrimtar. Papritmas, njė ditė do tė kthehem me punė tė jetoj nė Shkup. Malėsia e Shkupit do tė mė bėj shkrimtar. Librat mė tė mirė pėr fėmijė i shkruajta mes kėtyre maleve.

            Vetėm, mė mungonte Lisi midis livdhit, qė kudo qė shtegėtoja e bartja me vete qytet mė qytet. E kisha njė nė Katund, njė tjetėr nė  Prishtinė. Patjetėr, duhet gjetur edhe njė nė Shkup. Edhe, e gjeta: Rrapin mes Ēarshisė nė Bit-Pazar. Vend, ku do ta lidhja gjokun pullali. Armėn do ta varė nė njė degė. Nėn hijen e tė cilit do ta pi verėn, shkruaj poezinė dhe pres Miken. Vit pėr vit me miqtė poetė me poezi do t‟u biem pėrmes sokaqeve tė Bit-Pazarit.

            Vendlindje tė dytė, pas vdekjes klinike nė Voskopojė dhe ringjalljes po tė njėjtėn ditė nė Korēė (2000), e kam Korēėn. Pėr ēdo vjet i trokas te porta si mik gjatė festivalit Netėt Korēare tė Poezisė. Qytet mikpritės, qė ma hap derėn krah mė krah me poezi. Pėrveē Lisit midis livadhit, mua mė ndjek edhe fati si poet. Nė kėtė Njėqindvjetor tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė nga ky vit unė do ta kem edhe Drurin tim tė poezisė (Rrapin e Ri), nė Korēė. Gjatė festivalit Netėt Korēare tė Poezisė mė jepet edhe ēmimi letrar: Kurora e Poezisė „Korēa 2012“.

            Falemnderit, Korēė! Vendlindja ime e dytė e poezisė... Miq poetė...

 

            Pjesė nga libri "Rrufjani"