Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - RRUGĖS QANTE NJĖ STĖRQOK

Shkruan:Dedė PREQI

RRUGĖS QANTE NJĖ STĖRQOK

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Rrugės qante njė stėrqok"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

      

  

 

            Mjeshtėria artistike e njė poeti

 

            Duke vėshtruar librin e 128 me poezi „Rrugės qante njė stėrqok“, nga autori Adem Zaplluzha, secili lexues mund tė pyesė se nga janė tėra kėto vepra, ndoshta  pėrgjigje tė kėnaqshme mund tė jep vetėm vetė autori Zaplluzha, pastaj dhe lexuesi i tij i rregullt. Poeti nė vėllimet e veta poetike hidhet nė gjitha fushat e jetės dhe vargjet  e tij pothuaj se shkrihen nėpėr poret e saj, duke na dhėnė njė shpirt poetik, apo kambanė qė tingėllon pėrherė nė fushėn e letėrsisė.

            Vargu i Zaplluzhės pėrveē figurės nė pėrbėrje ka edhe metafora tė fuqishme qė lexuesi ka mundėsi ta vėrejė  lehtė, ajo qė atė e magjeps mė sė shumti, por edhe shpeshherė autori ėshtė real i drejtpėrdrejtė me figuracione dhe me njė fjalor tė pasur, qė vargut i jep intonacion tė mjaftueshėm dhe tė plotė.      

            Poezia e Zaplluzhės ėshtė e thjeshtė, e kėnaqshme dhe melodike, e cila lidhet me urtėsi dhe mjeshtri artistike, qė do tė thotė se, poeti pėrveē se ka njė talent tė jashtėzakonshėm , ai di tė investojė me kujdes dhe mjeshtri nė kėtė fushė krijuese.

            Gjithsesi, duke folur pėr vargun e Zaplluzhės, ėshtė diēka inkurajuese pėr tė zėnė nė gojė edhe diēka tė veēantė nė punėn e tij krijuese, duke shtuar se para ca kohe mė kishte thėnė atėherė kur ishte nė parathėnien e librit  me numėr rendor 120, dhe mė tha se ky vėllim ndoshta ėshtė i fundit, por pėr mos tė hyrė nė detaje i shkrova, nuk e besoj se e ke marrė njė vendim tė tillė, sepse memoria e juaj ėshtė e shėndoshė dhe vitale, qė do tė prodhojė edhe shumė mendime e vargje tė bukura, sikur janė edhe kėto nė vėllimin e  128-tė, me radhė „Rrugės qante njė stėrqok“.

            Pėrndryshe, kjo vepėr ėshtė njė mozaik i veēantė vargjesh, tė cilat mund ti quajmė peizazhe shumė tė vlershme, qė karakterizohen edhe me disa dijalogje tė qarta dhe tė gjalla, drejtuar mė tė dashurit e kombit dhe popullit tė vet. Por, hasim edhe nė ekzaltime tė ndryshme, entuziaste, rinore dhe naive, njerėzore e banale, ashtu sikur qė ėshtė edhe vetė jeta njerėzore e mbushur me kėto karakteristika, apo me mozaik tingujsh tė tillė.

            „Rrugės qante njė stėrqok“, ky libėr pėrbėhet nga tri cikle, tė cilat e krijojnė kompletin e njė vepre tė veēantė tė autorit Zaplluzha, tė shprehur me njė frymė tė lirė dhe me tematika tė ndryshme. Nga cikli i parė vargjet;

 

            KUR VALON MALLI PĖR NĖNĖN

            „Edhe trarėt e ēatisė sė vjetėr

            Kėndonin njė kėngė malli,

            Njė copė mishi tymosej nė tra

            Njeriu i moshuar,

            S’prante me ison e tij tė vajit

            Valonte edhe malli pėr nėnėn time

            Valonte shpirti i pathyeshėm i gjetheve“.

            Nga njėherė malli ėshtė i veēantė, sikur qė ėshtė edhe pėr poetin, i cili personazhin „Nėnė“, e  vė nė pozitė  nė mėnyrė dhe me njė mall tė veēantė, sa e shprehė edhe nė vargje shumė tė fuqishme.

            Mandej, nė poezinė tjetėr tė ciklit parė,

 

            UNĖ KTHEHEM I VERBĖR NĖ ATDHE

            „Kthimi im nuk i pėrngjanė

            Ardhjes sė trenave,

            Unė kthehem i verbėr nė atdhe

            Sytė i lashė diku larg

            Nėpėr metropolet e shthurura tė dynjasė“

 

            Pse poeti Zaplluzha shprehet aq i prekur me kėto vargje, tė cilat janė shkėndija tė forta nė lėndėn qė trajton poeti, duke shprehė indinjatė tė thellė pėr gjithė mėrgimtarėt e vendit tė vet, qė po tretėn akoma nė mėrgim dhe kthehen jo tė tillė, jo ata qė shkuan, por edhe tė gjymtė nė njė mėnyrė.

 

            Poezia:

             E LASHĖ BORĖ E GJETA DIMĖR

            „Ende kėndohet kėnga e rapsodit Dervish,

            „E lashė borė e gjeta dimėr“

            Unė akoma nuk pashė pranverėn

            Kurse ēdo ditė po mė thyhet kjo zemėr“

 

            Kjo poezi pėrputhet me kohėn e njėjtė, kur rapsodi Dervish Shaqa, para njė gjysmė shekulli, kur iku nga pėrndjekjet e armikut serb dhe kaloi nė shtetin shqiptarė nė Shqipėri, i cili e kėndon kėtė kėngė, duke e lėnė Kosovėn nė njė gjendje tė mjerė dhe tė acaruar, po ashtu e gjeti anėn tjetėr shqiptare edhe mė keq nėn diktaturė. Por se, poeti Zaplluzha tė njėjtin personazh e kėndon edhe sot me vargjet e veta, kur thotė:

 

            „Unė akoma nuk e pashė pranverėn,

            Kurse ēdo ditė po mė thyhet kjo zemėr“,

 

            qė kuptojmė se brenga e poetit akoma nuk ėshtė qetėsuar dhe i thyhet zemra, kur edhe sot e kėsaj dite populli shqiptarė nuk ėshtė i lirė nė tėrėsi…

 

 

Kriens- Luzern, 4 Mars 2015

 

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Rrugės qante njė stėrqok"

 

 

TĖ FUNDOSEM NĖ SHPIRTIN E GOTĖS

 

Kam mall tė ulem pranė gotės sė dehur

Dhe t’i dėgjoj gjėmat e sazeve

Atė vaj shpėrthyes prej teli 

Qė bluan e bluan

Edhe gurin e stralltė tė mallit

 

Tė fundosem nė shpirtin e gotės

Ta ndjejė dehjen e kėngės

Vetėm lahutari i verbėt

Ka mundur tė ua kalojė sazeve

Me lahutėn e tij prej mishi e gjaku

 

Ta ndjejė zėrin e erės nė shpirt

Ta ndjejė me mall

Se si fshikullon stuhia e melosit

Vetėm me kėtė instrument tė lashtė

Mund t’i dalim pėrballė fyellit magjik

 

Kam mall aq shumė

Sa qė pėrmallohem si fėmijė

Pėr zėrin e erės

E cila kur fryn nėpėr zgėrbonja shpirtrash

I shėron plagėt e pashėruara tė drurėve

 

 

NJĖ DORĖ NJERIU I LEDHATONTE

 

Nuk di a thua vallė ishin dehur sazet

Ose qanin sazexhinjtė

Por nata atė mbrėmje ishte

Njė ndėr netėt mė tė shkurtra

Nė jetėn time

 

Mbi kokėn e njė kėnge

Thyheshin meloditė me tė bukura shqiptare

Yjet ishin ulur nė kopsht

Dhe i dėgjonin vetėm ato kėngė

Qė kėndonte kthjelltėsia e ujit

 

Njė dorė e uruar njeriu i ledhatonte

Pemėt e lazdruara

Rrėnjėt ishin ēuar peshė

Dhe s’kishte njeri nė botė

Qė mund ta ndalte ison e asaj melodie

 

Nėn degėt e ngarkuara me lule

Piqeshin stinėt

Aspak s’mbetėn pa u pjekur as nerenxat

Vetėm zėrat e sazeve

Shikonin me mall se si piqeshin kumbullat

 

 

KUR VALON MALLI PĖR NĖNĖN

 

Me tėrė pikėllimin e njė zogu

Nėn njė ēati tė rrėnuar

Mbrėmė mjaullinin sazet

Njė gotė e dehur nga melankolia

Ishte strukur nė mendimet e saja

 

Edhe trarėt e ēatisė sė vjetėr

Kėndonin njė kėngė malli

Njė copė mishi  tymosej nė tra

Njeriu i moshuar

S’prante me ison e tij tė vajit

 

Jashtė shkundeshin flokėt

E thinjura tė dėborės

Malet e mira s’prajnė duke u kollitur

Nga acari kolliten edhe lisat

Pėrroi i vjetėr i gėrryen nėpėr kujtime

 

Nė hanin e vetmuar

Fasulja zihej me pastėrmanė

Nė njė vorbė tė vjetėr

Valonte edhe malli pėr nėnėn time

Valonte shpirti i pathyeshėm i gjetheve

 

 

KAH SHKON KJO UDHĖ QORRE

 

Nuk di kah tė nisem

Nėpėr tė cilėt kujtime rriten pemėt

Mbrėmė shkela rrugėve tė kujtesės

Asnjė plagė dhembjeje nuk u shėrua

 

Diku larg nė njė fshat tė varfėr

Dėgjoheshin zėrat e sazeve

Kėndonte edhe vetmia

S’pushonin cicėrimat e zogjve klandestin

 

Njė melodi e shthurur dėgjohej diku

Dėgjoheshin edhe sazet

Kush po kėndon atje nė atė shtėpi

Kur kėtu dėnes pėrmallimi im

 

Dy kuaj tė verbėr pa dizgjin

E paskan humbur rrugėn nė kėtė mal

Kah po shkon kjo udhė qorre

Si mund  tė dalė pėrtej pamundėsisė sime