Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Rruga drjet vetėnjohjes

Shkruan: Getoar KRASNIQI

      

RRUGA DREJT VETĖNJOHJES

 

       Ekzistojnė shumė shtigje qė tė qojnė deri te vetėnjohja, por njėri ėshtė tek tė gjitha shtigjet i njėjtė, pikėrisht - SINQERITETI. Sinqeriteti luan rolin parimor tek tė gjitha shtigjet. Vetėm ai njeri qė ėshtė i sinqertė me vetveten, arrin ta gjej edhe vetėnjohjen.

 

 

            Njeriu, i pakapshėm, i paarritshėm, i pamatshėm, i  pastudiuar... e megjithatė tė lė pėrshtypje sikurse gjithēka nė lidhe me tė ėshtė e sqaruar! E vėrteta megjithatė ėshtė, se njeriu assesi nuk  ėshtė njė qeni e thjesht. Kompleksiteti i njė qenie njerėzore ėshtė aq shumė i zgjeruar, mu sikurse edhe vet Universi, pra, gjithsesi i pafund. E vetmja gjė qė njeriu mund ta matė, mund ta kapė, ėshtė ana materiale, ana e dukshme, trupi i tij. Por njeriu nuk pėrbėhet vetėm nga mishi dhe gjaku, por edhe nga shpirti dhe mendja, qė sė bashku e formojnė ose modelojnė njeriun. Ne dėshirojmė ta trajtojmė anėn jo materiale, e cila edhe pasqyron karakterin e njė njeriu. Dhe pėr t’iu afruar karakterit njė hapė mė afėr, duhet qė njeriu ta kėrkoj vetveten, ku edhe pėrballet me kėrkimin qė nuk merr fund. Aq pak sa njeriu mund ta vėshtroj universin, po kaq pak ai mundet  ta vėshtroj edhe karakterin tij. Pra, ne duam tė nisemi tė kėrkojmė nė “sistemin diellor” tė karakterit tonė.

            Ekzistojnė shumė shtigje qė tė qojnė deri te vetėnjohja, por njėri ėshtė tek tė gjitha shtigjet i njėjtė, pikėrisht - SINQERITETI. Sinqeriteti luan rolin parimor tek tė gjitha shtigjet. Vetėm ai njeri qė ėshtė i sinqertė me vetveten, arrin ta gjej edhe vetėnjohjen.

            Personalitetit i njė njeriu ėshtė sikurse njė rebus prej copėzave tė kartonit (Puzzle), qė njeriu, ngadalė, por pėr atė edhe  intensivisht , copė pas cope i vendos sė bashku. Njeriu duhet kėto copėza  rebusi t’i kėrkoj, t’i rendis drejt dhe atėherė paraqitet njė fotografi mė e zgjeruar e personalitetit  individual, njėkohėsisht, kjo shėrben edhe si ndihmė, edhe si mbėshtetje edhe si njė lehtėsim pėr kėrkimin e mėtutjeshėm tė copėzės tjetėr tė radhės. Copėzat e rebusit, lidhur me personalitetin tonė, mund tė jenė elemente tė lloj-llojshme. Mund tė jenė p.sh. pėrvojat, ndjenjat, parapėlqimi, muzika, fotografitė, filmat, librat, aromat, njerėzit ose edhe ndodhitė e harruar qė moti. Gjithēka qė formon personalitetin individual, mundet tė ketė kuptimin e njė copėze rebusi, qė njeriu duhet ta gjejė dhe ta vendos nė vendin e caktuar. Por nė disa raste, kėto copėza rebusi dalin vetė nė sipėrfaqe (na vijnė tė gatshme), e njeriu vetėm duhet ta shfrytėzoj kėtė rast dhe t’i kap ato; njeriu duhet kėto gjėra t’i merr seriozisht dhe nė to tė fokusohet. Por, mjerisht, ka njerėz qė nga kjo renditje e copėzova tė rebusit kanė hequr dorė, por dhe tė tjerė qė mendojė se e dinė se kush janė, por pėr fat tė keq, ata nuk e vėrejnė se fokusimi i tyre ėshtė i orientuar nė gjėra tė tjera nė jetė dhe me kėtė, kėto copėza rebusi, i lėnė anash ose gjithnjė i largojnė nga vetja. Tė tjerėt i rrėnojnė ato qė i kanė ndėrtuar vetė dhe tė tjerė qė kėto u rrėnohen nga tė tjerėt.

            Situatat, aktivitetet, ndodhitė  e kėshtu me radhė, janė tė gjitha pėrjetime nė jetė pėr tė cilat njeriu duhet tė mendoj qė tė mund ta zgjeroj personalitetin e tij. Kėtė ai e arrin vetėm pėrmes sinqeritetit, pėrmes marrjes me vetveten, pėrmes gjurmimeve nė thellėsi tė unit tė vet. Gjithēka qė nuk ėshtė kompatibel me personalitetin individual,  njeriu duhet ta lė prapa tij - ta refuzoj, vetėm atė qė pėrputhet me personalitetin individual, duhet ta afroj - ta pranoj, pėrndryshe, pėrmes copėzave tė gabuar tė rebusi ndėrton njė fotografi me pėrmbajtje tė deformuar, qė nuk ka asnjė kuptim, e qė pėrmes kėsaj kompozohet edhe njė personalitet i falsifikuar; njeriu humbet nė kėtė kompozim dhe nuk e di mė se kush, nė tė vėrtet, ėshtė ai. Mirėpo, pėr ta njohur kėtė dukuri, njeriu duhet tė gjurmojė, ai duhet tė ballafaqohet me tė. Njeriu, megjithatė, nuk duhet qė nė fillim t’i mohoj tė gjitha, ai duhet t’i provojė gjėrat e reja, t’i pranoj ato dhe tek pastaj tė vendos, se a i pėrshtatėn ato atij, apo jo.

            Tek fėmija, rebusi i karakterit ėshtė shumė mė i dukshėm dhe mė i madh se sa tek njė i rritur, pėr kėtė arsye ėshtė shumė e rėndėsishme qė njeriu tė zhvendoset nė atė kohė - nė kohėn e fėmijėrisė, dhe atje t’i kėrkojmė copėzat e rebusit  tė karakterit tė tij, sepse atje i kanė rrėnjėt. Nė kėtė mėnyrė njeriu mundet tė vije deri tek karakteri i mirėfilltė, pasi qė karakteri i njė fėmije ėshtė i vėrtet dhe i pa falsifikuar.

 

 

            Vetėnjohja absolute

 

            Pikė sė pari duhet tė dimė se personaliteti ėshtė njė hukatje nga Zoti, dhe me kėtė  ėshtė e vetėkuptueshme, qė njeriu qenies sė tij  t’i qaset qė nga zanafilla,  sepse  Zoti dėshiron qė ne tė jemi ata qė vėrtet jemi. Ai dėshiron, qė ne tė jemi ata qė Ai na ka krijuar.

            Njerėzit qė personalitetit tė vet i qasen nga zanafilla dhe pėrmes kėsaj e arrijnė vetėnjohjen, bėhen pashmangshėm optimist nė jetė. Ata e arrijnė edhe lumturinė, edhe paqen edhe qetėsin; bėhen mė tė sigurt nė vete dhe pėrmbushėn me mirėsi. Ata heqin dorė nga ligėshtitė dhe nė ēdo veprim tė tyre veprojnė gjithnjė me maturi, pasi ēdo veprim qė njeriu nuk e bėnė kundėr personalitetit tė vet, si rrjedhim ėshtė gjithnjė i drejt.

            Por, siē e pėrmendėm edhe mė herėt, njeriu nuk arrin asnjėherė nė kėtė jetė deri te njė vetėnjohje absolut, kjo ndodh vetėm atėherė, kur Zoti tė na pranoj nė gjirin e tij. Vetėm atėherė kur ne tė kalojmė nė parajsė do tė kompletohet rebusi nė tėrėsi, dhe atė pa ndėrmarr asgjė, dhe atėherė shpaloset personaliteti ynė i vėrtet dhe absolut.

            Atėherė ka ardhur koha, nė tė cilėn ne kemi njė jetė tė vėrtete dhe tė amshueshme.