Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Rrugė e reve tė bardha

Bhagwan Rajneesh - OSHO

Shqipėroi:

Hasan HAMĖZBALA

RRUGĖ E REVE TĖ BARDHA

 

Mendja nuk mund tė jetojė pa qėllime, prandaj mendja gjithmonė i krijon dofarė qėllimesh. Po qe se qėllimet e rėndomta, tė pėrditshme e kanė humbur kuptimin, atėherė qėllimet shpirtėrore bėhen interesante. Po qe paraja bėhet e padobishme, atėherė meditimi bėhet i dobishėm. Po qe se kjo botė e garimit, e konkurrencės, e politikės dhe rivalitetit bėhet e pakuptimtė, pėrnjėherėsh e ashtuquajtura bota tjetėr e “garimit” tė ri, e religjionit, e suksesit bėhet plot me kuptim. Pra, mendja ėshtė gjithnjė nė kėrkim tė kuptimit tė ri, tė qėllimit tė caktuar.

 

            Nxėnėsi:

 

“Osho, pse rruga jote quhet Rrugė e Reve tė Bardha?”

 

 

Osho:

 

Dikush e pyeti Budėn nė prag tė vdekjes: “Kur Buda vdes, ku shkon – vallė, do tė ekzistojė, apo thjesht zhduket nė asgjėsi?”

E kjo nuk ėshtė pyetje e re; kjo ėshtė njė nga mė tė vjetrat, shumėherė e pėrsėritur dhe e pyetur.

Thuhet se Buda ėshtė pėrgjigjur: “Do tė zhdukem, siē zhduket reja e bardhė.”

Edhe nė kėtė mėngjes kishte re tė bardha nė qiell. Tashi s’janė mė. Ku kanė shkuar? Nga kanė ardhur? Si lindin dhe si shpėrbėhen pėrsėri?

Reja e bardhė ėshtė fshehtėsi – vjen, shkon, tė tillė e ka esencėn.

Kjo ėshtė arsyeja e parė shkaku i sė cilės rrugėn time e quaj Rrugė tė Reve tė Bardha.

Por, ekzistojnė edhe shumė arsye dhe do tė ishte mirė qė t’i pėrmeditojmė.

Reja e bardhė jeton pa rrėnjė, reja ėshtė dukuri e parrėnjosur, e pambjellė, apo, edhe mė mirė, dukuri e mbjellė nė asgjė. Por: megjithatė ekziston.

Tėrėsia e jetės e ngjashme ėshtė me renė e bardhė – pa kurrnjė rrėnjė, pa kurrnjė shkakėsi, pa kurrnjė shkak suprem, ajo ekziston. Ajo ekziston si fshehtėsi.

Dhe vėrtet, reja e bardhė hėpėrhė nuk ka rrugė. Ajo pluskon, lundron. Asgjė nuk mbėrrin, nuk ka pikėsynim, s’ka fat tė cilin duhet pėrmbushur, s’ka fund. Renė e bardhė nuk mund ta pengoni, shkaku se ēkado qė ajo tė arrijė, pikėrisht ai ka qenė qėllimi.

Po qe se keni qėllim, ju me kėtė vetvetes ia parapėrcaktoni pengimin. Sa mė shumė mendja tė jetė e pushtuar me qėllimin, aq mė tepėr ėshtė e mbushur nervozė, agoni, frustracion – meqė, njėherė kur vetes i vini qėllim, keni fiksuar fatin tuaj.

A shihni, tėrėsia nuk di pėr fat. Tėrėsia nuk shkon askah; nė tė nuk ka cak, nuk ka qėllim.

Pra, njėherė kur vetes ia caktoni qėllimin, ju keni organizuar kryengritje kundėr tėrėsisė sė jetės – mbajeni mend kėtė! – dhe do tė jeni tė mundur. Kundėr tėrėsisė nuk mund tė fitoni.

Jeta juaj ėshtė ashtu e brishtė - nuk mund tė luftoni, nuk mund tė fitoni; ėshtė e pamundur tė imagjinohet sesi njė individ mund tė korrė fitore mbi tė tėrėn. Dhe, po qe se tėrėsia e jetės ėshtė plotėsisht pa qėllim, sakaq ju, nė anėn tjetėr, keni qėllim, atėherė vetveten e keni gjykuar me humbje.

Reja e bardhė lundron kahdo qė era ta shpie – ajo nuk kundėrvihet, ajo nuk lufton. Reja e bardhė nuk ėshtė pushtues, e megjithatė ngadhėnjen mbi ēdo gjė. Nuk mund ta pėrvetėsoni, nuk mund ta mposhtni. Ajo nuk ka mendje tė cilėn do ta pėrvetėsonit, dhe mu shkaku i kėsaj nuk mund ta mundni.

Kurdo qė tė ngjiteni pas qėllimit, cakut, fatit, kuptimit, kurdo qė t’ju pushtojė marrėzia e arritjes sė diēkahi, lajmėrohen problemet. Dhe do tė jeni tė shkatėrruar me fund – kjo ėshtė plotėsisht e sigurt. Disfata juaj ndodhet nė vetė natyrėn e Jetės Vetė Pėr Veten.

Reja e bardhė nuk ka ku tė shkojė. Ajo thjesht lėviz, lėviz gjithkah. Tė gjitha pėrmasat i takojnė asaj, tė gjitha kahjet po ashtu. Kurrgjė nuk refuzon, jetėn e pranon nė totalitetin e saj.

Pėr kėtė dhe e quaj rrugėn time – Rrugė e Reve tė Bardha.

Retė e bardha nuk kanė rrugė tė veten – ato lundrojnė nėpėr qiell.

Rrugė do tė thotė - tė arrish diku. Porse, rruga e Reve tė Bardha do tė thotė rrugė pa rrugė, shteg pa shteg. Rruga e Reve tė Bardha ėshtė lėvizshmėri pa mendje tė fiksuar, apo mė preciz – udhėtim pa mendje.

Kėtė duhet ta kuptoni, shkaku se qėllimi koincidon me mendjen. Prandaj dhe nuk mund ta imagjinoni sesi ėshtė ajo tė jetosh pa qėllim, shkaku se mendja nuk mund tė jetojė pa qėllime.

Kurse njerėzit janė aq absurdė – ata madje vijnė tek unė dhe mė pyesin: “Ēka ėshtė qėllimi i meditimit?” Meditimi nuk mund tė ketė kurrfarė qėllimi, shkaku se kuptimi themelor i meditimit ėshtė gjendja mbi mendjen, gjendje e jomendjes – ku vetėm jeni, por nuk shkoni askund, ku vetėm ekzistenca, vetėm tė jesh – ėshtė qėllimi.

Qėllimi ėshtė kėtu dhe tash. Kurdo qė rruga ėshtė diku gjetiu, mendja fillon tė udhėtojė. Atėherė mendja fillon tė mendojė, atėherė mendja e nis procesin. Po qe se ardhmėria ėshtė aty, atėherė mendja mund tė lėvizė, atėherė mendja ka kursin e vet, atėherė mendja ka hapėsirė tė lirė pėr marrėzitė e veta.

Me qėllimin vjen ardhmėria, me ardhmėrinė vjen koha.

Reja e bardhė pezullon nė qiell, e pakohė – sepse nuk ka ardhmėri, dhe s’ka mendje nė vete. Ajo ėshtė aty. Ajo ėshtė tash. Ēdo moment ėshtė pėrjetėsi e plotė.

Por, mendja nuk mund tė jetojė pa qėllime, prandaj mendja gjithmonė i krijon dofarė qėllimesh. Po qe se qėllimet e rėndomta, tė pėrditshme e kanė humbur kuptimin, atėherė qėllimet shpirtėrore bėhen interesante. Po qe paraja bėhet e padobishme, atėherė meditimi bėhet i dobishėm. Po qe se kjo botė e garimit, e konkurrencės, e politikės dhe rivalitetit bėhet e pakuptimtė, pėrnjėherėsh e ashtuquajtura bota tjetėr e “garimit” tė ri, e religjionit, e suksesit bėhet plot me kuptim. Pra, mendja ėshtė gjithnjė nė kėrkim tė kuptimit tė ri, tė qėllimit tė caktuar.

Kurse pėr mua, ėshtė e frymėzuar (spirituale) vetėm ajo mendje e cila nuk ka qėllim. Por, kjo nėnkupton se mendja mė nuk ėshtė mendje fare. Mendoni pėr veten vetėm si pėr renė e bardhė, me jomendjen.

Nė Tibet meditojnė, - murgjit rrinė mbi kodrina, vetmitarė, nė vetmi tė plotė, duke medituar pėr retė e bardha  qė lundrojnė nėpėr qiell; meditojnė pa pushim dhe, pak nga pak, qenia e tyre tretet. Atėherė ata bėhen re tė bardha – vetmitarė, lart, nė majė tė kodrinės. Nuk ka mendje – vetėm-je aty. Ekziston vetėm kėnaqėsia e tė jetuarit, kremtimi i ēastit, gėzimi, ekstaza e gjithėpranishme.

Pėr kėtė, edhe e quaj rrugėn time – Rrugė e Reve tė Bardha. Dhe dua tė ju them qė edhe ju tė bėheni re tė bardha qė lundrojnė nėpėr qiell; them “lundrojnė” e jo “lėvizin”, shkaku qė tė mos lėvizni kah pika e caktuar – por vetėm lundroni kudo qė era t’ju shpie. Mor kudo qė tė hasni, aty ėshtė qėllimi, se qėllimi nuk ėshtė diēka qė kryhet diku, njėfarė fundi i vijės. Qėllimi ėshtė secili moment.

Pėr mua, tė gjithė ju jeni siddhasi, tė gjithė jeni tė pėrndritur. Tė gjithė ju kėtu jeni tė pėrsosur nė mėnyrėn mė tė lartė tė mundshme, mu si Buda, apo Mahaviri, apo Krishna. Nuk ka asgjė tė cilėn akoma do tė duhej ta realizonit. Nė realitet, mu nė kėtė moment ēdo gjė ėshtė nė dispozicionin tuaj – vetėm se ju nuk jeni mjaft tė zgjuar.

Nuk jeni tė zgjuar shkaku se mendja juaj ėshtė diku nė ardhmėri – ju nuk jeni tash, dhe nuk jeni kėtu. Ju nuk jeni tė vetėdijshėm se ēka juve ju ndodhė pikėrisht nė kėtė moment.

Dhe kjo ka ndodhur gjithnjė dhe pėrgjithmonė. Nėpėr miliona jetė ju ka ndodhur e njėta gjė. Nė secilin moment keni qenė Budė. As pėr njė sekondė tė vetme kjo nuk mund tė jetė e humbur. Kjo nuk mund tė jetė e humbur – e tillė ėshtė natyra e vetė jetės, kėshtu gjėrat qėndrojnė. Ju kėtė nuk mund ta humbni.

Por, ju nuk jeni tė zgjuar. Nė tė vėrtetė, ju tė tillė as qė mund tė jeni shkaku se qėllimi ėshtė aty diku, edhe diēka duhet arritur. Prandaj edhe ėshtė krijuar barriera dhe pėr kėtė arsye ajo qė ėshtė duket sikur ėshtė e humbur pėrgjithmonė.

Kurdo qė kėtė ta zbuloni, kurdo qė kėtė ta realizoni, kurdo qė vėrtet tė bėheni tė vetėdijshėm pėr kėtė, sekreti mė i lartėsuar e qenies suaj ėshtė zbuluar – se ēdonjėri ėshtė pėrsosshmėrisht i pėrsosur. Kjo ėshtė ajo qė ne (hindusėt) e mendojmė kur themi se ēdonjėri ėshtė Brahman – ēdonjėri ėshtė shpirt, shpirt suprem, ēdonjėri ėshtė Hyjni. Tat twam asi – ti je ai!

Jo qė ju ai duhet tė bėheni, pasi qė nėse ju ai duhet tė bėheni, kjo vetėm do tė thotė se ju ai nuk jeni. Nėse ju ai nuk jeni pėrgjithmonė, si atėherė mund tė bėheni? Fara bėhet dru vetėm shkaku se fara pėrgjithmonė ėshtė dru. Guri nuk mund tė bėhet dru. Fara e vogėl bėhet dru i madh mu shkaku se ajo gjithmonė ka qenė AI!

Pra, ēėshtja nuk ėshtė te ekzistimi, veēse te zbulimi. Nė njėrin moment fara ėshtė e zbuluar si farė, skaq nė momentin tjetėr si dru. Kjo ėshtė ekskluzivisht ēėshtje e zbulimit. Dhe po qe se nė tėrė kėtė thellėsisht mund tė depėrtoni, fara ėshtė dru - qė tani!

Mistikėt tibetas, apo mjeshtrit e zenit, apo dervishėt sufi, gjithmonė kanė folur pėr retė e bardha. Retė e bardha shpeshherė e kanė prekur qenien e brendshme njerėzore. Siē duket kemi realizuar kontakt tejet tė thellė me to.

Meditoni pėr to dhe nė atė rast shumė gjėra do t’ju sqarohen.

Jeta nuk guxon tė merret si problem. Njėherė po filluat tė mendoni nė kėtė mėnyrė – jeni tė humbur. Njėherė po menduat se jeta ėshtė problem, kurrė nuk keni pėr ta zgjidhur.

Filozofia mendon nė kėso terminesh; mu pėr kėtė filozofia gabon. Nuk ka filozofi tė mirė. Nuk mund tė ketė. Tė gjitha filozofitė janė tė gabuara. Tė filozofuarit ėshtė i gabueshėm shkaku se hapi i parė dhe i fundit nė tė filozofuar ėshtė se: Jeta ėshtė problem. E po qe se kėshtu mendoni, atėherė nuk ka zgjidhje pėr kėtė.

Jeta nuk ėshtė problem, por fshehtėsi. Kėshtu frymėzueshmėria (spiritualiteti) e  kupton dhe e pėrjeton jetėn.

Kurse reja e bardhė ėshtė mė e fshehta nga tė gjitha dukuritė, befasisht duket, befasisht zhduket. A keni menduar ndonjėherė mos retė e bardha – janė simotrat tona -  nuk kanė emėr, nuk kanė formė? Mandej, edhe nė njė pjesėz sekonde s’e kanė formėn e njėjtė; ato janė ndryshim i pandėrprerė, ekzistencė, lundrim ngjashėm me lumin.

Ju mund t’ia jepni formėn resė, por ajo do tė jetė vetėm projekcion juaji. Reja s’ka formė; ėshtė e paformė, apo, ėshtė nė formėsim tė pandėrprerė – baticė dhe zbaticė, valė. E tillė ėshtė edhe vetė jeta. Tė gjitha format janė tė vetėprojektuara.

Nė kėtė jetė veten e quani mashkull, kurse vetėm njė jetė para kėsaj veten e keni quajtur femėr. Nė kėtė jetė jeni bardhokan, nė tjetrėn jeni zezak. Nė kėtė moment jeni inteligjent, kurse njė moment mė vonė silleni si torollaku mė i madh. Nė kėtė moment jeni tė qetė, kurse nė momentin vijues jeni i krisur, i egėr, agresivist.

A keni, vallė, ju formė apo jeni nė ndryshim tė amshueshėm? Ju jeni vala, reja. A keni, vallė, emėr, ndonjė identitet? A mund ta quani veten kėshtu apo ashtu? Njė momet thoni se jeni ky, por po nė tė njėjtin moment e kuptoni se jeni edhe ai.

Ju i thoni dikujt: “Tė dua”, por po nė tė njėjtin moment e ndieni se urrejtja ka zėnė vend nė ju. I thoni dikujt se e keni mik, por po nė tė njėjtin moment armiku zgėrdheshet prapa skenės, duke pritur pesė minutat e tij. Ngandonjėherė thoni se jeni tejet tė lumtur, e atėherė, pėrnjėherėsh, nė tė njėtėn sekondė, lumturia zhduket dhe bėheni tė palumtur.

Ju nuk keni identitet. Po qe se kėtė e kuptoni, bėheni re pa formė, pa emėr. Dhe atėherė fillon lundrimi.

Pėr mua, jeta e resė sė bardhė ėshtė jetė sanijasini – e atij qė ka vetėmohuar.

Jeta e tė zotit tė shtėpisė ėshtė parapėrcaktueshmėri, rutinė. Kjo ėshtė gjė e vdekur, skemė. Aty ėshtė emri, aty ėshtė forma. I zoti i shtėpisė lėviz nėpėr binarė tė posaēėm. E tėrė kjo ngjan nė binarėt e hekurudhės nėpėr tė cilėt lėviz treni; ekziston qėllimi, pikėsynimi ku duhet arritur.

Kurse sanijasini ėshtė si reja qė lundron nėpėr qiell – s’ka binarė tė hekurt, nuk ka shtigje tė trasuara, s’ka identitet. Ai nuk ėshtė askush, ndaj jeton me jo-mendjen, jetėn e jo-qenies – jeton si tė mos ishte.

Nėse mund ta jetoni jetėn si tė mos ishit fare, si tė mos ekzistonit, atėherė dijeni se jeni nė kėtė rrugė.

Sa mė tepėr qė jeni, aq mė shumė sėmundje do tė ketė. Sa mė pak tė jeni, shėndeti ėshtė mė shumė. Sa mė pak tė jeni, mė pak peshė ka. Sa mė pak qė tė jeni, pėr aq mė tepėr e mė tepėr do tė jeni hyjnorė dhe tė bekuar.

Kur po them se jeta nuk ėshtė problem, por fshehtėsi, unė nė tė vėrtetė me kėtė them se jetėn nuk mund ta zgjidhni, por me jetėn mund tė jeni.

Problemi ėshtė diēka qė intelektualisht duhet tė zgjidhet; por, madje edhe sikur ta zgjidhni, kurrgjė me kėtė nuk mund tė arrihet. Ndoshta nga e tėrė ajo mund tė nxirrni krejt pak dituri, por jo edhe ekstazė, jo edhe gėzime.

Fshehtėsia ėshtė diēka, se mund tė jeni. Ju mund tė jeni njė me fshehtėsinė – tė tretur. Atėherė lajmėrohet ekstaza e vėrtetė, edhe lumturia – atėherė ju ndodh ajo qė ėshtė supreme – gėzimi mė i lartėsuar.

Frymėzueshmėria e merr jetėn si fshehtėsi tė tė gjitha fshehtėsive. E ēka ju me fshehtėsinė mund tė bėni? Ju kurrgjė me fshehtėsinė nuk mund tė bėni, por pėr kėtė mund tė bėni diēka me vetveten – mund tė bėheni mė misteriozė. E atėherė e ngjashmja me tė ngjashmen mund tė takohet, atėherė e njėjta me tė njėtėn takohen.

Shikojeni atė qė ėshtė misterioze nė jetė. Ēkado qė tė shikoni – retė e bardha, yjtė nė natė, lulet aromėdehėse, lumin – ēkado qė tė shikoni, orientojini sytė tuaj kah misterioziteti. Dhe kudo qė ta gjeni fshehtėsinė e caktuar, meditoni pėr tė.

Kurse meditim do tė thotė: shkrihuni para asaj fshehtėsie, asgjėsohuni para saj, zdisheni zemrėn. Mos jini mė, dhe lejojeni fshehtėsinė tė jetė ashtu totale qė tė mund t’ju absorbojė nė vete.

Dhe, befas dyert e reja hapen, perceptimi i ri ėshtė arritur. Befasisht, bota e rėndomtė e ndasisė avullohet, dhe bota tjetėrfare, plotėsisht tjetėrfare e unitetit hapet para jush. Ēdo gjė humb kufijtė e vet; secili ėshtė me secilin, i pandarė, unik.

Por, kjo mund tė bėhet vetėm nėse ju bėni diēka me veten. Po qe se doni ta zgjidhni problemin, duhet tė bėni diēka me tė. Duhet ta gjeni ēelėsin, ndonjė fije. Ndoshta domosdo duhet tė shkoni edhe nė laborator; duhet tė bėni diēka. Nėse megjithatė e takoni fshehtėsinė, nė atė rast duhet tė bėni diēka me veten, e jo me “problemet turlifare”.

Para fshehtėsisė ne jemi plotėsisht tė pafuqishėm. Prandaj edhe e quajmė fshehtėsinė problem – shkaku se para problemeve veprojmė potencialisht, fuqishėm, forcėrisht, me problemet gjithnjė e kemi ndjenjėn se gjėrat e caktuara i kemi nė shuplakė. Para misterit jemi skajshmėrisht tė pafuqishėm, nuk mund tė bėjmė asgjė me tė. Me fshehtėsitė takojmė vdekjen, me fshehtėsitė nuk mund tė manipulojmė.

Dhe mu pėr kėtė arsye... meqė intelekti njerėzor mė shumė zhvillohet pėrmes “matematikores” dhe logjikės, mundėsia pėr ekstazė ėshtė gjithnjė mė e vogėl e mė e vogėl. Edhe pėr poezi, po ashtu. Edhe pėr bukuri. Jeta ėshtė bėrė faktuale, dhe jo simbolike.

Kur po them se rruga ime ėshtė – Rrugė e Reve tė Bardha, kjo ėshtė vetėm simbol. Reja e bardhė nė kėtė nuk ėshtė pėrdorur si fakt veēse si simbol poetik, si paralajmėrim i shkrirjes sė thellė tė qenies nė tė mistershmen dhe tė mrekullueshmen.

 

Pjesė nga libri  “RRUGA IME, RRUGĖ E REVE TĖ BARDHA”